Wednesday, January 11, 2012
Myftiu i rrethit Puke
Rrethi i Pukes kryesisht eshte i perbere nga dy besime ai Katolik dhe ai Mysliman. Myslimanet ndodhen ne qytetin e Pukes, Fush-Arrez, Qerret, Kabash, Dedaj, Lejthize, Rrape, Micoj, Kryezi, Xathe, Kulumri,Iballe.
Besimtaret mysliman te Pukes ka pas rreth 10 Xhami sot ato kan te ndertuara 3, nje ne Puke, Kryezi dhe Iballe.
Myftiu i rrethit Pukë që nga viti 2005 është Imam Gezim Kopani.
Gezim Kopani ka lindur ne Pukë më datë 01.09.1983 është dipllomuar ne Fakultetin e Inxhinieri Elektronike Tiranë. Gjithashtu është diplomuar nga Universiteti i Stanbollit për gjuhen Turke. Ka punuar mësues për lëndet: Kur'an,Tefsir,Turqisht dhe Informatikë. Gjithashtu ka punuar si operator ne organizaten OSCE.Ka dhene mesim si ndihmes pedagog per lenden e Informatikes.Eshtë një ndër themeluesit e gazetës "Medresisti" të Medresesë H.Mahmut Dashit Tiranë. Në vitin 2004 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emeron Gezim Kopani imam në Xhaminë e qytetit Pukë.Në vitin 2005 Gezim Kopani emërohet Myftiu i rrethit Pukë detyrë të cilen vazhdon ta ushtroj edhe sot. Gezim Kopani eshte administrator te disa faqeve Pukjane ne Internet.
______
Publikon: Forumi Pukjan
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment