Thursday, January 12, 2012
Fshati Meçe, Pukë
Meçe, dikur lagje e Kabashit. Nga viti 1964 fshat me vete. Perbehet prej lagjeve Meç, Ngarrel, Cinë, Krove e Vameç, ne Veri dhe Veri lindje te Gryke Kabash, qe shtrihet nga 300 m deri ne 800 m mbi nivelin e detit, me rreth 25 shtepi, sot 6.
Meçe shtrihet mbi kodrina gjysme te rrafshta. Koder - Meçe e Koder - Lluke. Koder - Lluke eshte ne Veri perendim te Koder-Meçes. Banohet prej Llukesh. Koder - Meçe banohej prej Kopajsh, Hadrojsh (Meçi) e Bacit.
Sot e braktisur pre tyre. Larguar ne Puke e Tirane. Ndersa ne LLuke ka mbetur Deme Tahiri. Te tjeret ne Puke, Fush-Arrez, Tirane, Durres dhe emigracion.
Lagjia Ngarrel
Ngarreli nje rrafshine e perbere prej Gjureve, pjese e siperme, dhe prej Kopajve, pjese e pjesa e poshtme. Ne veri ka Gryken e Gjures e Boken e Gjures. Aty ka mbetur vetem Mustafa i biri i Adem Him Canoshit.
Te tjeret larguar ne Puke, Durres etj.
Lagjia Vameç
Lagjia Vameç eshte banuar pre Gjurve te poshtem e Laceve. Lacet jane te ardhur me trame (nderim toke) prej Rrype. Gjuret jane Qafaliaj. Heret kane qene diku ne kah Kodra e Qafalive. Ne veri te Gurres se Brahalise, rruges per ne Meçe ka qene deri ne vitet 50 (shek XX) nje mand i vogel me emrin Mandi'Gjures.
Me shtrirjen e Qafalive, Gjuret kaluan vameçin, ana lindore dhe ne Meçe (Ngarrel)
Ne Meçe, nga vitet 70' Gjuret moren mbiemrin Guri. Tani jane bere 5 familje Guri. Kater ne Puke e nje ne Lezhe. Ne gjurete e Poshtem ka mbetur Tahir Mehmet Gjura me djale; kurse Elezi eshte ne Tirane.
Meçe, dikur me lagjet e cilesuara banohej vetem prejQafalive.
- Prejardhja e emrit Meçe
Tradita e mbledhur ne vend, nga fundi i viteve 60', shprehet e pasakte. Dikush e lidh me megje / brigje. ne te folmen e perditshme nga megje paska dhene meçe. Ne krahasimet e bera ne toponime e Meçes, si edhe ne fshatrat e tjera nuk vertetohet nje kalim i tille: gj ne ç. Te botimi "Nder malet tona" te Gj. Karmes gjeme "megje" me kuptimin kufi (Kunora e Dadhes, megje f.29; Lavra e Arstit; megje ne Iballe , f.57; Megja Miliskaut f.62) Te fajlori i Gjuhes Shqipe , Tirane 1954 f.45 "Breg-u / brigje ", ne kuptimin 2 thuhet "buze lumit, e liqenit, e detit". Tirane, 1984 f.104 "Bregu / Brigej. 1. "Pjese a rrip toke buze nje rrjedhje uji, nje deti, nje liqeni etj." Ne dy fjaloret e cilesuar - breg / brigje ka kuptimin e nje rripi toke buze uji. Kete kuptim duket se ka edhe Meçe, qe e mbeshtet toponimi ne Kalimare (Lluke), ku gjindet nje rrafsh ne veri lindje te Qafe Kalimares me emrin: Buzemeç dhe me Ara Buzemeç. Poshte kalon perroni' Jushve. Pra, Buzemeç ka kuptimin - buzuj, nje bregore buze uji, buze nje rrjedhje. Duke marre shkas nga kjo, Meçe ka kuptimn buzuje. Meçe pershkrohet nga veri lindja e jug lindja nga perroni i shkalles-Meçe, burimet e te cilit fillojne qe nga Krrabi e Nershej mbi Kunore t'Eper dhe , si bashkohet me Prru-Molle te Lacet, merr drejtimin pre ne Gomine. Si perfudim, duke qene Meçe nje "rrip toke buze nje rrjedhje uji" ka kuptimin buzuje.
Pra, Meçe/toke buze uji.
- Miniera e Meçes
Miniera e Meçes eshte hapur ne vitin 1925. Kerkimet e para kane filluar me 1917, prej gjeologeve Austro-Hungares. Kerkimet pas luftes, filluan me 1923, por u nderprene per shkak te kryengritjes se 1924. Ne botimet e vitit 1922 f.32 shkruhet: "Qeveria Shqyptare ne muejin e tetorit, ka dhane dy leje per kerkese metalesh ne Prefekturen e Shkodres, e bash per viset e gjana te Kabashit, te Qerretit te Poshtem e te Komanit."
- Miniera e Ngarrelit
Miniera e Ngarrelit filloi nga prodhimi nga fundi i vitit 1925. Per nxjerrjen e mineraleve ishin sjelle inxhiniera nga Italia. Per ta u ndertua nje godite trekateshe.Aty per here te pare u vu dush me uje te ngrohte. Per arsye te pageva minatoret ne vitin 1930 bene nje greve. Ne fillim te viteve 30' numeri i puntoreve arriti ne 350 me nje pagese mesatare mujore prej 150 euro. Prej Meçe u punsuan ne miniere nga nje deri dy vete per shtepi.
_______
Marr nga: /http://islami-puke.forumo.org/
Fotografi te bera nga: Gezim Kopani
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment