Sunday, November 3, 2013

U promovua libri "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.

Ne shtepin e Kultures "E. Çabej" Qendra Kulturore e Bashkise Puke ne bashkepunim me Shoqaten "Sofra Pukjane" organizoi promovimin e botimit: "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar Puka qe ne lashtesi - 5 i autorit  Prof. Xhemal Meçi. 

Fjalen e hapjes e mbajti kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj. Arifaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: "Jo rastesisht u promovua sot ky liber pasi sot kremtojme festen "Sofra Pukjane". Vlera shkencore e kulturore te Pukes shfaqen mesemiri me keto aktivitete. Eshte merit e prof. Xhemal Meçi i cili ka sjell para lexuesve Pukjane dhe jo vetem, nje veper kaq te madhe."

Me pas kengetari pukjan Fran Pali kendoi kengen me çifteli "Kenge per Ndoc Mark Deden".

Prof.dok. Agron Xhagolli (Instituti i Studimeve Albanalogjike, Tirane) mbajti kumtesen : "Prendush Gega, "Artist i Merituar", "Poeti i Malesise" Figure emblematike e letersise artistike gojore." Xhangolli nder te tjera tha: "Te flasesh per Xhemal Meçin eshte pune e veshtire i cili ka sjell nje liber kaq shkencore. Prendush Gega eshte rapsodi me i spikatur i trevave tona. Deri me sot kimish brasti, por sot, vjen ne drite Prendush Gega dhe kjo vjen nga hulumtuesi Xhemal Meçi. Emri i Xhemal Meçit tashme eshte i njohur ne gjithe boten shkencore."

Me pas Xhovana Prendi dhe Denisa Meçi recituan disa nga poezit e Prendush Geges.

Me pas moren fjalen pershendetese edhe disa nga te pranishmit.

Ne fjalen e tij Riza Hoxha nder te tjera tha: " Profesori im Xhemal Meçi! Eshte nje njeri te cilin gjate gjithe jetes time e kam njohur aktiv dhe studioes. Jam pjese e trashegimnis se Prendush Geges pasi babai im ka kenduar kenget e Prendush Geges. Me kujtohet viti 1978 ku per here te pare kengen e Prendush Geges e kemi derguar ne festivalin e Gjirokastes, madje mbaj mend ka qene kenga: "Cfare kane malet qe gjemojne, dy sokola po luftojne."

Bajram Xhafa tha: "Ky aktivitet kaq elitar i cili zhvillohet ne kuader te punes qe ka bere Xhemal Meçi, ky amanetqar trevave pukjane e me gjere. Ai ne xhardanin e tij te madh shtoi edhe kete liber kopertina e se cilit nxjerr ne pah nje panoram te Shqiperise. Xhemal Meçi mbetet djal i hajrit i Pukes e i Malsise. Na ky liber del ne drite luften qe Puka ka ba me serbet ku thote:
"Kush e nisi luften me serbe
Osman Hoxha, past rahmet"

Shkrimtari i njohur Safer Pashaj i cili ka shkruar liber per "Allaman Dervishin" nder te tjera tha: "E them me plot gojen se studiuesi Xhemal Meçi po vazhdon ne menyren me te hatashme ne studimet e tij. Une si mallakastriot Prendush Gega me duket si zbulim. Ai eshte bashkohes i Migjenit e i Gjergj Fishtes dhe jo me kot nje krua ketu ne Puke quhet kroi i Prendush Geges. Xhemal Meçi plotesoi amanetin e Prendush Geges. Prendush Gega nuk eshte rapsod, por eshte poet. Jam dhe mbetem mik i pukjaneve."

Sabrie Nushi tha: "Keto jane momente te vecanta pasi po promovojme vlera. Falenderoj studiuesin Xhemal Meci qe na dha kete kenaqesi artistike nepermjet rapsodit Prendush Gega. Xhemal Meçi e mblodhi ne popull dhe e ktheu po ne popull nepermjet ketij libri. Kenget epiko-historike jane kenge qe vazhdoj ti mbaj edhe sot ne kujtesen time."

