Tuesday, February 26, 2013

NEKROPOLI 1 KOMANIT (Pukë) / Pjesa e Dyte


Marre nga e përmuejshmja letrare-kulturore Fryma, mars 1944

Mbasi përshkrova pak a shum në vija të pergjithshme gjendjen dhe historin e ktij nekropulli po kaloj me nji herë në pershkrimin e landës dhe në perfundimet e mbrrituna.Nji gjâ e tillë âsht mjaft e vshtirë mbasi sendet janë tepër të shperndame dhe sidomos pse deri në ditët e soçme nuk kemi pasë gërmime e studime të thella mbi kët nekropull. Sidoqoftë randsija qi xen ky nekropull në historin e Shqipnis e te Shqiptarëve âsht e madhe, prandej duhel qi ti kushtojmë interesim të vemendshëm e studim ma të gjanë me shpresë se në t'ardhmen ka me u mbrrijtë në perfundime të sigurta.Mendimet e perfundimet e studjuesave të huej qi u morrën me këtë problem janë të ndryshme e shpesh në kundërshtim midis tyne. Mâ parë se me folë për perfundimet e tyne, po rreshtojkëtu disa prej sendeve të gjetuna ndër vorret e germueme radhitë simbas kronologjis së gërmimit, d.m.th. tue fillue nga Degrand e tue mbarue te Ugolini.Degrand germoi dy vorre shum të pasun nga të cillët u nxorrën sende të ndryshme. Nga i pari kemi dy qafëza (it. collare) bronxi, tre bylezykë e dy vâthë veshësh bronxi, nji gjerdan prej 75 inxhish e cilindrash, nji unazë me tri lajle e nji karficë bronxi. Prej të dytit nji qafzë e perbame prej xhixhash xhâmit në bojë të bruzët me nji inxhi korniolet (gurë i çmueshëm, fr. cornaline), dy karfica e dy rrethë prej bronxi, dy vâthë të lyem n’argjand e të zbukuruem me filigranë, nji unazë argjandi me zgavër oniçet, nji komçë, nji unazë, nji bylezyk e dy qafëza të gjith prej bronzi e mâ në fund disa vegla bronxi.Kto janë pak a shum sendet qi Degrand nxori nga kto dy vorre dhe qi qenë dhurue nga ai muzeumit St. Germain en Laye. Uniformitetit të ndertimit të ktyne vorreve u pergjegjet edhe stili i sendeve të ndryshme qi i perkasin pa dyshim të njajtes periudhë. Nuk qenë gjetë as pare të vjetra, as sende e enë prej bote së pjekme. Degrand vrente se sende po thuej se të tilla gjindeshin ende m’atë kohë (fillimi i ktij shekulli) në Pazarin e vjetër të Shkodrës. Në nji vorr u patë gjetë nji shpate me paftë të gjânë e me dorcë bronxit. Në paftë e në dorcë të shpatës shifeshin ende do teprica drunit qi ndoshla perbajshin dorcen dhe kllefin e shpatës.Mbas Degrand të shohim atë çka Prof. Traeger studjoi. Janë katër vorre. Sendet e të parit janë të gjitha bronxi me nji lëmashk shum të bukur. Kto janë: dy karfica të njajtit tip por me madhësi të ndryshme, unaza, unazë tjetër nga e cilla varet nji farë zbukurimi, nji kalë. Nga skeleti nuk u gjetën veçse disa copa të ndryshme.Në të dytin gjindeshin dy skeletën: nga të cillet njena rrashtë ishte mjaft e ruejtun kurse tjetra prishë fare. Përbri gjindeshin dy karfica të ndryshmc, nji unazë e thjeshtë, dy karfica hekuri me madhësi të ndryshme, të njillojta me ata të parit vorr, nji maje zhgjete, nji komçe hekuri, nji bylezyk e nji unazë bronxi me nji ftyrë zogu e lajle të tjera.Sikurse në të dytin edhe në të tretin kemi të bajmë me dy skeletën me të mbetuna të vobekta. Perbajnë takamin e ktij vorri: nji unazë bronxi me