Thursday, January 30, 2014

I propozohet Presidentit te Shqiperise dekorimin e mesues Sabah Sinani "Mjeshter i Madh" (pas vdekjes)

Keshilli i Bashkise Puke diten e  djeshme gjate mbledhjes se radhes date 27 janar 2014 miratoi projekt vendimin per propozim per dekorim "Mjeshter i Madh" (pas vdekjes) Presidentit te Republikes se Shqiperise. 

Keshilli i Bashkise Puke vendosi:
T'i propozoje Presidentit te Republikes se Shqiperise per t'i dhene mesuesit, intelektualit, studiuesit, publikuesit dhe gazetarit z.Sabah Sinani titullin "Mjeshter i Madh" (Pas vdekjes) me kete motivacion:
"Mesuesit te talentuar te gjuhes shqipe dhe letersise, per aktiviteti e tij te shquar ne fushen e arsimit si mesues dhe drejtues, per kontributin e pareshtur shkencor dhe pedagogjik ne formimin e brezave te rinj dhe per veprimtarine e tij humne e shoqerore."
Jeteshkrimi
Z.Sabah Sinani
Datelindje: 23.02.1949
Vendlindja: Kabash, Puke
Vdiq me: 05.03.1994
Arsimi:
Me 1971 perfundon me rezultate shume te mira Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe Letersi, Tirane.
Karriera:
Studiues, publicist, gazetar e intelektual i njohur i arsimit.
Ka punuar per shume se 23 vite mesues dhe drejtues ne shume shkolla te rrethit Puke. Pergjegjes i Sektorit te Gjuhes Letersise ne Drejtorine Arimore te rrethit. Korrespodent i gazetes "Mesuesi", "Revistes Pedagogjike" gazetes "Bashkimi" gazetes lokale "Perpjekja" etj, ne te ciliat boton artikuj te shume me tematike te gjere ne fushen  metodiko-pedagogjike, qe ishin nje baze e mbeshtetjes se arsimtareve ne punen e tyre te perditshme.
Nismetar dhe botues i gazetes "Terbuni" ne te cilen pasqyroheshin probleme te zhvilimit ekonomiko-shoqeror te rrethit. Botimet e tij, kryesisht si studiues dhe hulumtues mbi te rejat bashkekohore per shkollen, nxjerrin ne pah dimensionin e tij si punojse shkencor dhe si intelektual me vlera te medha ne shume fusha kerkimore.
Boton almanakun "Puka dhe shkolla", ku pasqyrohen arritje dhe probleme te zhvillimit te arsimit pukjan ne vite. La ne doreshkrim mjaft studime te rendesishme, ku veçohet doreshkrimi mbi rrugen e arsimit te pukjaneve qe para 100 vitesh, si dhe materiale te tjera hulumtuese, kerkimore dhe shkencore.
Dekorimet
Per veprimtari te shquar ne fushen e arsimit, ne vitin 1990, dekorohet me medaljen "Naim Frasheri"
Me VKM, nr.25, date 19.04.2002 i eshte dhene titulli "Krenaria e Qytetit" (Pas vdekjes)
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 28.01.2014

Webi: plazh.com, pakete per Puken me rastin e 14 shkurtit 2014

Dita e parë, 14 Shkurt 2014: Nisja nga Tirana për në Pukë. Ndalesa gjatë rrugës. Mbrritja në Hotel Puka me 3 yje. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e dytë, 15 Shkurt 2014: Mëngjes në Hotel. Të lirë për Shëtitje në Qytet dhe nëse ka borë, mundësi për te bërë ski në Pistën e Skive pranë qytetit. Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e tretë, 16 Shkurt 2014: Mëngjes në Hotel. Paradite, të lirë. Nisja me autobuz për në Tiranë. Ndalesa gjatë rrugës. Mbrritja.
Me Shume Detaje: Në pagesë 59 Euro përfshihen:
1. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi;
2. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha netët e qëndrimit;
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

Monday, January 6, 2014

Të dhena mbi malin e Tërbunit


Tërbuni ndodhet në jug të qytetit të Pukës një orë larg nga ky qytet. Lartësia e majës më të lartë  është 1476 m mbi nivelin e detit. Shtrirja e këtyre bjeshkëve është mjaft e madhe duke bërë që në rrëzë të tyre në pjesë të ndryshme të jenë vendosur një numër i madh fshatrash kryesisht blegtoral të cilët gjatë stinës së verës nxjerrin bagëtitë e tyre këtu për të shfrytëzur kullotat e shumta duke veruar në të ashtuquajturat stane. 
Në Tërbun ka forma e peisazhe nga me te ndryshmet duke filluar që në rrëzë të tij me luginat e përrenjve, shpatet e mbushura me lloje të ndryshme bimësie, mund të shohësh gryka e qafa, kodra e maja të larta, por ndër format e peisazhit që gjenden ketu në veçanti përmendim lëndinat, livadhet dhe fushat e shumta të cilat janë dhe hapsirat me të favorshme për qendrimin e turistëve,këto zënë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe janë të shpërndara nëpër bjeshkë në lartësi të ndryshme. 
Bukuria e këtyre livadheve e fushave spikat sidomos në pranverë dhe në fillim të verës pasi kjo është 
periudha e gjelbërimit maksimal, duke bërë që bimësia në livadhe të jetë mjaft e larmishme. 
Numri i këtyre fushave është mjaft i madh ku përmendim: Fushën e Kabashit e cila ka dhe status turistik të miratuar që në vitin 1993 , Fushën e Lajit në të cilën më parë ka qënë projektuar të ndërtohej një fushë aviacioni ushtarak dhe një sërë fushash të tjera. 
Më kryesorja ndër ato çka përmendëm më lart, është Fusha e Tërbunit. Kjo është ndër fushat më të 
mëdha e cila arrin deri në disa qindra metra gjatësi gjithashtu është dhe hapsira më e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. Karakteristikë për këtë fushë si dhe për të tjerat janë ahet që ngrihen në mes të saj, duke krijuar një pejsazh piktoresk. Ndryshe këto ahe nga popullsia vendase quhen Mrize dhe mbahen si vende të paprekshmë, mosha e tyre mund të jetë deri në qindra vjeçarë. 
Me lart kësaj fushe 20 minuta larg saj, ndodhet Fusha e Kumullisë e cila është në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit. Edhe kjo hapsirë është mjaft e frekuentuar dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme.Për tu theksuar është prania e ujit të fresket i cili buron nga mesi i fushës dhe që nuk shterron asnjëherë, duke i dhënë jetë territorit përrreth e duke marrë pamjen e një oazi të vogël. 
Gjithashtu këtu gjendet edhe nje rezervuar i vogël artificial pamja e të cilit të krijon përshtypjen sikur ke të bësh me një liqen akullnajor, duke i dhënë një pamje akoma më të bukur fushës nga vetë vendoodhja e tij në qendër të saj. Edhe në këtë fushë ngrihen Mrize të shumtë. Poshtë aheve gjendën shumë shkëmbinj të mëdhenj në mes të cilëve pushuesit zakonisht ndezin zjarr për të gatuar mishin e gjengjit në hell,gatimtradicional i zones. Fusha e Qershisë ndodhet në periferi të bjeshkëve dhe është më e largëta nga të tjerat, por njëkohësisht dhe ndër më të bukurat për nga pamja. Kjo fushë njihet edhe me emrin Stanet. Kjo shtrihet në një hapsirë të madhe dhe e veçata e saj është se rrethohet nga të gjitha anët me mrize të shumta. Ahet këtu janë me dhjetra metra të larta dhe mund të jene qindra vjeçar.Territori është i pa dëmtuar nga njeriu për vetë faktin se është si traditë që mrizet nuk lejohen të priten.Kjo ka bërë që më shumë të jetë i pranishëm dëmtimi natyror se sa ai i bërë nga njeriu. 
Në mes të kësaj fushe dhe anash saj, gjenden disa burime uji të ftohtë të cilët kanë krijuar dhe njëfarë përroi të vogël duke i shtuar bukurinë fushës.Klima malore e kësaj zone e në përgjithesi e gjithë bjeshkëve të Tërbunit me gjelbërimin e pyjeve të ahut e të pishes, ka vlera kuruese të përshtatshme për sëmundje të ndryshme. 
Bjeshkët e Tërbunit dallohen për prezencën e lartë të florës ku më shumë bien në sy pyjet e aheve dhe pishave, por ka akoma zona pyjore të pa shfrytëzuara në të cilat gjejmë dhe pemë të rralla, siç është qershia e eger që është dhe bimë medicionale. 
Veç florës bjeshkët e Tërbunit kanë edhe faunë të pasur me lloje të shumta kafshësh të egra ndër të cilat mund të përmendim: ariun, ujkun, dhelprën, ketrin, kaprollin, gjelin e egër,pulën e egër,thëllënzën e malit etj. 
Përveç këtyre veçorive që përmendëm më lart Tërbuni shërben dhe si pikë strategjike, nga I cili mund 
të shohim malet e tjera fqinje që e rrethojnë: në lindje mali i Munellës, në veri-lindje mali i Krrabit, në veri pamja e Alpeve madhështore dhe mali i Cukalit që është pjesë e alpeve. Në perëndim liqenin artificial të Vaut të Dejës si dhe një pjesë të mirë të fushës së Nënshkodrës. 
Të gjitha ato që përshkruam më lart tregojnë se Bjeshkët e Terbunit ofrojnë kushte të përshtatshme 
gjeografike për zhvillimin e turizmit malor. 