Deputeti ne Kuvendin e Shqiperise: Mark Frroku nder te tjera tha: "Falenderoi mesuesin time Xhemal Meçin i cili me ka dhene mesim ne 8-vjecare. Tradita shqiptare e ka pas ne tradite qe tju transmetoj brezave historin nepermjet gojdhanave. Me vjen mir qe sot vjen ne liber Prendush Gega. Ndihem krenar qe jam pukjan, pasi jam fis kabashi. Puka ka histori te madhe."

Mentor Cuku: "Dua te them, pse ka lind ne Puke? Ky ka kalu kufit. Luften qe ka pas Puka e kemi te pasqyruar nepermjet kengeve te Prendush Geges. Punen qe ka bere autori eshte dicka shume e veshire. Pasi nuk eshte lehte me ba kete veper. Xhemal Meçi eshte ba shkrimtar i permasave kombetare."

Me pas aktiviteti u mbyll me fjalen pershendetese te autorit Xhemal Meçi i cili nder te tjera tha:
 "Faleminderit qe moret pjese ne kete promovim. Ky sukses eshte merit e Prendush Geges. Me kete rast dua te falenderoj deputetin e Pukes ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frrokun i cili mbeshteti kete aktivitet, Prof. Agron Xhagolli per ndihmen e dhene per trajtimin shkencore, Ahmet Osjen, Sefer Pashkaj, Fran Pali, Denisa Meçi e Xhovalina Prendi (stermbes e Prendush Geges), Ndoc Selimi, Muhamet Kollari, Ded Qafa, Myftiut te Pukes Gezim Kopani, Bilbil Dervishi , Fran Vukaj, Ferit Ringaj, Beqir Arifaj, Puka Televizion Ramazan Ringaj presidentin e shoqates "Sofra Pukjane" Arjan Ndoj etj qe mbeshteten botimin e ketij libri."

Me pas per te pranishmit u shtrua nje koktej per te pranishmit.

______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti; Gezim Kopani
dt. 03 nentor 2013

U zhvillua sot "Sofra Pukjane" edicioni 6


U zhvillua sot ne qytetin e Pukes aktiviteti kulturore qe bashkon pukjanet anan e mban ne qytetin e Pukes "Sofra Pukjane" gjashte.

Aktiviteti fillimisht startoj me promovimin e librit "Poeti i Malesise Prendush Gega" artist i merituar i autorit Xhemal Meçi.

Me pas aktiviteti vazhdoi me spektalin "Sofra Pukjane" edicioni i gjashte.
Ne kete aktivitet mori pjese presidenti i shoqates "Sofra Pukjane" Arjan Ndoja, deputeti ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frroku si dhe shume intelektual dhe personalitete te njohura. Ne skene u ngjiten valletar dhe kengetare te njohur pukjane.
_____
Burimi: Forumi Pukjan
03 nentor 2013

Shkrimtarja e njohur Mirela Sula vjen tek lexuesit me dy libra te ri.

Shkrimtarja e njohur Mirela Sula vjen tek lexuesit me dy libra te rinje
Libri i pare quhet "Mos e ler dashurin te ike" dhe librin me poezi te titulluar : "Kthim te vetja"


Per me shume vizitoni fan pagen e "Mirela Sula" si dhe ne: http://mirelasula.com/













