Monday, March 26, 2012

Xhemal Laçi , Figure e ndritur e popullit Shqiptare

Xhemal Laçi ( 1914 - 1994 )


Xhemal Laci, "Qytetar Nderi" i Pukes, eshte nje personalitet dhe luftetar i shquar i ceshtjes kombetare shqiptare dhe njekohesisht, nje luftetare i paepur per pavaresine e Atdheut e lirine e popullit.


Zhvillimet ekonikime kulturor, shoqeror e politik,ai ka konceptuar e mbrojtur gjithmone sipas modelit qeverises anglez, hollandez, belg, danez, norvegjez, suedez etj, regjime mbreterore demokratike, shembull ne Europe dhe ne bote.

Tek kolonel Xhemal Laci, qene misheruar virtytet e verteta te malesorit pukjane, njeri serioz, ngulmues ne parime, i paepur ne ideale. trim e guximtare per ceshtjen e Atdheut.

Xhemal Laçi u lind ne Laçaj te Pukes ne vitin 1914, ne nje familje te varfer por atdhetare, shembull vendosmerise per te perballuar jeten e veshtire e me guxim se ciles nuk i munguan kurre buraa e zotet te punes e besimit si dhe intelektual te talentuar, qe nga Zmajl Laci, Halil Laci, Beqir Laci, kapiten Ymer Laci, kolonel Xhemal Laci .

Me 7 - 12 prill ai organizoi ne Puke protesta mbarepopullore kunder pushtimit fashist, te cilat i vazhdoi edhe ne Has e Tropoje. Studimet i ka vazhduar ne Itali per Akadamine Ushtareke.
Me 1943 ai merr pjese ne luften e Recit. Me 3 tetor te vitit 1943 Xhemal Laci organizoj tubime dhe organizime te shumta sic ishte ajo "Beslidhja e Kabashit".


Xhemal Laci ne emigracion u bashkua me Abaz Kupin per te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptare. Ai mori pjese gjithashtu edhe ne komunitetin Kombetare "Shqiperia e Lire" . Nga cilesite e larta qe kishte Xhemal Laci si dhe pergaditjet e tij mori titullin "Legjioni i nderit" nga Departamenti i Nju Jorkut.
Xhemal Laci ne vitin 1992 u kthye ne atdheun e tij. Pasi erdhi ne Puke ne vitin 1994 Xhemal Laci ndroi jete.
Ne varrin e tij kan bere respekte personalitete te larte te shtetit Shqiptare ku permendim ketu Mbretin Leka I-re.

_______________
Pergaditi dhe ilustroi: Gezim Kopani
Marr nga: Puka qe ne lashtesi, fq.116.

No comments:

Post a Comment