nji copë perdredhe, dy unaza të njituna bronxi. Në të Katertin pranë të mbetunave të skeleleve të dy kufomave u gjeten nji unazë bronzi me nji copë të vogël lkure, nji unazë dhe kjo bronxit me shejin e pentagramit. Shumica e sendeve qi Traeger gjet janë bronxi e nji pjesë e vogël asht hekuri, të gjitha sherbejshin për zbukurim. Kto objekte gjinden në “Staatl Museum fur Vorgeschichte und Fruhegeschichte” të Berlinit.Po vij te landa e sendet e daluna nga nji grup tjeter vorresh të ndryshme dhe të studjueme nga Prof. Ugolini. Simbas dishmis së Ugolinit këto sende u mblodhen prej personash të pakompetencë, të cillët me gjithë atë, u munduen me e mbajtë të ndame landën e gjetun në njenin prej vorresh, tue mos e perzi me të tjerë. Për këtë arsye Ugolini, tue paraqitë të gjetunat e këtyne vorreve, ndoqi radhitjen që këto të gjetuna kur i pau. Nuk mund të sigurohet absolutisht t'ardhunit e saktë të sendeve prej njenit vorr në tjetrin pa pasë kaluem e perzi me nclonjenin send të vorreve tjerë. Nga këjo perzimje Ugo1ini permendë nji pjesë të madhe vâthësh të gjetun së bashkut dhe pohon si të marrun nga vorre të ndryshme. Me gjithë se nga këjo gjâ hiqet sigurimi i dallimit të sendeve të vorreve të ndryshme, prap se prap, randësija nuk i paksohet landës së paraqitun nga ky arkeolog italjan, mbasi kto sende paraqiten si t'ardhuna sigurisht nga Komani.Këjo landë i sherbeu ma vonë Ugolinit për me gjetë si kohën e qytetnimit qi këto sende paraqesin, si edhe ate të vorreve. Këto sende u bajtën jashtë prej nji t'ikuni shqiptar e qene shitë në vjetin 1923 Drejtoris së Muzeumit të Rromës e mâ vonë me ndermjetsi të Misjonit Arkeologjik italjan në Shqipni këthye Ministris s'Arsimit. Sot gjinden në Muzeumin Kombtar të Tiranës. Këto sende përbajnë landen e gjashtë vorreve.Nji pjese tjetër e sendeve qi Ugolini permendë si l'ardhuna prej nekropullit të Komanit, gjinden ndër muzeumet e Etënve Françeskanë e Jezuitë. Këto sende do t'i shohim mâ vonë.Prej gjashtë vorreve nga i pari kemi nji qafzë e madhe bronxi, nji rreth dore e nji karficë bronxi këjo e fundit e nxjerrun prej njaj cope së vetme metali. Po ashtu në të dytin kemi nji qafzë prej bronxi, nji tjetër hekuri e nji parë vâthë argjanti të përbamë prej nji rrethi e nji, lavjerrsi, ruejtë jo aq mirë. Sendet qi përbajnë landen e të tretit vorr janë: qafzë sikur e parnë edhe përpara, por e ndame dyshë, dy karfica si ato të të parit vorr por njena pak ma e vogël e pa lajle, nji palë vâthë jo mâ të mdhaj, nji rreth bronxi qi dikur formonte nji vath, nji inxhi xhixhet i kaltërt, i vogël dhe i pa rregullt.Në të katërtin vorr gjejme nji copë rreth argjanti qi përbante nji vâth, mâ pak se gjysë rrethi si i pari, dy copa të tjera rrethi, unazë bronxi nji parë vâthë bronxi sikur ata të vorrit të tretë, nji parë të tjerë me lavjerres argjanti kurse rrethin e kanë bronxit, lavjerrës vathi në formë gjysë-hâne i ndryshëm nga të tjerët, nji parë vâthë bronxi, gjysë-hâne e hollë bronxi. Vorri i pestë përmban rrasë me paftë të hollë bronxi si e rrumbullakët me birë për me u mbajtë pezull, nji tjetër bakri, unazë gishti po prej bakri, unazë tjetër, dy kalota