Sunday, January 29, 2012

Te dhena per qytetin e Pukes, viti 2012


Bashkia Puke eshte nje Bashki e vogel me rreth 5484 banore.Eshte qender  e rrethit te Pukes dhe gjendet ne pjesen veriperendimore te Shqiperise dhe kufizohet me keto njesi vendore: ne veri me Komunen e Qelezes dhe me fshatin Kabash te Komunes Rrape . Ne lindje e verilindje me Komunen Rrape . Ne jug me Komunen Gjegjan ne perendim dhe veriperendim me Komunen Luf-Qerret.
Aktualisht numeron 5 484 mije banore, ose 1584 mije familje , ku rreth 260 familje (ose 16.5%) trajtohen me ndihme ekonomike ne Bashkine e qytetit te Pukes.
Ne kontekstin gjeografik, Bashkia Puke shtrihet ne nje zone malore me nje siperfaqe prej 40.21 km2, ndersa siperfaqja e qytetit eshte 26 ha. 2000 ha e zene pyjet natyrore dushku, pishe, ahu zene nje siperfaqe rreth 2000 ha, pjesa e fundit te saj te tokes pre 2612 hektare. Pjesa tjeter e kesaj  siperfaqeje perbehet 403 hektare kullota, 88 ha toke bujqesore dhe 25 hektare troje te tjera.
Qyteti i Pukes eshte qender rrethi, me nje gjendje te veshtire ekonomike te qytetit dhe me rritje te papunsise e cila mbetet nje prej problemeve kryesore.
Zhvillimi i sektorit privat lidhet me ekzistencen e nje numri te kufizuar njesish tregetare qe kryesisht jane biznese te vogla te cilat numerohen te jene 144 biznese te vlersuara "biznes i vogel" dhe 15 biznese te vlersuara si "biznes i madh".
Burimi kryesor i punesimit aktualisht mbetet ne qytet mbeten te ardhurat e emigranteve, ndersa per Bashkise Puke fabrika e kepuceve.
Nderkohe nje mundesi e mir per zhvillim do ishte zhvillimi i turizmit malor per te cilen nuk behet asnje pune serioze edhe pse pothuajse gjitha njesite vendore permendin faktin se Turizmi ngelet nje projektet me te medha per zhvillimin e rrethit te Pukes.
____
Publikon: Forumi Pukjan

Info: Keto jane te dhena te reja te freskuara ne muajin janar te vitit 2012

Monday, January 23, 2012

Fotografi "Ansambli Puka"

Keto jane disa fotografi te "Ansambli Puka" Ne fotografi keni te publikuar Instrumente te Ansambli Puka, Kostume popullore te treves se Pukes.
(Musical traditional instruments and dresings)
 
 __________
Publikon: Forumi Pukjan
Pergatiti: ArTaNi dhe Gezim Kopani
Shenim: Keto fotografi po publikohen per here te pare ne internet nga Forumi Pukjan.

Friday, January 20, 2012

Fshati Qelez Puke viti 1934

Ne fotografi nxenesit e shkolles se Qelezes se bashku me mesuesin e tyre Zef Perjaku, Viti 1934.

Tuesday, January 17, 2012

Moj e mire, qe del ne lamë

Moj e mire, qe del ne lame.
Lumi burri si t'ka xane,
Lumja vjehrra si e thrret: nane,
Lumi oborri si e shkel me kame,
Lumi qeni si i qe me ngrane,
T'mjert jarana ku i ke lane,
S'kam kane shum njizet e nande,
Zet e nande, afer tridhete, 
Ia lash motres amanet,
Me mi ruj ma mire se t'vet
Me m'ia u da **** permjet,
Atij t'voglit njanen krejt,
Asht ma i ri e i ndin lezet,
Moter zeza, mos pash dite,
Si t'ruj tute, c't'i baj te mite?
______
Publikon: Forumi Pukjan
Nga libri: Jeta ne Kenge

