Ky aktivitet organizohet ne kuader te projektit "Te kontribuojme ne permiresimin e qendrueshem te kushteve te jeteses ne zonat rurale te rrethit te Pukes."
Ne kete aktivitet moren pjese drejtori ekzekutiv i Agropuka Sabah Djaloshi, Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj , perfaqesues nga Ministria e Bujqesise Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave si dhe perfaqsues nga donatori.
Pas fjales se hapjes, te pranishmit vizituan panairin.
E vecanta e panairit ishte numri i madh i pjesmarresve te ardhur jo vetem nga gjithe Rrethi i Pukes por edhe nga Kukesi e Hasi si dhe jasht trevave te Shqiperise.
Rreth ores 12:00 Agropuka zhvilloi tryezen e rrumbullaket "Identiikimi i nevojave dhe problemet e fermereve Pukjaneve."
Informacion shtese
Aktualisht, Agropuka po zbaton (Nentor 2011 -dhjetor 2013) projektin e financuar nga We effect-Swedish Cooperative Centre. "Te kontribojme ne permiresimin e qendrueshem te jeteses ne zonat rurale te Pukes."
Projekti synon te kontriboje ne permiresimin e qendrueshem te jeteses ne zonat rurale te Pukes nepermjet rritjes se te ardhurave te fermereve si dhe te promovimit te pjesemarrjes dhe deokracise lokale.
Projekti identifikon dhe promovon modelet funksionale te kooperimit ne fushat e prodhimit dhe marketimit, barazise gjinore, pjesemarrjes dhe demokracise ne nivel lokal.
Komponentet e projektit jane:
-Zhvillim Organizativ dhe rritje kapacitetesh;
-Prodhim dhe Zhvillim Biznesi;
-Lobbing dhe Avokatesi;
-Barazia Ginore dhe fuqizimi i grave
Projekti ka kontribuar ne ngritjen dhe ndihmen per 6 grupe te kooperimit; 3 grupe kooperimi te grave, grupi i kooperimit te pemtarise, grupi i vreshtarise dhe i bleterritesve Pukjane.
Me ndihmen e projektit eshte ngritur prane shkolles se mesme Puke dhe po kontribon ne permiresimin e ambientit Klubi "Ambientalistet e Rinje".
Studimi "Zhvillimi Rural i Rrethit te Pukes" eshte realizuar nga eksperte lokale; eshte perfundua Plani Strategjik dhe Politika Gjinore e Agropukes dhe jane funksionale 678 fermere, keshillues dhe bashkepuntore te tjere kane perfituar direkt dhe indirekt nga projekti; 446 prej tyre jane gra.
Per me shume ju mund te kontaktoni ne kete adrese:
Adresa: Shoqata "AGROPUKA", Lagjja e Re, Puke
Tel: +35521222412, e-mail: agropuka@gmail.com
_________
Publikon: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 28.09.2013
No comments:
Post a Comment