Sunday, August 26, 2012

Qyteti i Fush-Arrezit, Puke


Veshjet popullore te rrethit te Pukes.



Pukë: Fisi i Kabashit

Per fisin e Kabash esht i pari ne Krahinen e Pukes dhe i treti nder 12 fiset e Lek Dukagjinit sipas te dhenave shkencore se Gazullit prejardhja e kabashve esht nga Nishi Gazulli bron mendimin se "gazulloret"me fis prej Lushajsh te Kabashit te Pukes thon se jan te ardhur prej Nishit" Dhe hedh iden se emri Kabash na qon te qyteti Trak Kabesos dhe lidh ate me fisin e moqum trak te Besevet Afer Nishit ne shekullin e IV te e.r. dhe toponimi kabash esht fjal autoktone Iliro-shqiptare, qe ka kuptimin e enes se ujit ose gota gjysme liter e ujit dhe te nji vendi me uj te bollshem
Burimet nga te dhanat konkrete historike vertetojn se kabshi dhe kabshasit kan nji shtrirje qe nga Nishi, Kosova,Shqiperia e mesme,Kotorri,e Shkodra e deri ne Gostivar dhe ne Jugun e Shqiperis.

Kabashi dhe kabashasit kan qene tem studimi qe nga F.Bardhi,E,Qabej,K,Luka,N.Gazulli,qe kaqen piknisja e punes Xh.Meqit,per prejardhjen Kabashasve si topik dhe banore,ka mendime te ndryshme,por me thelbesore mbizotron fakti se kabashasit qe kan shtrirje ne te gjitha trojet etnikeshqiptare,kane origjinen iliro-shqiptare,ne kufit iliro-trak,qe ne gjenocidin e barbarv e sllavo-bullgare e me von bizantino-osmone ka ndodhur drama e tyre e pergjakshme.Per te mbijetur aktet gjenocidiale ata u dynden ne brendesi te trevave shqiptare.Ne Kosoven e sotme disa vende kan toponimn me emer Kabash,Kabashi i vendit afer Prizrenit,qe shtrihet ne luginen malore,me dy lagje qe indan lumi ne mes,Mahalla e gurit dhe Mahalla Zenelaj,Kabashi i Hasit, Kabashi ne Viti.Banoret e Kabashit te Vitis e kan Prejardhjen prej kabashit te vendit te Prizreni,qe para 200 vjeteve nga Kabshi i Prizrenit jan vendosur ne rrethinen e Vitis.
Nderkaq banoret e vendbanimeve ne Kosov qe kan mbiemer Kabashi gjenezen ekan prej kabashit te vendit te Prizrenit.Pleqet e Kabashit te vendit tregonin se prejardhjen e kishn nga Kolonja Toskeorise,ata me par jan vendosur ne Puke,por me argumentet shkencore bazohet ne te dhenat e etolodut Nikoll Gazulli,icili kete gojdhane shpjegon si zhvillim i vonshum te prejardhjes se Kabashve nga Kolonja ne Puke.Kete e argumenton me faktin se krahu i Shqiperis se veriut gjat lidhjeve me Ali pashe Tepelenen,pati rast te njihej me Kolonjen.

Ne Vazhdime po Jepim disa toponime qe kane lidhje me Kabashin
Ne Puke ,Kabashi(fshat),Livadhi i Kabashit,Kodra e Kabashit,Kroi i Kabashit,Podi i Kabashit,Bjeshka e Kabashit,
Shkoder Kroi i Kabashit,Lugu i Kabashit,Kabashe (toke ne Bushat she Melgushe)
Ne Kukes Kabashe (livadhe dhe are ne Perbreg)Perroi i Kabashit,me Kurbin;
Laq;Kroi i Kabashit,Koder e Kabashit 
Ne Diber e Gostivar:Mali i Kabashit ne vargmalin e Korabit:me Tirane:Kodra e Kabashit (ne Bushtrice);ne Gramshe Kabashi (fshat),Shkembi i Kabashit dhe Kalja e Kabashit; ne Pogradece Kabashi (ledine me uje te ftofte).

Ne Male Te Zi:Kabash (fshate ne Kryeporen e Kotorit,dokumentari me 1614 si Cabasse).
Ne Itali Kabash,banore arbresh te italise (kumtim i prof,Qabejt me 1977).
Ne Kolonje, Kabash(fshate) dhe fushe e Kabashit.
Ne Vlore Kabashe (are ne juge te Nivices),lugu Kabashe (kullot e pyll ne Ramice e Mesaplik).

