Wednesday, March 27, 2013

Ndoc Mark Deda dhe veprimtaria e tij patriotike.


Ndoci dhe familja e tij luftuan gjatë gjithë jetës me armë në dorë kundër regjimit antipopullor. 

Populli i përjetësoi me këngë, me vargje të pavdekshme, që tashma janë bërë të njohur në zonën e lballes dhe në tërë rrethin e Pukës:

Në Stamboll po këndon gazeta:

- Çarti "paqen" Ndoc Mark Deda,
- S'i dorëzon armët e veta.
Për të gjallë arml!t s'i nap,
Për pa la zaptijat me gjak.


Per të thprehur ndjenjën e urrejtjes së pakufishme kundër turqve, populIi në këngët për heronjtë derdhi admirimin e nderimin e vet:

Ndoc Mark Deda në shteg t'oborrit:


- Prite, turk, pushkën e malësorit!

Në vitin 1908, kur erdhën turqit e rinj në Shqipëri, Ndoci nuk pranoi t'i dorëzonte armët, mori arratinë hashkë me vëllezërit, Gjergjin e Mëhillin. Arratisja e malësorëve në ato kohë të vështira ishte dukuri e zakonshme në jetën e tyre. Kështu i arratisur me vëllezërit e vet, Ndoci qëndroi afër 2 muaj në mal. Një natë vjeshte, i detyruar nga kushtet e rënda atmosferike, u kthye në shtëpi hashkë me dy vëllezërit dhe babanë, Mark Dedën. Dikush lajmëroi turqit se Ndoc Mark Deda gjendej në shtëpi së bashku me familjen.

Nga Iballa dhe Puka u nisën forca të armatosura dhe e rrethuan shtëpinë e Ndocit rreth orës 10 të darkës. Filloi një luftë e ashpër. Nata e vjeshtës u skuq me gjakun e plakut të shtëpisë, Mark Dedës, i cili u vra në përleshje e sipër.

Në këtë përleshje u plagos rëndë Mëhilli, Vëllai i vogël i Ndocit, kurse vëllai tjetër, Gjergji, u plagos në krahun e majtë, (plumbi i mbeti në trup e si pasojë dora i ngeli tërë jetën sakat).

Po atë datë luftimet vazhdmm gjer në orën 5 të mëngjesit, kur dita e re tregoi të vrarë personin kryesor që përfaqësonte hyqymetin. U plagos gjithashtu një tjeter xhandar. Të dhënat e qëmtuara tregojnii se në mëngjeses, tek shtëpia e Ndoc Mark Dedës u mblodhën Mehmet Ali Doçi. Kolë Marku, Vatë Martini dhe Demë Prendi, të cilët ishin bashkëpuntorë dhe bashkëluftëtarë të Ndocit.

Ndoci bashkë me bashkëluftëtarët e lartpërmendur i ndoqi turqit deri te vendi i quajtur "Lisi i Lekës". Koc Marku, Vatë Martini dhe Mehmet Doçi i ndihmuan Ndocit të kalonte Drinin dhe i nxorën në Toplanë të tre vëllezërit, duke i mbajtur në kurriz, sepse ishin të plagosur. Të tre u strehuan në një shpellë në vendin e quajtur "Te then Drin qafën", e cila edhe sot e kësaj dite mban emrin "Shpella e Ndoc Mark Dedës". Për të hyrë në këtë shpellë, zbritja u bë me litar. Kushtet e jetesës në të ishin jashtëzakonisht të vështira.

Pasi u ndez zjarri, u ngritën nga gjumi dimëror dhjetëra gjarpërinj, që të plagosur ihidhnin në lumin Drin. Babai i tyre, i cili mbeti i vrarë, u varros nga populli patriot i kësaj lagjeje sipas të gjitha normave dhe ceremonive të kohës. Në këtë shpellë të tre vëllezërit jetuan plot tre muaj. Ata nuk guxonin të shkonin në ndonjë shtëpi, sepse ndiqeshin këmba-këmbës nga turqit.
Plagët i pastronin me thupërzën e pushkës, ashtu siç pastronin pushkt e tyre. Pas tre muajsh pothuajse të shëruar, dolën nga shpella dhe shkuan në Shalë, ku jetuan shumë kohë si kaçakë. Në shosh, Ndoci, bashkëpunoi me patriotët e atjeshëm. Pas disa kohësh u kthye në fshatin e lindjes dhe vazhdoi përsëri luftën kundër turqve.

Një herë turqit erdhën nga lagjja Qyqesh për të hyrë në Berishë, por kur dëgjuan se ndodhej Ndoc Mark Deda me çetën e tij; u kthyen nga kishin ardhur.

Në Çetën e Ndocit populli dëshmon se bënin pjesë Gjelosh Keçani, vëllezërit Koliku dhe vëllezrërit Mëhill e Tom Karoli, Koc Marku etj.

Koc Marku e Ndoc Mark Deda organizunn luftën e Berishës kundër Esat Pashës, ushtria e të cilit kishte djegur Qelzën dhe Midhën dhe prej këndej ishte drejtuar për të nënshtruar Berishën. Lufta u zhvillua e përgjakshme dhe rebelët, megjithëse ishin të pajisur edhe me topa, detyruan të ktheheshin mbrapa. Populli e përjetësoi në këngë fitoren e kilsaj kryengritjeje:


Kush ja nisi turkut pushkën i pari?
Ndoc Mark Deda, pelivani!

Dimë historikisht se këto vite tendencat shovinitte të shteteve fqinjë kunder Shqipërisë kishin arritur kulmin. Pikërisht në këto rrethana, serbët sulmojnd Dukagjinin. Në malësi u hap kushtrimi ,"Kush është burrë të dalë në luftë kundër shkjaut!". Ndoc Mark Deda me vëllain, Mëhillin, u gjendën krah vellezërve dukagjinas në front.

Pas shume luftimesh në Shalë dhe Shosh në pjesën veriore të Dushmanit. Një natë luftëtarët urrethuan nga ushtritë serbe, duke u zënë në hefasi. Vëllai i Ndocit, Mëhilli, u vra nga serbët në ndeshje e siper, gjithashtu, nga 13 veta që luftonin na këtë Çetë, shpëtoi i plagosur vetëm Ndoc Mark Deda. Ndoci u largua, megjithëse i plagosur, u zuri pritë serbëve, duke vrarë dilia sish. I dërmuar nga plaga iku nga Shala dhe u kthye në shtëpi, miriëpo plaga iu keqësua, aq sa i shkaktoi vdekjen.

Pas vdekjes së Ndocit, këtij trimi të maleve, vëllai, Gjergji shkoi në Shosh dhe vrau djalin e personit që kish spiunuar e kallëzuar Çetën te serbët.


______
Burimi: Fan Pages "Berisa e Pukes" 
Autor: Ton Zmali

Familja e Sadik Ramës nëpër shekuj


Familja e madhe e Gjopepë e Arapit të Pukës, ishte e njohur qysh në periudhën e lavdishme të "Heroit Kombëtar" Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një pjesë e kësaj familje u shpërngul në Kosovë rreth vitit 1700. Në fillim ata zunë vend në fshatin Nopole, Lugu i Baranit, e më vonë në Gjurgjevik të Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.

Në vitin 1872, nga gjiri i kësaj familje u lind "luani i Kosovës", siç u quajt nga populli Sadiku. Sadik Rama nga Gjurgjeviku, bënte pjesë në rajonin e Rahovecit. Ai ishte një burrë i urtë, i mençur, largpamës dhe bujarë me zë. Ky burrë rrjedh nga fisi Berishë dhe gjithnjë gëzonte simpatinë e fisit, në mbarë krahinën e Dukagjinit e rrafshit (Metohi) e deri në Berishën e brigjeve në Alshiçe, përtej katundit Iballë, rajoni i Pukës në Shqipërinë e Veriut. Familja me emër të mirë e Arapit të Pukës, (në Rrafshin e Kosovës), do të njihet si familja e Sadik Ramës, një dinasti e re, ku, aktiviteti për çështjen kombëtare u përcoll ndër brezni nga i ati, tek i biri e kështu me radhë. Kjo është karakteristikë e Derave të mëdha dhe princërve, që kanë dhënë aq shumë për popujt e tyre, duke mbetur kësisoj në histori të pavdekshëm.
Nacionalisti i njohur Sadik Rama, veprimtarinë e tij patriotike e filloi qysh në rininë e tij të hershme, duke i rezistuar me pushkë në dorë çdo armiku që kishte sulmuar vendin. Në moshën 21 vjeçare, u dallua për trimërinë e shkathtësi në luftën e Drenicës 1893, kundër pushtuesve osmanë, duke marrë famë në tërë Kosovën. Drenica, ishte djepi i trimërisë legjendare, ndonëse një pjesë e udhëheqësve të saj patën për fat të keq një fund tragjik. Drenica, gjatë shekujve ka qenë kryeqendra e zjarrit të pashuar të nacionalizmit, një vullkan, ku, kishin zanafillën e tyre shumë lëvizje të fuqishme çlirmtare, një votër e kryengritësve të njohur, që luftonin pa iu trembur syri kundër pushtuesve të njëpasnjëshme, që u dyndën në tokën arbërore. Këtu patën strehën e tyre fatosat e denjë liridashës, si: Ali Pashë Gusia e Jakup Feri, Bajram Curri e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Idriz Seferi, Aqif Bluta e Mulla Idriz Gjilani, Sadik Ramë Gjurgjeviku e Azem e Shote Galica, do të lëshonte shkëndijat e veta në vitin 1945, mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia komuniste, duke përsëritë epopetë e luftrave kreshnike, nën flamurin e kreshnikut të Drenicës Shaban Polluzha, që me zjarr e gjak luftarësh vulosi shqiptarizmin e kulluar të Dardanisë martire. Më 14 janar 1945, u zhvillua ndeshja e parë me brigadat komuniste, e cila filloi në majë të Çiçavicës ku, u zhvilluan përpjekje e luftime të përgjakshme, për të vazhduar deri në fund të marsit.
_______
Burimi: Fan Pages "Berisha e Pukës" Dera e familjes Berisha në arkivat e historisë.
Autor: Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

Iballe.Ne foto Ernes Koliqi dhe Kol Bib Mirakaj

Ernest Koliqi dhe Kole Bib Mirakaj...tek Kisha e vjeter ne Iballe ne vitin 1930.

Udhetim per ne Berishe

Nga: Edit Durham

Pak ditë në Shkodër më mjaftuan për të shkruar përgjigjet e vonuara të letrave që kisha marrë dhe për të krijuar një ide se çfarë kishte ndodhur në Evropë. Gjitha.shtu, kontrollova nënbarkëzat; bythicat dhe gjoksoren e shalës sime, sepse jeta e njeriut mund të varet nga qëndresa e një çifti tokzash, dhe isha gati të nisesha përsëri nëpër viset e egra.

Me dy kuaj shumë të mirë dhe një qiraxhi të shkëlqyeshëm, u nisëm para orës 6 të mëngjesit për në Shllak.

Duke udhëtuar përpjetë, si kapërcyem Kirin, ecëm nëpër një shteg të ngushtë me hije dhe u gjendëm në një vend të mahnitshëm afër Muselimit, plot grumbuj të mëdhenj kulprash të egra ngjyrë trëndafili. Flutura të gjelbra dhe të kaltërta vetëtinin në diell dhe një numër i madh karkalecësh të mëdhenj ngjyrë vishnje kërcenin me zhurmë rretheqark. E gjithë natyra dukej plot gëzim jete. Misri rritej i plotë e i bollshëm në fushat e punuara mirë. Kishte kopshte të mëdha me fiq e ullinj dhe ato pak vreshta që ishin dukeshin në lulëzim. Disa vjet më parë kjo që kishte qenë toka më e mirë e krahinës për prodhimin e rrushit, ishte shkatërruar nga filoksera dhe rimbjellja sapo kishte filluar. Tokat gurishtore dhe të shkreta, që tani kufizoheshin me Kirin, kishin qenë po aq të pasura, por vërshimet e lumit kishin gërryer të gjithë dheun, duke lënë pas shkatërrim.

Ne u nisëm për në Berishë si një trup i madh. Rruga për të zbritur ishte shumë e keqe. e parregulluar, me gurë të rrafshët që rrëshqisnin e lëviznin. Po ecja përpara me djaloshin që më shoqëronte, kur dëgjova një thirrje llahtare prapa meje. Marku i shkretë ishte rrëzuar dhe ishte shtrirë me këmbën e mbledhur nën vete. "Thyerje e rëndë", mendova, dhe vrapova prapa e trembur si kurrë herë tjetër në jetën time. Fatmirësisht ishte vetëm një ndrydhje e nyjës së këmbës, por edhe kjo nuk isht pak.

Me thikën time të xhepit, që ishte e mprehtë si brisk rroje ia hoqa shpejt këpucën. Hoqa cohen e kapeles sime, e grisa e bëra rripa dhe ia lidha këmbën fort. Pastaj mbetëm në një mëdyshje shumë të madhe. Të ngjiteshim mbrapsht ishte e pamundur, el po ashtu si ta mbanim Markun në shpinë, si të vazhdonim rrugën. Vetëm po të mbërrinim poshtë deri te lumi, atëherë mundë. të udhëtonim me kuaj pjesën tjetër të rrugës.

Matanë lumit ishin disa burra nga Dushmani, të gatshëm për të na kaluar në bregun tjetër. Ishin të zhveshur dhe me një pamje shumë të çuditshme: secili kishte nga një lëkurë delejt të fryrë, të lidhur përpara me nyjë te krahët dhe te këmbët e veta.

Një burrë nga Berisha, i zbukuruar kësisoj, kapërceu lumin drejt nesh me të shpejtë, duke qëndruar mbi ujë me ata kacekë dhe duke përdorur krahët si rrema. Filloi një zhurmë e madhe, por, meqë unë isha e zënë se po i bëja banjë këmbës së Markut në lumin e ftohtë, nuk i vura rëndësi. Burrat tanë ndërkohë ishin auke fryrë gjashtë lëkurë delesh, të cilat i lidhën me një trinë prej thuprash të njoma. I fryjnë lëkurët me gojë duke u mbushur thellë me frymë dhe duke u fryrë fort në njërin nga cepat. Lëkurët e mëdha morën formë brenda pak çasteve. Besoj se ata do të mund të frynin edhe gomën e makinës.

Kuajt i lidhën dhe një dushmanas u fut në ujë bashkë me ta. Rrjedha i çoi poshtë lumit, ndërsa qiraxhiu i tmerruar bërtiste e thoshte se po t'u hynte në vesh qoftë edhe një pikë ujë, kujat do të mbyteshin menjëherë. Ata dolën në bregun tjetër shumë larg teposhtë. Potera e tmerrshme vazhdonte. Qiraxhiu e kaloi lumin i pari. Ai u shtri me bark mbi trinë, me këmbët të mbledhura, meqë trina ishte e shkurtër. Shalat ishin vënë pale-palë mbi shpinë të tij për t'i mbajtur të thata. Berishasi u zhyt me të i kapur pas trinës dhe e shtynte me përplasje te fuqishme të këmbëve. Ky ishte udhëtimi i parë i këtij lloji për qiraxhiun, ndaj bërtiste me të madhe nga frika, por me zgjuarsi e nxorën matanë jo shumë larg. Pastaj burri nga Berisha u kthye për të më marrë mua. Embështolla aparatin pas në kurriz, që të mos më lagej.

Nxituam poshtë të takonim Markun, i gjori kishte dale në breg midis një grumbulli të keq shkëmbinjsh , të cilët duhtej t'i kapërcente. Burrat nga Dushmani u hodhën përsëri në lumë dhe pas pak nuk dukeshin më midis shkurreve.


Ne u kthyem të kacavareshim në faqen e pjerrët, të tjerët na ndoqën duke mërmëritur. Për fat të mirë ngjitja qe e shkurtër dhe Markoja arriti duke e ndihmuar. Iu afruam një shtëpie të vogël dhe hymë në oborr. Na nxorën stola, por ishin të shqetësuar. U mblodhën ca njerëz dhe prifti me Markon u hëngrën me ta mjaft kohë e me zë të lartë. Një burrë i gjatë, me fytyrë të hequr ishte kokëshkëmb. me ata të Dushmanit dhe vetëm gjaku mund ta lante, në veçanti i djalit që na shoqëroi.

Unë u thashë se kisha bërë një rrugë të gjatë për t'u bërë një vizitë si mikeshë; unë kisha vizituar shumë fise, të cilat ishin kënaqur duke më parë. Në rast se Berisha nuk më donte, unë do të kthehesha prapa. Nuk dëshiroja të ngjallja pakënaqësi.
Zhurma u pakësua e u kthye në një mërmërimë të ulët; neve na sollën kafe, gjë që e mendova se ishte shenjë e mirë.

Ne ndenjëm jashtë derisa të bëhej dreka dhe e gjithë çështja u ringjall. Ishte puna e pagesës për kalimin e lumit. Nëse kalimi i takonte Berishës, unë do t'ua paguaja njësoj sikur ata të Dushmanit të mos më kishin ndihmuar fare. Ata e refuzuan këtë prerazi. Ata nuk donin paratë por nderin, do të pranonin. para vetëm për dy kalimet që kishin bërë. Ata të Dushmanit u kishin marrë pjesën e punës dhe këtë fyerje nuk mund ta shlyenin paratë. Megjithatë, ajo që u dhashë unë u pëlqeu. Mua më shfajësuan. Por çështja tjetër ishte, nëse unë kisha ardhur në këtë mënyrë, a duhej të më prisnin mirë apo nuk duhej te më qasnin fare. Ndoshta unë isha një mik i turqve. Ata nuk donin t'u shkelte në tokat e tyre asnjë mik i turqve.

Ne u ndamë si miq të mirë. Natyrisht, u përhap lajmi për ardhjen time. Asnjë grua e huaj nuk ishte parë ndonjëherë në këto vise, të nesërmen ardhëntë më vizitonin disa nga krerët. Ata më pyetën fije e për pe për vendin tim dhe qeverinë e tij. Kur u siguruan që unë nuk isha as myslimane, as e krishterë ortodokse, u sollën shumë miqësisht dhe e ndien veten shumë të nderuar që unë kisha bërë një rrugë aq të largët për t'i parë. U vinte keq vetëm që nuk kisha sjellë me vete shumë ushtarë për të vendosur një qeveri të re.


Njëri prej tyre, duke i rënë pushkës me pëllëmbë tha: "Këto janë armiqtë tanë më të këqij. Le të vijnë ushtarët, t'i marrin armët, të bëhet një qeveri e mirë dhe e Re do të bindemi".

Nëse ata i besonin një qeverie dhe do të trajtoheshin mirë, fiset malësore nuk do të ishte e vështirë të qeveriseshin. Ata kanë një forcë të mrekullueshme bindjeje kur besojnë se bindja është e nevojshme dhe zakonisht i binden zotit të shtëpisl absolutisht. Kështu, për shembull, këtu ka një grup të madh prej katër shtëpish, që drejtohen nga katër vëllezër, të cilët tani kanë lidhje mjaft të largëta me ata që u nënshtrohen, por të gjithë kërkojnë dhe gjejnë bindje të plotë për të vetmen arsye se fuqia drejtuese i takon kësaj dege të familjes dhe unë nuk gjeta dot arsye tjetër.

Berisha dhe Merturi i Gurit janë bajrak i Pukës. Anëtarët e Berishës e të Merturit (fisi që ndodhet në bregun tjetër të Drinit) thonë se janë fiset më të vjetra të malësisë dhe në kundërshtim me praninë në këto krahina të tipit shtatshkurtër e flokëzi, ngulin këmbë se flokëverdhët janë shqiptarë të vërtetë.

Berisha u mbahet me rreptësi kanuneve të maleve. Ajo nuk përfaqësohet në Xhibalin e Shkodrës, por është nën kajmekamin turk të Pukës.

Paratë e gjakut në Berishë duhet të paguhen brenda dy vjetëve. Shuma shkon nga gjashtë deri në shtatë qese, që i bie rreth 21 deri 28 lira stërlina. Mund të paguhen pjesë-pjesë dhe nuk është e domosdoshme të jenë monedha. Shpesh pranohen pushkë "martina" si pjesë e pagesës. Duhet t'i paguhet një qese edhe pleqve të gjyqit dhe një kajmekamit të Pukës. Por përfaqësuesi i qeverisë turke rrallë merr një kuotë.

_____
Burimi:marrë nga libri "Shqiperia e Eperme".

Friday, March 1, 2013

Historiku i biblotekes Puke


Bibloteka publike per here te pare eshte krijuar ne vitin 1953 ku fillimisht sherbente si sall leximi.

Punojsit e pare te kesaj bibloteke kan qene: Ismail Xhemali, Basri Tafilaku, Ibrahim Ymeri, Xhemal Meçi dhe Aishe Haxhia.
 Pas ketyre bibloteka e Pukes ka pas keto punojse:  Juksel Halili, Hasie Puka, Liljana Marashi, Bukurie Ymeri, Mukades Bobolli dhe Riza Tafilaku.
Ne vitin 1959 bibloteka e Pukes u njoh zyrtarisht nga institucionet shteterore te cilat dhene kontribut per ngritjen ne nivelin e duhur te kesaj bibloteke. Ne vitin 1974 u be edhe ndertimi i Pallatit te Kultures Puke, me te ndertuar ky pallat u vendos aty edhe salla te biblotekes publike e qytetit te Pukes.
________
Pergatiti: Gezim Kopani
Shenim: Ky eshte nje historik i shkurter.