Burimet natyrore
Ne rrethin e Pukes gjenden:
-Kromi
-Azbesti ne kodrat e Pukes
-Baker ne fshatin Lajthize
-Kaulina Lajthize Dedaj
Pasuri mbitokesore
-Bime mjeksore si: boronica, shtogu, trumza, lisna, shkema etj.
-Kerpudha te llojeve te ndryshme
-Pyje si ahu, bredhi, pisha.
-Gure dekorative
Tokat
Ne zonat, ne lartesi 300-1200 m shtrihen tokat e hirta, te hirta kafe, te kafejta. Ne lartesite 700 m shtrihen krysisht tokat e kafejta. Ne lartesine 1000 m shtrihen tokat e murme pyjore dhe mbi 1200 m tokat livadhore malore. Per shkak te larmise se madhe te relivit dhe kushteve klimatike ne sektore te vecante vihen re inversione te bimesise dhe te tokave.
BURIMET NATYRORE
a) Hidrografia
Pjesa me e madhe e rrethit te Pukes laget nga liqenet e ndertuara mbi lumin Drin dhe kjo ka ndikuar ne permisimn e klimes. Pervec kesaj nje numer i konsiderueshem perrenjesh kalojne ne afersi te Pukes dhe nje pjese e tyre pershkojne Bashkine Puke, Komunen Qerret, Iballe, Fush-Arrez etj. Nder to mund te permendim Perroi i Bojes, perroi i Ahut, Perroi i Gomsiqes. Po ashtu nje rol te madh luajne edhe dy leqenet artificial qe ndodhen ne Bashkine e Pukes.
b) Bimesia
Bimesia ne rrethin e Pukes eshte e shumellojshme, fale larmise litologjike, relievit dhe kushteve klimatike jane mjaft te perhapura pisha, bredhi, ahu, dhe shkurret. Druret frutore qe kultivohen nga popullisa e Pukes jane geshtenja,. arra, molla, qershia e kumbulla si dhe vreshtat.
Pervec kesaj mjaft te zhvilluara jane dhe kullotat natyrore te cilat perdoren per ushqyerjen e bagetive. Gjate viteve te trazicionit eshte demtuar bimesia nga shfrytezimi pa kriter i pyjeve dhe kjo ka sjell per pasoje rritjen e erozionit. Duhet thene se kurora e Pukes megjithe demtimet e pjesshme ne pergjithesi eshte e pa demtuar dhe perbehet nga pyjet te mbjellura ne menyre artificiale 40 vjet me pare.
______
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustori: Forumi Pukjan
Burimi: Profili i Bashkise Puke viti 2002
No comments:
Post a Comment