Keshilli i Bashkise Puke diten e djeshme gjate mbledhjes se radhes date 27 janar 2014 miratoi projekt vendimin per propozim per dekorim "Mjeshter i Madh" (pas vdekjes) Presidentit te Republikes se Shqiperise.
Keshilli i Bashkise Puke vendosi:
T'i propozoje Presidentit te Republikes se Shqiperise per t'i dhene mesuesit, intelektualit, studiuesit, publikuesit dhe gazetarit z.Sabah Sinani titullin "Mjeshter i Madh" (Pas vdekjes) me kete motivacion:
"Mesuesit te talentuar te gjuhes shqipe dhe letersise, per aktiviteti e tij te shquar ne fushen e arsimit si mesues dhe drejtues, per kontributin e pareshtur shkencor dhe pedagogjik ne formimin e brezave te rinj dhe per veprimtarine e tij humne e shoqerore."
Jeteshkrimi
Z.Sabah Sinani
Datelindje: 23.02.1949
Vendlindja: Kabash, Puke
Vdiq me: 05.03.1994
Arsimi:
Me 1971 perfundon me rezultate shume te mira Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe Letersi, Tirane.
Karriera:
Studiues, publicist, gazetar e intelektual i njohur i arsimit.
Ka punuar per shume se 23 vite mesues dhe drejtues ne shume shkolla te rrethit Puke. Pergjegjes i Sektorit te Gjuhes Letersise ne Drejtorine Arimore te rrethit. Korrespodent i gazetes "Mesuesi", "Revistes Pedagogjike" gazetes "Bashkimi" gazetes lokale "Perpjekja" etj, ne te ciliat boton artikuj te shume me tematike te gjere ne fushen metodiko-pedagogjike, qe ishin nje baze e mbeshtetjes se arsimtareve ne punen e tyre te perditshme.
Nismetar dhe botues i gazetes "Terbuni" ne te cilen pasqyroheshin probleme te zhvilimit ekonomiko-shoqeror te rrethit. Botimet e tij, kryesisht si studiues dhe hulumtues mbi te rejat bashkekohore per shkollen, nxjerrin ne pah dimensionin e tij si punojse shkencor dhe si intelektual me vlera te medha ne shume fusha kerkimore.
Boton almanakun "Puka dhe shkolla", ku pasqyrohen arritje dhe probleme te zhvillimit te arsimit pukjan ne vite. La ne doreshkrim mjaft studime te rendesishme, ku veçohet doreshkrimi mbi rrugen e arsimit te pukjaneve qe para 100 vitesh, si dhe materiale te tjera hulumtuese, kerkimore dhe shkencore.
Dekorimet
Per veprimtari te shquar ne fushen e arsimit, ne vitin 1990, dekorohet me medaljen "Naim Frasheri"
Me VKM, nr.25, date 19.04.2002 i eshte dhene titulli "Krenaria e Qytetit" (Pas vdekjes)
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 28.01.2014