Tuesday, July 17, 2012
Perkujtohet 20 vjetori i themelimit te Famullis Puke.
Ne ambjentet e salles se leksioneve Eqerem Cabej Puke u zhvillua nje simpozium ne kuader te 20 vjetorit te themelimi te Famullise "Zoja e Paperlyer" Puke.
Aktivitetin e hapi Famullitari Giovani Fiocchi i cili falenderoj te pranishmit per pjesmarrjen. Me pas u degjua nga Ndok Seferi nje ligjerat e perhapjes se Krishterimit ne Puke deri ne vitet 1990. Fakte mbi aktivitetin e fese Katolike pas vitit 1991 e mbajti Nikoll Paluca.
Aktiviteti u pershendet edhe nga Myftiu i Pukes Imam Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: "Me besimin e sinqerte tek Krijuesi i vetem do arrihet cdo here nje standart i larte besimi, respekti dhe mirekuptimi ne shoqeri.
Ne kuader te 20 vjetorit te krijimi te Famullise Puke pershendesim drejtuesit e kesaj Famullie dhe nepermjet tyre edhe besimtaret katolik."
Nje tjeter kumtes ishte ajo e Gjergj Alia i cili pershkroi disa caste te themelimit te Famullise Puke nga viti 1991 deri ne vitin 2000.
Me vemendje u degjua edhe fjala e perfaqsueseve te Motrave te Nene Terezes ne Puke ku u permend rrugen qe ka ndjek ajo ne predikimin e fese Katolike ne rrethin e Pukes.
Aktiviteti perfundoj me fjale pershendetese te pranishmeve.
_______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 17.7.2012
Subscribe to:
Posts (Atom)