Wednesday, November 20, 2013

Emrat e Deshmoreve te Atedheut nga rrethi i Pukes

Forumi Pukjan ne kuader te dites se Çilirimit te Pukes nga pushtuesit si dhe te renet per Liri e Pavaresi ju publikon gjithe emrat e Deshmoreve te Atedhuet qe jane nga rrethi i Pukes:

Deshmore te rene per Liri e Pavaresi

1. Frrok Gjergji
2. Ndue Rrucaj
3. Keqan Neziri
4. Mustafe Braha
5. Deme Brahimi
6. Rexhe Baci
7. Kurt Cina
8. Myftar Selmani
9. Ndoc Deda
10. Çup  Qafa
11. Prengë Curri
12. Zekë Curri
13. Sali Salihi
14. Zenel Aga
15. Qerim Sokoli

Deshmoret e rene pas vitit 1939

1. Ali Bytyçi
2. Zoje Djaloshi
3. Rrustem Toska
4. Nikoll Gjura
5. Pashke Hajdari
6. Zenel Çoba
7. Ymer Çoba
8. Leke Berisha
9. Ndue Ndreca
10. Halil Terbuni
11. Ismail Brahimi
12. Kadri Brahimi
13. Pjeter Alia
14. Shaban Uka
15. Bardhok Jaku
16. Dode Lleshi
17. Mehmet Muslia
18. Mark Kolgjoka
19. Ndue Mhilli
20. Pjeter Jaku
21. Vat Ndou
22. Prend Nika
23. Sadik Selmani
24. Gjoke Lleshi
25. Prenda Lleshi
26. Zef Faslia
27. Frrok Peraj
28. Zek Lleshi
29. Nikoll Cuku
30. Mark Deda
31. Pjeter Kovaçi
32. Aleksander Filipi
33. Nikoll Vorfi
34. Luke Mhilli
35. Zef Ndoj
36. Ismet U. Laçi
37. Gjin Ndoj
38. Mark Gjergji
39. Qazim Hyseni
40. Pllumb Isufi
41. Mark Isufi
42. Petrit Gega
43. Allaman Dervishi

______
Publikon: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani
Burimi: Muzeu Historik i Pukes.
Date: 20 nentor 2013

Pukes i shtohen edhe 4 Deshmore te Atedheut, 2 te tjere te shpallur qe ne vitin 1985

Sipas burimeve te Forumi Pukjan rrethit te Pukes i shtohen edhe 6 Deshmore te Atedheut. 

Sipas ketyre burimeve 4 nga keto jane shpallur nga Keshilli i Ministrave te Shqiperise me date 27.06.2013 ndersa dy te tjeret jane shpallur Deshmore te Atedheut qe ne vitin 1985, por keto nuk jane bere te njohur per publikun.

Ja dhe emrat e ri  te Deshmoreve te Atedhut qe i shtohen rrethit te Pukes:

1. Ndue M. RRUCAJ
2. Keqan Q. NEZIRI
3. Ndoc M. DEDA
4. Sali T.TAHIRI
5. Zenel M.Aga
6. Frrok K. GJERGJI

 Gjate dites se sotme date 20 nentor 2013 dites se Çlirimit te Pukes, te behen publike 15 emrat e ri te Deshmoreve te Atedheut, si dhe do behet perurimi i obleiskut te ri ne kujtim te deshmoreve te rrethit.

_______
Pergatiti: Forumi Pukjan
Date: 20.11.2013
Fotografi: Obelisku i ri ne varrezat e Deshmoreve ne qytetin e Pukes. Inaguruar me date 20 nentor 2013

Tuesday, November 19, 2013

Pukes i shtohen edhe 9 "Deshmore i Atdheut", miratuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise.

Sipas dokumentacionit te siguruar nga stafi i Forumi Pukjan, tashme rrethit te Pukes i shtohen edhe 9 "Deshmore te Atdheut" miratuar nga Keshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Statusit "Deshmor i Atdheut" Stafi Teknik.