bronxi me birë në midis, dy copa karficash e nji unazë bronxi.Në të gjashtin gjejmë: nji unazë hekuri mjaft e ndryshkun; tri të tjera dy mâ të mdhaja e nji mâ e vogël, teh thiket qi pret vetëm nga nji anë, spatë hekuri e dy copa tehesh thiket.Për me plotsue kuadrin e ktyne gjetjeve po i hjedhim nji sy edhe landës e sendeve qi gjinden ndër muzeume t 'Etënve Jezuitë e Françeskanë sende të cillat i pat pa edhe Ugolini. Në nji vetrinë, ndër Etënt Jezuitë, gjindet landa e dalun nga dy vorre. Këjo landë përbahej (në të parin vorr) prej nji rrashte, disa qafëzash, unazash, teha thikash, vâthësh e karficash (komçesh) nji pjesë e madhe në bronx e nji tjetër në hekur. Në të dytin vorr bashkë me rrashten kemi përsri thika të ndryshme, unaza të përbame prej thuprash bronxi të ndryshme, karfica, rrethë duersh dhe kta prej bronxi e hekuri.Edhe Etënt Françeskanë sikur Etënt Jezuitë mbajnë mjaft landë e dalun nga nekropullii Komanit. Këto sende përbajshin dikur koleksjonin e P. Shtjefen Gjeçovit, i cili u interesue mjaft e i studjoi zbulimet Landa paraqet të njajtat karakteristika si të tjera dhe me ndryshime të vogla. Kemi këtu nji seri unazash, rrethësh qafzash, karficash me madhësina të ndryshmeKto janë pra sendet qi duelen nga nekropulli i Komanil e qi sot janë shpërda ndër muzeume të ndryshëm. Ktyne mund t'u shtohet nji pjesë tjetër qi ka kalue ndër duer të privatve të pakompetencë dhe kshtu ka humbë. Përmbi kët landë studjozët u munduen me mbrrijtë në disa perfundime, por këto sot nuk merren si themelore e perfundimtare per arsye se germime e studime ma serioze mund të bahen mbas tashi përmbi kët nekropull.Kur çeka, në nurnrin e parë çeshtjen e nekropullit të Komanit formulova dy pyetje qi pritshin përgjigje e qi janë: Cillët janë të vorruemt e Komanit e kur janë vorrue. Le t'orvatemi me pasënji përgjigje tue u bazue në pcrfundimet e studjuesave qi janë marrë me këtë çështje. Të shohim së parit tipin e strukturën e ktyne vorreve si edhe atë të sendeve qi janë gjetë. Struktura e vorreve mund të na ipte ndoj datë kronologjike, mbasi vorre të tilla si ato të Komanit janë përgjithsisht të kohës së bronxit ose asaj të hekurit; por për ne puna ndryshon tue qenë se edhe sot ndër disa vende vazhdon të përdoret kjo mënyrë vorrimi. Disa studjozë (Traeger, Ugolini) vrojten ndër vende të Shqipnis po thuej se të njajtën mndyrë vorrimi. Prandaj studimi i strukturës dhe i mndyrës së trajtimit të ktyne vorreve nuk na ep ndonji shpjegim për me mbrrijtë në përfundim kronologjik. Edhe per shka i përket çashtjes së sendeve e materialit të gjetun dalin shumë ndërlikime. Nji grup i këtyne sendeve janë krejtësisht prehistorike dhe mbajnë si datë kohën e para Krishtit, mirë po në të njajtën kohë u gjetën edhe pare rromake. Kështu qi as prej këtyne sendeve nuk asht mbërrijtë në përfundime të sakta; por me krahasimin e disa prej këtyne objekteve me objekte tjera të daluna nga vende të ndryshme lejojnë ndonji datim e me caktue pak a shum kohën qi këto vorre paraqesin.Kështu qi mund të shtyhemi me pa në qytetnimin e paraqitun prej këtij nekropulli vashdimin e nji populli të vendosun në këtë krahinë qysh prej