Thursday, March 8, 2012

Burimet natyrore ne Puke

Ne rrethin e Pukes tokat jane te larmishme gje qe lidhet me faktore morfologjike, morfologjenetike e morfoklimatike.


Burimet natyrore


Ne rrethin e Pukes gjenden:


-Kromi
-Azbesti ne kodrat e Pukes
-Baker ne fshatin Lajthize
-Kaulina Lajthize Dedaj


Pasuri mbitokesore


-Bime mjeksore si: boronica, shtogu, trumza, lisna, shkema etj.

 -Kerpudha te llojeve te ndryshme


-Pyje si ahu, bredhi, pisha.
-Gure dekorative






Tokat


Ne zonat, ne lartesi 300-1200 m shtrihen tokat e hirta, te hirta kafe, te kafejta. Ne lartesite 700 m shtrihen krysisht tokat e kafejta. Ne lartesine 1000 m shtrihen tokat e murme pyjore dhe mbi 1200 m tokat livadhore malore. Per shkak te larmise se madhe te relivit dhe kushteve klimatike ne sektore te vecante vihen re inversione te bimesise dhe te tokave.


BURIMET NATYRORE


a) Hidrografia


Pjesa me e madhe e rrethit te Pukes laget nga liqenet e ndertuara mbi lumin Drin dhe kjo ka ndikuar ne permisimn e klimes. Pervec kesaj nje numer i konsiderueshem perrenjesh kalojne ne afersi te Pukes dhe nje pjese e tyre pershkojne Bashkine Puke, Komunen Qerret, Iballe, Fush-Arrez etj. Nder to mund te permendim Perroi i Bojes, perroi i Ahut, Perroi i Gomsiqes. Po ashtu nje rol te madh luajne edhe dy leqenet artificial qe ndodhen ne  Bashkine e Pukes.


b) Bimesia


Bimesia ne rrethin e Pukes eshte e shumellojshme, fale larmise litologjike, relievit dhe kushteve klimatike jane mjaft te perhapura pisha, bredhi, ahu, dhe shkurret. Druret frutore qe kultivohen nga popullisa e Pukes jane geshtenja,. arra, molla, qershia e kumbulla si dhe vreshtat.

Pervec kesaj mjaft te zhvilluara jane dhe kullotat natyrore te cilat perdoren per ushqyerjen e bagetive. Gjate viteve te trazicionit eshte demtuar bimesia nga shfrytezimi pa kriter i pyjeve dhe kjo ka sjell per pasoje rritjen e erozionit. Duhet thene se kurora e Pukes megjithe demtimet e pjesshme ne pergjithesi eshte e pa demtuar dhe perbehet nga pyjet te mbjellura ne menyre artificiale 40 vjet me pare.


______
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustori: Forumi Pukjan
Burimi: Profili i Bashkise Puke viti 2002

Friday, March 2, 2012

Ansambli "Puka"

Puka shtrihet mbi nje terren kodrinor malor, ne pjesen Veri Qendrore te Shqiperise. Qyteti i Puke, qendra administrative e rrethit me te njejtin emer, eshte ndertuar ne rrafshin e Pukes, ne lartesine 800-838 m, 150 km larg Tiranes.
Distrikti ka nje popullsi prej afro 46000 banoresh.

Puka ka qene e banuar qe ne lashtesi nga iliret dhe njihet si nje zone qe ka ruajtur dhe trasheguar vlera te rendesishme te kultures, historise dhe artit, duke qene ne shekuj nje qender e rendesishme e rrugekalimeve te njohura, qe lidhin qytetet e rendesishme te Kosoves, si Prizreni, Gjakova, etj me Shkodren, Lezhen, Durresin etj. Udha e lashte qe fillonte nga Adriatiku dhe perfundonte ne Dardani (Kosove) i dh emrin edhe vete Pukes (Via Publica/Udhe Publike/ Puke)
(Fotografi e vitit 1988)


Ansambli "PUKA"


Ansambli "Puka" ka filluar te organizohet qe ne vitin 1948, mbi bazen e perzgjedhjes se elementeve me te mire nga te gjithe grupet e shumta folklorike te distriktit dhe emrin e mori nga vete  emri i qytetit Puke. Ne memorien e popullit pukjan, debutuesit e pare te ansambli "Puka", si valletaret Avdulla Laci, Demush Pema, Mehmet Rrapushi, Ram Selimi, Mark Maluta, instrumentisti virtuoz dhe i talentuar Ndue Shyti (Artist i Popullit dhe Qytetar nderi i Pukes),udheheqese artistike Sabrije Nushi, Frrok Haxhia (Artist i Merituar), rapsodi Fran Pali, Tom Nikolla (nderuar me Medalejen e Arte ne festivalin e Moskes ne vitin 1957), etj.

