Gjashte breza me tradita atdhetare
Haxhi Rruste Kabashi, babagjyshi i Ferit Kabashit qe kreu i fshatit Korishte (Kabash) dhe nje nder kreret e Prizrenit, ku kishte ndikim te madh. Kesisoj, u be nje pre perkrahesve te Sulejman Vokshit ne mbrotje te krereve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe idealeve te tyre. Per me shume : "Haxhi Rruste Kabashi dokumentohet si nje prej krereve te Kosoves per organizimin dhe udheheqjen e kryengrtjeve 1884-1885." (Prof.Sh.Hoxha, kumtese "Veterani" Tirane 5 shtator 2010)
(Ne fotografi Ferit Kabashi,fotografi e bere ne Puke,2011)
Per figura te lufterave per liri e pavarsi si H.Rruste Kabashi, Adem Demaci, "Mantela e Kosoves." (28 vjet ne burgjet serbe) eshte shprehe me vlersime te vecanta per sakrificat e Rr.Kabashit si indivite e si familje: "Po vjen koha e shumepritur, kur shqiptaret po i hulumtojne rrenjet e tyre... per nderin tone para vendeve te tjera. Per kete na deshi dhe na ndihmoi Amerika dhe Europa...."
Sabri M.Novosella e ka cilesuar : "Hero i linjes kombetare.."(shkrim i botuar ne "Prishtina sot" 17 gusht 2010)
Edhe studiues te tjere e kan quajtur: "Nje nder organizatoret dhe drejtuesit e Levizjes Kombetare per liri 1900-1910", "Plaku i shume lufterave per liri"
Ne vazhdim per me se nje shekull vazhdon te kendohet ne kenge popullore dhe te shkruhet ne vargje poetike:
"Kesaj lufte kush ia nisi?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi"
Kurse stermbesa Drenusha E.Kabashi brezi i 6-te i thur vargjet keshtu:
"Gjyshit tim ne histori
Nbet i ka gishti n'allti
Per Liri e Shqiptari.
Rruste Kasbashi , emri i tij."
Regjizori Fran Vukaj reciton ne Prizeren ne prani te 650 spektatoreve vargjet e fuqishme:
"Rrusta ish flamuri i luftes,
Rrusta ish baruti i pushkes!
Shpirti i tij ishte Liria.
Anderra e tij Pavaresia!
Njeqind vjet dhe erdhi dita.
Dekreton Sali Berisha
Yll Bajrakun e Lirise
I jep Urdherin e Trimerise!
(Prof.Dr.Sali Berisha , ish-President i Republikes se Shqiperise, Dekret Nr.435 date 26.01.1993, Urdher "Per veprimtari Patriotike te klasit I)
Ferit H.Kabashi, brezi i katert, vijues i Shqiptarizmes.
Feriti eshte nje burre me pamje e sjellje fisnike; eshte tregimtare e kuvendtar me humor qe permes krahasimeve shpreh urti e pervoje. Cmon burrerine, humanizmin, clitersine, por edhe seriozitetin, unitetin, korrektesine, barabaresine, shoqerine, vellazerine e fqinjesie.
Kur vjen puna per me fole per vete e te bijte, trehohet i kursyer, fjalepaket. Shmanget dhe kerkon qe ti kaloje shkarazi, si pa rendesi - nje modesti e tepruar.
Ka 3 vjet qe e njihem me te, por vetem pak nga pak, me shkeputje dhe nderhyrje gjate biesedimeve, kam mundur te shkepues copeza nga jeta e tij, qe eshte plot atdhetarizem.
Zanafillen e kane qe ne shkolle, ku bashke me moshataret, sado te rinje flisinin per flamurin kombetare, per Diten e Flamurit, per historine e Skenderbetu, Lidhjen e Shqiptare te Prizereit, per "vellazerim bashkimin" me serbet, malazezet dhe maqedonasit, qe ishte nje mashtrim. Shqiptaret trejtoheshin si te dores se dyte. Te gjitha ketu u shtonin dashurine per flamurin, gjuhen, historine e vertete kombetare shqiptare, krahas kembenguljes per liri e te drejta te barabarta me serbo-malazeset e maqedonasit.
Ne keto organizime e siper, u thirr ushtar. E derguan ne Slloveni. Mbasdisa muajsh u lajmerua se i ka vdek nje vajze e mitur. Kujdesi shendetesor per femijet kosovar shqiptare ishte i pakte. Mori leje ne komanden ushtarake per "mort". kur hyri ne Kosove gjeti je situate politike te tensionuar: ishi shtuar burgosjet. Nder te burgosurit ieshte edhe Adem Demaci. U Kthye ne repart me urrjtjen qe ishte perhape kudo ne Kosove per padrejtesite qe beheshin. Kjo situate e nxiti me shume qe te kerkonte prej shokeve te tij ushtare shqiptare te organizoheshin per veprime konkrete. Mes tyre ishte edhe Enver Pozhegu. Megjithate UDB-ja serbe i kishte futur kudo kthetrat e veta. Nje ushtare i pranuar ne partine komuniste jugosllave H.R. nga Gjakova denoncoi Feritin, te cilin e arrestuan. E mbajten per disa dite ne paraburgim. I hoqen rrypin e mesit dhe kepucet. Ne kete gjendje te veshtire erdhi ne ndihme Enver Pozhegu.E ndihmoi te arratisej se bashku. Menduan per te kaluar kufirin dhe per te hyre ne Itali. Ishte nate me bore, Feriti ecte me zor pa kepuce. Kishte mbeshtjelle kembet me peca. Ne ecje e siper u ndalen prej rojave te kufirit. U arrestuan. Feriti u denua me 5 vjet burg dhe u dergua ne burgun me famekeq te Ballkanit Goli Otok. Aty u njoh me te rinj te vendosur per shqiptareziem si: Teki Dervishi, Sabri Maxhuni Novosella, me te cilet u be shoke ideali. Mbas tre vjet e gjysem lirohet prej burgu. Por pa kaluar shume dite, u thirr perseri ushtar, ku u burgos perseri. Per Feritin nuk kishte pajtim me masat shtypese serbe. Keshtu mbeti gjithnje ne pergjim e gjurmim. Arrestohet perseri per perkrahje te domstrateave te vitit 1981. Mbas nje muaji lirohet per mungese "provash", por gjithje nen vezhgim. Prandaj nuk iu dha asnje e drejte punesimi ne ndermarrje shteterore. Ne keto kushte, Feriti iu kthye punes bujqesore, ku siguroi nje jetese te thjeshte gjate se ciles rriti edhe pese femijet e vet.
Per me teper i dha strehe e perkrahje edhe Teki Dervishit me familje. E kishin pushuar nga puna si ate edhe gruan e tij. I mori ne shtepi per disa kohe, kur kishi mbetur keq. Te Feriti gjeten strehe e siguri.
______
Burimi: G.Veterani, fq.6 v.2010
Shkruar nga: Xhemal Meci.
Info: Shkrimi nuk eshte i plote....
Ilustrim: Forumi Pukjan
Shtese: Ferit Kabashi eshte nga Kabashi i Pukes, hera e fundit qe Ferit Kabashi ka vizituar Puken eshte ne aktivitetin e Sofres Pukjane ne vitin 2011.
No comments:
Post a Comment