Fran Vukaj

Aktor, regjisor, poet, prezantues dhe moderator ne veprimtari artistike brenda dhe jashte Shqiperise, i vleresuar me titullin e larte "Martin Camaj", akorduar nga Keshilli i Qarkut Shkoder me date 15.03.2006 me kete motivacion: " Si regjisor i mirenjohur i Trevave Veriore te Shqiperise dhe si vleresim i nje pune te suksesshme 30-vjecare ne fushen e artit dhe te kultures."
Titullin e larte: "Krenaria e Unionit Artistik te Kombit Shqiptar" me kete motivacion: "Per kontribut te shquar ne promovmin e vlerave me te mira te artit e kultures Pukjane, te trashegimise se pasur kulturore te kesaj treve, brenda dhe jashte Shqiperise, si aktor, regjisor, interpretues dhe krijues me vlera te spikatura kombetare, me 16 prill 2011.'
_______
Publikon: Forumi Pukjan

FISI THAQI


Fisi i Thaçit është një nga fiset krysore të 12 Fiseve te Lekës me një shtrirje të gjërë, jo vetem ne Pukë, por edhe në Mirditë, Zadrimë, Shkodër, si edhe në Kosovë. Thaçi e lidh veten me një katragjysh te hershëm, Murr Dedin, i cili i përket fillimit të shekullit 11, para 33 brezesh (33 x 30 vjet brezi = 990 vjet më parë). Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afër detit (detit Adriatik) brënda prinzipatës së Arbërit. (Frrok Kolë Gjergji, brezi i tretë në Arst Miliska; 4) Kolë Gjergji, 5) Gjergj Uka, 6) Ukë Delia, 7) Deli Mema,  Memë Rama, 9) Ramë Iseni, 10) Isen Marku, 11) Mark Buça, 12) Buç Gjeçi, 13) Gjeç Gjoni, 14) Gjon Prendi, 15) Pre` Biba, 16) Bib Loli, 17) Lol Bitri, 18) Bitër Bushati, 19) Bushat Cili, 20) Cil Vili, 21) Vil Kola, 22) Kolë Palushi, 23) Palush Pjetri, 24) Pjetër Leci, 25) Lec Alia, 26) Ali Begu, 27) Beg Piruni, 28) Pirun Mula, 29) Mulë Daka, 30) Dakë Ndreu, 31) Ndre Pogu, 32) Pog Murri, 33) Murr Dedi). Të Murr Dedit për jetesë më të sigurtë u larguan prej fushës Mamurr Detit (Mamurras?). Në udhën drejt veriut ngulen në Bushat të Shkodrës, ku djali i porsalindur aty u pagësua me emrin Bushat Cili rreth viteve 1350. Bitër Bushati me të vetët mori udhën e Tuzit. Trysnia e sllavëve malazez e detyroi të futej në thellësi të maleve drejt lindjes. Kaluan nëper Pult, Shllak, Dri (Skvinë), Berishë Vendi (Fushë Thaç), Kryezi dhe zbritën në Iballë. (fis Kabashi siç thotë tradita). Nga perëndimi - verilindje banonin të fisit të Berishës.
Me Thaç mbahen edhe Gojan, Domgjon, Bisakë (Mirditë), por që thonë se i përkasin Thaçit të Kosovës. Kurse Gojani Thaçit të Bushatit. Thaçi në Kosovë ka shtrirje të mjaft, i cili mbahet i një <fisi>. Me Thaçin e Pukës thonë se i lidh emri, por nuk mbahet mend të jenë të dalun prej këtu. Emri i përbashkët mund të lidhet me huazim reciprok në kushtet e formimit të lidhjeve fisnore nga fundi i shekullit XV-të e në vazhdim. Hallë Bije Vokshi tregon se vllaznia Vokshi është Thaç. Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) në Gjakovë. Prej tij ka mbetur Dardha Isufe. (Hasan Ismaili, brezi I dytë; 3) Ismail Murati, 4) Murat Ademi, 5) Adem Sulejmani, 6) Sulejman Ali Vokshi, 7) Ali Ademi,  Adem Hasani, 9) Hasan Isufi, 10) Isuf Vokshi, 1610. Kështu, Isuf Vokshi u perket viteve 1680. Po të hetohet në brezat që vashdojnë në drejtim të Thaçit, Voksh - Thaç, atëherë brezat do të vijonin përtej 13 - 15 brezëve e më shumë në Kosovë. Ndërsa keto Breza në Iballë ishin në të 13-tin, në Pult në të 15-tin, se në Tuz tradita thotë se ishte Bitër Bushati, brezi i 18-të. Prandaj, brenda kësaj tradite kemi një paralelizëm brezash Thaçi në Kosovë me atë të Thaçit që perpiqesh për mbijetesë në brendsi të malësive veriperëndimore; gjë që pohon se nuk ka një vazhdimësi Thaçi në Kosovë të shkuar prej Iballe apo Pultit, por një Thaç anas (vendas) në Kosovë, emri i të cilit mund të lidhet me huazime në kushtet e rilindjes së maredhenjëve fisnore ose edhe të nje burimi të perbashkët shqiptar.
Shtrirja e Thaçit
Fisi i Thaçit në krahinen e Pukës ka këtë shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Në Iballë, Fierzë, Mzi e tjerë, Thaçi është i përzier me fise të tjera. Fillimisht u vëndos në Iballë. Me mbështetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe Rruges së Madhe i ndarë në katër vllazni: Buçaj (Buçgjecaj), Dodaj (Dodgjeçaj), Gegaj (Geggjeçaj) dhe Pregjeçaj (te Prend Gjeçit). Të Dodegjeçajt u larguan në Dushman (Shllak). Vendin e këtij vëllai e zuri Bobi, i cili u rradhit vëlla i katërt. Bobi thotë se ishte shkëputur nga Thaçi <vëlla> nëpër Pult. Ndërsa Thaçi nguli në Iballë, Bobi nguli në Kokëdodë dhe Fierzë. Bëri darkën (gostën) e gëzimit të bashkimit me fisin e tij, Thaçin. Po në Thaç ka edhe një shpjegim tjetër: të pranuar si të mbështetur.
Forzimi i Thaçit e dobësoj ndikimin e Zotnisë mbi Brigje. Zotnitë atëherë e ndanë Bajrakun e Thaçit dysh: në Bajrakun e Bugjonit dhe në Bajrakun e Iballës. Megjithëatë Bajraku i Bugjonit mbeti Bajraku krysor. Bajraktar qe shtëpia e Kolë Rexhës, e ardhur prej Fierze në Bugjon, por më gjëndjen ekonomike në rënie të Frrok Kolë Bajraktarit, nga fillimi i shekullit XX-të, fidhoi të forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj të Bugjonit dhe të bëhej një rivale e derës së Bajraktarit për sa i takon ndikimit në Bajrakun e Bugjonit dhe në mbarë Dheun e Eper (Iballë). Por kjo gjëndje e krijuar nuk solli dobësimin e Bajrakut të Bugjonit. Ky Bajrak mbeti një nga Bjraqet më të forta të Pukës dhe vazhdonte ta quante veten Bajraku i Thaçit. Krenet e tjera të Thaçit, që luajten një rol me rëndësi në Thaç dhe Dheun e Eper e deri për krahinen mbarë, qe dera e Mirakajve, Vojvoda i Thaçit, që hyn në krenet e para të Thaçit. Për rolin dhe pozitën shoqërore të Mirakajve misionari katolik A. Dedë Pazi, gjatë vizitës së tij në Iballë 1891, shkruante se për ardhjen e tyre dërguan për të lajmëruar Prelë Mehmetin, kreun e Iballës. <Sapo ky dëgjoi se tre klerikë ishin duke arritur në Iballë, i dha zë vendit me disa të shtëna revolje, pastaj… me vrap u drejtua… për të na dalë para.> A. Dedë Pazi mësoi nga vendasit se Thaçi paska ardhur <për të zënë vend në këto male (të Iballës)… rreth një shekull e gjysmë më parë.> Sipas tij del se erdhen të Thaçit aty nga viti 1740. Rëndësi ka edhe tradita e ardhjes së Thaçit aty na bëhët e ditur edhe 100 vjet më parë. Kurse përllogaritjet janë dhëne të shpjeguara, se Thaçi ishte ngulur aty nga vitet 1580. Pra afro 160 vjet para. (A. Fuv Cordignano, Shqipëria nëpërmjet veprës… A. Dede Pazit (1847-1914), VII I, Rome, I.E.L. 1933).
Buçajt e Iballës, duke qënë afer Zotnive dhe në lidhje me ta, u bënë myslimanë. Por, për ti ruajtur lidhjet fisnore me Bugjonin, me të cilin i kishin më të forta nëpërmjet deres së Bajraktarit (Bajraktarit të Thaçit) u bënë një premtim:brez mbas brezi Buçajt do ta festonin natën e Shënkollit (5 dhjetor) me qiri të ndezur dhe ferlik. Bugjoni, i prekur nga kjo bujari vëllazërore, iu përgjegj se nuk do ta hante kurrë më mishin e derrit. Të dy palët i mbajten premtimet. Bugjoni, nën ndikimin e martesave me fqinjët katolikë vendosi ta hante mishin e derrit vetëm nga vitet 1930. Buçajt e ruajn edhe sot premtimin e tyre vëllazëror, si Thaç.
_____________
Marrë nga libëri : Kanuni i Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës 