Sipas shkreses nr.prot:206 te dates 22/07/2013 Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise i ka derguar Keshillit te Qarkut Shkoder shkresen me kete informacion:

Drejtuar: Keshillit te Qarkut Shkoder

Bashkelidhur dergojme vendimet Per dheninen e Stausit "Deshmor i Atdheut" te marra ne mbledhjen e dates 27.06.2013 te Komisionit Qendror i Statusit "Deshmor i Atdheut" si dhe njoftimet e familjareve kerkues te statusit "Deshmor i Atdheut" sipas pasqyres se meposhtme:

Nr
Emer,atesi,mbemri i
Deshmorit te Atdheut
Rrethi nga
Vjen propozimi
Emri,atesia,mbiemri i familjarit qe njoftohen
Adresa e
familjarit
1
Deme Ismail BRAHIMI
Puke
Mustaf Elez BRAHIMI
Rrape,Puke
2
Rexhe Adem BACI
Puke
Halil Musa BACI
Puke
3
Qerim SOKOLI
Puke
Ton Avdyl QERIMI
Fierze,Puke
4
Çup Prenge QAFA
Puke
Mark Preng QAFA
Fush-arrez
5
Myftar SELMANI
Puke
Muhamet Ali CUFAJ
Fush-arrez
6
Prenge Ndue CURRI
Puke
Zeke Pashk CURRI
Fush-arrez
7
Kurt Nezir CINA
Puke
Rasim Muho CINA
Puke
8
Zeke Nikoll CURRI
Puke
Zeke Pashk CURRI
Fush-arrez
9
Mustaf Adem BRAHA
Puke
Hamit Haxhi MUSTAFA
Fush-arrez

Nderkoh neser date 20 nentor 2013 do zhvillohen disa aktivitete nga Bashkia e Pukes ku do behet edhe perurimi i obeliskut te ri ne kujtim te deshmoreve te rrethit.
_______
Pergatiti: Forumi Pukjan
Date; 19.11.2013

Per liri s’na dhimbset jeta


Nje lute e pergjakshme, nuk mund te mos kishte edhe deshmoret e lirise. Nje nga keto deshmore qe rane ne lufte kunder pushtuesit eshte Kadri Brahimi dhe Ismail Brahimi.

Kadri Brahimi

Kadri Brahimi lindi ne fshati  Rrape me 19 qershor 1893. Ai vinte nga nje familje patriotesh, kjo ngase gjyshi i tij Deme Brahimi qe pjestare ne luften kunder malazezeve, te cilet pas largimit te serbeve mesyne trojet tona.
Ne Berdice te Shkodres, Dema ne moshe te re flijoi jeten. Ai lartesoi brezat e te pareve te tij. Kadriu do t’u ngjante gjysherve te tij, ndaj ate vjeshte te vitit 1944, kur autokollnat gjermane gjarperonin drejte Rrapes, ngjeshi armet dhe u bashkua me luftetaret e tjere te lirise. Kesaj kauze kaq te larte ju bashku edhe kusheriri i tij Ismail Brahimi.


Ismail Brahimi

Shtepia e Ismail Brahimit u be baze e strehimit per forcat partizane qe luftonin per liri e pavaresi. Ne ate kohe Ismail Brahimi ishte 24 vjec. Edhe pse i ri ne moshe ai u bashkua me trimat e tjere ne mbrotje te vendit dhe Atedheut.

Gjate luftes Kadriu dhe Ismaili strehuan ne stanet e tyre nje pjese te popullsise. Ne keto stane ato bene edhe rezistence kunder okupatorit. U rrethuan pabesisht se ndoshta dikush dhe i tradhetoi, por nuk u mposhten. Strehimi do t’I vihej zjarri e brenda do te digjeshin te ngujuarit. Ne kete situate perballe forcave gjermane reaguan trimat e Rrapes, Kadiru dhe Ismaili.


