Thursday, March 29, 2012

Historiani Xhemal Meçi studion guret qe kan dal ne varrezat e Pukes.

Sa kemi lexuar ne kodrinat e qytetit te Pukes pikerisht ne Koder Hanit qe ne kohen e perandorise Osmane eshte ndertuar kalaja ose fortesa e Koder Hanit. Brenda kesaj fortese ose kalaje ka pas mbi 20 shtepi plus edhe toborrin e ushtareve si dhe Xhamine e Koder Hanit.

Gjate nje germimi ne varrezat e Koder Hanit me date 26 mars 2012 puntoret kan has ne disa gur krejt te vecante. Kjo gje beri qe historiani i rrethit te Pukes dhe me gjere Prof.Xhemal Meçi te bej studimin e gureve te dalura gjate ketij germimi. Ai eshte i bindur se keto gur jane themele te kalas ose te forteses. Ne kete koder shikohen edhe sot gur shum te medhenje.Fakti qe sot dolen edhe keto gur tregon se kemi te bejme me nje vend i cili ia vlen per ta studiuar.


______
Burimi: Prof.Xhemal Meçi, Forumi Pukjan

No comments:

Post a Comment