Saturday, December 8, 2012

Festohet 100 vjetori i ngritjes se Flamurit ne Qelez.

Ne kujdesin e kryetarit te Komunes Qelez Fatmir Bala u zhvillua sot festimi i 100 vjetorit te ngritjes se flamurit ne Qelez.

Ne kete feste pervec titulluareve te rrethit te Pukes moren pjese edhe banore te fshatit Qelez,Midhe,Puke,Kabash,Mece etj.
Festa vazhdoi me vones rreth 30 minuta per shkak te kohes me shi. Fillimisht u prezantua nje radio raportazh historik mbi ngritjen e flamurit tek mani i zi tek Kisha e Shen Palit. Me pas fjalen e hapjes e beri deputeti i Pukes Ndue Paluca.
Po ashtu fjalen pershendetese e beri edhe kryetari i Komunes Qelez Fatmir Bala.Si bashkebanor i Qelzes fjalen e mori edhe kryetari i partise Socialiste dega Puke Marash Kolaj.

Pas ketyre pershendetjeve ne ambjentet e Kishes Shen Palit u zhvillua seminari me teme: "Perpjekjet e patrioteve pukjane ne luften per liri e Pavaresi."
Mjeshtri i madh i punes prof.Xhemal Meci mbajtri kumtesen me teme: "Roli i Qelzes si fshati kryesor ne kryengritjen e vitit 1912." Kumtesa e radhes me teme: "Per te ardhur tek dita e Flamurit." e mbajtur nga Marash Kolaj ne kete kumtes u permend roli i Famullitarit Dom Gasper Thacit si dhe atdhetareve te tjere te Qelzes dhe te zones.
Kumtesa e fundit me teme: "Roli i klerit katolik per "8 dhjetorin 1912" ne Qelez" u mbajt nga drejtori i Zyres Arsimore te Rrethit Puke Vladimir Kola.
Me pas Kryetari i Komunes Qelez dhe Keshilli i Komunes Qelez akorduan tituj nderi per figura me te spikatura per kete date.
Aktiviteti u pershendet nga: Kryetari i Partise Demokratike Puke Ded Pershpali, Famullitari i Kishes se Shen Palit Dom Giovani Fiochi, N/Prefekti i Pukes Martin Mardodaj si dhe N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj etj.
Nga te pranishmit me interes u degjua nje poezi e bere posacerisht nga poeti Ndrec Mustafa.

Pevec Komunes Qelez pjese organizative e ketij aktiviteti ishte edhe : Zyra Arsimore Puke nen kujdesin e Vladimir Koles, Qkf Puke dhe Qkf Fush-Arrez.Aktivitet u zhivilluan nen moderimin e regjizorit Fran Vukaj.
Aktiviteti u mbyll me nje koktej per te pranishmit.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 08.12.2012






Wednesday, December 5, 2012

Bashkia Puke boton nje broshur ne form profili

Ne muajin nentor 2012 Bashkia Puke ka botuar nje broshur ne form profili .

Ne kete profil lexuesi mund te gjej informacione mbi historin e qytetit te Pukes,informacione mbi njesin vendore Puke,burimet natyrore,popullsi, sherbimet publike. Po ashtu do gjejne informacione mbi arsimin dhe sportin,shendetesine si dhe taksat dhe tatimet.
Po ashtu do lexoni mbi institucionet social kulturore si dhe institucionet qendrore.Ne kete profil jepen pak informacione mbi turizmin.
Profili nuk ka informacione te shkruara ne gjuhen angleze gje e cila e ben te pa aksesueshem per turistet qe vizitojne qytetin e Pukes.
Autoret e ketij profili jane: Afrim Laci, Sokol Gjoni,Riza Tafilaku








______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 05.12.2012

Tuesday, November 20, 2012

Zhvillohet veprimtaria "Flamurtaret e Jubileut"

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise dhe te 68 vjetorit te Clirimit te Pukes institucioni i N/Prefektit Puke dhe te N/Kryetarit te Keshillit te Qarkut Shkoder zhvilluan sot date 20 nentor 2012 ne ambjentet e HTP veprimtarin "Flamurtaret e Jubileut".


Ky aktivitet ishte i pasur me kenge,valle popullore te pergatitur nga QKF Puke dhe QKF Fush-Arrez.
Ne kete veprimtari u ndan dhjete cmime me motivacion: "Flamurtaret e Jubileut". Me cmim u vlersuan: Komuna Gjegja per kontriubt te shquar per veprimtari atdhetare dhe artistike.Cmimi u dorzua nga N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj. Cmim mori Komuna Qelez per kontribut te shquar per atedhe dashuri e veprime artistike.Cmimi ju dorzua Fatmir Bales nga N/Prefekti i Pukes. Spitali i Pukes i krijuar qe ne vitin 1926 por gjithashtu cmim. Cmim moren: Muzeu Historik i Pukes ku kete titull e terhoqi Mjeshtri i madh i punes Prof.Xhemal Meci.Gjate nje qenderimi qe beri ne Puke gjate kohes se veres Jordan Misja hodhi iden e pare te formimit te klubit Sportiv Terbuni e nete kuader N/Prefekti Puke dhe n/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder i japin cmim "Flamurtaret e Jubileut" K.F.Terbuni cmim qe u terhoq nga Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj.Tashme ai ben 15 vjet ne transmetim ne shperbim te Pukjaneve dhe ne kete kuader cmim merr edhe Televizioni i Pukes.Ne kater nxenesit ekselente qe ka Shqiperia nje nder to eshte nje pukjane.Ne kete kuader vlersohet me cmimin e "Flamurtaret e Jubileut" studentja Pukjane Xhensila Pema.Cmim mori Sendikatat e pavaruara te rrethit Puke me kryeter Gjon Zeka.Po ashtu cmimin "Flamurtaret e Jubileut" merr edhe regjizori dhe Qytetari i Nderi te Qytetit te Pukes Fran Vukaj.Cmim mori edhe Qendra Kulturore e Femijeve Fush-Arrez me drejtor Gjovalin Alin.
Aktiviteti u mbyll me nje valle nga QKF Fush-Arrez e Puke.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Fotografi: Forumi Pukjan
Pergatiten: ArTaNi dhe Gezim Kopani

Armet me te cilat kan luftuar Pukjanet per clirimin e Pukes nga pushtimi Gjerman

Armet me te cilat kan luftuar Pukjanet per clirimin e Pukes nga pushtimi Gjerman viti 1944.
Keto arme jane dhuruar Muzeut te Pukes nga familja e deshmorit Age Kryeziu nga fshati Kryezi i Pukes.
Kjo fotografi eshte bere nga stafi i Forumi Pukjan dhe po publikohet nga stafi ne kuder te 68 vjetorit te Clirimit te Pukes nga pushtimi Gjerman.



______
Burimi: Muzeu i Pukes.
Pergatiten: Gezim Kopani dhe ArTaNi
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 20.11.2012

Monday, November 19, 2012

68 vjetori i Clirimit te Pukes

Gjate msymjes se pergjithshme te ushtrise partizane per clirimin e plote te Shqiperise,disa brigada partizane u hodhen ne luftime per clirimin e Veriut nga forcat naziste .


Edhe ne Puke nga fundi i muajit tetor 1944 Brigada XXII sulmuese hidhet ne luftime ne keto zona. Nje ndihme e mdhe i dhane Brigates XXII ishin shoket e terrenit te mbetur ne ilegalitet ne zonen e Pukes, midis te cileve Ali Bytyci u bashkua me brigaden qysh ne Shenpaln dhe qe njihnin mire zonen, zakonet dhe gjendjen politike.

(Harte qe tregon mbi veprimet luftarke per clirimin e Pukes)
 
Ne zbatim te udherit te Shtabit te Pergjithshem, Brigada XXII Sulmuese sulmonte kolonat dhe autokolonat armike, qe leviznin ne rrugen Prizren-Kukes-Puke-Shkoder-Podgorice dhe zhillonte luftime per te cliruar perfundimisht zonen e Pukes nga armiku dhe per te vendosur pushtetin ne te gjithe fshatrat dhe ne qendrat Fush-Arrez e Puke, ku ishin perqendruar edhe forca te medha armike si ato Gjermane.

