Monday, December 31, 2012

Festimi i vitit te ri ne qender te qytetit te Pukes 2013 II


Stafi i Forumi Pukjan ju uron Gezuar vitin e ri 2013


Hotel Turizem Puka ju uron Gezuar vitin e ri 2013!

Stafi i Hotel Turizem Puka me rastin e nates se nderrimit te viteve uron te gjithe Pukjanet Gezuar vitin e ri 2013! Shendet paqe dhe lumturi paqi gjate gjithe ketij viti!

Miqsisht

Xhimi Begeja & Gjon Gjonaj
 
 
 
Administrator te pergjithshem
BEGEJA 1900. Shpk & H. T. P

Puke
Albania
Mobil ++355672070306
Tel ++35542236371

Nata e nderrimit te viteve ne Hotel Turizem Puka‏

Tashme eshte bere tradite qe ne HTPuka festohet nata e nderrimit te viteve. Ajo fillon ne ore 00:01 te vitit 2013 nen ritmin e muzikes argtimit e pijeve te pafundme .Ju mirepresim!

Vo. Per njoftim Nr. mobil: 0672070304








Miqsisht
Xhimi Begeja & Gjon Gjonaj

Administrator te pergjithshem
BEGEJA 1900. Shpk & H. T. P


Puke
Albania

Mobil ++355672070306
Tel ++35542236371

Tuesday, December 25, 2012

Famullia e Pukes merr urimet e Krishtelindjeve nga titullaret Pukjan


Pas kremtimit te lindjes se Krishtit Famullia e Pukes eshte vizituar nga titullaret e rrethit te Puke si dhe qytetare te ndryshem.
Rreth ores 09:00 te paret qe vizituan Famullin e Pukes ishin drejtues te Myftinis se rrethit Puke,me pas drejtues te partise Socialiste dega Puke po ashtu edhe drejtues te partise Demokratike dega Puka.

Pershendetjen e pare e beri Famullitari i Kishes Zoja e Paperlyeme Puke Dom Giovani Fiochi i cili falenderoj te pranishmit per kete vizite e cila behet ne kuader te festes se Krishtelindjeve.Uroj qe gjithmone te jemi bashke me njeri-tjetrin. Te pranishmit i pershendeti edhe kryetari i Keshillit te Kishes Puke Dod Boci ku falenderoj komunitetin mysliman Pukjan i cili cdo here ka qene pran nesh dhe Kishes.
Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik  uroj Famullitarin Fiochi dhe nepermjet tij gjithe besimtaret Katolik.
Urimin e festes se Krishtelindjeve e beri edhe deputeti i Pukes Ndue Paluca duke uruar te gjithe besimtaret Katolik Gezuar festen e Krishtelindjeve.Ai falenderoi Famullitarin Giovani per punen e tij ne drejtim te familjeve ne nevoj dhe jo vetem.
Edhe kryetari i Bashkies Puke Beqir Arifaj uroj besimtaret Katolik per festen e Krishtelindjeve kudo qe ato ndodhen.
Edhe kryetari i Partise Socialiste Puke Marash Kolaj uroj besimtaret Katolik Gezur Krishtelindjet.Sic ka vuajtur edhe Jezu Krishti nga varferia ashtu po vuajme edhe ne sot ne keto dite te veshtira ekonomike tha z.Kolaj.
Me pas uruar edhe titullar te tjere qe moren pjese ne kete takim organizuar nga Famullia e Pukes.
_____
Burimi: Forumi Pukjan
Dt.25.12.2012

Festohet lindja e Krishtit edhe ne Puke



Dy famullitaret e Pukes Dom Giovani Fiochi dhe Andresa Walterman kan drejtuar mesha me rastin e festes se Krishtelindjeve.
Qindra besimtar ne rrethin e Pukes festuan lindjen e Krishtit duke ju drejtuar Kishave. Gjate nates se brenshme u mbajten mesha ne Kishen e Pukes, Fush-Arrezit,Kcires,Gojanit dhe Qelezes.




