Katundi Rrape shtrihet ne te dy anet e rruges automobilistike Shkoder Kukes ne mes te Pukes e FusheArsit ne nje relief si te rrafshete i rrethuar me kodrina te mveshura me dushkaja dhe geshtenja.Ketuedhe ne kohe te lashte ka kaluar rruga e vjeter antike.Qe ne ate kohe Rrapja ka patur hanin e vet me emerin Hani i Forrikut, ne kete hane bujshin karvane tregetaresh qe nga Shqiperija etnike , Kosova Prizreni e Gjakova.
Rrapja eshte vende pa uje dhe si rezultat prodhimet bujqesore ishin te pakta por Rrapexhijet merreshin me blegtori artizanate dhe pune bujqesore si kositje,prashitje ne fushat e zadrimes dhe te Shkoders.
Rrapja ne kohen e regjimit osman ka patur rreth 15 shtepi kryesisht kasolle me gjethe, rralle ndonji here ndonje shtepi me drrasa e me mure guri.
Nga vjen emri i Rrapes?
Emeri Rrape vjen nga lashtesija. Gojedhenat thone se disa hanxhije qe vinin me karvane nga bregdeti u ndaluan per vit e fjete tek hani. Njeri prej tyre mguli nje thuper prej deges se rrapit te cilen e kishte patur si thuper per te ngare kuajt gjate rruges. ne te nesermen udhetaret nisen heret dhe e harrojne aty te ngulur. Ma vone thupra ose shkopi zene dhe rritet dhe si shume fshatra te tjera mori emerin e vete Rrape , Rrape ne emer te rrapit qe u mboll aty mbas disa vitesh rrapi u tha dhe ne vendin e tije u mbolle nji geshtenje.
Prejardhja e geshtenjes se Rrapes
Pasi u tha rrapi ne vend te saj u mboll nje geshtenje.Ajo gjendet edhe sot mbas 250 - 300 vitesh. Kjo eshte monument kulture dhe mbane fotografine ne kopertine e librit te Mahir Hotit e Gjovalin Alise Puka veshtrim gjeografik. Per geshtenjen ka nji poezi te cilet po i citojme ma poshte;
Geshtenja E Rrapes,
Me deget tuaja na ke mbulue,
Tuj re bore e tuj ra shi,
Shpesh aty jena strehue,
Kurre s na ke pase merzi,
Deget tuaja jane tue u tha,
Keshtu rrodhi histoirija,
ne libra kane me te pa,
afer xhades tue u pervelue,
kerkon uje etjen me shue...
Lufta e Rrapes me 20 tetor 1944.
Brigata 24 vinte nga Miredita per te kalue nga Rrapja e me clirue zonen e Pukes Ne kte date ne Rrape u perball me autokollonen gjermane. Lufta ishte e ashper, u vrane disa gjermane dhe u dogjen disa makina te autokollones gjermane, gjermanet kryen reprezalje mbi popullsine, dogjen shtepi dhe vrane Kadri Zogun dhe Male Shaqen. Nga ajo dite u shkrue ne histori lufta e Rrapes dhe ne kujtim te kesaje lufte per qdo vit festohet kjo dite nga i gjithe ne rrethin e Pukes.
Rrapexhijet bashke me feqijet e qytetit te tyre Puke e Fushe Arsi kane ndihmuar hapjen e rruges automobilistike nga bora e madhe qe zakonishte bje ne keto zona Shtoj se ne rastet e bllokimit te rruges nga bora Rrapexhijet kane strehuar shoferet ne shtepite e tyre, ketu permenden Elez Dema Rrustem Kadrija Jaho Kadana Bajram Shaqia e te tjere, i priten me bujarine e Pukjenit me shprehjen buke e krip e zemer.
Posta e Rrapes
Posta e Rrapes ka funksionuar qe ne kohen e sundimit Turk dhe vazhdoj e tille ne kohen e Austrise ne ate te Vidi te Fan Nolit Zogut dhe deri ne 1943 Posta e Rrapes ka qene per gjithe zonen perrreth saje.
