Gjate paradites se sotme Myftinia e rrethit Puke, Deputeti i Pukes Ndue Paluca, N/Prefekti i Pukes, Drejtues te Partive politike,Kryetre Komunash, Drejtor te shume institucioneve te rrethit Puke kan zhvilluar vizita zyrtare ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes ku kan uruar Famullarin e Kesaj Kishe per festen e Pashkeve.
Ne kete rast drejtuesit uruan:
Myftiu i Pukes: "Uroj gjithe besimtareve Katolik Gezuar festen e Pashkeve. Nje urim te vecante kam per emigrantet dhe Pukjanet qe punojne jasht atdheut te tyre duke ju uroj nje jete te lumtur."
Deputeti i PD: "Uroj Famulliterin Dom Gjovani dhe nepermjet tij gjithe besimtaret Katolik Gezuar Festen e Pashkeve. Qofte nje dite e lumtur dhe e gezuar sic eshte kjo dite e madhe. Kjo feste perkon edhe me vitin jubilar te 100 vjetorit te shtetit Shqiptare prandaj edhe une uroj gjithe Pukjanet kudo qe ndodhen Gezuar festen e Pashkeve"
Administratori i PS per rrethin e Pukes: " Uroj gjithe besimtaret Katolik Gezuar festen e Pashkeve. Kjo eshte nje fest ku besimtaret katolik perjetojne ringjalljen e Jezuesit, por te gjithe ne jemi deshmitare te varferise qe perjeton keto vite rrethi i Pukes dhe me kete rast uroj qe te gjallet jeta ekonomike dhe vitin tjeter te festojme edhe me mire."
______
Burimi: Forumi Pukjan.
dt.08.04.2012
No comments:
Post a Comment