Duke qenë se bjeshkët e Tërbunit, ndodhen në afërsi të qytetit të Pukës, zhillimit të sporteve të 
ndryshme si gjuatia, alpinizmi etj, mund ti shtohen dhe zhvillimi I turizmit kulturor dhe arkeologjik, me vizita në zona arkeologjike si kalaja e Dalmacisë në të cilën janë gjetur varreza e stoli të ndryshme. Këto zbulime janë dëshmi e gjalle e lashtësisë së këtyre zonave( shek VI-VIII). Kjo kulturë, ndryshe quhet si Kultura e Komanit dhe përbën mjaft interes për studiues dhe turistë të ndryshëm. 
Përveç kalasë së Dalmacisë ekzistojnë edhe mbetje të kalave të tjera mesjetare siç është kalaja e Lekës, Kryziut, e Micoit e Zhubit etj, të cilat mund të vizitohen nga afër. 
Kultura mesjetare e Komanit apo e vetë Pukës, dëshmohet më së miri në muzeun e qytetit i cili është i pasur me materiale historiko-shkencore, që deshmojnë traditën pukjane, me 
veshjet karakteristike për burra dhe gra, folklorin dhe veglat muzikore tradicionale të zonës. 
Bjeshkët e Tërbunit, përbëjnë një zonë me një të ardhme turistike, por që problem kryesor mbetet 
mungesa e infrastukturës. 
Me prioritet dhe ç`ka do ti jepte shtytje turizmit do të ishte ndertimi i shtëpive pritëse, të stilit alpin, 
karakteristikë të zonës.
_____
Publikon: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani dhe ArTaNi
Fotografi nga Terbunit

Thursday, January 2, 2014

Festohet viti i ri 2014 ne qytetin e Pukes

Qindra pukjane kan mbushur sheshin e qytetit te Pukes per te pritur vitin e ri 2014. Ndryshe nga vitet e tjera kesaj here atmosfera e fishekzjarreve nuk ka qene edhe aq e madhe. Edhe ne qytetin e Fush-arrezit qindra qytetare kan dal ne qender te qytetit per te pritur vitin e ri. Viti i ri 2014 eshte pritur ne qender te komunes Gjegjan, Iballe etj.
_____
Burimi: Forumi Pukjan
Video: Forumi Pukjan
01 janar 2014

Thursday, December 26, 2013

Turizmi Malor, shprese per rimekembje te ekonomise

Nga: Artan Zaja 

Turizmi eshte nje nder sektoret me te rendesishem te ekonomise ne Shqiperi, rajon, Europe dhe bote. Turizmin e kemi disa llojesh: balner, malor, shendetesor, religjoz, historik, sportiv etj.
C'eshte turizmi?
Turizmi eshte veprimi i marre nga ata qe udhetojne apo vizitojne vende me qellim zbavitje, njohje, relaksi, argetimi apo pushimi.
Kush mund te quhet turist?
Turist quhet gjithkush qe udheton ne vende te ndryshme nga ai ne te cilin ka rezidencen aktual, jashte ambjentit te perditshem personal, prej nje periudhe minimumi nje nate, por jo me te gjate sesa nje vit dhe qellimi i tij te mos jete asnje lloj veprimtarie nga e cila te perfitoje ekonomikisht. Pra, te gjith ata qe udhetojne per defrim, pushim, c'lodhje, per te vizituar miq dhe te aferm, per motive profesionale, shendeti, peligrinazhi etj.
Puka eshte territor qe ka kushte fiziko-gjeografike teper te favorshme per zhvillimin e turizmit malor, te bardhe dhe te gjelber. Natyra eshte magjepse dhe mjaft relaksuse, e nderthurur me livadhe, lugina, kodra, vargmale, male, shpella, perrenj, lumenj, dhe liqene qe formojne nje areal natyrore te mahnithshem qe cdo turist do donte t'a vizitonte te pakten nje here ne jete. Po ashtu, ne Puke ka floe dhe faune mjaft te pasur, ku duhet theksuar qe jetojne larmi gjallesash nenujore, pervecse atyre pafund qe jetojne ne siperfaqen e tokes. Puka ben pjese ne krahinen paramalor veriore dhe malore veriore dhe ka lartesi mesatare 787 metra mbi nivelin e detit, me klime te ftohte dhe te lagesht ne dimer e me reshje debore qe bien per 3-4 muaj dhe e bejne akoma me terheqe kete qytet e zonat perreth per zhvillimin e turizmit te bardhe.
Stina e veres ne Puke eshte fresket dhe me ajer te paster, per shkak te flores se pasur dhe pozicionit gjeografik, c'ka ben te mundur edhe turizmin e gjelber ne kete pjese te vendit tone.
Cdonjeri qe e lexon kete artikull i vijne ne kujtese dhe vetedije pyetjet:
A mund te zhvillohet turizmi malor ne Puke? Ku do ti gjejme financat? A ku kush interes qe t'a beje kete per pukjanet dhe per Puken? Pergjigja ime eshte: PO. Ne mundemi te zhvillojme turizmin malor.
Ne jemi ata qe duhet te ndikojme, punojme dhe te dime te terheqim vemendjen e organeve kompetente shteterore dhe te bizneseve vendas dhe te huaj qe te investojne per turizmin malor qe eshte shprese per rimekembje te ekonomise se pukjaneve, punesim, fitim per biznesmenet qe do te investojne, relaks, argetim, zbavitje dhe pushim per turistet. Si mund ta zhvillojme turizmin malor?
Se pari, duhet te mbledhim  informacion te sakte per pikat turisktike ne gjithe territorin e Bashkise Puke, Bashkise Fush-arrez, Komunes Fiereze, Komunes Blerim, Komunes Qafe Mali, Komunes Iballe, Komunes Qelez, Komunes Luf-Qeret, Komunes Rrape dhe Komunes Gjegjan.
Se dyti, hartimin e nje guide turistike dhe hapjen e nje web-site informues dhe promovues per te gjitha keto pika turistike.
Se treti, hapjen e nje Agjencie per Zhvillimin e Turizmit Malor.
Se katerti, vendosjen e disa tabelave te medha me harten turistike te Pukes ne kryqezimet e rrugeve qe te cojne ne Puke.
Ne kryqezimin e Bushatit te Shkodres (qe eshte edhe iteneari i hershem rrugoe Lissus-Scutari-Via Publica-Kukes-Dardani)
dhe ne kryqezimin Reps-Mirdite qe lidh autostraden e Kombit me Komunen Gjegjan, Bashkine Fush-arrez, dhe Bashkine Puke.
Se pesti, te hartohen politika nxitese nga njesite vendore per thithjen e bizneseve vendase dhe te huaja, per ndertimin e haneve, bujtinave dhe hoteleve si struktura pritese te turisteve.
Se gjashti, te behet nje kopesht i madh zoologjik ne natyre, per te nxitur kureshtjen dhe deshiren e turistve qe te vijne ne Puke.
Se shtati, te aplikome gastronomi vendase me prodhime bio, ne menyre qe turistet te shijojne ushqimet tona tradicionale dhe me vlera ushqyese per shendetin e njeriut.
Se teti, Bashkia Puke, Bashkia Fush-arrez, Komunat Fierez, Blerim, Qafe Mali, Iballe, Qelez, Luf-Qerret, Rrape dhe Gjegjan te bashkepunojne institucionalisht me Ministrine e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrine e Transportit dhe Infrastruktures, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, donatore te ndryshem, biznese BERZH dhe BB per zhvillimin  e infrastruktures rrugore dhe Turizmit Malore.
Se nenti, te behet marketing ne media te shkruara dhe vizive, e me rendesi eshte qe te prodhohen flete-palosje me informacione per Puken Turistike dhe te shperndahen gjate sezonit veror ne gjithe vijen bregdetare te Republikes se Shqiperise.
Pervecse te argetohen, mireushqehen, dhe te kene komoditet ne hoteleri, turisteve duhet t'u ofrojme akoma me shume sherbime ne menyre qe t'u permbuhim kerkesat.
Duhet te aplikojme dhe pratikojme turizmin historik, religjoz, shendetesore dhe sportiv. Turizmi historik, realizohet duke patur nje ciceron qe zoteron gjuhen angleze, ne Muzeun Historik dhe muzeun e  shkrimtarit te maddh Migjeni, per t'u treguar turisteve qe kane patur keta banore dhe traditat e tyre. Turizmi religjoz, aplikohet lehetesisht duke orientuar turistet drej kishave dhe xhamive. Turizmi shendetesor eshte i realizuar nese turisti viziton Puken sepse klima, ajri i paster dhe prodhimet bie jane elementet e ketij tip turzimi.
Turizmi sportiv eshte ai lloj turizmi qe terheq akoma me shume turistet per te ardhur ne kete territor. Pistat e skive dhe alpininizmi ne dimer e ne vere, shetitja me kuaj dhe lundrimi me varka ne liqen e ben akoma me te bukur turizmin sportiv. Duke realizur objektivat e lartpermendur zhvillohet turizmi malor dhe u ofrojme sherbime turisteve vendas dhe te huaj nga njera ana, e nga ana tjeter behet e mundur mbrojtja e mjedisit, ruajtja e trashegimise kulturore, ruajtja e balancave demografike te zonave rurale-urbane, punesimi i popullsise dhe per rrjedhoje edhe rimekembet ekonomia ne Puke.
Natyra eshte treguar bujare me ne duke na dhuruar pasuri te shumta nentoksore dhe mbitokesore, ne duhet te perpiqemi, te punojme dhe ti shfrytezojme me kriter keto resurse.
_________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Autor: Artan Zaja (Themelues i revistes "Via Publica"
Burimi: Revista "Via Publica" nr.1 fq.11, 2013

