Thursday, November 15, 2012

Ekspozite:Piktori me i mire ne 100 vjetorin e Pavaresise

Me date 14 nentor 2012 Zyra Arsimore Puke dhe QKF Puke organizuan nje ekspozite me teme: "Piktori me i mire ne 100 vjetorin e Pavaresise." Ne kete ekspozite moren pjese disa shkolla ku nxenesit kishin publikuar vizatimet e tyre. QKF Puke me rastin e kesaj ekspozite shperndau disa cmime.
Cmim te trete mori Shkolla "Ali Bytyci" Qerret
Cmim te dyte Shkolla e Bashkuar Qelez
Cmim te pare Shkolla 9-vjecare "Migjeni" Puke
 
 
 

______
Publikon: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan.

Sunday, November 4, 2012

Sofra Pukjane zhvillon koncertin "Festojme sebashku"

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise te Shqiperise dhe me rastin e 5 vjetorit te krijimit te "Sofra Pukjane" drejtuesit dhe themeluesit e Sofres Pukjane zhvilluan paradites e sotme date 04.11.2012 koncertin "Festojme sebashku"
Koncerti ishte i pasur me valle dhe kenge popullore Pukjane.

 Ne kete koncert pervec kengetareve Pukjane moren pjese Vellezrit Lleshi,Albana Pervathi,Gjon Frroku etj.
Aktiviteti u pershendet nga persidenti i "Sofra Pukjane" Arjan Ndoja i cili nder te tjera tha:
"...Une e kam thene edhe heret e tjera se une nuk jam kryetari i Sofra Pukjane por jam nje nga ato qe kontribojne per kete aktivitet. Uroj qe kjo sofer pas jeten e gjate. Ju falenderoj per pjesmarrjen tuaj falendertoj gjithashtu edhe kontribuesit e tjere te ketij aktiviteti qe jane: Ndoc Mustafa, Arben Frroku, Pjeter Doda, Mark Gjini, Rrok Gjoka,Tonin Alia,Petrit Syla,Ndue Kola, Ded Maluta,Ferit Lluka, Shpresa Al,Ndue Jaku etj. Sofra Pukjane eshte nje aktivitet pa ndonje ndikim politik.Sofra Pukjane pret miq te cilet deshirojne te kontribojne per vendelindjen tone,te ardhemen e Pukes. Sofra Pukjane kete vit perkon edhe  me 160 vjetorin e repsodit te njohur Pukjan Prendush Geges si dhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Pershendes kryetarin e Bashkise Puke z.Beqir Arifaj i cili bashkepunon per realizimin e ketij aktiviteti. Pershendes te gjithe biznesmenet Pukjane brenda dhe jasht vendit te cilet japin kontribut per Puken dhe Pukjanet."

Aktiviteti u pershendet edhe nga Kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifi qe tha: "...Ne emer te Bashkise Puke pershendes organizatoret e ketij aktiviteti pjese e se ciles eshte edhe Bashkia Puke. Me te vertet te gjithe kemi per cfare te krenohemi pasi Puka ka artist me ze te bukur te cilet kan bere ze ne shume vende.Puka mbetet nje vend artdashes,kulturedashes. Ky aktivitet eshte i vecante pasi perkon me 5 vjetorin e Sofres Pukjan dhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise."
Nje pershendetje e vecant edhe edhe nga doktorri i njohur pukjan Gjelosh Nikolla qe tha: "...Vertet jam krenar qe jam pukjan. Populli pukjan eshte  ajka e shqiperise. Puka eshte me nje histori te madhe.Dua te them se eshte e papranueshme qe shkodranet thone: "Pukjan prej shkodre" pasi ato me kete ulin veten dhe jo Pukjanet. Nuk ka popull me vlera,bujari e kulture si populli pukjan.Bujaria dhe besa Pukjane eshte keqperdorur nga ato qe kan kalur ketu. Keto qe thash te gjitha i kam gjete te shkruar.Edhe nje here pershendetje per te gjithe."
Ky aktivitet u pershendet edhe nga artisti Lezhjan Gjon Frroku i cili tha: "Ndjehem mir ne mesin e Pukjaneve te cilet jane te nderuar. Njerez si Arjan Ndoja,Mark Gjini, Rroj Gjoka etj jane njerez te cilet kan dhene shume per vendin dhe ne, e te gjithe keto jane bit e juj, bite Pukjan."
__________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Dt.4.11.2012