Me date 28.10.1944 nje kompani pasi beri rreth 3 ore rruge, iu qep kodres se Bollave dhe hapi zjarr me te gjithe armet. Pas propagandave te ndryshme kunder Kole Bibes Partizanet arriten te fitonin zemrat e Pukjaneve e konkretish si: Halil Cela, Ndue Gjoka, Dode Marka Lleshi etj te cilet luftuan perkrah forcave partizane.

Batalioni i dyte beri marshimin nga fshati Breg ne drejtim te Rrapes dhe rreth ores 17 kaloi rrugen automobilistike e u vendosen ne fshatrat Blinisht, Kabash, Qelez, duke derguar patrulla zbulimi ne Kryezi, ne Kunore e Dardhe me detyre qe te mos lejonin forcat armike te grumbulluara ne afersi te Iballes te sulmonin prapa kraheve.
Kompania e trete e batalionit III, me 1 nentor sulmoi nje koder ne Kryezi, ku ishte vendosur posta gjermane ne mbrotje te rruges. U vrane 3 gjermoan, te tjeret iken. Ate dite gjermanet kundersulmuan 4 here, por nuk munden ta merrnin kodren dhe pesuan humbje. Nga partizanet u vra Irfan Izeti, Masat Ago dhe u plagos Filip Rrapo i cili u strehua tek shtepia e Dode Marka Lleshit. Pas strehimit kjo shtepi u rrethua nga forcat gjermane ku Filip Rrapon dhe Dode Marka Lleshin i pushkatuan.
Kompania e pare e ketij batalioni, duke u orvatur te dilte te Qafe-Mali, diktoi papritmas nje cete mercenaresh. Brigada VI sulmuese, pasi ndoqi forcat armike nga Gojani dhe Livadhhanzi, u vendosen ne Qerret.
(Fotografi e Brigades XXII e cila mundesoi Clirimin e Pukes)

U nis ne drejtim te Ibales neper Dedaj,Qelez,Bushat dhe ne ditet e para te nentorit hyri ne Iballe e ngriti flamurin e lirise. Me pas kjo brigade mori detyren qe te kalonte ne zonen Nikaj Metur e Dukagjin.
Gjermanet gjate gjithe rruges Kukes-Puke kishin vendosur nenreparte me mitraloza e topa, kishi vendosur arme te renda ne bunkere betonarmeje, duke e lidhur sistemin e zjarrit vecanerisht ne Rrape e Pezhve, ku terreni ishte i thyer e nuk kishte ven qe te mos rrihej nga zjarri i artilerise gjermane.
Me 3 nentor 1944 rreth 300 makina te shoqeruara me autoblinda e tanke leviznin ne drejtim te Pukes. Ne castin kur kreu i autokolones arriti ne fund te prites, nga ku do te hapej zjarri fillestar,makinat ndalen dhe filluan te zbresin ushtaret gjerman. Kjo ndales per partizanet ishte e papritur, gati u perzien partizanet e gjermanet.Ne luftimet e para u vrane 40 gjerman,10 vete u zun rob,20 makina iu vu zjarri. Pas kesaj gjermanet kundersulmuan ne dy anet e rruges.

Edhe Brigada XXII S hap zjarr kunder forcave gjermane qe ishin te vendosura ne Pezhve me qellim te viheshin nen presion te partizaneve dhe gjermanet te mos kishin mundesi per te sulmuar partizanet ne Rrape. Pas ketyre luftimeve gjermanet paten rreth 60 ushtare dhe oficer si dhe shume te plagosur por ashtu mbi 23 makina u dogjen ndersa u vran dy partizan he u plagosen dhe dy te tjere.
Me 4 nentor gjermanet sollen perforcime ku gjate kalimit ato u sulmuan nga partizanet pikerisht  ne Qafe Pezhve.
Partizanet me date 20.9.1944 sulmuant nga kater anet forcat  armike qe ndodheshin ne Puke.Pas luftimeve forcat gjermane u larguan nga Puka. Me 20 nentor 1944 u clirua nje here e pergjithmone qyteti i Pukes dhe gjithe krahina.
_________
Publikon: Forumi Pukjan
Burimi: Muzeu i Pukes
Pergatiten: Gezim Kopani dhe Artani (Moderator)
Date: 19 nentor 2012