Do te kujtohen gjate si artistet e pare qe i dhane jete, emer dhe vlera origjinale tradicionale te krahines, ansamblit.
Artisti pukjan ka jetuar dhe eshte frymezuar ne nje mjedis te mrekullueshem natyror, ne mes pyjeve mahnitese shekullore, bjeshkeve me bore dhe livadhe plot arome lulesh, por edhe ne nje treve tipike Veriore, me burra e gra te pashem, fisnike, luftetar, patriote, bujare dhe te beses, gjithmone te panenshtruar nga pushtuesit e huaj.
Jane keto te vecantat e Pukes, qe frymezuan artistin pukjan, qe me çifteline e tij te thjeshte, daullen, lahuten, zumaren, fyellin, gjethin etj, te shprehte ne vite me krenari ndjenjat e tij epiko-lirike, duke ruajtur e zhvilluar traditen e tij kulturore, nepermjet kengeve, valleve, kostumeve te larmishme, qendisjeve etj.
Regjisori i talentuar Fran Vukaj, koreografi me pervoje Riza Hoxha, studiuesit e muzikes e te folklorit prof. Yllka Selimi e Sabrije Nushi perpunuan dhe ngriten ne art, nepermjet artisteve te ketij ansambli, vlerat kulturore me te spikatura te artit popullor pukjan.

Keshtu orkesta me popullore me vegla muzikore te krahines se Artisitit te Popullit Ndue Shyti, ne perberje te se ciles ishin instrumentistet e pasionuar si Fran Zefi, Pjeter Nimani, Mark Shyti, Besnik Haxhia, Sadri Lleshi, Gjovalin Ndreca etj, u be e njohur brenda dhe jasht vendit, duke interpretuar me mjeshteri te larte e duke shoqeruar valle e kenge te tradies.

Brezi i ri i valltareve si Besim Ramadani, Rudina Elezi, Shpresa Terbuni, Alma Haxhia, Ferit Demushi, Sabah Mustafa etj, vazhdojne te interpretojne me nivel te larte artistik vallet origjinale te Pukes. Ne perberjen e ketin ansambli ka kengetare te njohur si: Vitore Rusha, Fran Gjoka, Zoje Pali, Nikolle Cara, Faik Pema, Gezim Ahmeti, Lush Binaku, Dava Gjergji, Armir Cena, Vitore Matoshi, Gjovalin Nikolli, Mejreme Xaja etj.

Ansambli "Puka" eshte dekoruar me Urdherin e Larte "Naim Frasheri" te klasit te pare. Ka marr pjese mbi 26 cmime e medalje. Ka perfaqsuar Shqiperine ne aktivitete nderkombetare, si ne Festivalin Nderkombetar ne Ismilise ne Egjipt, ne shtator 1998.
Puna me perkushtim e Drejtorit te qendres Kulturore Riza Tafilaku, mbeshtetja  e vazhdueshme e z. Halit Furriku (kryetar i bashkise ne vitet 1996-2000), ka bere qe ansambli "Puka" te njihet e te vleresohet edhe jasht vendit, duke dhene koncerte ne shume qytete te Zvicres, Egjiptit, Mali i Zi, Kosove etj.
Vlersim, sukses shume i madh dhe nje ngjarje e shenuar per artistet popullore te Pukes eshte edhe dhenia e Cmimit Evropian te Artit Popullor, Asambli "Puka" nga Fondacioni gjerman Alfred Toepfer F.V.S ne Hamburg.

Ne kuadrin e dorezimit te ketij cmimi, ne fillim te muajit qeshor 2001, Bashkia e Pukes dhe Drejtoria Kulturore jane angazhuar ne organizimin e aktivitetit "Dite te Kultures Pukjane", qe do te jete nje feste e vertet e kultures dhe artit popullor te krahines.
Artistet e Ansambli "Puka" dhe banoret e qytetit vlersojne shume dhe shprehin mirenjohje te vecante per njohjen, vleresimin dhe mbeshtetjen qe i ka dhene ketij ansambli shoqata e miqesise Austri-Shqiperi , me presidente zj. Mariana Graf, Qytetare nderi e Pukes dhe kordinatori Skender Thaci.
______
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustroi: Forumi Pukjan
Burimi:  Qendra Kulturore Puke. Viti 2001
Shenim: Kushdo qe ka dicka le ta shkruaj ne: forumipukjan@hotmail.com

Saturday, February 11, 2012

Izolohet totalisht rrethi i Pukes nga debora

Sipas informacioneve me te fundit trashesia e debores ne rrethin e Pukes i kalon mbi 1.5 m gje e cila ka bere qe te izolohet totalisht rrethi i Pukes. 

Sipas burimeve jo zyrtare te gjitha akset rrugore te rrethit te Pukes jane te bllokuara. Deri ne oren 9:30 eshte i bllokuar edhe rruga kryesore ne mes te qytetit te Pukes. Ne oret ne vazhdim pritet qe situata te perkeqsohet pasi reshjet e debores nuk ka te ndalur.
TvTVNews24 sot raporton keshtu mbi situaten ne rrethin e Pukes
"Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet.
E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur levizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.
"

______
Burimi: Forumi Pukjan
Burim shtes: balkanweb
dt.11.02.2012

Mbrapsht në krye

Bora izolon rrethin e Pukes.Trashesia e debores mbi 1.5m

Friday, February 10, 2012

Situata e motit ne rrethin e Pukes

Gjate gjithe dites se sotme date 10.02.2012 ne gjithe rrethin e Pukes ka qe i pushtuar nga reshjet e debores dhe erat e stuhishme te cilat gjate pasdires e ne vazhdim kan krijuar qafa te medha debore ne akset rrugore.
Gjate dites temperatura me e larete ka qene -4°C ndersa me e ulta ka qene -15°C.
Gjate nates pritet qe temperatura me e larte te jete -5 °C ndersa me ulta -21°C. Gjate nates do kete perseri reshje debore.