Wednesday, December 18, 2013

Shkolla e Kryeziut

Shkolla 9-vjeçare "Shtjefen Gjeçov Kryeziu" ka te vecanten e vet ne krahasim me shkollat e tjera te Pukes. Se pari kjo shkolle u hap me interesimin e vete poetit te shquar te Rilindjes sone Kombetare Ndre Mjeda. Se dyti, me 2004 iu dha emri i Gjeçovit. Qe te dy keto personalitete te shquara te kultures sone kombetare e kan origjinen prej ketij fshati, Kryeziut te Pukes.
Vete Ndre Mjeda u interesua per sigurimin e truallit ne nje mesvendi, afer Podit te Kishes, ku ishte prone e familjes Luli.
Familja Luli, edhe pse ne nevoje te madhe per toke e dhuroi per truall shkolle.
Ky interesim i poetit te shquar Ndre Mjeda erdhi nga se "Ai gjithnje fliste me simpati per Kryeziun e Iballes, e ne pergjithesi, per zoen nga e Kishte prejardhjen dhe nuk linte pa treguar origjinen e Tij nga Kryeziu  e Alpet e Veriut" (M.Quku, Mjeda I, Tirane 2004, fq.65)
Vitin e pare 1934 sa perfundoi ndertimi i godines se shkolles, mesimi u zhvillua ne kullen e fshtarit arsimdashes, Nikolle P.Rrapi.  Nga mesi i viteve 50, me burgosjen e priftit atdhetar N.Mazreku, u muar çela e kishes per nevojat e shkolles, ku u hap klasa V.
Trualli i ri u caktua ne Mesdrahe, ne pronen e Elez Age Kryeziut. Per shkollen e re u dha nje ndihme e madhe prej popullit si ne te holle si ne pune. Shtepise se madhe te Marka Dode Alise i takoi te jepte 15 leke.
Shkolla u perfundua me 1962 me 8 klasa. Nga viti 1966-67 drejtor ka qene Beslim Hoxha
Nga viti 1967-1970 drejtor ka qene Melda Ujka
Nga viti 1970-1972 drejtor ka qene Xhemal Meçi
Mesusi i pare i shkolles Kryezi ka qene Filip Lacuku.
Ne kete shkolle nder te tjere kan dhene mesim Agim Causholli, Njazi Kazazi, Mirjam Shehu, Nexhmije Meçi, Fuat Kamata, Agentina Puka, Remzije Kraja, Agime Anamali, Riza Toska, Nexhmije Braha, Haki Ademi, Gani Elezi etj.
Ne vitin 1972 shkollen e Kryeziut e viziton Ministri i Arsimit Thoma Delina.

________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Dt.18.12.2013

Kurt Nezir Cina (Deshmor i rene per Liri e Pavaresi)

Kurt Nezir Cina
Kabash 1870 - Shkoder 1913

Kurt Cina u lind ne Kabash me 1870. Ne moshe madhore hyri ne xhandamerin turke te kazase se Pukes, ku dallohej ne rujtjen e rendit dhe te udhes se karvaneve Shkoder-Kosove. Me keqsimin e situates politike gjate viteteve 1908-1912 ai ishte me krahun qe pushtimit  serbomalazez. K.Cina ishte per marreveshje me "komiten" kryengrindjes e cila nuk i duhej te cenonte udhen e karvaneve dhe qendren e kazase se Pukes. Ne keto qendrime fitoi krahu radikal per kryengritje te pergjithshme pa marr parasysh rrezikun e pushtimit te eger serbomalazez i cili po qendronte mbi toke.
Me fillimin e Luftes Ballkanike dhe rrethimit te Shkodres bashke me qindra pukas qendroi ne mbrotje te ketij qyteti historik. K.Cina krahas kabashasve trima luftoi me guxim te ralle kunder pushtuesve serbomalazes. Per guximin, qe po tregonte, zotesine dhe gatishmerine per mbrojtjen e pozicioneve te zene, u caktua ne komanden e taborrit qe vepronte ne Berdice. Gjate kater muajve luftimesh te pergjakshme per mbrojtjen e Shkodres 1912-1913 Kurt Cina shquhej per shpirtin e sakrifices dhe frymen e rezistences kunder forcave armike. Per tu dhene zemer forcave mbrojtese qe drejtonte, luftoi me trimeri te rralle ne vijen e pare te zjarrit, ku me ne fund ra Deshmor i Atdheut, duke mbetur shembull trimerie e sakrifice.
Nuk dihet se kush e varrosi dhe ku u varros si qindra luftetare te tjere ne mbrojtje te Shkodres heroike, por kujtimi i luftes se tij u ruajt ne breza derisa edhe me Dekret nr.547, 1997 dekorohet me "Udherin per veprimtari patriotike." "Luftetar i shquar ne mbrotje te qytetit te Shkodres nga pushtuesit serbo-malazese ne vitet 1912-1913"
_____
Pergatiti: Forumi Puke
Burimi: Kabashi Puka qe ne lashtesi 2 fq.233
Dt.18.12.2013

Sunday, December 8, 2013

Po zhvillohet ne Tirane "Panairi i promovimit te turizmit malor"

Ne ambjentet e Hotel Sheraton Tirane po zhvillohet "Panairi i promovimit te turizmit malor".

Ketij panairi i eshte bashkuar Hotel Turizmi Puka, Hani i Perparim Laçit.
Keto jane nisma te cilat duhen vlersuar jo vetem nga ne qytetaret pukjane, por edhe nga drejtuesit e institucioneve te rrethit te Pukes qe aktivitete te tilla te zhillohen ne vendin tone.
Per rastin ne fjale sipas burimeve te Forumi Pukjan institucionet shteterore te rrethtit te Pukes nuk kan dhene kontribut per marr pjese ne kete panair. Ne radhe te pare duhet nje ndergjegjesim nga institucionet shteterore te rrethit te Pukes per zhvillimin e turizmit pukjan ne realitet dhe jo vetem ne sitare dhe ne letra pasi vetem duke zhvilluar aktivitete konkrete mund te zhvillohet turizmi pukjan.



Hotel Turizmi i Pukes (HTP) dhe Hani i Perparim Laçit u prezantuan nepermjet tendave te hapura ne kete panair.
Panairi eshte hapur qe me date 07 dhjetor dhe do vazhdoi deri me date 9 dhjetor.

_____
Burimi: Foumi Pukjan
Dt.08.12.2013

Thursday, December 5, 2013

Se shpejti ne treg, revista e pare pukjane "Via Publica"


Vetem pak dite na ndajne nga dalja ne treg e Revista VIA PUBLICA! Ne numrin e pare te revistes do te gjeni tema te ndryshme, te trajtuara me shume profesionalizem dhe paanshmeri, nga gazetare dhe studiues te njohur ne rang kombetar. Finalizimi me sukses i numrit te pare, sjell per publikun nje reviste teresisht apolitike, ndryshe nga gazetat qe operojne ne tregun shqiptar, dhe qe ushqim te perditshem kane ngjarjet politike ne vend. Perqasja teresisht kulturore dhe sociale e Revistes Via Publica, eshte padyshim nje mundesi me teper qe cdo shqiptar te gjeje veten e tij ne brendesi te kesaj reviste.
Ne nuk shesim mall, ne transmetojme vlera!
Revista drejtohet nga: Armir Mehaj (Drejtor), Alfons Cupaj (Kryeredaktor) dhe Artan Zaja (Themelues)
_____
Burimi: Fan page ne fb e Via Publica

Sunday, December 1, 2013

Libri me i ri "FYLLETARI" i shkrimtarit Petrit Nika

Serisht Petrit Nika vjen prane lexesve pukjane dhe jo vetem me librin e tij me te ri me titull "FYLLETARI"
Libri permban 17 tregime te shkruara ne harkun kohor 1998-2004. Se shpejti librin mund ta bleni ne librari te ndryshme.


______
Publikon: Forumi Pukjan
Dt.1.12.2013
Burimi: Petrit Nika

Ansambli "Puka" (fotografi)

Ansambli "Puka" FFK, Gjirokaster, viti 1978. 
Kjo fotografi po publikohet per here te pare ne internet nga  Forumi Pukjan 





Poezi "Zan e malit"

O zanat e malit me thoni ne kete nadje me bore
kur shetisni bjeshkeve te vendlindjes tone
A u cudit heshtja qe ka pushtue bjeshken?
Zogjte ka kaloni a thua gja ju thone?

A u eshte anku bilbili qe vetem e kane lene?
E krojeve te bores, kangen kush asht tu jau knue?
Livadhet a i ka marre malli, vallet me e tund?
A kane pyet bjeshket e mia,bilbilat ka me kane shkue?

A ke dite cka me ju thane,moj zane per tane kto pytje?
Skane faj se jane kan mesue me ushtu bjeshket e mia
E kanga e vallja kurre si kane mungue..
Dore ne dore eshte percjelle, fyelli e ciftelia...

M'nigjo moj zane e malit,e merri tane pergjigjet
e kur kush ty te vesin,ku jane Ansambli i Pukes?
Jane aty ku dasmat tane jeten do ushtojne
Jane ne cdo sofer pukjani,ne kater anet e botes

E kronit thuj se zanin si ti e kane te paster
Bilbilit thuj se si ti neper bote jane tuj knue
Livadheve thuj nigjojau oshtimen e valleve
E Pukes thuj tane jeten,gjithkund kane me te nderue

_____
Nga: Bona Mulaj Lluka
Dt.1.12.2013
Publikon: Forumi Pukjan 

Thursday, November 28, 2013

Stafi ju uron: "Gezuar 28-29 Nentorin!"


Ndue Shyti, Paganini i Çiftelisë Shqiptare

PUKE-Sot është e vështirë të gjesh një mjeshtër të çiftelisë apo të fyellit. Dikur e kishim. E kemi fizikisht edhe sot Artistin e Madh. E kemi harruar 80-vjeçarin Ndue Shyti, i cili njihet ndryshe edhe si Paganini i çiftelisë shqiptare. Askush si ai nuk dhuroi tinguj kaq të harmonishëm prej drurit dhe telave, apo fyejve; askush si ai nuk e solli artin dhe shpirtin e popullit në skenat më të mëdha të botës. E ky shkrim synon për të shlyer sadopak mëkatet tona të përditshme që bëjmë me të kaluarën e artë. Artisti i Popullit gjallon dhe sfidon me shpirt heshtjen tonë, duke sjellë kujtime që shumë prej të rinjve nuk i kanë dëgjuar kurrë; madje ato mund të duken edhe si legjenda… 

Mrekullia në Dizhon të Francës 

“Para se të niseshim për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të vitit 1970, në Dizhon të Francës, bëmë shumë prova në Ansamblin e Këngëve e Valleve në Tiranë dhe ‘qepëm’ një koncert që do të zgjaste 80 minuta”, – thotë Artisti i Popullit, Ndue Shyti. Kur mbërritëm në Dizhon na ndryshoi plani…. Na thanë se koncerti ynë (si çdo shtet tjetër) do të reduktohej në vetëm 15 minuta. Pra, duheshin hequr pjesë të ndryshme të programit. Mua më thanë që ‘ta qethja’ melodinë time. Rashë në mendime se çfarë të hiqja? Atëherë vendosa të shpejtoj ritmin. Nga shtatë minuta duhet ta bëja tre. Më erdhi radha. Dola në skenë. Fillova të luaj në çiftelinë që më kishte bërë Gjin Shkoza (mësuesi im i parë si instrumentist). Gishtat lëviznin lehtë dhe me shpejtësi si asnjëherë. Duhet ta mbyllja në kohën e caktuar, ndryshe grupi skualifikohej. (Kështu ishte rregulli). Binte gongu, pjesa mbyllej. Unë që nuk e matja dot kohën, në ato momente emocionesh duke i rënë çiftelisë, fillova të tërhiqem nga skena. Gongu (topan i thotë Ndue Shyti) nuk po binte. Ndërkohë. kryetari i jurisë më bëri shenjë t’i afrohesha mikrofonit. U afrova dhe vazhdova t’i bie. Më ftoi të zbrisja nga skena për te juria. “Pasi këqyri bajagi çiftelinë, më shtrëngoi një dekik dorën dhe tha: ‘Bravo Albania! Fituat’. 
Tish Daia ma përktheu. ‘Mersi boku’, – iu përgjigja unë (kështu na kishin mësuar të thoshim sa herë na lavdëronin)”. 

Çiftelia asht shqiptare 
“N’atë dekik m’u kujtua se dikur, në Turqi një fansi jem (politikan turk), kur u kënaq me melodinë e çiftelisë time e që mësoi se jam albanez, më tha: ‘Kemi kujtuar se çiftelia ka lindur në Anadoll, por njëtash u binda se e paska origjinën nga Albania. Po ku bie kjo Albania, axheba?’ Ndërsa sot Albaninë le ta marrë vesh e gjithë bota mbarë”. 

“Aty në Dizhon morëm Gjerdanin e Artë (3 kg e 860 gramë) – jo unë, por grupi”, – thotë Ndueja me modesti. “Si mos fitonim na, tu pas në krye Besim Zekthin e Ibrahim Tukiçin?” 

Ndueja përdor shpesh një shprehje mirditore: “Asht ma e mirë gjasa se kapucari”, – që do të thotë: “Më e saktë është ajo që ndodh, sesa kjo që thuhet”. Pra, nuk mund të rrëfehet ajo që ndodhi në Dizhon të Francës më 30 gusht – 4 shtator 1970. Çaste të bukura, të paharruara. Ansamble, të mbledhura nga e gjithë bota, do të parakalonin para personaliteteve kryesore franceze. Shqiptarët me Gjerdanin e Artë mbanin mbi supe shqiponjën e kërcimit, artistin Besim Zekthi. Bulevardi u bllokua 60 minuta sepse njerëzit që kishin mbushur dy anët e rrugës donin të përqafonin fituesit. Ata brohorisnin: “Albania… Albania!”. Në përfundim të parakalimit Ndue Shytit iu desh të përballej me pesë profesorë të muzikës franceze. Ata do të kontrollonin me rrënjë e degë instrumentin magjik. (Atë çiftelinë që kokën e kishte me dru mani e bishtin me dru ahu). Profesorët nuk i jepnin kënd si e qysh dhe çfarë magjie ka brenda vegla që lëshon ato tinguj të ëmbël. 

Tinguj bjeshke 
Artisti i Popullit, Ndue Shyti, lindi 80 vjet më parë në Gojan, në një fshat të Pukës. Ishte veçse 3 vjeç kur e mori çiftelinë për herë të parë në dorë. Teksa vitet kalonin telat e çiftelisë çdo ditë e më shumë prodhonin tingujt të harmonishëm dhe ngjyra mahnitëse nëpër gishtat që rriteshin. Artisti i vogël shoqëronte të rriturit me veglën muzikore. Kur dilte në stane, lart në bjeshkë, ai merrte me vete çiftelinë dhe fyellin; pjesën e pandarë të jetës së vet. Për herë të parë dha një koncert para grupeve vullnetare, që po ndërtonin hekurudhën Elbasan-Peqin, në vitin 1950. Ata e kishin marrë artistin 15-vjeçar që t’u binte veglave në orët e dëfrimit. Kaq deshi që tingujt e dalë nga çiftelia e tij të merrnin dhenë. Aty ndjeu dhe kënaqësinë e duartrokitjeve. Në ato vite të vështira Ndueja punonte me sharrëxhinjtë dhe në vaktet e drekës, çlodhte punëtorët me meloditë që krijonte nëpër telat e çiftelisë. Ai kujton se këtë kënaqësi e kishte ndjekur përgjatë gjithë viteve, edhe në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak. Aty provoi diçka më tepër; provoi t’i binte çiftelisë para mikrofonit. Tani talenti i tij kishte rënë në sy. Çdo ditë njihej ndërsa dhuntia perfeksionohej. Një ditë ai do të përballej me vlerësimin e ekspertëve të muzikës. Me gjithë sigurinë që kishte në veten e tij, ende nuk i harron ato emocione që provoi. 

Ishte viti 1958 kur doli për herë të parë në skenën e Festivalit Folklorik të rrethit. Aty mori diplomën e parë për talentin dhe punën e akumuluar ndër vite mbi dy tela çiftelie. Rritej djaloshi, rritej dhe nami i tij. 

