Wednesday, January 11, 2012

Shqeli Kecires, Puke. Fortese qe ne lashtesi

15 km ne jugperendim te qytetit te Puke gjendet Shqeli, nje kodrine qe lartesohet afro 200 m mbi perroin e Gomsiqes se voge te Kecires se Poshtme. Rrenojat e kesaj fortese-qyteze perbehen nga trakkte muresh rrethuese, nga trojet rrenoe, nga mbetjet e nje treseje te gjere udhe karvanesh dhe nga disa varreza ne jugperendim te forteses. Ne periudhen e formimit ekonimik te kesa fortese-qyteze duket rritja dhe shtrirja e saj nga ana jugperendimore, ku bashkohet ne udhen e karvaneve nepermjet Qafes-Ngret.
Qe ketu fillonte muri rrethuese i Shqelit ne drejtim te Currit te Shqelit, ne nje gjatesi prej me se 100 m, brenda kesaj hapsie, eshte eshte kurrizi me i larte i kodrines dhe me i mbrojtur nga natyra, sepse ne te dy anet e shoqeronin pjerresine e tij, shtrihej nje preher i gjere me emrin Fusha e Farkes dhe Curri i Farkes.Nga ana veriperendimore te Currit te Farkes duken disa varreza, te ndara me gure ne mes te tyre. Gjetja e mbeturinave te materialeve te punuara prej hekuri, se bashku me emrin dhe germadhat e murit rrethues deshmojne per nje vendbanim qyteze te hershme me zejtari te zhvilluara metalpunese ne shekuj. Nga ana lindore te Currit te Farkes jo me larg se 50m fillon nje cuke shekmbore me emrin Curri i Shqelit. Ky curr e bente mbrotjen e kesaj fortese qyteze shume te forte dhe mjaft te sigurte, sepse kjo cuke shkembore eshte nje keshtjelle e vertete natyrore.
Nga ana jugore dhe lindor shkembi ka nje pjerresi qe e ben mjaft te mbrojtur.
Ajo qe e ben fortesen me te sigurte eshte Shpella e Shqelit. Hyrja e saj e ngushte qe gjendet ne anen jugore te Currit te Shqelit, fillon ne labirintin e disa te carave te shkembit.
Nga hyrja kalohet ne nje hapsire qe zbret poshte deri ne 4 m, prej nga behet nje zbritje tjeter me ndihmen e litarit edhe per 2 m me poshte. Ketu shpella ndjek kurrizin e Currit te Shqelit derisa perfundon me nje dalje te ngushte ne pjesen me te larte te ketij curri. Gjatesia e shpelles shkon deri ne 230m. Gjatesia nga 1-4 m, kurse lartesia e saj arrin nga 2-3 m, xhepat e shumte,anas per depo, gjetja e brendshme si edhe thengjijte e mbeturinat e hirit tregojne se kjo shpelle eshte perdorur per strehim ne kohe sulmesh nga armiqte e jashtem.
Vete emri Shqel lidhet me "kastela" romake, qe nepermjet nje zhvillimi gjuhesore, ne saje te theksimit dinamik te shqipes, dhe shtjel, qe ne te folmen e zones dha Shqel nga tj/q.
_________
Botuar ne: Gazeta "Bashkimi" 25.03.1990.
Burimi: Puka qe ne lashtesi.
Autor: Xhemal Meci.

No comments:

Post a Comment