Rrethi i Pukes shtrihet ne qender te Shqiperise Veriore, ne nje mjedis
ku nderthuren malet me luginat e thella, mbulesa te dendura pyjore me
siperfaqe te eroduara, lendina e livadhe qe nderpriten nga lumenj e
perrenj te shumte, kroje me uje te kulluar ushqyer nga debora e shumte
qe shpesh zbardh deri ne vere.
Ketu
jeton nje popullsi vitale, e shperndare ne gjithe territorin, me nje
histori te pasur, qe deshmohet nga prania e qendrave arkeologjike,
kalate, gjurmet e mureve ilire, shpellat si edhe me nje kulture
shpirterore qe shprehet ne traditat e zakonet, ne kenget e vallet
popullore aq te bukura te kesaj treve. Ky mozaik i mjedisit natyror e
njerezor te Pukes perben nje oferte turistike te vecante, mjaft te
pershtatshme per shetitje, ski, alpinizem, gjueti sportive (te peshkut,
shpendeve dhe kafsheve te egra) dhe per veprimtari te tjera rekreative,
clodhese e argetuese. Ky eshte nje sektor ne zhvillim e qe mund te
siguroje te ardhura te shumta por qe deri tani nuk i eshte treguar
interesi i duhur, ndaj kesaj zone qe meriton nje vemendje te vecante.
No comments:
Post a Comment