kohnash të vjetra dhe mbajtun e ruejtë në kohë rromake; këtë gja mund të na e pohojë affiniteti i disa karficave të Komanit me disa tjera të Debelo Brdo gja e konslatueme nga Baron Nopça. Prandej asht perfundue se pothuejse të gjitha të mbetunat e këtij Nekropulli i përkasin kohës rromake e nji pakicë e vogël janë të ma vonëshme. Kështu qi me dashtë e me caktue nji datë, mund të mendojmë se sendet i përkasin nji periudhe qi shkon prej të tretit deri në të pestin shekull mbas Krishtit. Këjo gja nodhte kur legjionet rromake pushtuen pothuejse të gjitha krahinat bregdetare lindore të Adriatikut, ndërsa ndër male mbahej i paprekshëm: prehistorik. Sendet pra qi u gjetën në këtë Nekropull, me gjithë se janë të punueme në kohna prehistorike janë të periudhes rromake perandorake (u gjetën pare rromake me ftyrë të Konstantinit). Këjo gja qe quejtë fenomen i pseudo-arkaizmit (Ugolini).Për shka i përket tash pikës së parë të çashtjes, d.m.th. cillët janë të vorruemt e këtyne vorreve, kemi përfundime pak a shumë të ndryshme. Degrand vrente se landa me të cillen jane ndertue vorret nuk lejon qi ti atribuojmë këto vorre ndonji populli kalimtar; n’atë tjeter ky vend nuk gjindet në rrugën e ndonji qëndres se herëshme e së tashme, e mund të mendohet se kemi të bajmë me nji “campus sacer”, nji nekropull të vetmuem të nji fisi vendosun në mënyrë të përherëshme në këtë krahinë piktoreske e plot male.Salomon Reinach, tue studjue karficat e ndryshme mendonte me gjetë nji farë lidhjeje në mes të këtyne vorreve e invazjonit të popujve svevë (gjermanë) në Ilyri. Por këjo hypothezë nuk upranue prej asnji studjuesi tjeter, me gjithë se nji derivacion gjerman nuk mungon.Përkundrazi, Prof. Traeger, me disa studjozë tjerë si Nopçsa, Zeiss janë të mendimit se kemi të bajmë me vashduesit e elementit etnik të këtij vendi (banorët e kohnave të lashta). Ndërsa Bulle pohonte se këtu kemi të bajmë me nji popull avar, por edhe kjo hypotheze nuk u pranue, me gjithë se ndonji element lidhjeje rne vorre avare nuk mungon, por prap ky nuk mjafton me provue identitetin e qytetnimit ndërmjet krahinës Shqiptare e asaj te hanueme nga avaret. Por, ma në fund, arkelogu italjan, Ugolini, mbas shum studimesh “ndinte vedin si t’autorizuem” me njohtë nekropullin e Komanit si nji nekropull ilir e të vorruemt e këtyne vorreve si pjestarë të ndonji fisi ilir; tue forcue atë shka studjuesat gjermanë kishin pohue ma perpara. Po këtë udhë ndoqën edhe arkeologët tjerë italjanë, si Mustilli, Sestieri, etj. Tue pranue iliricitetin e këtij nekropulli.Artur Kopani shkruan: "Ne kete pjese te dyte ka nje informacion te hollesishem mbi gjetjet e varrezave te Komanit dhe vleren qe paraqesin keto gjetje. Perfundimet e studiuesve tregojne se shqiptaret jane vazhdim i ilireve, sikurse popullsia e hershme e Komanit ka lidhje vazhdimesie me popullsine e kohes se sotme. Fakti qe ne trojet e pukjaneve gjenden gjurmet e vazhdimesise se races shqiptare nder shekuj, duhet te na beje krenar dhe ta bejme sa me te njohur, pasi jemi te provuar se vecse rojtare te mire te qyteterimit shqiptar, jemi edhe mbartes te padiskutueshem te genit shqiptar."