________
Burimi: Forumi Pukjan
Dt.25.12.2012
Foto:Forumi Pukjan

Saturday, December 22, 2012

Qelëza, fshati kryesor në viset e Pukës për mbështetjen e kryengritjes së përgjithshme 1912 kundër sundimit osman

Në kuadrin e 100-vjetorit të ngritjes së flamurit në Qelzë të Pukës, 8 dhjetor 1912

Nga Xhemal Meçi
(Studiues,Mjeshter i madh i punes.)

Qelëza ka pasur një pozicion gjeografik të rëndësishëm ndërlidhës në udhët që vinin prej Shkodre e Puke në drejtim të Iballes me Brigje, Tropojë, Kosova Perëndimore dhe anasjelltas.

Këto udhë kanë pasë vazhdimësi që prej Lashtësisë, Mesjetës dhe deri në dekadën e parë të shek. XX. Në Mesjetën e Hershme gjejmë gjurmët e një udhe që vinte prej Shkodre-Sarda (Shurdhah)-Delmace (Shënkoll)-Qerret i Vogël-Breggumin etj. Po kështu udha Lezhë-Danjë(Mjedë)-Karmë-Koman-Mtyç-Manjen(Buzhalë)-Breggumin e vazhdim me Duzhnez etj. Po ashtu udha e Ermesë-Dedaj-Qelzë, si edhe Qafë-Rrgjane- Kabash. Që ka pasë një udhë që në shekujt e parë të sundimit Romak, që i binte përmes Qelzës, e tregon toponimi (emërvendi) Klos, Klosi i Meçes. Toponimi Klos lidhet me pika fortifikimi romak buzë udhësh të rëndësishme. Kjo udhë përmes Qelzës me degëzimet e saj e lidhte me Krrabin-Qafëplakë-Guri Gjodhisë (i thënë ndryshe edhe Kalaja e Leks) - Kunordardhë-Vadardhë-Qafprush-Dardani (Kosovë). Prandaj nuk del rastësisht Kisha e Jeremisë në afërsi të Krrabit, ku kalonte udha e Klosit me Qelzë, një vend kulti i lashtë i Krishtenë ku thonë se shkonte për meshë edhe princi Lekë Dukagjini me një pjesë të ushtrisë së tij.
 ( Prof. Kolë Luka, Topografia e shek. XV-XVII e viseve të Pukës, Etnografia Shqiptare , Tiranë, 1980, Nr.11, f. 242-308).
Të gjitha këto dëshmojnë se Qelza ka pas dhe ka një pozicion gjeografik të favorshëm për një rol me rëndësi në jetën shoqërore, kishtare, ekonomike, arsimore dhe politike të zonës e më gjerë, sidomos mbas shek. XVII, kur këtë pozitë të rëndësishme e humbi Kabashi, për shkaqe historike.
Një karakteristikë tjetër që e ka favorizuar Qelzën më shumë se Dedaj, Duzhnez e Bushat me Midhë, është se ky fshat ka pasë një dinamikë në rritje demografike në krahasim me këto fshatra fqinj të cilët mbetën mbrapa në këtë drejtim. Kështu, më 1637, pra 375 vjet më parë, simbas Frang Bardhit, ipeshkvi i Nenshatit (me juridiksion Zadrimë, Pukë, Tropojë), Qelëza kishte vetëm 3 shtëpi me 34 frymë. Fr. Bardhi, Relacioni i qershorit 1637. Relacione...II,Tiranë, 1965).
Sidoqoftë, Qelëza para afro katër shekujsh ishte një prej fshatrave më të vegjël, kur Dedajt dalin aso kohe me mbi 25 shtëpi, kurse Kabashi me rreth 32 shtëpi. Por në fillim të shekullit XX Qelëza arrin në 40 shtëpi, po aq sa Kabashi, i cili që nga fillimi i shek. XVII ishte prekë prej emigrimit. Në vazhdim, më 1990, Qelza numëronte 360 familje me 1900 frymë. Edhe pse gjatë emigrimit në vitet 1991-2005 zbriti në 245 familje me 1450 frymë, përsëri mbeti fshati më i madh në zonë
 (Gjon Gjoni e Marash Kolaj, ”Qelëza,” I, Tiranë, 2005, f. 30.)
