Te nderuar antare te Forumi Pukjan dhe vizitor te adresave tona!
Forumi Pukjan u krijua ne nentor te vitit 2011 fillimisht duke hapur adresen
http://forumipukjan.forumo.org me pas u hap adresa edhe ne facebook. Deri me date 26 dhjetor 2011 adresa jone arriti te kete ne facebook 200 antare ndersa portali numerin me te madh te vizitoreve arriti me 28 dhjetor 2011. Shume shpejt Forumi Pukjan percaktoi vizionin e vet e cila do ishte pika e takimit te Pukjaneve ku do mund te merrnin ne kohe reale informacione nga rrethi i Pukes. Jo vetem kaq Forumi Pukjan mori nismen per te publikuar edhe historine e rrethit te Pukes duke bere bashkepunime te ndryshme.
Shume shpejt Forumi Pukjan publikoi edhe stafin kryesor te tije qe jane: Admin; Jetmir Aliaj, Gerond Topallaj, Rossa Blu, Ola, ArTaNi, Nikolin Toma Miria, Gezim Kopani, Bos Pukjan. Eshte ideja e Admin per te sjell nje adres ndryshe nga ato te tjerat. Stafi ne vitin 2012 zgjeroi shtrirjen e tij duke hap llogari (faqe) ne YouTube, Twitter si dhe blogun e ri.
Cdo informacion qe hedhet ne dy portalet 1.
http://forumipukjan.forumo.org/ dhe 2.
http://forumipukjan.blogspot.com/ publikohet ne: 1.Facebook dhe 2.Twitter per video 3.YouTube duke bere qe antaret dhe vizitoret te marrin informacione nga rrethi i Pukes nga shume drejtime.
Numerin me te madh te vizitoreve "Forumi Pukjan" arriti ta kete ne muajin shkurt 2012 ku fal stafit ne kohe reale jane publikuar per Pukjanet qe perdorin internetin informacione, lajme, video, foto ne kohe reale me rastin e bllokimit nga debora.
Po ne kete muaj Forumi Pukjan arriti te kete nje bashkepunim me gazetarin e njohur Armir Mehaj. Ne saj te shpejtesise dhe korrektesise "Forumi Pukjan" u be pik referime edhe per disa portale te tjera sic ishte adresa
www.shqiptarja.com.
Ne muajin shkurt 2012 adresa e Forumi Pukjan arriti nje numer vizitoresh online prej 515 persona ndersa per 24 ore prej 902 personash duke u kthyer keshtu nje faqe e preferuar jo vetem per pukjanet por edhe me gjere.
Videot e publikuara ne YouTube te Forumi Pukjan jane shikuar 16.316 here. Publikimet ne forum jane shikuar 97.895 here.
Forumi Pukjan per here te pare ka ndertuar edhe Sontazhe dhe Komente mbi tema te ndryshme duke nxjerr ne pah qenderimet e Pukjaneve.
Forumi Pukjan per here te pare ka publikuar mbi 30 tema per intelektulet Pukjane. Mbi 50 tema per historine e rrethit te Pukes. Forumi Pukjan per here te pare ka publikuar mbi 75 fotografi te vjetra te rrethit te Pukes.
Forumi Pukjan me qellim te perkujtimit te tradites Pukjane ka publikuar mbi 20 tema dhe video per turizmin Pukjane.
Forumi Pukjan me qellim te kujteses te Pukes pothuajse cdo te dite te premte realizon kuize mbi historine e Pukes, intelektualet dhe figurat e njohura Pukjane, identifikimin e fotografive nga rrethi i Pukes etj.
Edhe ne te ardhmen stafi do punoj per publikime te reja mbi rrethin e Pukes. E me kete rast stafi ju fton edhe juve qe te bashkepunoni me Forumin Pukjan me qellim te promovimit te Pukes ne internet.
Ja disa fotografi nga faqet e Forumi Pukjan
( Nga sondazhet e Forumi Pukjan )
( Video e publikuar nga Forumi Pukjan ne YouTube )
( Duke kerkuar Forumi Pukjan ne google )
( Pjese nga forumi i Portalit te Forumi Pukjan )
( Forumi Pukjan ne Twitter)
( Forumi Pukjan ne YouTube )
( Videot e publikuara ne internet nga Forumi Pukjan )
( Forumi Pukjan ne facebook )
( Blogu http://forumipukjan.blogspot.com/ )