Wednesday, January 11, 2012

Mesues Sabah Sinani


Sabah Sinani u lind ne fshatin Kabash te rrethit te Pukes me 23.02.1949.

U diplomua ne Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe-Letersi ne Tirane, me rezultate te shkelqyera ne vitin 1971
Si gazetar, Sabahu fillimet i ka qe ne fakultet, si redaktor i gazetes "Studenti". Me mbarimin e studimeve, Sabahu fillon punen ne kabinetin pedagogjik, ku dallohet per punen metodike dhe pedagogjike me mesuesit. Krahas punes pedagogjike Sabahu shkroi qindra artikuj metodik e shkenco ne gazeten "Mesuesi" e organe te tjera te shtypit qendor.
Ai ka kontribut te gjere edhe ne shtypin lokal, si kryeredaktor i gazetes "Terbuni". Ne te gjithe botimet e almanakut "Puka dhe shkolla" eshte dhe dora e mendja e tij. Me shume se askush tjeter, Sabahu punoj per mbledhjen, sistemimin dhe studimin e fjeles se rralle ne trevat e Pukes. 
Per keto veprimtari Sabahu dekorohet ne vitin 1990 me Medaljen "Naim Frasheri". Biblografi e Sabah Sinanit si studiues dhe orator, publicist dhe punojes shkencor shpaloset me vlera kulmore ne botimin e librit: "Udha e arsimit pukjan ne vite", me te cilin lexuesi do te njohe rrugen qe ka kaluar arsimi pukjane nder vitet 1903-1993
_____________________________
Publikon per here te pare ne Internet: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani

No comments:

Post a Comment