I përmendëm këto për të nënvizuar faktin se Qelza, përveç pozicionit të favorshëm gjeografik, është një fshat vital, dinamik në rritje demografike, por edhe në ruajtjen e traditave: si në bujari, mikpritje, siguri dhe besë; si edhe në besimin e krishtenë tradicional, sa arriti të bëhet famulli e zonës; ndërsa deri nga fundi i shek. XVII Qelëza ishte fshat i famullisë së Shënpalit të Kabashit bashkë me fshatrat Dedaj, Lajthizë dhe Zezaj (Relacione...II, 1634-1650, f. 77. Tiranë, 1965).
Në vazhdim, që nga shek. XVIII, Qelëza, ndryshe prej fshatrave të tjera përreth me kisha gërmadhë, kjo me kishën e Shën Palit të vet, filloi të bëhet qendër kishtare derisa u bë një famulli e madhe me qelë e prift me shtrirje që nga Kabashi, Dedaj deri në TmugMidhës. Kur Qelëza u bë i pari fshat në zonën Qendër Pukë me qelë e prift, atëhere filloi të luajë gjithnjë e më shumë rol me rëndësi ekonomike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe politike në këtë zonë e më gjerë, në vise të tjera të Pukës; prandaj jo rastësisht Qelëza u ba qendër kuvendesh e besëlidhjesh për liri e pavarësi më 1912.
Gjatë viteve 1910-1912 situata politike edhe në viset e Pukës filloi të rëndohet gjithnjë e më shumë, si pasojë e përpjekjeve të sundimtarëve osman për reforma centralizuese me shtim taksash e detyrimesh dhe me rekrutim ushtarak, asqer, e çarmatosjen e popullit. Të gjitha në kundërshtim me autonominë tradicionale, të fituar me luftë dhe mbrojtur me armë. Prandaj, si kundërpërgjigje edhe në viset e Pukës, gjatë viteve 1911-1912, siç thekson Mark Frrok Bajraktari i Bugjonit1967 në botimin e tij “Coptimi i Shqipnisë dhe Kryengritja e Pukës 1911-1912”, ishin formuar dhe vepronin 11 çeta kryengritësish me 8-10 luftëtarë secila, por që vepronin të veçuara dhe rreth fshatrave të veta, kryesisht në vetëmbrojtje. Ishte Qelëza ajo që përkrahu e para që në fillim të vitit 1912 idenë e dom Gaspër Thaçit, famulltari i kishës së famullisë së Qelzës. I kësaj ideje ishte edhe Halil Musa e Hasan Neziri të Kabashit, prandaj bashkëpunuan me te. Për zbatimin e planit të tij gjet gatishmëri në Bugjon, Fierzë, Berishë e Iballe ku vepronin 7 çeta kryengritëse me shtrirje Brigjeve të Drinit, ku u mirëprit prej Prend Ukës, bajraktar i Berishës me Ndrekë Markiçin, Pal Ndoun e Mëhill Shpendin; Frrok Kolë Rexha, bajraktari i Bugjonit bashkë me Qerim Sokolin etj. Në Iballe gjet përkrahjen e mbështetjen e Bibë Ndojës, Palush Markut, Frrok Kolë Pematit, si edhe të Zenel Agës etj. Po kështu, e përkrahu fuqishëm Frrok Kolë Gjoni i Qerretit të Vogël, rënë dëshmor. Gjithashtu, Kolë Mark Vata i Dushit, si edhe Midha me Bushat, Ukth, Koman, Dush e Kçirë. Idenë e bashkimit do ta përkrahte si gjithnjë edhe Zenel Hoxhë Mehaj i Pukës
(K. Biba, “Hylli i Dritës”,f.468 dhe Dr. S. Sula, Z. H. M. –një jetë për të tjerët. Tiranë, 2005).
Të gjithë përkrahësit e idesë së bashkimit të çetave dhe të luftëtarëve për Liri e Pavarësi premtuan se do të tuboheshin në kuvende, ku do të besatoheshin për të luftuar së bashku deri në çlirimin e plot të krejt Pukës prej sundimit osman. Dhe kush e kush më parë prej krenëve bajraktarëve filloi ta bënte realitet brenda majit. Këtë bashkim e nxisnin dhe e përshpejtonin edhe kryengritjet e krahinave fqinje: Kosovë, Mirditë e Bregmat, dhe si përgjigje e thirrjes së atdhetarëve të shquar si Hasan Prishtina e tjerë për të shpejtuar në këto përgatitje për kryengritje. Në këto rrethana, nga fundi i Majit 1912, u mblodhën krentë e Shtatë Bajrakëve në Kuvend, ku u besatuan në Besëlidhjen e Shtatë Bajrakëve. Për vendin e Kuvendit thuhet se u caktua Qelëza, Livadhet e Qelzës. Po ka mendim, se, për siguri dhe për të mos u zbuluar para kohe, Kuvendi u mblodh në Tmug Midhës, po gjithnjë brenda famullisë së Qelzës e cila ndihmoi në organizimin dhe sigurinë e tij. Ndërsa Kuvendi në Livadhe të Qelzës, Bregguminë, u mblodh me 8 shtator 1912, ku, në mes të një entuziazmi të madh për çlirimin e Pukës, u vendos që të ndëshkoheshin me djegien e shtëpive të atyre që kanë përkrahë forcat osmane turke dhe si dënim t’u përvetësohej edhe pasuria e tyre për nevojat e komitës. Megjithatë, ishte Qelëza me krenët e veta, e Marash Mark Palushin që e kundërshtoi një hakmarrje të tillë në Laçaj, Pukë, dhe Qerret i Epër dhe ia arriti qëllimit sapo u grumbulluan në Pukë. Kështu, ishte Qelëza, pra, ajo që shmangu një ndëshkim hakmarrës që mund të shkaktonte gjakderdhje e përçarje me pasoja të rënda për mbarë Pukën
(Shih, Kolë Bibë Miraka, Kryengritja e Pukës rreth vitit 1912”. “Hylli i Dritës”, 1937, f. 465), ku thuhet: “U nisën për Pukë me djegë disa shpija në Pukë e Qerret. Në Pukë, mbas një grindje që patën Marash Mark Palushi i Qelzës me Mark Marashin e Bugjonit, u shperndanë pa ekzekutue ndonjë vendim”.
Kuvendi i afro 400 vetëve për të organizuar sulmin për çlirimin e qytezës së Pukës, u mblodh te Kisha e Qelzës dy të diela para Shpalit, në meshën që i paraprinte festës së madhe të Shpalit, 29 qershorit. Kjo meshë u përdor për të ruajtë fshehtësinë e përgatitjes për sulmin mbi garnizonin e fundit të forcave sunduese osmane në Pukë. Komiteti Drejtues caktoi 28 qershorin, Naten e Shpalit për t’u bashkuar në Qelëz për festë, kur do të caktohej edhe sulmi mbi Pukë. Kështu Qelëza përballoi me bujari afro 400 pjesëmarrësit e këtij Kuvendi, si i mirëpriti më 28 qershor, më 22 gusht e më 6 shtator, kur u sulmua dhe u çlirua Puka më 7 shtator, si edhe më 8 dhjetor 1912, kur u ngrit Flamuri te Mandi i Zi, afër kishës së Shën Palit, u hapën dyert e mikpritjes qindra luftëtarëve që bashkë me qelëzorët luftuan për Liri e Pavarësi, për dinjitet krahinor e kombëtar, siç kishin luftuar në shekuj për mbrojtjen e autonomisë dhe trojet e Arbërit.
Në përmbyllje duhet theksuar se nuk është privilegj as përkëdhelje, por një realitet historik që ta quash Qelzën fshati kryesor në viset e Pukës për mbështetjen bujare me mikpritje dhe luftëtarë të Kryengritjes së Përgjithshme çlirimtare të 1912-ës.
_____________________________________________________________________________
Festohet me sukses 8 dhjetori, dita e ngritjes se flamurit ne Qelez 2012

Festohet me sukses 8 dhjetori, dita e ngritjes së flamurit/Megjithëse, më 8 dhjetor 2012 ishte dimër i vërtetë: borë, akull vende – vende, baltë e madhe dhe nga dreka, kur do të fillonin aktivitetet përkujtimore, filloi një shi i ftohtë. Megjithatë, ishin marrë masat me kohë për këtë situatë. Së pari, ishte përgatitë një ftesë domethënëse dhe shumë e bukur, ideuar dhe realizuar prej S. Gjonit, qelëzor me vizion, N/kryetar i Bashkisë së Pukës, ftesë e cila u shpërnda me kohë. Po kështu ishte vendosë pllaka përkujtimore mbi Manin e Zi, ku mjedisi ishte zbukuruar me banderola e flamuj kombëtar. Për të ftuarit e porsaardhur, podiumin e presidiumit të ceremonialit të ngritjes së flamurit deri te kokteji, ishin ngritë çadra të mëdha, që përballuan shiun e borën. Për të ftuarit e komunave e bashkive, si edhe fëmijtë e QKF Fushë-Arës e Pukë bashkë me foninë jashtë e brenda ishte interesuar vetë kryetari i komunës, Fatmir Bala, një i ri energjik, i shkathtë, i vendosur, veprues dhe organizator.
Gjithashtu, këshilli i komunës bashkë me personelin e administratës së komunës dhe me aktivistë të kësaj ngjarjeje historike, ndihmuan që të kryheshin detyrat për të përballuar situatën e vështirë të asaj dite. Edhe drejtori i zyrës arsimore të rrethit të Pukës, Vladimir Kola, qelëzor i sukseshëm në detyrë, u tregua i gatshëm si për monitorimin e veprimtarive prej regjisorit Fran Vuka, “Qytetar Nderi i Pukës” e “Krenaria e Unionit Artistik Kombëtar” dhe TVP -“Krenaria e Pukës” me Armir Mehaj e Fadil Hyseni, të gatshëm edhe për kohë e vende të vështira si e si t’i pasqyrojnë sa më të sakta lajmet e veprimtaritë si kjo, si për grupet artistike të QKF-ës Fushë-Arës e Pukë, si edhe për nisjen e fonisë dhe automjetet (furgona) për të ftuarit prej Puke e Tirane, pjesëtarë të familjeve prej ku kishin dalë figura të shquara të Kryengritjes së Përgjithsme të 1912-ës të zonës së Qelzës deri te ngritja e Flamurit më 8 dhjetorManin e Zi qindravjeçar, në oborrin e Kishës së Shpalit, Qelëz.
 Për të nderuar këtë ditë historike, 8 dhjetorin e 1912-s, kishin ardh Deputeti Ndue Paluca, N/prefekti Mirash Mardedaj, N/kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Rringaj, që përgëzuan për këto manifestime, si edhe kryebashkiaku Alfred Qafa, i cili sjellë përvojen e Fushë-Arësit, që përfaqëson me dinjitet edhe rrethin e Pukës me “Festivali Kombëtar i Instrumentistëve të Vegjël”. Gjithashtu ishin aty kryetarë komunash e bashkish, drejtues, mësues e nxënës dhe qindra komunarë: të moshuar e të rinj, gra e vajza, pa përfillë dimrin e nxituar, që sikur donte të pengonte me forcë këtë ditë festive. Ishte i ftuar edhe Myftia i Pukës, Gëzim Kopani, si shprehje harmonie mes besimeve. U takuam me të ardhur prej Fushë-Arësit: Dedë Qafën, “Mjeshtër i Madh”; pasardhës të Nikollë Currit, “Hero i Mirditës”: Lekën e Hilën. Takuam edhe Rrustë Nimanin, të derës së Halil Musës. Po kështu, me Ndojin, nipin e Frrok Kolë Gjergjit, dëshmori i parë i kësaj lufte, të Qerretit të Vogël. Gjithashtu, takuam të Ndue Mark Prendushit, dëshmor i Luftës së Midhës: Gjergjin e Vitorin. Vitori po mendonte për një dokumentar të asaj lufte heroike të Midhës, lënë në harresë. Ndërsa, Vladimir Kola dëshironte që të shkruhej një historik sa më i plotë i fshatit Qelzë me komunë, sepse e meritonte Qelëza një ndërmarrje të tillë, sado që janë bërë përpjekjet e para me botimin “Qelëza -1, vështrim historik-etnografik”. Tiranë, 2005, me autor Gj.Gjoni e M. Kolaj, por që deritani ka mbetë i papërfunduar. Këtë dëshirë kishte edhe kryetari i komunës Kryezi-Qafmali, Hilë Kola i cili më 26 nëntor organizoi me sukses një aktivitet të tillë për 100-vjetorin, shembull për komunat simotër, të cilat, veç Qelzës, nuk qenë në nivelin e duhur për aktivitetet në kuadrin e 100-vjetorit për Liri e Pavarësi. Ceremonia e 8 dhjetorit filloi me Hymnin Kombëtar, pasuar me fjalën përshëndetëse dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar prej kryekomunarit Fatmir Bala, shoqëruar me batare pushkësh, që shkaktoi entuziazëm të madh te të pranishmit qindravetësh, sepse kurrë s’kishin provuar këtu ndjesi të tilla. Për programin artistik me interes ishte edhe kënga e krijuesit F. Ceni, që përgjithësonte vlerat e 8 dhjetorit:

“Tre bajrakt e ksaj Iballes
  Po i thon:- Prina!- Zenel Ages.
Kabash Qelez deri n’ Midhë
 “Besa- Besë” të gjithë janë lidhë;
Dush e Kçirë me viset mbar
Gasper Thaçi po i pret i par.
Fitimtar e dorë për dorë,
 Bashk në Qelez me 8 dhjetor!
Halil Musa e Marash Marku,
Hije u paska n’ dor’ Bajraku!...
 
Në vazhdim të programit të veprimtarive të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike krahinore, u zhvillua simpoziumi: “Përpjekjet patriotike të pukasve për Liri e Pavarësi deri në ngritjen e Flamurit në Qelzë më 8 dhjetor 1912”. Marash Kolaj,bashkautor i botimit “Qelëza-1” trajtoi kumtesën:”Për të ardhur tek dita e Flamurit”, ku dha një pasqyrë përmbledhëse të organizimit, drejtimit dhe aksionet e kryengritësve pukas gjatë vitit 1912 deri në çlirimin e Pukës dhe ngritjen e flamurit në Qelzë. Vladimir Kola, drejtor i zyrës arsimore Pukë, në kumtesën e tij “Roli i klerit katolik për 8 dhjetorin 1912 në Qelëz”, u përqendrua në ndihmesën që dhanë klerikët katolikë të Berishës, Fierzës, Iballës, Dardhës, Komanit e Dushit, krahas dom Gaspër Thaçit, paraprijës i tyre. Dom Gaspër Thaçi, famullitari i famullisë së Qelzës, me origjinë prej Thaçit Pukës me kontribut të madh për bashkimin, drejtimin deri te pritja bujare me strehim, ushqim dhe furnizim me municion, për të cilin kishin aq nevojë prijësit bashkë me luftëtarët e tyre kryengritës për Liri e Pavarësi. U prit me interesim ndarja e titujve të nderit prej Komunës Qelëz “për figurat më të spikatura të zonës në fusha të ndryshme të historisë, shkencës, kulturës dhe të bamirësisë”. I vlerësuari i parë me titull nderi qe dom Gasper Thaçi, në vazhdim: Zenel Aga, Marash Marku, Bibë Ndoja, Halil Musa, Ndue Prendushi, Frrok Kolë Gjergji; mësuesi veteran Isuf Hajdari, Prendush Ndreka, studiuesi Gjon Gjoni, dom Xhovani, gjeologu dr. Tonin Deda (ish-nxënësi im shembullor në shkollë të mesme Pukë, dekoruar prej kohësh së bashku me Halit Becin me “Urdhërin e Republikës” për zbulimet e mineraleve të çmuara të Lak Roshit). U nderua edhe i riu i talentuar në instrumentin e çiftelisë, Bledar Marku i mbiquejturi “Ndue Shyti i çiftelisë”. Poeti i mirënjohur Ndrecë Mustafa, ardhë enkas prej Tirane, përmbylli veprimtaritë artistike me vargjet e tij lapidar kushtuar 8 dhjetorit historik.
________
Autor: Xhemal Meci
Pergatiti: Gezim Kopani
Data.22.12.2012
Fotografi: Bere me rastin e 8 dhjetorit 2012 te ngritjes se flamurit ne Qelez.Fotografi e bere nga Forumi Pukjan

