
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Xhemal Reshit Meçi Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në etnokulturën, gjuhësinë e historinë kombëtare, për punën kërkimore dhe botimet e rëndësishme për të drejtën zakonore, pasurinë leksikore, atë folklorike dhe historike.”
Presidenti Topi dekoron z. Dedë Nikollë Qafa me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Dedë Nikollë Qafa Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut shumëvjeçar në rrethin e Pukës, si punonjës i përkushtuar dhe drejtues i aftë, për arritjet si biznesmen i suksesshëm i cili shquan për humanizmin që tregon ndaj njerëzve në nevojë.”
Ja dhe dekorata e dhene per kete titull

_______
Pergaditi: Forumi Pukjan
Marr nga: /president.al/
No comments:
Post a Comment