Ne Kosove Kabashi i Vendit(fshate afer Prizrenit),Kabashe(fshate ne Komunen e Vitise).Kabashe (fshat ne Has),Lagje e banoeve ne Gjurakovc,Peje,ne fshatra te Therandes,Gjakoves,Drenices,Pejes,Kaqanikut,Gjilan fshati Kabash etj.
Xhemal Meqe na jepe per veqorit karakteristike etnokoregrafike te kabashve,veshje e Kabashit,kenga e Kabashit,vallen Kabashqe(kajde Kabashi),Vallen epike Kabashit.

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike, në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilire-dardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Në fshat, themelet e
bazilikave

Toponimi Kabashi, 
Kabashë, Kabashët, që do të thotë territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjerë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar". Në dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.

Kalaja e vjetër

Kur dihet fakti se e tërë zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, kërkesë e banorëve është që institucionet lokale - Komuna, dhe ato qendrore - Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i "Shën Markut", ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike. 

______
Marr nga: http://www.islami-puke.org/t1037-fisi-kabashi

Geshtenja e Rrapes (Monument natyre)

Rrapja si rrugekalim shumeshekullor qe lidh bregditin e Shqiperise me trevat e tjera te veriut, deri ne Kosove e ne vise te tjera te Ballkanit ruan ne mjedisin e saj edhe simbole, qe nder mote e mote (vite) kane gjallur me gjethet e tyre pranverore e me degezat e njoma ne dimer. Nje nder keto gjallesa eshte "Geshtenja e Rrapes". Ka nje histori kjo geshtenje. Ajo eshte shume shekullore. Kjo peme rron, kapercen vite e vite e nuk din te plaket kurre, por vec kesaj dore e njeriut e mbolli qe te mbetet edhe monument natyre. Ja perser; Aty nen hijen e kesaj geshtenje pushuan sa e sa kalimtare, qe vinin e shkonin nder vilajete te ndryshme nga jugu ne veri, aty pushuan luftetare te lirise, aty u zbarzen edhe krisma pushkesh, por nje gjethe e saj e rene per toke hasmit i kushoi shume. Nen hijen e sja pushtuesit hengren edhe nje cope buke, ashtu sic e kishin, te ngjyer me uje deti te kripur apo me pak shellire e nje cope djath qe e kishin marre udhetaret e larget per te mbajtur shpirtin.
Kjo geshtenje nuk harrohet kurre. Ajo qendron edhe sot me ato pak dege te njoma e nuk perkulet. E themi, nuk perkulet se shtate here e gjuajti rrufeja nder mote e ate se dobesoi. Kjo geshtenje, nje peme e zakonshme eshte, por prej dhjetra vitesh eshte shpallur "Monument Natyre" dhe mbrohet nga shteti. Nje dete e saj kushton shume. Ruajeni geshtenjen e Rrapes, ka nje histori.
Burimi: Libri "Rrapja, Veshtrim i pjesshem etnokulturore I" Autor Ndue Gjoni, Puke.

F.B.Nopca flet mbi miqesine ne Puke.

          Në Malësia e Madhe dhe në viset e shtatë fiseve të Pukës miqësia nderohet aq shumë sa që dorasi madje edhe në shtëpinë e të vrarit mund të gëzojë të gjitha privilegjet e mikut të shtëpisë. Të mos e marrësh në shtëpi një gjaksuer, ose atij, mbasi që e ke pranuar brenda, ta nxjerrësh përjashtë, do të ishte në Shqipërinë e Veriut një ngjarje e padëgjuar.

