Keshilli i Bashkise Puke ne mbledhjen e muajit mars 2012 unanimish i ka dhene titullin "Qytetar nderi" pas vdekjes sportistit te madh Pukjane Mark Pjeter Currit.
Per te dhene kete titull Bashkia e qytetit Puke sot me date 10 prill 2012 organizoi nje simpozium me titull: "Mark Pjeter Curri" Qytetar nderi. Hapjen e aktivitetit e bere Fran Vuka i cili permendi shkurtimish organizatoret e ketij aktiviteti. Me pas ne fjalen e tij kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj tha: "...Mark Pjeter Curri eshte qytetar i te gjitheve dhe pukjanet krenohen me te...." Ndersa ne kumtesen e tij anrari i Keshillit te Bashkise Puke Riza Tafilaku tha: "...Familja Curri eshte nje familje e cila ka lulezuar jo vetem ne sport por edhe ne shume veprimtari te tjera. Kjo familje tre here ka udheheq ceta ushtaresh ne lufte kunder pushtimit turq. Sot kujtojme mjeshtrin e madh te mundjes Mark Pjeter Curri i cili ka marr mbi 17 medalje. Mark ne vitin 1968 perfundoj ushtrine e gjate kohes qe ishte ushtar mori pjese sporte te ndryshme duke u dalluar nder te tjeret.Ai doli me pas tre here nder dhjet sportistet me te mire te shqiperise...."
Me pas fjalen pershendetese e mori n/Prefekti i Pukes Mirash Mardodaj i cili tha: "...Une mburrem dhe krenohem me sportistin e madh Mark Pjeter Curri. Mbaj mend kur isha student pedagoget na thonin: ju jeni nga Puka e mundsit te madh Mark Currit pra identifikoheshmi me te..."
Me pas Kryetari i Keshillit te Bashkise Puke njeherazi edhe n/Kryetar i Keshillit te qarkut Shkoder Ferit Ringaj i dorzoj familjareve titullin "Qytetar nderit" dhene pas vdekjes sportistit te madh Mark Pjeter Curri.Ferit Ringaj ne fillim falenderoj antaret e Keshillit te Bashkise Puke te cilet unanimisht votuan pro dhenjes se ketij titulli.
Perfaqsuesi i Ministrise se sporteve Vasil Bici nder te tjera tha: "...Mark Curri ishte nje gjigant i mundjes. Mirnjohje Keshillit te Bashkise Puke per kete vendim i cili i jep kete titull mjeshtrit te madh Mark Curri. Une vij edhe me nje propozim i cili eshte: figurat e medha sic eshte Marku te kujtohet cdo here duke i vendos rrugeve apo institucioneve te tjera emrat e tyre me qellimin te ngelin ne kujtese."
Z.Martini President i Federates se Mundjes nder te tjera tha: "...Shpreh vlersimin tim per kete vlersim te bere mjeshtrit apsolut ne peshat e renda te mundjes. Falenderoj keshillin Bashkiak te Puke per kete vendim."
Ndersa sekretari i Federates Kombetare te Mundjes Xhevit Cibaku tha: "...Mark Curri eshte figura e madhe ne sportin e mundjes ne Shqiper."
Nje kumtes te shkruter mbajti edhe Prof.Xhemal Meci si dhe disa nga te pranishmit ne kete veprimtari. Ne emer te familjes Curri falenderoj vellai i Markut Lek Curri duke shprehur mirnjohe per kete vlersime qe i eshte bere vellait time Markut." Ky aktivitet do transmetohet ne televizionin lokal PTV, ne televizionin TeleSport si dhe ne gazetat sportive.
__________
Burimi : Forumi Pukjan
Date 10.04.2012
No comments:
Post a Comment