Nje kunvend trimash do t’u mbetej ne goje Ismailin dhe Kadriun. Ismaili i thote Kadriut nuk kemi cfare te bejme, do te luftojme e qendrojme deri ne vdekje. Dhe  ashtu ndodhi duke luftuar kunder okupatorit me ato mundesi qe kishin. U perballen me armikun, nuk treguan se ku ishin strehuar luftaret e popillit. Mbi ta rane plumbat vdekjeprures, mbi pjestaret e familjeve u bene torturat me cnjerezore.
Me gjakun e ketyre deshmoreve u shkrua edhe nje histori qe i perjetesoi ata brez pas brezi. Lapidari ne Rrape simpolizon gjakun e tyre per driten e lirise e te pavaresise kombetare. Per keto dy luftetare  rapsodi kendoi kengen:

Per liri s’na dhimbset jeta

Ne kenget tona, qe zemrat thurin,
Heroizmi ngre flamurin,
Hyn ne to gjithe historia,
Trimeria dhe lavdia.
Keshtu hyne ne kengen time,
Dy bij tima t’Rrapes trime
Burra ma t’mire s’i zen syni;
Kadri Zogu e Male Shqiri,
Ne fshati Rrape linde e rrite;
Ne vorfni, pa buke, pa drite;
Zhveshur e zbathur, ne shpin mjerimi,
Keq nga vera, keq nga dimni.
Ata shihnin mbi shqipnine
Cizmen e huaj me tradhetine
Ne terror donin ta mbanin
Per jete vendin ta skllaveronin.
Nuk durum shqipet zinxhire,
Rroken armet per t’qene t’lire,
Kur Brigada ne Rrape u ngjit;
Edhe fshati n’kembe u ngrit;
Kardiu, Mala e djem te tjere;
Rroken armet, te lehte si ere.
Nuk pushuan as nate, as dite
Priju shokeve prite me prite,
Trego rruge e trego shtigje;
Vra gjermane, makinen digje.
Bisha ngordhi, liria erdhi,
Por shume gjak shqipnia derdhi!
Ne ket gjak, qe lule mbiu,
Jane dhe Mala e Kadriu!
Ato dite, ne Lufte te Rrapes,
Jeten i falen, lirise, vatres.

_______
Pergatiti: stafi i  Forumi Pukjan
Shenim: Ky material po publikohet per here te pare ne internet nga Forumi Pukjan. Materiali publikohet ne kuader te 20 nentorit, dites se Çlirimit te Pukes.
Date: 19 nentor 2013
ilustrimi fotografik: Forumi Pukjan

Thursday, November 14, 2013

Doli libri me i ri me titull: Shtepia e qenies me autor Petrit Nika

Pertrit Nika vjen prane lexuesve pukjan dhe jo vetem me librin e tij te ri me poezi te titulluar "Shtepia e qenies".


Pasfjalë për lexuesin nga autori:


