Wednesday, January 11, 2012

Poezi: Mall qe s'shuhet

I mallengjyer perhere jam
O i shtrejti babi im
Vitet ne zemer i kam
I numeroj, se mbeta jetim.


Une, biri yt, nuk te harroj
Lapsin mbaj ne dore si ti
Dua ne vargje te kujtoj
E ti te mbetesh, per mua poezi.


Lind dielli perhere i perenduar
Mengjesi vjen duke aguar
thelle malli me ka perveluar
Dita zgjohet duke renkuar.


Me mungojne ledhatimet
dhe dora e ngrohte e babit tim
mallin ne shkronja e tua
Shkronjat i kam kujtim.


______
Shenim: Poezi nga familja e Mesues Sabah Sinani
Autor: Endrit Sinani.
Publikon: Forumi Pukjan

No comments:

Post a Comment