Një ditë, nga skena e Pukës do të dilte në një ngjitej në një tjetër skenë, kësaj radhe më të madhe, do të shfaqte talentin e tij për artdashësit e kryeqytetit. “Ndihesha i gëzuar, por me më shumë përgjegjësi”, – thotë Ndueja. Përveç çiftelisë, aty i ra edhe bilbilit (instrument që e kishte përgatitur vetë). Në sallë ishte edhe Enver Hoxha. Ndueja thotë se Enveri i ngjit në skenë dhe iu drejtua: “Ndue, si quhet ky instrument?”. “Bilbil”, – iu përgjigj Ndueja. Më pas ai thotë: “Të lumtë! Në duart tuaja fishkëllen si pishat tona krenare”. Ndueja kishte me vete një grup me 104 instrumentistë popullorë pukjanë. Ata kishin për mësues Ndue Shytin. Teksa largohej nga skena, Enver Hoxha tha se “edhe Franca nuk ka një artist që të luajë si malësori ynë, me dy tela e një bilbil”. “Nji kjo çifteli e ky bilbil, – thotë Ndue Shyti, – më bënë të njohur dhe më kanë shtrënguar dorën burra shteti, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia, e deri te Sali Berisha”. Ai kujton se tingujt e çiftelisë kanë mahnitur edhe Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain, të cilët i kanë shtrënguar dorën. 

Histori të rralla 

Artisti i Popullit Ndue Shyti dhe çiftelia e tij i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ai është bërë i njohur me interpretimet e tij nëpër skenat botërore, në Kinë, Francë, Turqi, Suedi, Jugosllavi etj. Kudo ka marrë duartrokitje e fjalë të ngrohta. Një gazetë franceze shkuan për të: “Ndue Shyti, një shqiponjë që luan me dy tela, por që tingëllon si një simfoni”. Ndërsa bashkëshortja e Mao Ce Dunit thoshte në një nga gazetat kryesore kineze: “Një shqiptar virtuoz i vërtetë”. Një media maqedonase në Ohër thoshte shumë vite më parë: “Ndue Shyti është një nga instrumentistët më të mëdhenj të Ballkanit”. 

Fama e Ndue Shytit jehoi nga Bjeshkët e Tërbunit deri në Pekinin e largët. Ai interpretoi në sallën ku ndodhej udhëheqësi komunist Mao Ce Duni, një pjesë instrumentale kineze. “Salla gjigante më shoqëronte me këngë e thirrjet përsëritëse ‘ci go jo’, ‘ci go jo’”, – kujton me mallëngjim Artisti i Popullit. 

Kujtime që nuk vdesin 

Në karrierën e tij artistike Ndue Shyti ruan shumë kujtime. Ai tregon se teksa luante në një skenë në Turqi, në mes të melodisë, i këputet njëri nga telat e çiftelisë. “Vazhdova me një tel deri në fundin e pjesës muzikore. Ndihesha keq, por u ngroha shumë nga duartrokitjet me ovacione të mëdha. Ambasadori ynë atje më tha: ‘Kur nuk e mora unë vesh se ti i re çiftelisë me një tel, edhe salla nuk e dalloi’”, – thotë artisti. Ai rrëfen një tjetër histori. 

“Në Jugosllavi u fikën dritat në krejt sallën, por unë vazhdova t’i bija çiftelisë dhe dukej sikur tingujt shpërndanin dritë”. Ndue Shyti i njeh shumë mirë instrumentet popullore, sidomos çiftelinë dhe fyejt. Çuditërisht interpreton pa partiturë. Madje më mirë se artistët e mëdhenj që punojnë me partitura. Por ai ka edhe një gjeni tjetër të veçantë: Ndueja i përgatit vetë instrumentet, vetë kompozon, organizon grupin dhe dirigjon. Edhe këtu pa partiturë. 

Arti dhe politika 

“Tingujt e mi nuk kanë pyetur për politikën”, – thotë Ndue Shyti. Në atë kohë e kanë dëgjuar të gjithë ata që kishin veshë, si komunistët, ashtu edhe kulakët. “Çiftelinë time ma ka pëlqyer edhe Enver Hoxha, edhe Sali Berisha. Për mua, si njëri dhe tjetri janë dashamirës – fansa – njëherësh politikanë”, – thotë Artisti i Popullit. Ai kujton një koncert, bashkë me Fatime Sokolin. “Sa kishim dalë nga një koncert dhe takuam Sali Berishën, doktor me zë, dhe na ftoi për kafe”, – thotë Ndueja, i cili kujton fjalën që tha: “Me ju krenohet Malësia”. 

Mjeshtri i çiftelisë thotë se e ka takuar edhe një herë tjetër zotin Berisha, kur u bë kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Pukës. “Rastësisht më takoi dhe më tha fjalë të mira”, – shprehet artisti i përjetshëm i malësisë. 

Tri magjitë e çiftelisë 

Çiftelia e Ndue Shytit nuk ka një, por tri magji: Instrumenti i prodhuar nga kryemjeshtri Gjin Shkoza; melodia që buron në gurrën popullore dhe së treti, por mbi të gjitha, vetë dhuntia që i fali Zoti Ndue Shytit. Në karrierën e tij ka një mal me dekorata, diploma, certifikata etj. Janë të regjistruara mbi 450 koncerte brenda vendit dhe me dhjetëra të tjerë jashtë vendit. Sot. në moshë të thyer, është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Artist i Popullit”, “Krenaria e qytetit të Pukës” dhe me vlerësim në vendin e lindjes së tij. 

Ai jeton dhe luftën në heshtjen e përditshme, me harresën e madhe, larg zhurmës dhe famës së dikurshme, në Lagjen Nr. 14 të qytetit të Durrësit. Prej 15 vitesh lufton me sëmundjen e paralizës. Shpirti prej artisti dhe familja e tij e ndihmojnë të sfidojë sëmundjet e moshës. Artisti i Popullit nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për artin dhe talentin e tij. Gjithçka që Ndue Shyti bëri për artin popullor do ta bënin të meritueshme edhe titullin “Nderi i kombit”, pasi gjithë jetën ai e nderoi vendin e vet, në skenat brenda dhe jashtë vendit; sepse përçoi anembanë identitetin e shqiptarit. Heshtja e Artistit të Popullit është më e madhe sesa harresa jonë.
___________
Nga: FATMIR LUARASI
Burimi:(d.b/BalkanWeb)

Wednesday, November 27, 2013

U promovua libri “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i puneve te mira”

Me rastin e 112 vjetorit të lindjes së  imam Shaban Rexhë Ahemti u zhvillua promovimi i librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira” me autor Idriz Ahmeti.
Aktiviteti u hap nga autori i librit Idriz Ahmeti dhe për të vazhduar me kumtesen: “Roli i fesë dhe i klerit për përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe në krahinen e Pukës” mbajtur nga Denisa Meçi.
Më pas antari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë njëherazi Sekretar i Këshillit të Bashkisë Pukë Ylli Hadroj mbajti kumtesen me temë: “Shaban Rexhë Ahmeti, 25 vjet imam i xhamive Micoj e Lajthizë.”  Ai ndër të tjera tha: “Tek imam Shaban Rexha shohim imamin dhe mësuesin e përkushtuar i cili përdorte metoda mësimdhënie duke argumentuar përrparësit e tyre.”
Më pas specialisti i historisë Milazim Cufaj mbajti një referat në respekt të mësuesit të parë të fshatit Micoj Imam Shaban Rexha. Cufaj ndër të tjera tha: “Falenderoj Idriz Ahmetaj për botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira”. Me Shaban Hoxhën kam pasur lidhje familjrare e për këtë arsye kam shkruar ato që ai thoshte për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin Micoj. Fjala e tij ishte e urte, e qetë, e mençur dhe e argumentuar. Ai nxiti të mësohej e të shkruhej mirë gjuha shqipe. Autori Idriz Ahmeti, me të drejtë e ka titulluar “Njeriu i punëve të mira”, por banorët e fshatit Micoj, nxënësit e bashkëkohësit e tij e kanë vlersuar si “Njeriu i fjalëve të mira” e prej këtu vijon edhe suksesi i punës së tij.”
Më pas Adriana Asllanaj (mbes e Shaban Hoxhes) mbajti kumtesen “Homazh për njeriun tonë të dashur Shaban Rexha” Asllanaj tha: “Fëmijeria e Shabanit ka qenë e vështirë e plot peripeci, ashtu si e shume moshatarëve të tij. Ndërsa ishin të varfer për nga pasuria, nga zemra ishin shumë të pasur. Shabani, ndonëse i ri nga mosha, karakterizohej nga mendime të pjekura e përparimtare. Ai dallohej midis shokëve si nxënes i mirë dhe i vullnetshem, pavarësisht nga vështirsit që përballonte. Ai zotëronte mirë gjuhet turqisht dhe arabisht, që ishte një luks i madh për kohen. Meritë të veçantë ka Shabani për hapjen e shkollës shqipe në fshatin Micoj, meritë që nuk iu njoh sa ishte gjallë.”