Veshje popullore Pukjane


Saturday, November 3, 2012

Zhvillohet veprimtaria "NE MIQESINE POETIKE te KRIJUESIT NDREC MUSTAFA"

Ne kuader te veprimtarive artistiko-historike te 100-vjetorit te Pavaresise, Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise, dega Puke ne bashkepunim me QKMBM-ne u organizua sot dt.03.11.2012 ora 12:00 ne qendren e QKMBM Tirane   veprimtaria promovuese: " NE MIQESINE POETIKE te KRIJUESIT NDREC MUSTAFA"
Kjo veprimtari mbreselenese realizohet nen kujdesin e z.Arben Imami (Minister i Mbrojtjes )
Ne kete veprimtari pershendeten intelektual dhe krijues te njohur te Shqiperise.
Veprimtaria u shoqerua me Poezi,kenge,valle, intervista etj.
Kjo veprimtari u moderua nga regjisori z.Fran Vukaj (Qytetar Nderi i qytetit te Pukes)
Ndrec Mustafa eshte autori i :

1.Te kendoj nje here mandej te vdes
2.Kenge e ngujueme
3.Vec me Kenge mallin e shuaj
4.Vall ku shkuan zogjte e bardhe
5.Simfonia e shpirtit
6.Piskama e lirise
7.Lulja e shpirtit
8.Qesh e gezohu lulekuqja e Arberit
9.Zani Im
10.Mbi shqiponja me dy krena.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustroi: Forumi Pukjan
Dt.03.11.2012

Zhvillohet "Panairi i gatimeve tradicionale Pukjane"

Shoqata "AgroPuka" ne kuader te projektit "Te kontribuojme ne permisimi e qendrueshem te jeteses se njerezve ne zonat rurale te rrethit Puke"financuar nga qendra e Kooperativave Suedeze (SCC), Shoqata AgroPuka sot me date 03.11.2012 zhvilloi panairi i gatimeve tradicionale Pukjane.

Fillimisht rreth ores 09:00 drejtuesit e ketij aktiviteti bene regjistrimin e pjesemarresve dhe rreth ores 10:00 u be edhe hapja e panairit. Pas hapjes u zhvillua vizita e panairit. Me pas stafi shpalli fituesit.
Ne kuader te ketij aktiviteti Shoqata AgroPuka rreth ores 11:30 zhvilloi nje tryeze te rrumbullaket mbi "Promovimin e gatimeve tradicionale Pukjane.
Ky aktivitet u zhvillua ne ambientet e Hanit te Perparim Lacit Puke.



______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani
Dt.03.11.2012

Thursday, November 1, 2012

Jaho Brahaj boton librin "Flamuri i Kombit Shqiptar"

Botohet libri studimor: "Flamuri i Kombit Shqiptar" i autorit Jaho Brahaj. Libri eshte botim i Shtepise Botuese "SARAS" Tirane.

 

Studimi monografik “Flamuri i Kombit Shqiptar” është mbështetur në një literaturë tejet të pasur.

 

Konkretisht motive i shqiponjës (në kulturën materiale dhe shpirtërore) është parë në lashtësi, në mesjetë, dhe në kohët e mëvonshme, kur shfaqet në Flamurin Kombëtar Shqiptar, kjo e argumentuar bindshëm si simbol e pjesë e pasurisë shpirtërore të lashtë të popullit tonë.
_____
Burimi: Jaho Brahaj
Publikon: Forumi Pukjan

dt.1.11.2012