Monday, August 26, 2013

Ansambli “Puka” nderohet me çmim nga UNESCO


Lodrimi me fyellin dhe çiftelinë është pasion i pandashëm dhe frymë për jetën e pjesëtarëve të ansamblit popullor “Puka”.

 Për pjesëtarët e këtij ansambli, Pjetër Nimanin, Gjovalin Ndrecën, Nikolin Qafën dhe Sadri Markun, muzika që bëjnë nuk është një punë, por një mënyrë për të përjetuar dhe për të përçuar frymë nëpërmjet muzikës që ata bëjnë në çdo koncert apo festival ku kanë marrë pjesë. Së fundmi, ansambli popullor “Puka” ka qenë pjesëmarrës në festivalin e parë popullor evropian në Athinë të Greqisë, ku janë nderuar me çmimin special “UNESCO”, duke vlerësuar punën e tyre.
Pjetër Nimani, drejtuesi artistik dhe drejtuesi i orkestrës së ansamblit “Puka” në një prononcim për gazetën thotë se “Ishte përfaqësim i ansamblit “Puka” me pjesën e saj kryesore të orkestrës, kjo për arsye të kritereve të festivalit ku nuk mundej të merrte pjesë i tërë ansambli përshkak të kritereve që kishin vendosur organizatorët e festivalit. Ishte vërtet fantastike të ndiheshe aq mirë në mes të Athinës, ku jemi pritur shumë mirë nga shqiptarët që banojnë dhe punojnë në greqi, madje do t`ju tregoj një kuriozitet, gjatë performacës tonë, kishte momente që muzika jonë mbytej nga duartrokitjet e zjarrta të shqiptarëve që ndoqën këtë festival të muzikës popullore. Marrja e çmimit special “UNESCO” ishte një emocion më vete, pasi u ndjemë jashtëzakonisht të vlerësuar për punën tonë në këto vite”.
Ndërkohë kryetari i shoqatës “Shqipëria”, Ilirjan Dhima, u shpreh tejmase i entuziazmuar për këtë performancë të ansamblit “Puka” në festivalin e parë europian në Athinë. “Ndjehem i nderuar që ndodhem me kryetarin e Bashkisë Pukë për të nderuar ansamblin popullor “Puka”. Shoqata “Shqipëria” dhe UNESCO ka nderuar me diplomat UNESCO, ansamblin dhe unë jam sot këtu për të dhënë çmimet për ta. Këta pukjanë na dhanë nder dhe kënaqësi me pjesëmarrjen e tyre ku jemi ndjerë dhe shumë krenarë. Ju falenderoj juve dhe ansamblin tuaj për këtë pjesëmarrje historike. Një folklor si folklori i ansamblit puka ka arritur madje të bëjë të qajë presidentin e UNESCO-s në Greqi gjatë këtij aktiviteti”, – theksoi kreu i shoqatës “Shqipëria”.
Ansamblin popullor “Puka” e ka përshëndetur për këtë arritje edhe kryetari i Bashkisë së Pukës. “Unë ndjehem krenar që marr një vlerësim kaq dinjitoz që më bën edhe më shumë krenar. Këta artistë janë të përmasave botërore dhe më bëjnë të ndihem krenar pasi përfaqësojnë trevën e Pukës. Unë e konsideroj se këtë pjesëtarë të ansamblit janë ambasadorët tanë në kulturë. Këta janë ata që kanë ruajtur me nivel të lartë artistik folklorin tonë. Unë nuk do të them fjalë të mira për një prej tyre, por për të gjithë pasi nuk kanë dallim në punën e tyre të mrekullueshme. Unë i falenderoj anëtarët e ansamblit “Puka” dhe jurinë që ka dhënë këtë çmim të rëndësishëm për ansamblin tonë”, tha kreu i Bashkisë Pukë.
Pas fjalëve të rastit kreu i shoqatës “Shqipëria” ka shpërndarë dhe diplomat për të gjithë pjesëtarët e ansamblit “Puka” duke ju shprehur atyre dhe mirënjohjen për arritjen e madhe në këtë festival. Ndërkohë vetë pjesëtarët e ansamblit popullor “Puka” kanë falenderuar të gjithë shqiptarët që ndoqën nga afër festivalin, ndërsa falenderime ka pasur edhe për ata pa të cilët pjesëmarrja e tyre nuk do ishte e mundur në Greqi në këtë festival. Mbështetësit kryesor të këtij aktiviteti ka qenë, Arjan Ndoja – Kryetar i sofrës Pukjane, Mark Gjinaj – Rafaelo 2002, Ludovik Hasani – Jurgen XXL, Lazer Mhilli – Vila L, Tonin Alia – Ardeno.
Çmime dhe pjesëmarrje të ansamblit popullor “Puka”
Orkestra e ansamblit “Puka” është nderuar me çmime të shumta ku ndër çmimet më të rëndësishme ka qenë ai “Naim Frashëri” urdhër i klasit të tretë. Ata janë vlerësuar gjithashtu me çmimin e madh nga universiteti “Alfred Topfler”.
Ansambli “Puka” ka qenë pjesëmarrës në festivale të shumta në Austri, Zvicër, Poloni, Greqi e madje edhe në Egjiptin e largët ku tingujt muzikorë veriorë kanë pushtuar vendin. Formacione të ndryshme të këtij ansambli kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme edhe në Ballkan, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe në Itali gjithashtu.
Pjestarët e ansamblit “Puka” që janë nderuar me çmimin special “UNESCO”
Pjeter Nimani – Drejtues Artistik, drejtues i orkestrës së ansamblit popullor “Puka”. Pjesëmarrës në të gjitha festivalet kombëtare të organizuara në Gjirokastër dhe Berat, gjithashtu pjesëmarrës në të gjitha festivalet lokale dhe ndërkombëtare ku ka qenë pjesë dhe ansambli “Puka”.
Gjovalin Ndreca – Instrumentist i veglave frymore, laureat i disa festivaleve, qytetar nderi i Lezhës
Nikolin Qafa – Instrumentist virtuoz i ansamblit, pjestar i disa festivaleve kombëtare
Sadri Marku – Instrumentist virtuoz i orkestrës së ansmablit “Puka”, pjesëmarrës në shumicën e festivaleve kombëtare.
______
Burimi: gazetametropol.com

Krijohet shoqata e emigranteve Pukjan ne SHBA


Krijohet per here te pare ne SHBA shoqata e pare e emigranteve Pukjan "Puka" ne SHBA. Ideatori i krijimit te kesaj shoqate eshte e emigrantit pukjan Fran Gjoka.

Qellimi i krijimit te kesaj shoqate eshte bashkimi i komunitetit Pukjan qe ndodhen emigran ne SHBA si dhe per te ruajtur traditen Pukjane si dhe gjuhen amë.

Nje tjeter qellim i krijimit te kesaj shoqate eshte edhe ardhja ne ndihme e familjeve ne nevoje ne rrethin e Pukes ne ato raste kur do kerkohet ndihma e emigranteve Pukjan.
Edhe me pare ne rastet e publikimeve te familjeve ne nevoje emigranti Pukjan Fran Gjoka ka dhene kontribute te ndryshme per tju ardhur ne ndihme. Duke treguar keshtu gatishmerin e tij per te ndihmuar Pukjanet pa dallim.

______
Burimi: Fran Gjoka
Ne fotografi: Fran Gjoka

Wednesday, August 21, 2013

RIZA MUSTAF KRYEZIU



Rizai kaloi shumë kohë në Kosovë për situatat politike të krijuara lidhur me Mustafë Kryeziun dhe të birin Elezin. Ky për natyrë ishte më pak ambicioz, më i qetë dhe me prirje për pajtim. Në fillim të LANÇL Riza Kryeziu mbajti qëndrim asnjanës. Në tetor 1944 u thirr në Pod' Kishës, (Mejdan), prej përkrahësve të Kolë Bib Mirakës dhe iu propozua grada kapiten me kusht që të merrte pjesë në luftën kundër partizanëve. Rizai iu shmang me urtësi këtij propozimi. Ndërsa po kthehej me "ndore", dikush shtiu mbi të, sa përpak mbet i vrarë.Ardhjen e Brigadës XXII-S e priti bujarisht. Komandanti i kësaj Brigade fillimisht u vendos në kullën e rehatshme të Riza Agës dhe i kërkoi që të zgjidhej Kryetar i Këshillit ANÇL të fshatit Kryezi. N/kryetar u zgjodh Zekë Quni, kurse sekretar Nuhi Elezi. Edhe i biri, Aliu, ndonëse i ri, për shërbimet që kreu, sot është veteran i LANÇL. Më pas Aliu u burgos për qëndrimin e tij antikomunist dhe familja e tij u shpall "kulak". E shoqja e Aliut, një bijë e Salih Petkajt, hoqi shumë, por përballoi me dinjitet vuajtjet e shkaktuara nga "Lufta e Klasave". Megjithëkëtë, geni fisnik i kësaj familjeje nuk u shua. Vazhdon me Mustafë Ali Arifajn, i cili u përfshi në lëvizjen e proçeseve demokratike që në Janar 1990. Sot i diplomuar, ekonomist agrar.

______
Burimi: Libri “Kabashi” me  autor  Xhemal Meçit.

Ju ftojme te vizitoni faqen tone ne Facebook

Te nderuar vizitor te Forumi Pukjan!