Më pas Myftiu i Pukës 
Gezim Kopani i dorzon familjës Çertifikatën e Mirënjohjës (pas vdekjes) për Imam Shaban Rexhë Ahmeti.
Aktivitetin e përshendeti edhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Ishte puna dhe kultura e imam Shaban Rexhës që të bëhët i njohur, jo vetem në Lajthizë e Kabash, por në gjithë rrethin e Pukës. Ishte vetem 15 vjeç kur kreu detyren si myezin i fshatit Kabash dhe për të vazhduar më vonë, për 25 vjet imam në xhamitë e fshatit Micoj dhe Lajthizë. Më aftsitë prej një teologu islam, ai dha mësime islame nepër Mejtepet e Pukës. Përveç diturisë islame, ai kishte aftësi edhe për mësime tëtjera si, shkrim e këndim shqip, gjeografi etj. Këto dituri bëri që imam Shaban Rexha me mbeshtetjen e Pleqësisë sëfshatit Micoj më 1924 të hap shkollën e parë shqipe në fshatin Micoj.”
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia e rrethit Pukë, Çertifikatë Mirënjohje i jepet Shaban Rexhë Ahmeti (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të ketij rrethi.” (Myftinia e rrethit Pukë, Myftiu Gezim Kopani, Pukë më 27 nëntor 2013)
Nëe emër të familjes foli djali më i madh Muhamet Duli si dhe vajza Sabrie Lahi. Ata ndër të tjera thanë: “Së pari falenderojmë autorin Idriz Ahmetin, Myftininë e rrethit Pukë dhe Myftiun Gezim Kopani dhe të gjithë ata që kontribuan  në botimin e këtij libri kushtuar babait tonë. Ky liber është i rëndësishem për familjen tonë dhe për gjithë fshatin Lajthizë. Jemi krenarë për babain tonë i cili na edukoi dhe na mësoi me kulturen më të lartë. Puna e tij e mirë, ka bërë që emri i babait tonë të kujtohet sot pas 112 vitesh.”
Në mbyllje të aktivitetit autori i librit Idriz Ahmeti falendëroi mësuesin Dashamir Sokoli, Myftininë e rrethit të Pukës tëcilet ndihmuan në botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira.”
Për të pranishmit u shpërnda libri “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira” si dhe u shtrua një koktëj nga familjarët e imam Shaban Rexhës.
______
Burimi: Myftinia e rrethit Puke, http://myftiniapuke.org/?p=1655

Monday, November 25, 2013

Frange Curri, malësorja e viteve ‘30 me 2 gjuhë të huaja


Frange Fran Curri ishte një grua që rrallë i gjendet shoqja  edhe sot. U lind në Kallmet të Lezhës më 1900. Afër shtëpisë saj ishte një manastir, i ngritur nga një fondacion austriak në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Aty jetonin disa murgesha, të cilat i afruan vajzat e fshatit dhe u mësuan atyre jo vetëm shërbesat fetare, por, përveç  gjuhës shqipe edhe gjuhë të tjera. Franga, që e vogël, u bë një “murgeshë” e bindur dhe nxënëse e shkëlqyer. Aty vinte e jepte mësim edhe poeti i madh Gjergj Fishta. 

Franga sikur ia përpinte vargjet e këngëve epike të Lahutës së Malcisë,  po thuaj i mësonte menjëherë përmendësh. Murgeshat si shpërblim për mbarimin shkëlqyeshëm të shkollës, i dhanë një makinë qepëse ”Singer”.
Në shkollë në manastir kishte mësuar edhe për prerje dhe qepje rrobash. Nga murgeshat kroate mësoi edhe  gjermanisht e italisht. Shumë rrallë në ato vite kishte femra që dinin gjuhë të huaja në qytet, ndërsa në fshat as që mendohej. Rruga e jetës e solli në familjen e Nikollë Currit të Fushë-Arrëzit të Mirditës,një shtëpi e njohur për bujari, besë e trimëri( tash e përfshinë rrethi i Pukës). Por pati pak ditë të lumtura, sepse burri i saj Ded Nikolla, sapo u kthye  nga Shëngjini në Fushë-Arrëz, ish helmuar dhe vdiq. Ato ditë Franga kishte  lindur djalë, të cilit ia vunë emrin Pjetër, sepse kishte lindur në maj. Në këto rrethana, nusja e re, Franga, mbeti e ve. Një dramë e madhe në shpirtin e jetën e saj, nuk e mposhti. Vendosi që të rriste të birin.

Edhe ky ishte një rast i rrallë që një femër e re të ngryste jetën, duke rritur një jetim. Me gjithë kërkesën e burrave të shtëpisë që Franga të kërkonte fatin e saj sërish, ajo u betua se sa të rrojë, unë jetën ia kam falë një burri që nuk e kam ma, por kam kujtimin e tij: fëmijën. I lutem zotit të ma rritin. Gjithë jeta ime do t’i kushtohet djalit tim… Vjehrri, Nikollë Curri, një burrë i njohur për mirë në Pukë e në Mirditë e më gjerë, e pajisi nusen e djalit të vdekur me një revole me mulli. Përdorimin e armës ua kishte mësuar edhe katër djemve edhe Frangës baba Fran që kur Franga ishte vajzë në Kallmet të Lezhës. Jo rrallë gratë mirditore mbanin armë. Jeta e vështirë, e shpesh e mbetur edhe zot edhe zonjë shtëpie, i ka  detyruar ato  që të mësonin e të përdornin  edhe armën, si dhe të gjitha punët e bujqësisë e të blegtorisë.
Ja disa ngjarje të tjera  të rralla gjatë jetës saj, që e shquajnë Frangën nga shoqet e tjera të kohës:
Më 1925, në shtëpinë e Nikollë Currit vijnë xhandarët e qeverisë së Zogut për ta çarmatosur dhe arrestuar. Franga hyn në dhomën e burrave e veshur me të zeza. Në brez mbante revolen me dorezë argjendi. Xhandarët u shtangën. Menduan: kur edhe gratë janë armatosë, edhe burrat e kanë vendosë për të vdekë , atëherë ne nuk kemi çka të bëjmë këtu…. Vrasja nga gruaja është turpi më i madh për një burrë. Xhandarët, të frikësuar u larguan dhe nuk e cenuan më shtëpinë e Nikollë Currit.

Më 1934, Franga Curri, kjo grua burrneshë, po shkonte në fshatin Bushat të Pukës për festën e Pashkës. Atje kishte të martuar vajzën e kunatit, Zekë Currit, Gjelën, të cilin e kishin vrarë austriakët më 1918. Kësaj vajze i kishte vdekur edhe e ëma. Franga e kishte rritur, e kishte martuar dhe e donte si vajzën e saj, prandaj shkonte për ta parë jo rrallë. Para se të arrinte në fshat, ku kjo vajzë ishte e martuar, dikush i thërret Frangës me sa fuqi kishte: Oj zojë, oj burrneshë, të kam ra në besë tande e të Zotit, se më kanë zanë pritë në tana anët e po më vrasin.
Franga nxjerr revolen, qëllon në ajër dhe bërtet :”Ky burrë asht në besë të Nikollë Currit të Mirditës. E njihni, besoj. Asht edhe në besë time. Jam edhe unë mirditore e martueme në shtëpi të Currit. Mos e prekni se bini në gjak të Nikollë Currit dhe në gjak të Kallmetit të Lezhës…”. 
Burri ngrihet dhe vazhdon rrugën. Shpëton. Në pyll u dëgjua zhurma e gjakësorëve. Ky ishte Nikollë Pjetri, nga Bushati i Pukës. Jetën e tij të dytë, Nikolla ia detyron qëndrimit burrëror të Frangës. Ky  ka vdekur nga pleqëria në vitin 1968.
Me 1943, në shtator të  këtij viti nëpër Fushë-Arrëz kaluan gjermanët. Zbriten nga makinat dhe hynin nëpër ara, korrnin misrin, hiqnin barin nga mullari, i zbritnin në rrugë  dhe i ngarkonin në makina(2). Fshatari Ndrek Laska, kojshi i Currajve, del me kmesë në dorë e bërtet. Gjermanët e lidhin për një pemë dhe i drejtohën për ta vrarë. Ndërkohë, Franga, që ndodhej në oborr, e sheh ngjarjen dhe bërtet: “Nain, Nain”. Mos. Mos,jo, jo. Ka pesë fëmijë dhe i vdesin urije po t`u merret drithi…” dhe vazhdon të flasë  gjermanisht ashtu siç dinte. Gjermanët shikojnë lart, kuptuan diçka. E çlidhnin Ndrekën, kaluan kodrën dhe  vazhduan operacionin në lagjen Dedaj. Ndreka ia detyron jetën e dytë edhe të fëmijëve të tij Frange Fran Currit.
Me 1937-1967, Frange Currin  e patën zgjedhë  kryetare të  këshillit të grave të Fushë-Arrëzit më (1937), kohë kur kishte filluar një lëvizje emancipuese, për të cilën Migjeni tallet në skicën: “Të çilen arkapiat…”(3). Edhe pas çlirimit e ka kryer këtë detyrë deri më 1967, pra për tridhjetë vjet, në  një kohë të shndërrimeve të mëdha  edhe të vajzave dhe të grave në të gjitha fushat.
Ishte një grua e rrallë, e arsimuar, bile fliste edhe gjermanisht e italisht ; ishte grua e zonja, e ditur, punëtore. “Çka i shihte syri, ia bënte dora”. I mësonte gratë fshatit sesi duhet mirëmbajtur shtëpia, si të rritet dhe të edukohet fëmija etj. Kur qe martuar, patë sjellë si “pajë” edhe makinën qepëse “Singer”, që e kishte dhuratë nga manastiri i Kallmetit.
Ajo u bë një prestare dhe rrobaqepëse e zonja. Emri i saj u përhap në Pukë dhe në Mirditë, sepse edhe ishte rasti i parë që në Fushë-Arrëz e ndoshta edhe në gjithë fshatrat e Pukës e të Mirditës, të kishte ndonjë shtëpi makinë rrobaqepësie. Kur shkonte në kishë për shërbesa fetare, shikonte me vëmendje të veçantë dekorin e veshjeve të grave mirditase e pukase. Me fantazinë e saj ruante e pasuronte traditën e veshjeve të krahinës. Shumë nuse pukase e mirditase kanë veshur rrobe të qëndisura me mjeshtëri nga Frange Curri (4 ).
Më 1952. Kur po hapej Rruga e Dritës për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Mat, asaj iu ngarkua detyra e komandimit  të brigadës të grave pukjane. Këtë detyrë e kreu me përgjegjësi dhe, kur, u kthyen nga aksioni, erdhën me flamur, sepse kishin punuar mirë. Franga Curri  ishte edhe mjeke popullore. Ajo kishte marrë një bimë në Prizren, ku patën shkuar familjarisht në vitet 1921-1925 (5). Barin e kishte mbjellë në oborr. Me të bënte një pomadë për shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Bari është edhe sot në kopshtin e nipit të saj Lekë Curri.
Shumëkush e uronte këtë mjeke popullore për melhemin, me të cilën ka shëruar sëmundje lëkure.  Në atë  kohë edhe këto lloje sëmundjesh  kanë qenë mjaftë të përhapura. Këtë shërbim e bënte falas, duke kryer një vepër humanitare. Edhe sot Franga  është një model i mirë për njerëzit e shëndetësisë, disa prej të cilëve përpara të “kontrollojnë xhepin, e pastaj  sëmundjen…”, sipas një parimi të çuditshëm: Sa të kem xhep, doktori me thotë: shëndet…
Franga dinte shumë këngë popullore të mësuar në shkollë, por edhe nga jeta. Kishte prirje të veçantë  për t`i mësuar përmendësh, si ato epike-legjendare, historike (nga Lahuta e Malcis),por edhe lirike, këngë të buta etj.
Ajo me këngët e shumta që dinte ka dhënë mësimet e para të edukatës patriotike, por ka  vënë në gjumë, jo vetëm djalin e saj, Pjetrin, por  edhe të shtatë fëmijët e djalit. Në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë mësuesi Ndue Çun Lushaj ka mbledhur nga rrethi i Pukës e Mirditës shumë nga kultura popullore. Frange Curri ishte një burim jo vetëm i shumë këngëve por edhe i disa ndodhive të hershme( 7). Frange Fran Curri u shua në vitin 1975, duke lënë pas një emër të nderuar e të respektuar për pukjanë e mirditorë që e kanë njohur në punë e në jetë.

