Saturday, June 9, 2012

Mire se te gjeta oj vendlindje

Mire se te gjeta oj vendlindje
te pershes oj Puka ime.
Nga preni yt po te flas
nen loke une Kamila.

Babin time sot e nderove
Mes krushkeve krush e solle
I dhe titullin ti qytetar
emrin Puke nder kombetar.

Ja dhe babit emrin tan per gjith fisin
nder i madh e me krenari ti na ushqeve
ndaj te perulem sot para teje .

Zot i madh mi beko fjalet
Te pershendes puken e gjithe qytetaret.
Faleminderit me 100 here
ju shtoft Zoti erz e nder.

Jam e gezuar si askush
per nijat bab per njat babush
Shndrit ne sport e ndertim,
por yll eshte si prind.

Babi Pukes i sherbeu
Puke burrnesha ia shperbleu.
Petrit Syla sot ma fat lumi
e nderoi Puka e nderoi Terbuni.

Me djelmocat bani namin
ne tapet shtrin Partizanin.
Nuk eshte vec forca e kembeve
por eshte shpirti i tan Pukjaneve.

Lule mblodha n'gem e n'gem
jan per ju e babin tem.
Do ju quj me lule Kamila
tju mbushi me trandafila.

Ju rujt zoti me te mira.

Per babin e saj Petrit Syla nga vajza : Kamila Syla.

_______
Burimi: Kamila Syla
Publikon per here te pare: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani dhe Bosi Pukjan
Date: 9 qeshor 2012

Zhvillohet simpoziumi "Arti dhe kultura Pukjane ne 100 vjetorin e Pavaresise"

Bashkia e qytetit te Pukes ka zhvilluar sot ne sallen e leksioneve te pallatit te kultures Puke simpoziumin me titull: "Arti dhe Kultura Pukjane ne 100 vjetorin e Pavaresise"

Simpoziumin e moderoi artistia e teatrit Migjeni Shkoder zj. Rajmonda Marku. Sipoziumi u hap me kumtesen e artistes se njohur pukjane zj.Sabrie Nushi e cila mbajti kumtesen me teme:  "Arti dhe kultura Pukjane" Me pas u mbaj nje kumtese nga zj.Nazmie Tafilaku e cila vlersoi jeten artistike dhe jo vetem te artistit dhe regjizorit pukjan z.Fran Vukaj i cili ne kete simpozium iu dorzua titulli : "Qytetar nderi" dhene nga Keshilli i Bashkise Puke. Kete tiull z.Fran Vukaj ia dorzoi deputeti i Pukes z. Ndue Paluca. Ne fjalen e tij z.Fran Vukaj nder te tjera tha: "...e vlersoj shume kete titull pasi me jepet ne diten e kultures Pukjane pjese e se ciles kam qene edhe vete. Po ashtu jam i lumtur pasi ky titull me jepet edhe ne 100 vjetorin e pavaresise.Ai shprehu mirenjohje bashkepuntoreve te tij gjithashtu edhe kryetaret e Bashkise Puke te asaj kohe z.Halit Forriku dhe Ndue Cara te cilet kane dhene nje kontribut te madh per ansamblin "Puka"Ai gjithashtu falenderoj ish drejtorin e Zyres Arsimore Puke z.Hil Boci po ashtu edhe drejtorin aktual te ZA Puke z.Vladimir Kola te cilet me dhane mundesin te jem ne pune."
Me pas simpoziumi u pershendet nga Kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifi i cili vlersoi punen e madhe qe kan bere artistet pukjane dhe ne vecanti artistet e ansamblit "Puka" te cilet i dhene nje vlere te vecante tradites sone. Ai gjithashtu ne fjalen e tij falenderoi edhe presidentin e K.F Terbuni per punen e madhe qe ka bere duke bere te mundur ngritjen e K.F. Terbuni dy here ne kategorine e pare. Me kete rast z.Beqiri i dorzoi titullin : "Qytetar nderi i Pukes" z.Petrit Syla dhene unanimisht nga Keshilli Bashkiak i Pukes.
Ne fjalen e tij z.Petrit Syla nder te tjera tha: "...sot per mua eshte nje nder ditet me te lumtrura te jetes sime. Eshte privilegj per mua qe me jepet ky titull. Falenderoj te gjitha antaret e Keshillit Bashkiak Puke po ashtu edhe Kryetarin e Bashkise si dhe kryetarin e Keshillit te Bashkise Puke z.Ferit Ringaj per kete titull. Une premtoj se do punoj edhe me shume ne fushen e sportit per te bere te mundur qe K.F Terbuni te dal ne superlige aty ku edhe duhet te jete Terbuni."
Nje supriz e vecante per te gjithe te pranishmit po ashtu edhe per vete z.Petrit Syla ishte poezia e cila u recitua nga vajza e tij Kamila Syla.
Me pas simpoziumi vazhdoi me kumtesen e prof.Xhemal Meci i cili foli mbi jeten e z.Fran Pali i cili gjithashtu mori titullin qytetar nderi. Po ashtu titull vlersues ju dha edhe kengetares se njohur pukjane zj.Vitore Tusha e cila mori titullin "Krenaria e qytetit te Pukes" dhene nga keshilli Bashkiak i Pukes. Ky titull ju dorzua zj.Vitore nga Kryetari i Keshillit Bashkiak Puke z.Ferit Ringaj.
Me pas te pranishmit moren pjese ne ekspoziten "Vlerat e Trashegimise sone Kulturore."

 (Kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifi duke dorzuar titullin "Qytetar nderit" z.Petrit Syla)
(Pamje nga ekspozita: "Vlerat e Trashegimise sone Kulturore")
______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani dhe Artani
Fotografi: Forumi Pukjan

Sunday, June 3, 2012

Iballe zhvillohet aktiviteti "Shtegetimi i maleve"

Me date 31 maj 2012 me organizim te Shkolles se Iballes dhe te Komunes Iballe u zhvillua aktiviteti "Shtegetimi i Maleve" Aktivitet ky qe zhvillohet cdo vit.
Sipas tradites se kesaj zone ky aktivitet simbolizon gjallerimin qe natyra merr ne sezonin verore duke u kthyer  malet e Iballes ne jeten e gjalle te pemeve dhe kafshve.
Shkolla e Iballes me mbeshtetjen e ZA kishte organizuar nje larmi aktiviteti si: kenge, valle etj. Ne kete aktivitet pervec banoreve te shumte te Iballes mori pjese: Kryetari i Komunes Iballe z.Gezim Vata, Kryetari i Komunes Qelez z.Fatmir Bala dhe Drejtori i Zyres Arsimore Puke z.Vladimir Kola.
                                              (Pamje nga fshati Iballe)
 (Shkolla e Iballes )
                                                                (Fshati Iballe dhe Xhamia e Iballes)
______
Burimi: Forumi Pukjan