“Shtëpia e qenies” vjen si një vazhdim, deri diku i avancuar, me mistikën e frymës ekzistenciale të “Qenia brenda enës”, botuar këtu e tre mote të shkuar. Shenjat e kësaj mistike shfaqen edhe tek “Fuga temporum”, madje edhe më shpejt akoma, tek libri për fat infantilist, “Mëngjes në Alpe”, botuar në vitin 1997, me poezi të moshës 15-17 vjeçare. E them me fat, ngase më vjen mirë ende sot që është ai libër, ngase është shkruar me ndjenjë me këmbët tek toka e parajsës së moshës, për tokën djerrë të parajsës së humbur. Nga të gjithë librat e mëvonshëm, vetëm ai ka qenë më pranë parajsës, dhe unë për këtë e dua dhe besoj se për këtë nuk do të pendohem asnjëherë.
Një nga pyetjet që m’u ka bërë shpesh nga lexuesit përgjatë përgatitjes së këtij libri ka qenë lidhur më paqartësinë e gjuhës dhe sidomos për huazimet. Ndonëse është e tepërt, unë do shtoj se nga ana ime sigurisht jam plotësisht i vetëdijshëm për çdo fjalë që kam shkruar dhe për çdo varg. Kjo është materia e këtij libri dhe arsyet janë kontekstet e ndryshme, madje jo disa por shumë. Jam i vetëdijshëm për gjuhën e zgjedhur dhe e pranoj se lexuesit gjatë leximit mund t’i duhet të hapë shpesh fjalorin. Dhe shtoj se e kam zgjedhur enkas variantin pa shënime sqaruese me qëllimin e vetëm për ta nxitur vetë lexuesin ta gjejë fjalorin.
Çdo autor ka nevojë për lexues dhe i duhet lexuesi, por megjithatë unë mendoj se autori nuk ka përse të modelojë dhe për lexuesin dembel. Në fund të fundit cili është shpërblimi ynë nëse bëjmë një pakt të tillë, duke u kufizuar vetëm në fjalorin e thjeshtë që konsumojmë ne, apo lexuesi ynë gjatë një dite? Përse personaliteti i një poeti u dashka të kushtëzohet nga niveli i lexuesit të tij? Në ligjëratën e Nobelit, Josif Brodskij thoshte se lexuesi dhe krijuesi duhet të vihen në kondita të barabarta që leximi të funksionojë. Nëse lexuesi nuk i ka, nuk e paguan asnjeri poetin që ai t’ia sigurojë. Këtu kemi disnivele midis tyre. Në rastin kur janë të barabartë, ata i krahasojnë midis tyre edhe skutat më të fshehta të personalitetit. Nëse nuk janë, ose nuk përafrohen sadopak, atëherë komunikimi nuk funksionon.
Pastaj është fakt i njohur se në të gjitha gjuhët e botës, madje edhe në ato gjuhë me shkallë të lartë përpunimi dhe me aftësi e mundësi shumë të mëdha krijuese, gjejmë grupin paradigmatik të huazimeve. Huazimi si proces tregon se popujt e gjuhëve përkatëse kanë qenë, ose janë kufitarë, ose, ose kanë pasur apo kanë marrëdhënie historike, ekonomike e kulturore ndërmjet tyre. Si fenomen gjuhësor, huazimi leksikor ndodh në rrethana historike e gjuhësore të caktuara, madje edhe kur në një gjuhë ka emërtim për të njëjtën realie, apo për të njëjtin koncept.
Në fakt mund të mendohet se shqipes i mjafton vetvetja, por nuk është krejt ashtu. Duhet pranuar se asnjë gjuhe nuk i mjafton vetvetja. Të gjitha gjuhët huazojnë nga njëra-tjetra, qoftë për nevoja imediate, qoftë për nevoja të pasurimit të fondit leksikor, qoftë për ngjyrime të caktuara emocionale, qoftë për erudicion - d.m.th., për të shpërfillur me dashje lexuesin që me një sy lexon tekstin e me tjetrin shikon telenovelën. Ky është një proçes nëpër të cilin kanë kaluar pothuaj të gjitha gjuhët e planetit. Aq më tepër në gjuhën shqipe, fati i së cilës, duke qenë gjuhë e vogël, është paracaktuar më shumë për të marrë nga gjuhët e tjera se sa për të dhënë.
Aq shumë fjalë të huaja janë shqipëruar prej shekujsh dhe pranohen si pjesë e leksikut të shqipes, saqë po t’ia heqësh shqipes sot ato, hapen telashe të mëdha. Gjithësesi, krijuesi nuk mund t’ia lejojë vetes të kalojë pa u konsultuar me Fjalorin e gjuhës amë, dhe prej andej të gjejë e të përzgjedhë fjalë të rralla nga dialektet, huazimet, fjalëformimet e gatshme, gjithmonë duke qenë i vetëdijshëm për punën që bën dhe në funksion të kësaj pune.
Fatmirësisht unë e kam kaluar tashmë, të paktën prej më se një dekade, përvojën e të shkruarit poezi nën efektin e emocioneve. Për mua poezia është vetëdije e fortë logjike. Ndoshta si matematika, apo më sak, si muzika. Unë nuk e kërkoj lexuesin atje ku s’është. Madje as nuk e kërkoj fare. Kam shkruar edhe me stile të tjera dhe disa lexues me të cilët gjendem i përbashkuar në përditshmërinë time në të njëjtin kontekst social, filluan të më kërkojnë poezi dashurie me porosi. Ishte një përvojë pothuajse neveritëse. Unë nuk kërkoj më lexues. Rrjedhimisht nuk kam asnjë lloj kontrate as borgji ndaj lexuesit. Nëse e do poezinë, atëherë lexuesi le ta gjejë vetë atë. Nëse e do, atëherë e di se çështë ajo, di ta zgjedhë, di ta kërkojë. Për këtë lloj lexuesi ideal shkruaj dhe atë e tërheq në alkiminë e materies poetike duke i paraqitur gjuhën shqipe në shumë shtresa leksikore të së shkuarës dhe të së tashmes. Gjuha është pjesë e qenies sonë dhe qenie më vete, ose anima mundi. Edhe ajo ndryshon. Dhe qenia ndryshon.

