Tuesday, September 18, 2012

Bashkia Puke organizon ekspoziten "Art-event"


 Bashkia Puke dega e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve organizuan sote date 18.9.2012 ne ambjentet e pallatitit te Kultures "Eqerem Cabej" nje foto-ekspozite.

Ky aktivitet u organizua ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise per vlersimin dhe promovimin e vlerave me te spikatura, te kontributit te artistave pukjan. Ne kete ekspozite vizitoret u njohen me disa nga eventet kryesore te artisteve Pukjane nga viti 1968-2012.
Dhjetra e qindra artiste,kengetar,valltar, instrumentiste,aktore  do te gjejne veten e tyre ne eventet te jashtezakonshme. Ne festivale lokale, zonale, kombetare e internacionale.
Ansambli "Puka" ne Festivale  Folklorike  Kombetare si: Lezhe, Gjirokaster, Berat, Kosov,Egjipt, Poloni, Austri etj.
Ne kete ekspozite mund te shikonit keto personalitete: Ndue Shyti (Artist i Popullit),  Frrok Haxhia (Artist i Meriturar), Xhemal Meci (Mjeshter i madh), Halit Forriku e Skender Laci, Tom Nikolla,Fran Pali, Sabrije Nushi,Riza Hoxha, Vitore Rusha,Dava Gjergji.
Ne kete ekspozite spikasnin edhe figrua klirikesh si Haxhi Elez Hoxha i cili ka ka bashkepunuar me artistet Pukjane. Motrat Gjermane Benadeta.






________
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Publikon: Forumi Pukjan
Date:18.09.2012

Wednesday, September 5, 2012

Guri legjend ne rrugen e Kabashit Puke


Sipas disa gojdhenave te ndryshme ky eshte nje gur i shejte qe ndodhet ne rrugen Puke - Kabash posht lagjes se kujzezve.

Gojdhenat thojne se ketu ka pushuar Skenderbeu me kalin e tij dhe kan ngel gjurmet e kalit.

Po ashtu gojdhenat thojne se ky eshte guri i shejte i Shen Pali i cili ka pushuar aty sebashku me kalin e tij.

Informacioni eshte ne freskim...

Shkolla fillore Puke


Kjo fotografi publikohet per here te pare ne internet nga Forumi Pukjan

Sunday, August 26, 2012

Qyteti i Fush-Arrezit, Puke


Veshjet popullore te rrethit te Pukes.



Pukë: Fisi i Kabashit

Per fisin e Kabash esht i pari ne Krahinen e Pukes dhe i treti nder 12 fiset e Lek Dukagjinit sipas te dhenave shkencore se Gazullit prejardhja e kabashve esht nga Nishi Gazulli bron mendimin se "gazulloret"me fis prej Lushajsh te Kabashit te Pukes thon se jan te ardhur prej Nishit" Dhe hedh iden se emri Kabash na qon te qyteti Trak Kabesos dhe lidh ate me fisin e moqum trak te Besevet Afer Nishit ne shekullin e IV te e.r. dhe toponimi kabash esht fjal autoktone Iliro-shqiptare, qe ka kuptimin e enes se ujit ose gota gjysme liter e ujit dhe te nji vendi me uj te bollshem
Burimet nga te dhanat konkrete historike vertetojn se kabshi dhe kabshasit kan nji shtrirje qe nga Nishi, Kosova,Shqiperia e mesme,Kotorri,e Shkodra e deri ne Gostivar dhe ne Jugun e Shqiperis.

Kabashi dhe kabashasit kan qene tem studimi qe nga F.Bardhi,E,Qabej,K,Luka,N.Gazulli,qe kaqen piknisja e punes Xh.Meqit,per prejardhjen Kabashasve si topik dhe banore,ka mendime te ndryshme,por me thelbesore mbizotron fakti se kabashasit qe kan shtrirje ne te gjitha trojet etnikeshqiptare,kane origjinen iliro-shqiptare,ne kufit iliro-trak,qe ne gjenocidin e barbarv e sllavo-bullgare e me von bizantino-osmone ka ndodhur drama e tyre e pergjakshme.Per te mbijetur aktet gjenocidiale ata u dynden ne brendesi te trevave shqiptare.Ne Kosoven e sotme disa vende kan toponimn me emer Kabash,Kabashi i vendit afer Prizrenit,qe shtrihet ne luginen malore,me dy lagje qe indan lumi ne mes,Mahalla e gurit dhe Mahalla Zenelaj,Kabashi i Hasit, Kabashi ne Viti.Banoret e Kabashit te Vitis e kan Prejardhjen prej kabashit te vendit te Prizreni,qe para 200 vjeteve nga Kabshi i Prizrenit jan vendosur ne rrethinen e Vitis.
Nderkaq banoret e vendbanimeve ne Kosov qe kan mbiemer Kabashi gjenezen ekan prej kabashit te vendit te Prizrenit.Pleqet e Kabashit te vendit tregonin se prejardhjen e kishn nga Kolonja Toskeorise,ata me par jan vendosur ne Puke,por me argumentet shkencore bazohet ne te dhenat e etolodut Nikoll Gazulli,icili kete gojdhane shpjegon si zhvillim i vonshum te prejardhjes se Kabashve nga Kolonja ne Puke.Kete e argumenton me faktin se krahu i Shqiperis se veriut gjat lidhjeve me Ali pashe Tepelenen,pati rast te njihej me Kolonjen.