Stafi i Forumi Pukjan njofton te gjithe naviguesit se eshte hapur ne facebook faqja "Fan Pages" e Forumi Pukjan.


Faqja e vjeter e Forumi Pukjan ka qen user dhe per kete arsye numri i antrareve ka qene i kufizuar dhe per kete qellim kemi hap ne facebook nje fan pages ku mjafton te klikoni ne butonin "Pelqej" ose "Like" per tu bere antar i faqes tone.
Per te hyre ne faqen tone ne facebook kliko ketu: https://www.facebook.com/pages/Forumi-Pukjan/729742070384674?fref=ts

Ju mirepresim!

Admin

Friday, August 9, 2013

REPORTAZH/Udhëtim në Pukën Turistike

Pasi gjarpëron në një rrugë panoramike, në mes pyjeve të pishës, nën flladet verore të Bjeshkëve qyteti i Pukës i shtrirë në mesin e kurorës së gjelbër duket se të uron mirëseardhjen. Një mirëseardhje krejt të veçantë ku bukuritë natyrore të kësaj treve janë befasuese e ku e vetmja simfoni që mbizotëron është magjia e ujërave të kristaltë që gurgullojnë në lumenjtë që përshkojnë zonën. 

Një panoramë çlodhëse e relaksuese që vetë natyra e ka qëndisur deri në detajet më të imëta duke u dirigjuar e luajtur nga cicërimat e zogjve dhe puhizat e lehta të flladit që përcjellin Bjeshkët të miksuara me aromën e luleve të luginave. E lokalizuar në verilindje të vendit Puka është në gjendje të ndërthurë traditën me modernen, antiken me klasiken, të bukurën me të brishten. 

E duket sikur kufijtë natyrorë, të cilët e përkufizojnë fizikisht qytetin, bien në kontraditë dhe nuk paralelizohen me bujarinë, mikpritjen dhe zemërgjerësine pukjane gjë që e shprehin mjaft qartë turistët që e vizitojnë vendin. 

E ndërsa udhëtohet drejt Pukës gjelbërimi, ajri dhe freskia marrin jetë dhe të falin ndjesitë e munguara në shumë vende, madje edhe atje ku teknologjia mund të ketë arritur majën asgjë nuk barazvlerësohet me natyrën që pikturoi këtë qytet malor. 

Bukurit natyrore të kësaj treve janë aq befasuese, sa janë befasuese dhe interesante edhe jeta e malsorve që jetojnë në këto anë, ku tradita kulturore dhe njësitë shpirtërore e materiale janë trashëguar brez pas brezi. Natyra e rrallë magjepse e Pukës, ka krijuar mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor, duke e kthyer këtë zonë në mesin e veriut të Shqipërisë në një ofertë turistike të kënaqshme, larg zhurmave të qyteteve të mëdha, larg smogut e ndotjes akustike. 

Natyra duket se është treguar shumë bujare me këtë zonë duke i falur mjedise natyrale për t’u admiruar me male, lëndina e livadhe të panumërta. 

Gjithashtu bimët e shumllojshme medicinale dhe frutat e egra, janë resurse që natyra i ka dhuruar kësaj krahine duke i kthyer hapësirat e gjelbërta të Pukës në një amfiteatër gjigant joshës e natyral me plot surpriza, për turistët që vlerësojnë resurset e kësaj zone. 

Puka, si një vend i paeksploruar shumë, nga turistet vendas dhe të huaj është një ndër zonat ku natyra të ofron pamje të mahnitshme, të virgjëra e të pastra në një sipërfaqe totale 1250 km2. Klima malore e Pukës, bjeshkët e saj me pyjet që brenda duket se mbajnë historinë janë dhurata që natyra i ka bërë kësaj zone në mënyre që njeriu t’i përdorë, janë germat e arta që skaliten krenare përgjatë historisë pukjane. 

Pushimet një ditore në kampe të improvizuara vetjake janë një tjetër mundësi që rrethi i Pukës ofron kryesisht për turistët e huaj. Fan dhe Anik Lin janë një cift turistësh të ardhur nga Belgjika. 

Pasi kanë vizituar Alpet Shqiptare, kanë zgjedhur si një ndër vendpushimet e tyre dhe natyrën e rrethit të Pukës ku sëbashku me fëmijet ndjehen të lumtur dhe mjaft të sigurt në natyrën e qetë të veriut shqiptar ku të vetmet “zhurma” që prishin qetësinë janë cicërimat e zogjve dhe puhizat e lehta të flladit që përcjellin Bjeshket të miksuara me aromën e luleve të luginave. 

Mes obsioneve të shumëllojshme për të kaluar momente të paharrueshme, nën shoqërinë e mbretëreshës natyre është dhe turizmi ujor, ku hedhjet nga lartësitë e mëdha të atyre puseve të fqinje siç njihen nga banorët të improvizuara si ujëvara do të jenë një kujtim i rrallë i një imagjinate të pakufishme. 

Hedhjet nga lartësitë mbeten një kujtim i paharruar për këdo që në fshatin Kryezi viziton ujvarat që banoret i njohin si Pusat e Kqinje, të cilët po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. 

Turizmi ujor është mjaft i përhapur në rrethin verior, udhëtimet përmes ujrave të Drinit, në liqenin e Komanit dhe Fierzës mbeten të paharruar për këdo që ka fatin të përshkojë inteneraret turistike në mesin e grykave madhështore me malet e thepisura të shkëmbinjve gëlqerorë, të cilët jo rrallë zbukurohen me gjelbërimin ‘rebel” që vetëm natyra mund ta qëndiste me aq kujdes. 

Qerimi, drejtuesi i varkës që na përcjell në ujrat e Liqenit të Komanit na ben të ditur se çmimet janë shumë të favorshme. Të lundrosh nga Komani në drejtim të Fierzës kushton vetëm 500 lekë. Por teksa mund të kalosh një ditë nga ato të veçantat e jetës, në kthim disa metra pa arritur bregun, atje ku merr rrugën për t’ju rikthyer qytetit, një tjetër mister pret turistët. Mbi tatëpjetën që zbret thik e me krenari mbi brigjet e liqenit të Komanit ndodhet dhe një ndër shpellat më të veçanta në Shqipëri e njohur si shpella e Murgjve, një nga 80 shpellat që ka rrethi i Pukës. 

Turistët e radhës që kanë vendosur të njihen me këtë monument natyror janë një ekip mjekësh gjerman të cilët sëbashku me familjet e tyre kanë zgjedhur Pukën si destinacionin e tyre turistik. Duket sikur mesazhi i tyre si profesionist është i thjeshtë e i qartë: Natyra, freskia e gjelbërimi është burim e nje jete të shëndetshme. Nën shoqërinë e lakuriqve të nates, ata nuk ngurojnë të njihen me bukuritë e rralla, si një tjetër e veçantë që të ofron Puka
./balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/reportazh-udhetim-ne-puken-turistike-144372.html/ Per video kliko ketu: https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=fxpNTrCcoLY

Saturday, July 6, 2013

Doli libri me i ri: "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.

Shkrimtari i njohur Pukjan Prof.Xhemal Meçi vjen tek lexuesit Pukjan me librin me te ri te titulluar:

"Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.

Prendush Gega u lind me 2 guht 1850 ne shtatin Bicaj, dikur lagje e Kabasht. I ati quhej Gege Paloka. E ema Lene, bi prej Qerreti te Vogel. Edhe e shoqaja quhej Lene. Kane pase nje vajze, e martur ne Fierze.

Prendush Gega (1850-1938) eshte autor i me se 100 kengeve historike, shoqerore dhe humori e satirash per me se 50 vjet krijimtari.

Kenget e tij me tematike historike qe prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Lufta per Liri e Pavaresi, Lufta kunder pushtuesve serbo-malazezze e tjere deri me 1920, bashke me kenge per Bajram Beg Currin si edhe  kenget  e kundershtimit te taksave te pazakonta, pasojat e Kryngritjes 1926 deri tek kenge per Mbretin Zogu I; te cilat ne teresi u bene model, shembulli, "kengetore" (shkolle rapsodie) per rapsodet pasardhes.

Kane mbete kenge lapidar kenget per Rrethimin e Shkodres, Lufta e Fletit; kenge per Gjin Leken, Zeke Jakinin,  Mustaf Age Kryeziun, Ndrec Mar Deden, Sali Kabashin, Nikolle Currin etj.
Kjo krijimtari e rrale eshte kenduar qe prej rrafshit te Dukagjinit, Kosove, deri ne Brigjet e Adriatikut, si edhe ne festivale kombetare.
Emigrantet i kane kenduar edhe ne Europen Veriore e Perendimore ne SHBA (USA).

Studiues dhe profesore te shquar e kane quajte:

-Poeti i Kabashit (L.Shantoja, 1921)
-Histori e Gjalle (Migjeni, 1936)
-Poeti i Malesise (Prof,E.Koliqi, 1942)
-Nje rapsod i madh (Prof.Z.Sako.1971)
-Poet popullore i Kabashit (Prof. J.Kastrati, 1982)
-Figure Emblematike (Prof. A.Xhangolli, 2010)

Ky eshte vellimi i pare.

Kete liber mund ta gjeni prane Muzeut te qytetit te Pukes me cimin 600 leke.

__________
Pergatiti: Gezim Kopani
Foto; Forumi Pukjan
Date: 05.07.2013