Wednesday, January 11, 2012

Kisha e Fushe-Blinishtit

Kisha e Fushe-Blinishtit


Nje vend i begate si Fusha e Blinishtit sigurisht qe do te kishte kishat e veta. Me Fushe-Blinisht lidhen 3 kisha. Kisha e Shen Ilise dhe Kisha e Shen Markut ne lindje e juglindje te Fushe-Blinishtit. Ne mal, veri te Krrabit- kisha e Jeremise.

-Kisha e Shllise eshte ne klrye te fushes nga ana jugperendimore e saj. Me fundin e bokes e ndan nje mur qe fillon me se 300 m nga kisha, ne anen jugore te Bokes dhe vazhdon po kaq ne drejtim te veriperendimit. Lartesia e murit eshte pak mbi siperfaqe, po ne vi te drejte-nje tregues i kufirit te prones se Kishes se Shen Ilise me Boken. Nga matjet ne pergjithesi del se pronesia e kishes mbi fushe zinte 3 ha, nje kend anes fushes. Ne fund te Bajt ende jane geshtenjat shekullore - Kshtejate Bajt.

Per Kishen nuk mbahet mend asgje, ndryshe nga Kisha e Jeremise ne Krrab dhe Kisha e Shen Pjetrit ne Buhot. Ne kete kishe con meshe vetem Blinishti i cili ka pase nje popullsi te ardhur, keto - tre- kater shekujt e fundit: Lohe e Piraj. Duket se per kete arsye ardhesit nuk dine gje rreth kesaj Kishe. Por pozicioni afer Bokes, pronat qe duken edhe sot ne nje fare mase, tregojne se do te kete qene nje nga Kishat me te kahershme ne viset e Pukes, e periudhes para mbreterive sllave. Pra, e priudhes se Bizanitit, te mesit te mjevjecarit te pare, mbeshtetja kryesore e familjes fisnike Blinisht. Kete ide e bazon fakti se nuk e lidh asgje me gojedhena e legjenda me Lek Dukagjinin, i cili kishte "sarajet" pak me ne perendim te kesaj Kishe, kur pervec "sarajve", eshte edhe Guri i Filxhanave (njefare tryeze kafeje e Lek Dukagjinit), Mandi i Lek Dukagjinit, Kroni i Lek Dukagjinit etj.

Ne anene perendimore te Bajt ka qene edhe nje kish apo Kishes me emrin Shen Markut. Me qe kjo pjese e fushes, ashtu si pjese me e madhe e anes jugore te saj, u demtua ne shekujt e fundit nga gerryerjet, emri i Kishes na ka mbetur te toponimi Brraka e Shmarkut qe e ka ruajtur kujtimin e asaj kishe.

___________
Pergaditi: Forumi Pukjane
Autor: Xhemal Meci.
Libri: Kabashi, fq.52.
Date: 19.09.2011

No comments:

Post a Comment