| Nga FRANZ BARON NOPCA, fillimi i shek XX |

Fotografi nga Puka

Fshati Dardhe ne rrethin e Pukes. Komuna Blerim
Shpell ne Puke

Dushmani, Temali dhe Thaçi

Nga: Artur Kopani

Gojëdhana dhe studiusit e ndryshëm pohojnë pamëdyshje se Dushmani dhe Temali janë një fis i vetëm dhe degë e fisit të madh të Thaçit.
Studjuesi i përmendur, Franc Nopça(Franz Nopcsa), në veprën ’’Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe ligji i dokeve(kanuni)’’ ka shkruar:
’’I pari i Thaçit rrjedh nga Muriqani në Anamal, tokë që ndodhet sot në Malin e Zi dhe për këtë shkak fiqet, që banojnë Thaçit, i tallin si eshqà(shkjà - sllavë). Nuk kam mundur të mësoj se si quhej i pari i Thaçit, por gojëdhana thotë, që ishte vendosur në Bushat, prej ku u arratis njeri nga pasardhësit e tij, Bib Bushati, midis viteve 1450 – 1480 në Malësinë e Berishës dhe zuri vend në Fushën e Thaçit. Nga Fusha e Thaçit u shpërngul pasardhësi i Bib Bushatit, Gjeçi, në Kodrën e Gegës në tokën Kryeziu dhe atje i lindën tre djem; Gegë Gjeçi, Buç(Buq) Gjeçi dhe Prend Gjeçi, që kanë jetuar në gjysmën e dytë të shek. XVI. Në fillim vëllezërit shkonin mirë me njëri – tjetrin’’.
Grindja në mes të tyre hyri, kur Buqi u kthye në fenë muhamedane. Edhe Gega dëshiroi ta ndrronte fenë, por kishte frikë nga vëllai tjetër, Prendi. Pas kësaj grindje u ndanë vëllezërit.
Buqi i ba i pari i muhamedanëve të fisit të Thaçit në Iballë të Pukës. Gega themeloi Bugjonin e Gralishten dhe Prendi u ba stërgjyshi i banorëve të tjerë të Thaçit. Gega u betue, se për hatrin e Buqit, ai as pasardhësit e tij nuk ta hanin mishin e derrit. Gjithashtu, gojëdhana thotë se, edhe Buqi u betue se do të festonte brez pas brezi festën e Shënkollit(nata më 5 dhjetor dhe dita më 6 dhjetor çdo vit), duke therrur një bagëti dhe ndezur qirin. Banorët vendas pohojnë se kjo traditë ka vazhdue deri vonë.
Dom Nikollë Gàzulli tek ’’Fjalori Toponamistik’’ thekson: ’’Me gojëdhanë, fisi i Thaçit ka ardhë prej jugut e ka ngulë në Bushat, në Tuz(Hot) e prej Tuzit në Pult, në Dushman e ku gjindet sot(në disa fshatra të rrethit të Pukës, N.Gàzulli). Për vërtetim në Kir të Pultit gjendet toponimi i ’’ Thaç’’(ograj).
Se fisi i Dushman – Temalit ashtë degë e fisit të Thaçit, pohoheet nga një numër studjuesish vendas e të huaj dhe ashtë deshmue kurdoherë nga banorët e krahinës.Një argument bindës asht fakti se banorët e Dushman – Temalit, kurrë nuk kanë lidhur krushqi me banorët e Thaçit, duke i njohur si vëllezër t¨¨e një gjaku.
Siç u theksue mal art, banorët e fisit të Thaçit, përveç krahinës së Dushman – Temalit, shtrihen edhe në fshatrat e rrethit të Pukës; Iballë, Bugjon, Gojan, Miliskà, Arst, Mzi, Gralisht, Flet e Qerret.
Studjuesi At Zef Valentini, në veprën ’’ E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare’’, për shpërnguljen e fisit të Thaçit nga Tuzi, ka përpilue pasqyrën si maposhtë:

’’Nisja… më 1570 prej Tuzit për Bushat e drejt Pukës(Gojan)

Bugjoni - 65 - shtëpi ; Iballja – 60 shtëpi
Gojani i Epër - Të gjithë ; Miliska – 30 shtëpi
Arsti - 20 shtëpi ; Mziu - 15 shtëpi
Gralishti - 10 shtëpi ; Fleti - 10 shtëpi
Bizakët e Fanit - 170 shtëpi
Dushmani – Qerreti(autori nuk e ka shënuar numrin e shtëpive, sh.a.)