Monday, December 17, 2012

Cdo besh per Puken?Do i bashkohesh nismes se Forumi Pukjan?


Puka nje nder vendbanimet me te vjetra ne Shqiperi. Puka qe harrohet nga vete Pukjanet. Eshte vendi ku gjerat kan ngel ne vend numero.

Puka qe prezantohet tek te huajit nje vend i paster dhe turistik,por sa punojne Pukjanet per turizmin Pukjan?

Qe te thuash pak eshte vlersim , por me mire te themi aspak.

Te dashur Pukjan! Vendlindja e juaj (Puka) ka nevoj per perkrahjen e tuaj. Ka nevoj per biznesin Pukjan qe jetojne ne Tirane dhe jasht shqiperise. Ka nevoj per rinine Pukjane. Ka nevoj per itelektualet Pukjan.
Vepro tani! Cfare do besh per vendlindjen tende?
Promovo vlerat e rrethit te Pukes. Stafi i Forumi Pukjan ka marr nismen "Eja edhe ti ne Puke!"
Nepermjet kesaj nisme Forumi Pukjan synon qe me ndihmen e Pukjaneve te dergojme nje reklam tek miqt ne faceboo,twitter,email per Turizmin Pukjan me nismen "Eja edhe ti ne Puke!"
Pas pak Forumi Pukjan do publikoj rubriken
"Eja edhe ti ne Puke!"






_______
Pergatiti: Admin Gezim Kopani,Dona dhe Artan S.
Dt.17.12.2012

Vendbanimet e Pukes ne shekullin 17-te.

 
Nje harte teper interesante qe tregon disa prej vendbanimeve te Pukes se shekullit 17-te.

Harta eshte bere nga nje gjeograf Italian dhe ka ne fokus shtratin e lumit Drin dhe Buna. Emrat e vendbanimeve dhe maleve jane shkruar latinisht, por kuptohen sepse kane ngjashmeri me emrat qe ne perdorim sot.

Ne harte ka informacion edhe mbi kishat dhe xhamite ne ate kohe.