______

Burimi: Pertrit Nika

Tuesday, November 12, 2013

Vitore Matoshi (Foto,

Vitore Matoshi 

FESTIVALI I BERATIT VITI 95 














_____
Burimi:Nga fb e V.M.D

Sunday, November 3, 2013

U promovua libri "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.

Ne shtepin e Kultures "E. Çabej" Qendra Kulturore e Bashkise Puke ne bashkepunim me Shoqaten "Sofra Pukjane" organizoi promovimin e botimit: "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar Puka qe ne lashtesi - 5 i autorit  Prof. Xhemal Meçi. 

Fjalen e hapjes e mbajti kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj. Arifaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: "Jo rastesisht u promovua sot ky liber pasi sot kremtojme festen "Sofra Pukjane". Vlera shkencore e kulturore te Pukes shfaqen mesemiri me keto aktivitete. Eshte merit e prof. Xhemal Meçi i cili ka sjell para lexuesve Pukjane dhe jo vetem, nje veper kaq te madhe."

Me pas kengetari pukjan Fran Pali kendoi kengen me çifteli "Kenge per Ndoc Mark Deden".

Prof.dok. Agron Xhagolli (Instituti i Studimeve Albanalogjike, Tirane) mbajti kumtesen : "Prendush Gega, "Artist i Merituar", "Poeti i Malesise" Figure emblematike e letersise artistike gojore." Xhangolli nder te tjera tha: "Te flasesh per Xhemal Meçin eshte pune e veshtire i cili ka sjell nje liber kaq shkencore. Prendush Gega eshte rapsodi me i spikatur i trevave tona. Deri me sot kimish brasti, por sot, vjen ne drite Prendush Gega dhe kjo vjen nga hulumtuesi Xhemal Meçi. Emri i Xhemal Meçit tashme eshte i njohur ne gjithe boten shkencore."

Me pas Xhovana Prendi dhe Denisa Meçi recituan disa nga poezit e Prendush Geges.

Me pas moren fjalen pershendetese edhe disa nga te pranishmit.

Ne fjalen e tij Riza Hoxha nder te tjera tha: " Profesori im Xhemal Meçi! Eshte nje njeri te cilin gjate gjithe jetes time e kam njohur aktiv dhe studioes. Jam pjese e trashegimnis se Prendush Geges pasi babai im ka kenduar kenget e Prendush Geges. Me kujtohet viti 1978 ku per here te pare kengen e Prendush Geges e kemi derguar ne festivalin e Gjirokastes, madje mbaj mend ka qene kenga: "Cfare kane malet qe gjemojne, dy sokola po luftojne."

Bajram Xhafa tha: "Ky aktivitet kaq elitar i cili zhvillohet ne kuader te punes qe ka bere Xhemal Meçi, ky amanetqar trevave pukjane e me gjere. Ai ne xhardanin e tij te madh shtoi edhe kete liber kopertina e se cilit nxjerr ne pah nje panoram te Shqiperise. Xhemal Meçi mbetet djal i hajrit i Pukes e i Malsise. Na ky liber del ne drite luften qe Puka ka ba me serbet ku thote:
"Kush e nisi luften me serbe
Osman Hoxha, past rahmet"

Shkrimtari i njohur Safer Pashaj i cili ka shkruar liber per "Allaman Dervishin" nder te tjera tha: "E them me plot gojen se studiuesi Xhemal Meçi po vazhdon ne menyren me te hatashme ne studimet e tij. Une si mallakastriot Prendush Gega me duket si zbulim. Ai eshte bashkohes i Migjenit e i Gjergj Fishtes dhe jo me kot nje krua ketu ne Puke quhet kroi i Prendush Geges. Xhemal Meçi plotesoi amanetin e Prendush Geges. Prendush Gega nuk eshte rapsod, por eshte poet. Jam dhe mbetem mik i pukjaneve."

Sabrie Nushi tha: "Keto jane momente te vecanta pasi po promovojme vlera. Falenderoj studiuesin Xhemal Meci qe na dha kete kenaqesi artistike nepermjet rapsodit Prendush Gega. Xhemal Meçi e mblodhi ne popull dhe e ktheu po ne popull nepermjet ketij libri. Kenget epiko-historike jane kenge qe vazhdoj ti mbaj edhe sot ne kujtesen time."

Deputeti ne Kuvendin e Shqiperise: Mark Frroku nder te tjera tha: "Falenderoi mesuesin time Xhemal Meçin i cili me ka dhene mesim ne 8-vjecare. Tradita shqiptare e ka pas ne tradite qe tju transmetoj brezave historin nepermjet gojdhanave. Me vjen mir qe sot vjen ne liber Prendush Gega. Ndihem krenar qe jam pukjan, pasi jam fis kabashi. Puka ka histori te madhe."

Mentor Cuku: "Dua te them, pse ka lind ne Puke? Ky ka kalu kufit. Luften qe ka pas Puka e kemi te pasqyruar nepermjet kengeve te Prendush Geges. Punen qe ka bere autori eshte dicka shume e veshire. Pasi nuk eshte lehte me ba kete veper. Xhemal Meçi eshte ba shkrimtar i permasave kombetare."

Me pas aktiviteti u mbyll me fjalen pershendetese te autorit Xhemal Meçi i cili nder te tjera tha:
 "Faleminderit qe moret pjese ne kete promovim. Ky sukses eshte merit e Prendush Geges. Me kete rast dua te falenderoj deputetin e Pukes ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frrokun i cili mbeshteti kete aktivitet, Prof. Agron Xhagolli per ndihmen e dhene per trajtimin shkencore, Ahmet Osjen, Sefer Pashkaj, Fran Pali, Denisa Meçi e Xhovalina Prendi (stermbes e Prendush Geges), Ndoc Selimi, Muhamet Kollari, Ded Qafa, Myftiut te Pukes Gezim Kopani, Bilbil Dervishi , Fran Vukaj, Ferit Ringaj, Beqir Arifaj, Puka Televizion Ramazan Ringaj presidentin e shoqates "Sofra Pukjane" Arjan Ndoj etj qe mbeshteten botimin e ketij libri."

Me pas per te pranishmit u shtrua nje koktej per te pranishmit.

______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti; Gezim Kopani
dt. 03 nentor 2013