Hani i Rrapes
Hani i Rrapes ka nji histori te vecant e te lashte siq u cek ma lart. Ky Hane ka ekzistue qe ne kohe te hershme, ne kohen e Ilirit qe lidhet edhe me rrugen e vjeter etnike e antike.
Ketu ka qene njie nyje lidhese ne mes te Aderiatikut dhe Kosoves.Ky han ishte edhe i siguruar nga keqbersit, plaqkitjet per arsye se Rrapja ishte ne nji fare menyre dorzane per shtegetaret qe bujshin aty.
Rreth nje kilometer large eshte Rrapja e vogel ose siq i thone shtepija e Memes me disa shtepi te vogla perrreth shtepise se Memes eshte nji shtepi e madhe patriarkale ne rreth 85 anetare familje.
Prodhimet bujqesore ishin te pakta sepse pjesa ma e madhe e tokes ishte mbi uje. Kjo shtepi merrej me blegtori, ka patur rreth 45 deri 6oo koke bageti te imta plus lope e qe.Tufa kishte 7 , 8 coban dhe ma se 15 qene stani dhe shtepije.
Shtepija e Memes kishte shume kullosa dhe mrize. Kullosat fillonin ne kodrat e Rrapes, ne maje ertune , livadhe kabash e qafe lari`. Me vendosjen e sistemit komunist ne vitin 1944 shtepija e Memes u nda ne disa shtepi sepse udhezimi ishte qe te mos kishte shtepi te medhe patriarkale, vlen te permendet nji ngjarje ne kohen e zogut, nji hasiane e ze nata rruges afer shtepise se Memajve, shtegtari ishte megjith gruan e vet shtatzane. Shtegetari e thrret o zoti i shtepise A pret miq,,,O hajde bujrem i pergjigjet i zoti i shtepise. Mbasi hyne ne shtepi tek zjarri fillon edhe muhabeti, shtegttari thote se jam nisur per ne Shkoder per te vizituar gruan sepse e kame te semure, plus kesaj e kam edhe statzane.Mbasi u nxehen dhe hangern darke gruan e kapen krizat dhe gruaja e shtepise me ne moshe e merr gruan dhe e dergon ne nje dhome te vogel ku zakonishte perdorej si dhome lindje e shteoise se madhe. Nga 12 e nates ndigjohej nji za femije i porsalindur, sigurishte qe ne dhomen e burrave nuk shkoj asnje lajme per lindjen e djalit. Ne nadja heret kure erdhen kafet dhe rakija te shoqit i tha i zoti i shtepise ,,,Me jete te gjate djalin o mik. Per nji moment shtegetari u shtange. Mbas nje pauze te shkurter fytyra filloj ti shedrise, Faleminderie o mik une erdhe dy vete e po shkoj tre vete ne shtepi, dhe qe ne ate moment u bene kumbari dhe djalin e pakezuan me emerin Shpetim. I shoqi udhetoj vetem per ne Shkoder sepse gruaja lehone donte disa dite per te pushue para se te merrte rruge per ne shtepine e vete.
Shkolla e Rrapes
Ne vitin 1945 filloj te ndertohet shkolla e Rrapes dhe perfundoj ne vitin 1946. Shumica e punimeve u kryen me kontribut vullnetare nga vete populli i rrapes.Per here te pare vogelushit e rrapes ulen ne bankat e shkolles se re. Ne kete shkolle erdhen edhe femijet e Memes etjere. Me ane te ketij shkrimi per histirikun e Rrapes se Pukes Jemi perpjekur mbrenda mundesive tona dhe njohurive qe kemi patur per studimin e kesaj treve ku edhe une jam biri i saje . Sigurishte qe ky fshat i vogel ka nje histori te madhe por le te ja u leme fjalen e fundit histirianeve duke e pasurue kete materjal edhe me studime te tjera te personaliteteve te tjera qe merren me studime. Rrapja ka histori te lavdishme dhe ka qene gjithmone nje nyje lidhese e Shqiperise etnike.
Geshtenja e Rrapes
(Monomet i ruajtur nga Shteti)
____________
Burimi: Forumi Vizitor
Pergaditi dhe perzgjodhi:Riza Ademi
No comments:
Post a Comment