Nga: Artur Kopani ne Puke,Albania (fb)
Dt.17.12.2012

Wednesday, December 12, 2012

Saturday, December 8, 2012

Festohet 100 vjetori i ngritjes se Flamurit ne Qelez.

Ne kujdesin e kryetarit te Komunes Qelez Fatmir Bala u zhvillua sot festimi i 100 vjetorit te ngritjes se flamurit ne Qelez.

Ne kete feste pervec titulluareve te rrethit te Pukes moren pjese edhe banore te fshatit Qelez,Midhe,Puke,Kabash,Mece etj.
Festa vazhdoi me vones rreth 30 minuta per shkak te kohes me shi. Fillimisht u prezantua nje radio raportazh historik mbi ngritjen e flamurit tek mani i zi tek Kisha e Shen Palit. Me pas fjalen e hapjes e beri deputeti i Pukes Ndue Paluca.
Po ashtu fjalen pershendetese e beri edhe kryetari i Komunes Qelez Fatmir Bala.Si bashkebanor i Qelzes fjalen e mori edhe kryetari i partise Socialiste dega Puke Marash Kolaj.

Pas ketyre pershendetjeve ne ambjentet e Kishes Shen Palit u zhvillua seminari me teme: "Perpjekjet e patrioteve pukjane ne luften per liri e Pavaresi."
Mjeshtri i madh i punes prof.Xhemal Meci mbajtri kumtesen me teme: "Roli i Qelzes si fshati kryesor ne kryengritjen e vitit 1912." Kumtesa e radhes me teme: "Per te ardhur tek dita e Flamurit." e mbajtur nga Marash Kolaj ne kete kumtes u permend roli i Famullitarit Dom Gasper Thacit si dhe atdhetareve te tjere te Qelzes dhe te zones.
Kumtesa e fundit me teme: "Roli i klerit katolik per "8 dhjetorin 1912" ne Qelez" u mbajt nga drejtori i Zyres Arsimore te Rrethit Puke Vladimir Kola.
Me pas Kryetari i Komunes Qelez dhe Keshilli i Komunes Qelez akorduan tituj nderi per figura me te spikatura per kete date.
Aktiviteti u pershendet nga: Kryetari i Partise Demokratike Puke Ded Pershpali, Famullitari i Kishes se Shen Palit Dom Giovani Fiochi, N/Prefekti i Pukes Martin Mardodaj si dhe N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj etj.
Nga te pranishmit me interes u degjua nje poezi e bere posacerisht nga poeti Ndrec Mustafa.

Pevec Komunes Qelez pjese organizative e ketij aktiviteti ishte edhe : Zyra Arsimore Puke nen kujdesin e Vladimir Koles, Qkf Puke dhe Qkf Fush-Arrez.Aktivitet u zhivilluan nen moderimin e regjizorit Fran Vukaj.
Aktiviteti u mbyll me nje koktej per te pranishmit.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 08.12.2012






Wednesday, December 5, 2012

Bashkia Puke boton nje broshur ne form profili

Ne muajin nentor 2012 Bashkia Puke ka botuar nje broshur ne form profili .

Ne kete profil lexuesi mund te gjej informacione mbi historin e qytetit te Pukes,informacione mbi njesin vendore Puke,burimet natyrore,popullsi, sherbimet publike. Po ashtu do gjejne informacione mbi arsimin dhe sportin,shendetesine si dhe taksat dhe tatimet.
Po ashtu do lexoni mbi institucionet social kulturore si dhe institucionet qendrore.Ne kete profil jepen pak informacione mbi turizmin.
Profili nuk ka informacione te shkruara ne gjuhen angleze gje e cila e ben te pa aksesueshem per turistet qe vizitojne qytetin e Pukes.
Autoret e ketij profili jane: Afrim Laci, Sokol Gjoni,Riza Tafilaku








______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 05.12.2012