Publikon: Forumi Pukjan
Mbrapsht në krye

Ferit Kabashi: Veteran i shquar i luftes per lirine dhe pavaresine e Kosoves.



Gjashte breza me tradita atdhetare
Haxhi Rruste Kabashi, babagjyshi i Ferit Kabashit qe kreu i fshatit Korishte (Kabash) dhe nje nder kreret e Prizrenit, ku kishte ndikim te madh. Kesisoj, u be nje pre perkrahesve te Sulejman Vokshit ne mbrotje te krereve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe idealeve te tyre. Per me shume : "Haxhi Rruste Kabashi dokumentohet si nje prej krereve te Kosoves per organizimin dhe udheheqjen e kryengrtjeve 1884-1885." (Prof.Sh.Hoxha, kumtese "Veterani" Tirane 5 shtator 2010)




(Ne fotografi Ferit Kabashi,fotografi e bere ne Puke,2011)

Per figura te lufterave per liri e pavarsi si H.Rruste Kabashi, Adem Demaci, "Mantela e Kosoves." (28 vjet ne burgjet serbe) eshte shprehe me vlersime te vecanta per sakrificat e Rr.Kabashit si indivite e si familje: "Po vjen koha e shumepritur, kur shqiptaret po i hulumtojne rrenjet e tyre... per nderin tone para vendeve te tjera. Per kete na deshi dhe na ndihmoi Amerika dhe Europa...."
Sabri M.Novosella e ka cilesuar : "Hero i linjes kombetare.."(shkrim i botuar ne "Prishtina sot" 17 gusht 2010)
Edhe studiues te tjere e kan quajtur: "Nje nder organizatoret dhe drejtuesit e Levizjes Kombetare per liri 1900-1910", "Plaku i shume lufterave per liri"

Ne vazhdim per me se nje shekull vazhdon te kendohet ne kenge popullore dhe te shkruhet ne vargje poetike:

"Kesaj lufte kush ia nisi?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi"


Kurse stermbesa Drenusha E.Kabashi brezi i 6-te i thur vargjet keshtu:

"Gjyshit tim ne histori
Nbet i ka gishti n'allti
Per Liri e Shqiptari.
Rruste Kasbashi , emri i tij."


Regjizori Fran Vukaj reciton ne Prizeren ne prani te 650 spektatoreve vargjet e fuqishme:

"Rrusta ish flamuri i luftes,
Rrusta ish baruti i pushkes!
Shpirti i tij ishte Liria.
Anderra e tij Pavaresia!
Njeqind vjet dhe erdhi dita.
Dekreton Sali Berisha
Yll Bajrakun e Lirise
I jep Urdherin e Trimerise!

(Prof.Dr.Sali Berisha , ish-President i Republikes se Shqiperise, Dekret Nr.435 date 26.01.1993, Urdher "Per veprimtari Patriotike te klasit I)


Ferit H.Kabashi, brezi i katert, vijues i Shqiptarizmes.


Feriti eshte nje burre me pamje e sjellje fisnike; eshte tregimtare e kuvendtar me humor qe permes krahasimeve shpreh urti e pervoje. Cmon burrerine, humanizmin, clitersine, por edhe seriozitetin, unitetin, korrektesine, barabaresine, shoqerine, vellazerine e fqinjesie.