Numri i shtëpive i paraqitur në pasqyrë, që i përket vitit 1933, afirmohet edhe nga stdjuesi Dom Gaspër Gurakuqi.
Familja me mbiemrin Thaçi kemi edhe në Shkodër, prej së cilës rrjedhë edhe Imzot Gaspër Thaçi, Arqipeshkëv i Shkodrës(1936 - 1964). Gjithashtu edhe në Kosovë ka mjaftë familje të fisit të Thaçit, sidomos në Kaçanik.
Në bazë të një studimi të kujdesshëm të bame nga Monsinjor G.Gurakuqi, gjenealogjia e fisit të Thaçit, në rrethin e Pukës, kishte arritur në 12 breza. Duke qenë se ky studim ishte ban ë vitin 1933 dhe që nga ajo kohë kanë kalue 75 vjet, i takon për të shtue edhe dy breza.
Sot mund të themi me përafërsi, se fisi i Thaçit, qysh prej kohës së ardhjes nga Tuzi ka arritur në 14 breza. Studjuesit llogarisin një brezë i përketë periudhës prej 30 vjetësh, kemi 14 breza x 30 vjet = 420 vjet.
Bazue në llogaritjen e masipërme rezulton se banorët e parë të fisit të Thaçit kanë ardhur prej Tuzit dhe janë vendosur në krahinën e Dushman – Temalit rreth viteve 1570 – 1580, që përkon me kohën e llogaritun nga At Zef Valentini dhe me të dhanat e studjuesit F. Nopça.
Se banoret e fisit të Thaçit janë vendosur në ato treva që gjenden sot, pas pushtimeve osmane kemi edhe një provë tjetër me randësi;
Në Defterin e Rregjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485 nuk rezultonin emnat e fshatrave, ku banon sot fisi i Thaçit, që mes a duket asokohe nuk kishte banorë aty. Ato fshatra, me siguri janë krijuar prej banorëve të rinj të ardhur nga Tuzi, në gjysmën e shek. XVI-të.
Dhuna e egër e ushtruem prej pushtuesit osmanë i detyroi banorët e fisit të Thaçit t’i braaktisin fushat e tyre, aq të begata dhe të mësyjnë malet për të ruejtun lirinë, fenë, gjuhën dhe traditat e të parëve,

Faqja 54 - 57

Janë disa fragmente të librit të shkruem në internetë nga Bep Martin Pjetri.
Bahet kjo punë me synim, që dashamirët të njihen me librin shkencor ''Dushman - Temali'' të historianit, juristit dhe laborantit mikro-biologjik dushmanasi i Shllakut Ndoc Ndoja.
Marrë nga libri shkencor ’’Dushman – Temali’’ i autorit, juristë dhe studjues dushmanasi Ndoc Ndoja.
Shtëpia Botuese ’’Camaj – Pipa’’ Shkodër 2008.

ORENDITE E VJETRA QE JANE PERDORUR NE RRETHIN E PUKES

Keto jane disa orendi te vjetra qe jane perdorur me pare nga populli Pukjan.
Nderkohe Hamit Laci  na shkruan kete mesazh: "Duhen falenderuar Gojansit per ket mrekulli qe ruajten ne shekuj brez pas brezi e sidomos ne monizem kur nuk lejoheshin ,organizoheshin roje naten te mos i lenin me i derguar ne vendet ku i shisnin.Nje kujtim pa cenuar asnje.Ne periudhen 1981-1984 ku punonim ne Gojan(ku i falenderoj te gjitha amiljet per pritjen qe na kan ber)nje nate caktojn roje nga Tuneli deri ne Shkoze per te pare kush tregton vorba me automjetet e Kukesit.Nga ora 23 -24 ne mes Gojanit dhe Shkozes posht rruges kishte levizje.Ishim bashk me I.P. ku i besonim njeri tjetrit .Pam isht F.P.me bashkeshorten dhe tre thas vorba ku u tham te iknin prej aty dhe te mos benin asnje levizje at nate sepse do i kapnin dhe do i nzirrnin para popullit.Ashtu ben dhe na diten shum per nder dhe kur ikem nga Gojani na respektua shum.Njerz te mrekullushem."
Fotografi te publikuara nga Forumi Pukjan



Pukjanet presin Xhim dhe Mateo Begeja .



Pukjanet kan pritur sot mikun e tyre Xhim Begeja sebashku me djalin Mateo dhe familjen e tij. Para pak ditesh Xhim dhe Mateo Begeja para pak ditesh zun vendin e dyte pas SHBA-se ne ngjitjen qe bene ne malin me te larte te botes ate te everestit.
Familja Begeja moren mesazhe urimi nga Deputeti i Pukes z.Ndue Paluca, Kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifi etj. Nje supriz per familjen Begeja ishte nje kenge qe ju kushtua familjes begeja.
Ne fjalen e tij z.Xhim Begeja tha: ".... ju falenderoj shume per mikpritjen tuaj. E kam thene edhe here te tjera qe qyteti im i dyte eshte Puka. Edhe kur ishim ne malin everestit e kemi kujtuar Puken..."
_____
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
dt.9.06.2012