Friday, April 13, 2012

Mesuesi i pare i Kryeziut

Mesuesi Filip Lacuku erdhi nga Shkodra per te mesuar edhe edukar femijet e fshatareve te Kryeziut ne muajin prill te vitit 1943. Ne kujtimet e tij thekson: Dy muaj qendrova ne shtepine e Kolic Pjetres. Gjate kesaj periudhe interesimi im ishte qe te hapej sa me shpejt shkolla ne kete fshat. Ishte i pari Nikolle Preng Lleshi qe liro nje kat te shtepise se tije per ta bere shkolle. Aty edhe une kisha nje dhome. Ne fund te qershorit te atij viti, te Podi i Shemrise u ndertua shkolla e re 150 m larg Qeles se Kishes. Ishin te regjistruar mbi 50 nxenes. Me kujtohet thote mesues Filipi se i pari qe solli vajzen ne shkolle ka qene Mark Dode Alia (Lena). Me 1935 erdhi edhe nmje vajze tjeter, Seva bije e Rexhe Buqarit (nenpunes ne Kosove). Me 1937 vjen edhe nje vajze tjeter me emrin Fatime.
Keshtu numri i vajzave po shtohej. Ato po dilnin nga kthetrat kanunore per tu bere te ditura njesoj si dhe djemte. Merite per kete kishte edhe mesuese Filipi, te cilin e gjeje shtepi me shtepi tek bisedonte me fshataret per dergimin e femijeve ne shkolle, vecanerisht per vajzat. Per punen qe bente Filipi ndihmohej edhe inkurajohej edhe nga kryemesuesi Migjeni, per te cilin Filipi flet me dashamiresi....
Ne fshat, cileson mesuesi kishte varferi te madhe. Shume nxenes vinin ne shkolle edhe pa henger. Ato vinin edhe nga Qafa e Malit, nga lagjia Nushaj sepse nuk kishin shkolle.
Jane vite kur vendi yne ishte ne prag te pushtimit fashist. Ai nuk pranoi te qendrote mesues gjate okupacionit nazi fashiste ne Kryezi.
Mesues Filip Lacuku ze vend nderi ne muzeun e fshatit Kryezi, ai nderohet dhe respektohet nga ish-nxnesit e tij, nga te gjithe banoret e mesuses dhe edukator i paludhur i cili ne kushte te veshtira u mesoi femijeve kryezias te shkruanin e te lexonin shqip.
______
Burimi: Udherrefyesit e dijes
Pergatiti: Forumi Pukjan

No comments:

Post a Comment