Kur vjen puna per me fole per vete e te bijte, trehohet i kursyer, fjalepaket. Shmanget dhe kerkon qe ti kaloje shkarazi, si pa rendesi - nje modesti e tepruar.
Ka 3 vjet qe e njihem me te, por vetem pak nga pak, me shkeputje dhe nderhyrje gjate biesedimeve, kam mundur te shkepues copeza nga jeta e tij, qe eshte plot atdhetarizem.
Zanafillen e kane qe ne shkolle, ku bashke me moshataret, sado te rinje flisinin per flamurin kombetare, per Diten e Flamurit, per historine e Skenderbetu, Lidhjen e Shqiptare te Prizereit, per "vellazerim bashkimin" me serbet, malazezet dhe maqedonasit, qe ishte nje mashtrim. Shqiptaret trejtoheshin si te dores se dyte. Te gjitha ketu u shtonin dashurine per flamurin, gjuhen, historine e vertete kombetare shqiptare, krahas kembenguljes per liri e te drejta te barabarta me serbo-malazeset e maqedonasit.
Ne keto organizime e siper, u thirr ushtar. E derguan ne Slloveni. Mbasdisa muajsh u lajmerua se i ka vdek nje vajze e mitur. Kujdesi shendetesor per femijet kosovar shqiptare ishte i pakte. Mori leje ne komanden ushtarake per "mort". kur hyri ne Kosove gjeti je situate politike te tensionuar: ishi shtuar burgosjet. Nder te burgosurit ieshte edhe Adem Demaci. U Kthye ne repart me urrjtjen qe ishte perhape kudo ne Kosove per padrejtesite qe beheshin. Kjo situate e nxiti me shume qe te kerkonte prej shokeve te tij ushtare shqiptare te organizoheshin per veprime konkrete. Mes tyre ishte edhe Enver Pozhegu. Megjithate UDB-ja serbe i kishte futur kudo kthetrat e veta. Nje ushtare i pranuar ne partine komuniste jugosllave H.R. nga Gjakova denoncoi Feritin, te cilin e arrestuan. E mbajten per disa dite ne paraburgim. I hoqen rrypin e mesit dhe kepucet. Ne kete gjendje te veshtire erdhi ne ndihme Enver Pozhegu.E ndihmoi te arratisej se bashku. Menduan per te kaluar kufirin dhe per te hyre ne Itali. Ishte nate me bore, Feriti ecte me zor pa kepuce. Kishte mbeshtjelle kembet me peca. Ne ecje e siper u ndalen prej rojave te kufirit. U arrestuan. Feriti u denua me 5 vjet burg dhe u dergua ne burgun me famekeq te Ballkanit Goli Otok. Aty u njoh me te rinj te vendosur per shqiptareziem si: Teki Dervishi, Sabri Maxhuni Novosella, me te cilet u be shoke ideali. Mbas tre vjet e gjysem lirohet prej burgu. Por pa kaluar shume dite, u thirr perseri ushtar, ku u burgos perseri. Per Feritin nuk kishte pajtim me masat shtypese serbe. Keshtu mbeti gjithnje ne pergjim e gjurmim. Arrestohet perseri per perkrahje te domstrateave te vitit 1981. Mbas nje muaji lirohet per mungese "provash", por gjithje nen vezhgim. Prandaj nuk iu dha asnje e drejte punesimi ne ndermarrje shteterore. Ne keto kushte, Feriti iu kthye punes bujqesore, ku siguroi nje jetese te thjeshte gjate se ciles rriti edhe pese femijet e vet.
Per me teper i dha strehe e perkrahje edhe Teki Dervishit me familje. E kishin pushuar nga puna si ate edhe gruan e tij. I mori ne shtepi per disa kohe, kur kishi mbetur keq. Te Feriti gjeten strehe e siguri.

______
Burimi: G.Veterani, fq.6 v.2010
Shkruar nga: Xhemal Meci.
Info: Shkrimi nuk eshte i plote....
Ilustrim: Forumi Pukjan

Shtese: Ferit Kabashi eshte nga Kabashi i Pukes, hera e fundit qe Ferit Kabashi ka vizituar Puken eshte ne aktivitetin e Sofres Pukjane ne vitin 2011.