_____
Publikon: Forumi Pukjan
03 nentor 2013

Thursday, October 24, 2013

Tuesday, October 22, 2013

PERSPEKTIVA TURISTIKE PER IBALLEN

Nga JAHO BRAHAJ
Që në koherat e lashta kjo krahine ka qenë e banuar dhe me rëndësi për zhvillimin ekonomik e kulturor të Ballkanit sepse përshkohej nga rruget që lidhnin Ultesirën Bregdetare me pllajen fushore te Kosovës.
Iballja sot ne vetvehte fsheh shumë potenciale ekonomike, turistike, etno-kulturore dhe gjenetike te kulturave bujqësore, frutikulturë dhe kafshë shtepiake e të egra.
Pozita gjeografike e zones së Iballes është dominuese mbi luginën e Drinit që e rrethon nga tre drejtime.Popullsia përbehet kryesisht nga banore te dy fiseve sipas konceptimit etnologjik shqiptar: Berishas dhe Thaç.
Dëshmite e shumta etnologjike dhe te objekteve e gjurmëve arkeologjike dëshmojnë, se kjo krahine është e banuar që në lashtësi. Udhepërshkruesit dhe albanologët e huaj kanë dëshmuar që në mesin e shekullit XIX e në vazhdim, zbulime e rrënoja arkeologjike dhe gjurme rrugësh të lashta.
Do dallojmë nga të tjerat Kalanë e Iballes të përiudhës romake, e cila ishte e tipit të qarkuar me kanal uji mbrojtës. Nga F. Nopça kemi dhe skicen planimetrike riveluese, por deri më sot nuk është germuar dhe as studiuar. Në Rapsaj, në lartësin mbi 900 m. mbi nivelin e detit janë gjurmët e një fortifikimi të kasaj periudhe ashtu si kemi në Gralisht (Bugjon) dhe në krahun verior të kësaj krahine në Berishe një kështjellë tjetër.
Popullësia ruan shume gojdhana per fisin e Thaçit, për migrime të brandshme dhe me dëshmi se një pjesë e saj ka ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit (Kosovë), nga pastaj në shekujt e Mesjetës së Vone, kemi dëshmi që disa vëllazëri u kthyen në këto fusha, ku kishte kushte shumë të favorshme bujqësore.
Nga ana tjetër për fisin e Berishës kemi dëshmi të shkruara që në shekullin e parë të e.r. se Berisha në antikitet thirrej me këtë emër (Bertish- nga Apiani, shek I, e.re) dhe ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve (Bjeshkët e Nemuna) dhe më vone ky emërtim për një zone e një popullsi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shekullin e XIII, që janë banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqiptare, në shek. XIII në Ulqin, fisi i Kuçit (sot Mali i Zi) me princin mesjetar shqiptar Lala Drekali është berishas, në Shkoder, Pejë dhe fushat per rreth saj, në rrafshin e Dukagjinit, në Kaçanik, në qytetin mesjetar te Janjevës etj. ku ato kanë trashëguar, që nga lashtësia kujtesën nga territori nga u shpërndanë, por në ato kohra me kuptimin gjeografik, dhe jo si shpeshherë ngatërrohet, se ato janë të prejardhun nga fisi Berishë, i cili si koncept etnologjik është shumë më i vonshëm. Legjenda e popullatës së fisit Berishë është e krahasueshme me atë që na thonë shkrimtarët e vjeter grek dhe latin për popullin e lashtë të Ballkanit: “…Pelazgët janë të lindur prej dheut…”.
Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se “…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…”. Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.
Në këtë krahinë dëshmohen kisha të vjetra si; Kisha e Alshiçes-Berishë, Kisha Zojes Shnaprende-Kokdodë, Kisha mbrenda rrënojave të kalasë së Iballes e shumë të tjera. Në këtë zonë kanë vepruar dhe ruhen gjurmët e dy manastireve benediktine të vjeter e të lashtë.
Në këtë krahinë ruhen rite më të lashtë se tremijëvjeçare, si ritet e varrimit dhe Gjama e Burrave, të cilat gjejnë analogji në veprat e Homerit dhe të tragjedianëve grekë. Po kështu ruhen veshje tradicionale të lashta të shoqëruara me motive (ornamente) me shpjegime mitike e kozmogonik.
Për periudhen e hershme Mesjetare për Iballen ka dëshmi të shumta, që është popullsi mbartëse e asaj që njihet me emrin “Kultura e Komanit”, kulturë që trashëgon elemente e veçori trashëguese të popullsisë ilire.
Bukuria natyrore e kësaj treve është një nga dhuratat më të çmueshme dhe e pa vlerësuar, e shendetëshme dhe befasuese për çdo vizitor të huaj.
Vlerat natyrore, trashëgimia e pasur historike e kulturore shpirtërore e materiale e gershetuar me tiparet karakteristike të malësorit iballas, e bëjnë këtë trevë të dashur e të nderuar jo vetëm për banorët e saj, por edhe per vizitorët e viseve të tjera shqiptare dhe për turistët e huaj.
______
Burimi: pukatv.tv

Televizioni lokal "Puka tv" hap faqe ne internet

Pukjanet tashme kan nje mundesi te re per te marr informacione mbi rrethin e Pukes pasi televizioni lokal "Puka televizion" ka hap faqen e vet ne internet me kete emertim: www.pukatv.tv 

Saturday, September 28, 2013