Ne Vazhdime po Jepim disa toponime qe kane lidhje me Kabashin
Ne Puke ,Kabashi(fshat),Livadhi i Kabashit,Kodra e Kabashit,Kroi i Kabashit,Podi i Kabashit,Bjeshka e Kabashit,
Shkoder Kroi i Kabashit,Lugu i Kabashit,Kabashe (toke ne Bushat she Melgushe)
Ne Kukes Kabashe (livadhe dhe are ne Perbreg)Perroi i Kabashit,me Kurbin;
Laq;Kroi i Kabashit,Koder e Kabashit 
Ne Diber e Gostivar:Mali i Kabashit ne vargmalin e Korabit:me Tirane:Kodra e Kabashit (ne Bushtrice);ne Gramshe Kabashi (fshat),Shkembi i Kabashit dhe Kalja e Kabashit; ne Pogradece Kabashi (ledine me uje te ftofte).

Ne Male Te Zi:Kabash (fshate ne Kryeporen e Kotorit,dokumentari me 1614 si Cabasse).
Ne Itali Kabash,banore arbresh te italise (kumtim i prof,Qabejt me 1977).
Ne Kolonje, Kabash(fshate) dhe fushe e Kabashit.
Ne Vlore Kabashe (are ne juge te Nivices),lugu Kabashe (kullot e pyll ne Ramice e Mesaplik).

Ne Kosove Kabashi i Vendit(fshate afer Prizrenit),Kabashe(fshate ne Komunen e Vitise).Kabashe (fshat ne Has),Lagje e banoeve ne Gjurakovc,Peje,ne fshatra te Therandes,Gjakoves,Drenices,Pejes,Kaqanikut,Gjilan fshati Kabash etj.
Xhemal Meqe na jepe per veqorit karakteristike etnokoregrafike te kabashve,veshje e Kabashit,kenga e Kabashit,vallen Kabashqe(kajde Kabashi),Vallen epike Kabashit.

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike, në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilire-dardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Në fshat, themelet e
bazilikave

Toponimi Kabashi, 
Kabashë, Kabashët, që do të thotë territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjerë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar". Në dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.

Kalaja e vjetër

Kur dihet fakti se e tërë zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, kërkesë e banorëve është që institucionet lokale - Komuna, dhe ato qendrore - Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i "Shën Markut", ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike. 

______
Marr nga:http://forumivizitor.forumo.org/t1037-fisi-kabashi

Geshtenja e Rrapes (Monument natyre)

Rrapja si rrugekalim shumeshekullor qe lidh bregditin e Shqiperise me trevat e tjera te veriut, deri ne Kosove e ne vise te tjera te Ballkanit ruan ne mjedisin e saj edhe simbole, qe nder mote e mote (vite) kane gjallur me gjethet e tyre pranverore e me degezat e njoma ne dimer. Nje nder keto gjallesa eshte "Geshtenja e Rrapes". Ka nje histori kjo geshtenje. Ajo eshte shume shekullore. Kjo peme rron, kapercen vite e vite e nuk din te plaket kurre, por vec kesaj dore e njeriut e mbolli qe te mbetet edhe monument natyre. Ja perser; Aty nen hijen e kesaj geshtenje pushuan sa e sa kalimtare, qe vinin e shkonin nder vilajete te ndryshme nga jugu ne veri, aty pushuan luftetare te lirise, aty u zbarzen edhe krisma pushkesh, por nje gjethe e saj e rene per toke hasmit i kushoi shume. Nen hijen e sja pushtuesit hengren edhe nje cope buke, ashtu sic e kishin, te ngjyer me uje deti te kripur apo me pak shellire e nje cope djath qe e kishin marre udhetaret e larget per te mbajtur shpirtin.
Kjo geshtenje nuk harrohet kurre. Ajo qendron edhe sot me ato pak dege te njoma e nuk perkulet. E themi, nuk perkulet se shtate here e gjuajti rrufeja nder mote e ate se dobesoi. Kjo geshtenje, nje peme e zakonshme eshte, por prej dhjetra vitesh eshte shpallur "Monument Natyre" dhe mbrohet nga shteti. Nje dete e saj kushton shume. Ruajeni geshtenjen e Rrapes, ka nje histori.
Burimi: Libri "Rrapja, Veshtrim i pjesshem etnokulturore I" Autor Ndue Gjoni, Puke.