Vallja pukjane, Si gjini e veçantë e folklorit, ka qenë shok i pandarë,
që i ka sjellë popullit optimizmin, gëzimin dhe kënaqësinë e fitores, në
punë, në luftë dhe në jetën shoqërore dhe familjare. Te vallja e tij
malësori pukjan ka gjetur frymëzim e besim per të ardhmen, ka gjetur
gjallëri dhe ka ushqyer ndjenjën e së bukurës, dashurinë e krenarisë për
trojet e të parëve dhe urrejtjen kundër armiqve të Atdheut e të
po-pullit tonë.
Prandaj
vallet tona, së bashku me muzikën e këngën popu¬llore marrin rëndësi
dhe vlera të reja ideoartistike. Krijimi i pasur dhe i pashterrshëm i
folklorit është bërë burim jetëdhënës për zhvillimin e freskimin e
gjithanshëm të artit e të kulturës në ditët tona.
Vallet
karakteristike pukjane, si kudo në vendin tonë, janë rezultat i kushteve
historiko-shoqërore që sollën njësitë etnografike dhe në kra¬hinën e
Pukës, megjithatë lidhjet ndërkrahinore të Pukës me Malësinë e Gjakovës,
me Hasin, Mirditën, Gjakovën, Shkodrën dhe zonat e Mbi¬shkodrës për
breg të Drinit, kryesisht me anë të rrugëve të karvaneve me rëndësi të
madhe tregtare dhe ushtarake që kalonin përmes Pukës, kanë bërë që
ndarjet në mes këtyre krahinave të jenë të pjesshme dhe jo në të gjitha
drejtimet, gjë që e pasqyron edhe folklori ynë koreografik.
Vallja
karakteristike pukjane është vallja epike e Kabashit ose ndryshe vallja
kabashishte e rëndë e burrave, siç thuhet në traditën gojore popullore.
Kjo valle epike në përshtatje me aspiratat dhe dëshi¬rat e malëlorëve
në zona të ndryshme të krahinës sonë nga shekulli në shekull ka fituar
forma të reja: herë është e thjeshtësuar, herë është ngar¬kuar me
lëvizje të tjera. .
Kabashi, si qendër me rëndësi historike,
ekonomike dhe shpirtërore, në të kaluarën ka ruajtur dhe ka krijuar
tradita të mira dhe në fushën e valles. prandaj jo rastësisht vallja e
burrave, që është ekspozuar edhe jashtë rrethit, nëpër Atdheun tonë merr
emrin “Vallja e Ka-bashit”.
Vallja e Kabashit është një vaIle
epike, që hyn në grupin e valleve të rënda. Kjo valle është mjaft e
hershme dhe, nga sa mund të kupto¬het nga roli historik i Kabashit në
krahinën e Pukës dhe ndikimi tij në të gjitha fushat materiale dhe
shpirtërore të zonave përreth, ka qenë e kërcyer si e tillë në të gjithë
krahinën.
Në këtë valle marrin pjesë katër burra, të cilët
formojnë një rreth të mbyllur. Valltarët qëndrojnë krenarë përballë
njëri-tjetrit. Këta të katër valltarë, sipas të dhënave gojore,
përfaqësojnë të katër vëllezëritë e fisit Kabash: Qafalijajt, Kokajt,
Lushajt dhe Hadrojt. Pjesëmarrja e të katërve në valle. me veprimet e
tyre dinamike, ritme të theksuara e të prera, e bëjnë vallen mjaft
shprehëse dhe interesante. Lëvizjet dhe ritmet përmblidhen në tre
momente kryesore: me hapjen e krahëve anash, rrahjen e këmbës për tokë
dhe me shkëputjen për t'u ngritur e për t'u hedhur përpara.
Në
hapjen e krahëve shohim elementët e valles së shqipes, valle e bukur
karakteristike shqiptare. Ndërsa me rrahjen e këmbës për tokë kemi
elemente të ritmeve të lashta tradicionale, që e lidhnin banorin tonë me
tokën, me truallin e të parëve, me të drejtën për ta gëzuar dhe për ta
mbrojtur këtë tokë, e cila, sa herë që valltari rrah këmbën mbi të, i
jep forcë e guxim.
Këto tre momente kryesore të valles së Kabashit
janë shkrirë dhe harmonizuar, duke formuar një unitet organik, duke e
bërë vallen ak-tuale, të lidhur me gëzimin e jetës, me unitetin e
popullit dhe me ve-ndosmërinë e besëlidhjen e tij për të kundërshtuar e
përballuar çdo kërcënim e veprim armiqësor.
Vallja e
Kabashit shoqërohet me lodër dhe ka ritmin 5+7/8. Lodraxhiu zë një vend
(kënd) duke i pasur valltarët në të djathtë Ky, me lodrën që i bie,
është gjithnjë në funksion të vallls, mban ritmin e saj, por i
nënshtrohet këtij ritmi dhe dinamizmit të vallës, përcaktuar nga vetë
valltarët.
Kjo përmbajtje e pasur dhe e thellë e valles ka
vlera të mëdha ideoartistike, ajo jep dorë qi vallja e Kabashit të
jetojë së bashku me popullin, që nga thellësitë e kohëve deri në ditët
tona. Kjo valle është ruajtur më tepër në fshatrat Kabash, Qerret, Pukë,
Micoj, Meçe, Buhot, Rrape, Kryezi, Iballe.
Me kalimin e kohës,
si në këto fshatra dhe në fshatrat e zonës së Berishës, Thaçit,
Fushë-Arrëzit, kemi pakësimin e numrit të valltarëve, nga katër në dy.
Gjithashtu, ritmi epik është ushqyer me ritme, që shprehin kërkesa të
jetës intime të valltarit. Kështu, nga kjo valle epike lindi varianti i
saj epiko-lirik dhe më pas ai lirik. Sot vallen e Kabashit, me dy
valltarë të gjinisë mashkullore dhe të gjinive të për-ziera, e gjejmë më
tepër në variantet epiko-lirik, shtrirë në tërë krahinën.
Vallja
e Kabashit kërcehet në dasma (te shtëpia e dhëndrit). Gjithashtu
kërcehet në panaire, në festa popullore, në gëzime familjare dhe në
përvjetorë të shënuar.
Kostumi popullor, që veshin valltarët,
është ai karakteristik për krahinën e Pukës, kostumi i një dasmori
krushk ( se krushku ishte ai që duhej të vishej më mirë dhe me kostum in
e veshjen së krahinës së tij). Prandaj ka mbetur shprehja: “Asht veshë e
ba krushk”. Ky kostum po¬pullor përbëhet nga një palë opinga lëkurë
lope, me thurje sipër me penj liri të dredhur nga disa fije bashkë, në
mes të të cilave futej edhe ndonjë fije e hollë argjendi. Këto opinga
quheshin “opanga me rred”. Çorapët që futeshin nën tirq ishin të
shkurtër, të bërë me penj të leshtë, ku mbizotëronte ngjyra e bardhë ose
e zezë, e kombinuar me orna¬mente të ndryshme, që përshkoheshin ehbe
nga fije ari ose argjendi. Tirqit ishin të tipit “Tirq Gjakove”, me
gajtanë të zez dhe jo shumë të gjerë sa të Shkodrës, por të ,ngushtë në
kofshë e në të ndenjurat më tepër se ata të Mirditës. Në mes (bel)
mbështillej një brez i gjerë le¬shi i gjatë deri në tri metra, i rrahur
në vegje, i thurur me penj shu¬mëngjyrësh, ku spikatnin forma
gjeometrike të thjeshta të kombinuara bukur.
Valltari vishte,
gjithashtu, një këmishë të bardhë me krahë të gjatë sa 2/3 e krahut dhe
të gjerë. Këmisha futej nën tirq. Jaka e këmishës është e thjeshtë, e
qëndisur me penj liri të bardhë mbi të dhe jashtë saj deri në dy-tre cm.
Sipër këmishës hidhej një jelek i tipit “Jelek Gjakove” me krahë të
gjatë ose të shkurtër, i qendisur punë e madhe me gajtanë e penj teli të
argjendtë ose të artë. Lejeku nuk mbyllej në gjoks, duke i shërbyer
kështu për zbukurim sumbullat e mëdha prej gajtani e fije ari ose
argjendi. Në kohë dimri vishej edhe xhurdia, që nga shek. XIX u
zëvendësua me gujën, që erdhi nga Gjakova. Meqe¬nëse guja ishte shajak i
zi dhe nuk kishte pamje, përdorej jeleku, por për t'u mbrojtur nga të
ftohtit, nën këmishë shtohej një fanellë e leshtë me krahë të gjatë.
Në
kokë valltari; si dhe krushku, mbante një kapuç të bardhë “Ka¬puç
Gjakove”, të njëjtë me atë të të gjithë krahinës sëDukagjinit, por me
maje pak më të ngritur, se ai i Kosovës. Kapuçi nuk rrinte sipas kokës,
por mbi flokë, duke i lënë këto të dilnin pak mbi ballë. Nën kapuç,
anash tij vinin një qendisje rredi me penj liri të bardhë, të dredhur e
të zbuku¬kuruar me fije argjendi e ari. Kjo qëndisje dilte nën kapuç,
duke i dhë¬në valltarit a krushkut një bukuri të veçantë e njëherit, ia
ruante kapuçin nga djersët .
Por duhet theksuar, se kjo veshje e
bukur ishte shumë e shtrenjtë dhe ishin të paktë ata malësorë, që
kishin tërë kostumin. Varfëtia e madlae pengonte që çdo familje malësore
të gëzonte një kostum të tillë. Megjithatë kur vinte puna për të shkuar
krushk, ky i fundit shkonte nëpër lagje apo përmes fshatit, duke
kërkuar ku një gjë, ku një tjetër derisa siguronte tërë veshjen. Një
kerkesë e tillë nuk ishte turp, ndersa ata që e jepnin e kishin për nder
e kënaqësi që një nga fisi I tyre po e vishnin e po e bënin krushk,
sepse ky apo ai malësor, kudo që shkonte, përfaqësonte fshatin, apo më
saktë, fisin.
Kjo vështirësi, për të pasur valltari një kostum
kombëtar karakteristik, shkaktoi që vallja të hidhej edhe me veshjen e
thjeshtë, të përditshme të malësorëve.
Tani, në kushtet e
sotme, vallet tona janë bërë massive, pra, karakteristikë e rru¬gës së
zhvillimit të valles së Kabashit është masivizimi i saj. Ajo lu¬het nga
valltarë të masave të gjera të fshatit e të qytetit, të moshave të
ndryshme, veçanërisht prej të rinjve. Edhe yllkat e fatosat po bë¬hen
interpretues dhe ekzekutues të ,mirë të valleve tona të bukura, du¬ke
sjellë me moshën e tyre gëzimin, gjallërinë, freskinë dhe entuziazmin në
skenat tona.
Karakteristikë tjetër e valleve tona sot është
pjesëmarrja e gjerë e grave në to. Në këto valle ashtu si edhe tek
burrat gruaja shpreh botën e saj të brendshme me tërë forcën e saj.
Vallet tona pukjane janë bërë sot më shprehëse, më të gjalla, duke ua
paraqitur me gjuhën e tyre plastikën e levizjeve të harmonishme gëzimin
dhe dinamizmin e vetë jetës së tyre.
____
Burimi: ForumiVizitor
No comments:
Post a Comment