__________
Autor: Ismet Balaj
Burimi: pukatv.tv

Thursday, November 21, 2013

Roli i prijesve Mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi

Përkujtime për ata që iu përkushtuan luftës për Liri e Pavarësi
ROLI I PRIJËSVE MYSLIMAN TË PUKËS PËR LIRI E PAVARËSI

Përpjekjet e klerit mysliman të Pukës për lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut janë të njohura qoftë përmes kujtesës historike, qoftë përmes disa burimeve arkivore me rëndësi. Këto përpjekje marrin shtytje që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky fakt i rëndësishëm përgjithësisht është lënë në hije ose është paraqitë si rastësisht dhe i mangët me qëllimin për t’i pasqyruar klerikët myslimanë fanatikë e “anadollak” në islam, të cilët qenkan bërë, kështu, pengesë për lëvizjet patriotike; ndërsa, faktet tregojnë të kundërtën.
Një shembull i tillë ka qenë imami teolog Musa Dizdari, i njohur në popull me emrin Hoxhë Puka i cili është shquar për unitetin e komuniteteve dhe ringjalljen e përkushtimit atdhetar, sidomos në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Teologu Musa Et’hem Dizdari, Hoxhë Puka ( 1800-1900) njihet si i pari imam vendas, për të cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, sado me sakrifica edhe në moshë të thyer.
Bazuar vetëm në vendimin e Gjykatës Ushtarake Shkodër 19 gusht 1881 dhe të akteve gjyqësore të Ministrisë së Luftës, përcjellë me shkresë prej Kryeministrit osman Pallatit Perandorak po në Stamboll, del se Ismail Salih Agë Kryeziu, në bashkëpunim me imamin e xhamisë së Pukës, Haxhi Musa Et’hem Dizdari dhe të Mahmud Bajram Paci, imami i fshatitPac të Bytyçit, dhëndër i Ismail Agës, bashkë me Abdyl Hoxhën e Gashit dhe Binak Alinë e Krasniqes, organizuan largimin dhe sigurinë e tij në Besë të Malësisë së Gjakovës prej Prizrenit deri në kufi me Pukë të Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetar i Komitetit Drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për Haxhi Ymer Prizrenin ishte lëshuar urdhër për kapjen e tij ( arrestimin ), si organizator “i kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitë ai”, kundër Perandorisë Osmane gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, (Aktet gjyqësore,Shkodër).
Nëpërmes këtyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare për Liri dhe Pavarësi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i xhamisë së Pukës, Hoxhë Puka, së bashku me Ismail Agë Kryeziun, del jashtë kuadrit krahinor, Kazasë së Pukës, sepse merr shtrirje me përmasa kombëtare, me përpjekjet në bashkëpunim për të shpëtuar Haxhi Ymer Prizrenin, kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Shqiptare.

Hoxhë Puka, edhe pse kishte mosmarrëveshje me Ismail Agë Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës, të cilin e kërkonte për derën e tij, të birin, Et’hemin, funksionar në xhandarmërinë e Pukës, por, kur erdh puna për interesa kombëtare në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, iu bë krah Ismail Agë Kryeziut dhe i vuri në shërbim të birin e vet, Et’hemin, rival me Ismail Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës.
Për aksionin Prizren – Pac, na tregoi hollësisht në Zherkë te Ismail Haxhia, Abedin Zenel Hoxha i Pacit, më 4 nëntor 2011. (Abedini, i vitl. 1934). Mahmud B. Paci, babëgjyshi i Abedinit, nën petkun e imamit, si edhe Abdyl Hoxha i Gashit, me Binak Alinë,udhëtuan për në Prizren, ku e morën në mbrojtje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaluan në Bytyç te kulla në Pac, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukës për ta përcjellë në Kryezi. Në Kryezi e priste i biri i Ismail Agë Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i xhamisë së fshatit Kryezi. Në vazhdim, Haxhi Ymer Prizreni përcillet në siguri të plotë prej këtij imami të xhamisë së Kryeziut, Zenel Hoxhës, për te kulla e Hoxhë Pukës, Dizdari.

Për këtë përkrahje prej imamëve pukas, merren masa të ashpra prej qeveritarëve osmanë kundër Ismail Agë Kryeziut, Hoxhë Pukës dhe të bijve, të cilët arrestohen dhe dërgohen në gjyqin ushtarak Shkodër, sepse me veprimtarinë e tyre kanë “guxuar të nxisë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore.” Me këtë akuzë gjykohen dhe dënohen “ të internohen jashtë vendit të tyre.”
Edhe Kryeministri në shkresën e tij, shoqëruar aktet gjyqësore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se “ Ismail Agai dhe hoxha i Pukës, Musa efendiu, kanë qenë nga njerëzit e rrezikshëm që patën turbulluar dhe prishë qetësinë e vendit”. Sulltani, në përgjigjen e tij 15 nëntor 1881, i cili thekson se “ Shkresa e lartë e shkelqesisë Suaj, zotni Kryeministër…si edhe aktet e tjera , u panë nga Madhëria e Tij”( Sulltani ) i cili urdhëroi që të zbatohet vendimi i gjykatës ushtarake për internimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Përfundimisht, u internuan “me rrugën e Selanikut dhe të Aleksandrisë për në Merash”. Në Kryezi tregonin se përfunduan në Halep të Sirisë, ku u mbajtën në internim për afro pesë vjet, pa pasë asnjë përkrahje shtetërore, veç sa u shpërblye Hoxhë Puka prej vendasve, të cilët ishin shumë të kënaqur prej sjelljes së tij me ta dhe për sherbimet fetare që u kryente. (Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet Osmane 1878-1881. Tiranë, 1978, f. 228.)
U liruan vetëm me amnistinë e Sulltanit me qëllim për të qetësuar Kryengritjen e Prizrenit më 1885, e cila u shtri deri në viset e Pukës nën udhëheqjen e Mustafë Ismail Kryeziut bashkë me të vëllain, imam Zenel Hoxha etj. Edhe sot kujtesa historike në Pukë, Kryezi, Bytyç etj. ruan respekt për këto figura, të cilët edhe pse me poste dhe prona, i rrezikuan në përkrahje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të udhëheqësve të saj. Për sa më sipër, Musa Hoxhë Puka së bashku me Ismail Agë Kryeziun, më 14 korrik 1965, me dekret Nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit të Kuvendit Popullor me “MEDALJA PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE”

Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919), i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog, hoxhë i xhamisë së Iballës, ka përkrah Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Prizren Isufi kishte mësuar në medrese për imam. Për më tepër imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukës, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Këto lidhje krushqie e miqësore i bashkuan më shumë në përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që forcuan ndjenjat kombëtare, që u shprehën sidomos në ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, në ruajtjen e raporteve të mira miqësore edhe me krushqi. Kështu, imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit të Dardhës, burrë trim dhe guximtar, me të cilin ruante lidhje të ngushta nip-dajë. Për më tepër, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashës të tjerë të Dardhës a të Mëziut si “dajë”, siç ishte rasti i Mark Balës së Mëziut i cili u sëmurë në Mertur, ku kishte shkuar për festë dhe erdh e vdiq në kullën kater katesh të imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e guximtar të Mëziut, ndërsa prifti Domeniko Passi, misionar italian, e kishte “ mallkue “ se kishte marrë grua të dytë për fëmijë, që ia përtrinë kullën në shuarje, që sot janë bërë mbi dhjetë familje me shtrirje që prej Mëziu, Shkodër, Tiranë deri në ShBA (USA). (Cordignano, A. F. -Shqipëria nëpërmjet vepres dhe shkrimeve të një misionari… Romë, 1933. Përkthim i I. Zamputit. Dorëshkrimi ruhet në Muzeun Historik të Pukës ).

Teologu imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), imam e myfti i Pukës,” “Qytetar Nderi” i Pukës, i cili u kthye prej studimeve në vendet arabe më 1879, në moshë të pjekur dhe me një kulturë të gjerë islame. U kthye në një kohë kur ndihej shumë nevoja e tij, se situata politike ishte e nderë. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dënimi dhe internimi i Ismail Agë Kryeziut bashkë me imamin afro 80-vjeçar haxhi Hoxhë Puka, i lanë mbresa të forta, sa vendosi të ndjek udhën e tyre të Lirisë dhe të Pavarësisë të Atdheut, gjë që e tregoi gjatë kryengritjeve antiosmane 1910-1912 me përkrahjen e lëvizjeve për Liri e Pavarësi.

Zenel Hoxha u ka pri në namaz edhe Shefqet Turgut Pashës, korrik 1910, ministrit të brendshëm turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashës, verë 1912, por në hybe u është shprehë: “Allahu e ka dhënë që çdo popull të jetoi në Liri në vend të vet.” Gjithashtu ka nxitë e përkrahë përpjekjet liridashëse të luftëtarëve, që luftonin për Liri e Pavarësi gjatë Kryengritjes së Përgjithshme 1912, dhe njëkohësisht ka ngulmuar për karakterin demokratik të Shtetit.
Në shkrimin “Kryengritja e Pukës rreth vjetit 1912” sado që pranohet se “Nuk duhet lanë pa permendë edhe Z. Zejnel Hoxha i Pukës…qysh në fillim kje simpatizues i levizjës, e kurdo ku e qite rasa,… bate nji soj propagande në favor të kryengritjes.” Por nga ana tjetër e trajton si një imam: “i pa kulturë e rritë n’atmosferë anadollake” (K.B. M.,Kryengritja…Hylli i Dritës. Shkodër, 10/1937,16 tetor, f. 468).
Ndërsa në botimin e dr. S. Sulës, Zenel Hoxhë Mehaj…cilësohet: “personalitet,i cili megjithëse kishte mbaruar një universitet teologjik në Arabi dhe kishte bërë specializim për terapinë e hypnozëz në shkollën e njohur botërisht, në Nepal, nuk kishte lakmuar poste dhe vende të rehatshme, por shërbente atje në zonën e thellë të Pukës…duke punuar me përkushtim të lartë.” ( Dr. S. Sula, Zenel Hoxhë Mehaj, një jetë për të tjerët.Tiranë, 2005, f. 40). Prandaj, Bashkia Pukë, më 2005 e shpall “Qytetar Nderi” “Për veprimtarinë e tij patriotike, fetare dhe intelektuale për vizionin demokratik e progresist dhe për cilësi të rralla humaniste.” ( VKBP Nr. 30, dt. 25.10.2005).
Si i tillë, jeta e tij është vlerësuar shembull virtyti: gjithmonë bujar, popullor, imam me cilësi të larta për ndërgjegjësimin e besimtarëve në mësimin dhe zbatimin e normave të besimit islam, por gjithnjë me respektimin e çdo besimi tjetër, unitetin e popullit si komb me atdhe të përbashkët kundër çdo pushtuesi qoftë. Prej tij mësuan imam të ardhshëm si: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha, Sait Hoxha,Shaban Rexha etj., të cilët edukuan besim, respekt, unitet, ndjenja atdhetarie. (Dr. Sulejman Sula, Zenel Hoxhë Mehaj…cituar).

Me fillimin e Luftës Ballkanike, vendin e pushtuesve osmanë po e zinin pushtuesit e rinj, pushtuesit e ushtrive sllave e greke me masakra barbare. Por ishte Sadik Hoxha , imam i Vaspasit që dha i pari kushtrimin e fillimit të luftës në Malzi kundër pushtuesve serbë, si edhe Osman Hoxha i Fletit. Bashkë me këta imamë populli mbarë e filloi pushkën që prej Vaspasi, Piste, Fleti etj. Kënga popullore shpreh meritat e tyre në këtë luftë:

“ Kush e nisi luften per Dri?!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni, 
Trim per pushk e zanatli!”
(Flet, 17 gusht,1983. MHP).

Imam Osman Hoxha ( 1847-1912 ), banues dhe hoxhë në fshatin Flet. Kulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me Bajram Hazirin , mezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur vetëm në Gdheshtë, Malzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi vrau tre ushtarë serbë, të cilët i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”

Bajram Haziri lëshoi kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhën!” -dhe shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas kushtrimit e pushkës së tij e gjithë lugina e Fletit u ndez flakë prej armëve të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit, i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit me Osman Hoxhën.
Kurse për luftën me serbë Vaspas – Flet, mund të shkëpusim këto vargje:
“ Kush e nisi luftën i pari?!
E kan nis dy hoxhallarë!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha ish kan dai,!
Osman Hoxha ‘i shehitli!…
Ka nis luften me Serbi!
N’ ujt e Goskes jan mbyt nji mij!”
( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)
Në një këngë tjetër, motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:
“ Kush e nisi luften me serbë?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Sadik Prishtina, kosovar i përsekutuar prej pushtuesve serbë, sepse nuk u pajtua me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovarë. Sapo erdhi në Pukë, u caktua imam në Kabash, i cili, gjatë shërbimit në besimin islam, edukoi dashurinë për Atdheun, për kombin, flamurin e gjuhën e shkruar amtare, mohuar në shtetet fqinj sllavë e grek. Në Kabash hapi mejtepin më 1914 me mësimin shqip.

Imam Qazim Jonuz Nushi ( Gjakovë, 1898 – Pukë, 1976 ), i përndjekur prej shovinistëve serbë, u detyrua në fillim të viteve ’30 (1930) të largohej prej Gjakove dhe të kalonte kufirin e të vendosej në Kukës, ku e përkrah Selim Shehu. Mandej në Pogradec dhe së fundi në Pukë, imam në Qerret.
Kurrë nuk e harronte atë natë vere, kur i trokiti me forcë milicia serbe. I kërkoi t’ia lëshonte shtëpinë një familjeje serbe. Nuk e lanë të merrte asnjë rrobë veshmbathjeje. Jetoi në varfëri, por boll që ishte i lirë dhe në mbrojtje të shtetit shqiptar.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u zgjodh këshilli nacional çlirimtar i Fshatit Qerret, më 1 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe se lexon “ jacina”. Vdiq i pikëlluar, se nuk i dhanë vizë qoftë edhe për një vizitë në Kosovë, në vendlindje si i dyshimtë, si imam që vazhdonte të ishte besimtar në kundërshtim me porositë e partisë (PPSH).
Pukë, më 24 nëntor 2012. Këto janë disa shënime për rolin atdhetar të klerit mysliman në Pukë krahas klerit katolik për Liri dhe Pavarësi të Atdheut, që po publikohen në seminare e simpoziume, organizuar me nismën dhe kujdesin e imam Gëzim Kopanit, myfti i Pukës, i përkushtuar për forcimin e besimit Islam, por gjithnjë në harmoni të ndërsjelltë me komunitetin e besimit katolik.
__________
Burimi: Myftinia Puke http://myftiniapuke.org/
Autor: Xhemal Meçi, studiues “Mjeshtër i Madh”
Shenim: Ky material publikohet ne kuader te 20 nentorit dites se Çlirimit te Pukes.