Ne kete feste pervec titulluareve te rrethit te Pukes moren pjese edhe banore te fshatit Qelez,Midhe,Puke,Kabash,Mece etj.
Festa vazhdoi me vones rreth 30 minuta per shkak te kohes me shi. Fillimisht u prezantua nje radio raportazh historik mbi ngritjen e flamurit tek mani i zi tek Kisha e Shen Palit. Me pas fjalen e hapjes e beri deputeti i Pukes Ndue Paluca.
Po ashtu fjalen pershendetese e beri edhe kryetari i Komunes Qelez Fatmir Bala.Si bashkebanor i Qelzes fjalen e mori edhe kryetari i partise Socialiste dega Puke Marash Kolaj.
Pas ketyre pershendetjeve ne ambjentet e Kishes Shen Palit u zhvillua seminari me teme: "Perpjekjet e patrioteve pukjane ne luften per liri e Pavaresi."
Mjeshtri i madh i punes prof.Xhemal Meci mbajtri kumtesen me teme: "Roli i Qelzes si fshati kryesor ne kryengritjen e vitit 1912." Kumtesa e radhes me teme: "Per te ardhur tek dita e Flamurit." e mbajtur nga Marash Kolaj ne kete kumtes u permend roli i Famullitarit Dom Gasper Thacit si dhe atdhetareve te tjere te Qelzes dhe te zones.
Kumtesa e fundit me teme: "Roli i klerit katolik per "8 dhjetorin 1912" ne Qelez" u mbajt nga drejtori i Zyres Arsimore te Rrethit Puke Vladimir Kola.
Me pas Kryetari i Komunes Qelez dhe Keshilli i Komunes Qelez akorduan tituj nderi per figura me te spikatura per kete date.
Aktiviteti u pershendet nga: Kryetari i Partise Demokratike Puke Ded Pershpali, Famullitari i Kishes se Shen Palit Dom Giovani Fiochi, N/Prefekti i Pukes Martin Mardodaj si dhe N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj etj.
Nga te pranishmit me interes u degjua nje poezi e bere posacerisht nga poeti Ndrec Mustafa.
Pevec Komunes Qelez pjese organizative e ketij aktiviteti ishte edhe : Zyra Arsimore Puke nen kujdesin e Vladimir Koles, Qkf Puke dhe Qkf Fush-Arrez.Aktivitet u zhivilluan nen moderimin e regjizorit Fran Vukaj.
Aktiviteti u mbyll me nje koktej per te pranishmit.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Date: 08.12.2012
No comments:
Post a Comment