_____
Nga: Skender Anamali
Pergatiti: Artur Kopani (fb.Puke.Albania)Dt.20.2.2013





Monday, February 18, 2013

NEKROPOLI I KOMANIT (Pukë)

Marre nga e përmuejshmja letrare-kulturore Fryma, shkurt 1944


Në bregun e mâjtë të lumit Drî, në Veri-Prendim të Pukës, gjindet katundi i Komanit. Përbri Komanit asht nji majë mali qi quhet “Kalaja e Dalmaces o e Delmaces”.

 Ende sot nuk asht shpjegue rrjedhja dhe arsyeja e ktij emni, mbassi nuk janë gjetë deri tash sheje muresh apo të mbetuna kshtjelli. Gjithashtu edhe për emnin Dalmace o Delmace nuk kemi shpjegime të sakta. Asht mendue tu rrâja “delrne” (dele) e ilyrishtes se vjeter; kshtu nga “dele-mbajtse” mund të kemi Delmace. P. Cordignano tue folë për fjalen Koman, përmendë se banorët e këtij vendi njehin vehten si të ardhun nga Mali i Zi; dhe ma në fund parashlron nji hipothezë tue pyetë se mos jane të ardhun nga Dalmacija mbassi bash përmbi Koman gjindet Kalaja Delmaces o Dalmaces. Per sa i përket fjalës Komani: popullsija muhamedane e Shkodrës, quen me emën Koman vorrezat e veta, tue thanë se kët emën e kanë ndigjue nga ma të vjetrit.
Landa dhe të gjetunat arkeologjike janë mjafl interesante dhe problematike. Zgjidhja e ktij problemi shkaktoi nji polemikë nder studjozë të huej te cillet me shkrimet e tyne u munduen me e zbulue mysterin qi mbulon kët nekropull, por ende sot nuk kerni perfundime të sakëta e të vlerrshme.
Në këtë t’ashtu-quejtun “Kalaja e Delmaces” kemi pra nji nekropull mjaft të hapët, ate të Komanit. Ky nekropull qe vizitue mâ së parit në vjetin 1898 prej kousullit francez Degrand. Permbi sendet qi Degrand gjeti në Koman kemi nji studim te Salomon Hcinach. Ma vonë vizitoi kët nekropull kosulli austrijak Th. Ippen, i cilli lajmoi Prof. Paul Traeger-in; e mâ në fund nga kryetari i misjonit aekeologjik ilaljan Luigi Maria Ugolinî-t.
Studimet e tyne janë ende sot si tbemeltarë per studimin e ktij nekropulli e janë publikue nji pjesë ndër libra e nji pjesë tjetër ndër rivista e të përkohshmë shoqninash të hueja.
Landa e shumtë dhe e ndryshme e nxjerrun nga germimet asht e shpërndame ndër muzeumet St. Germain en Laye, n' ato t'etneve Françeskanë e Jezuitë në Shkodër, në muzeumin Kombtar të Tiranës dhe të “Staatl. Museum fur Vorgeschichte und Fruhgeschichte” të Berlinit.
Nekropulli i Komanit asht njimend interesant për hapsinë dhe numër të vorreve. Si mbas Prof. Traeger numri i vorreve mbrrinte deri afër 150 prej te cillave shum ishin te coptueme dhe landa e grabitun. Degrand i cilli pat hapë mjaft sosh, si mbas të thanunave të vendasve, i kishte gjetë kto vorre te venduem afër e disa herë largësija prej njenit në tjetrin nuk ishte ma madhe se nji meter. Vorret gjnden në të ramen e malil kah Jug-Lindja në pozicjone të parregullta te mbjelluna ktu-atje. Janë gjetë edhe dy vorre të njituna o mâ mirë nji mbi nji në mndyrë qi kapaku i vorrit të nënteshëm sherben si fund për atë të sipërmin. Nga kto vorre u gjetën edhe disa të cillët me gjith se jo të hapun nuk kishin landen dhe sendet funerarë, landë e cilla ishte perdorë nga vendasit vetë. Po kujtoj ktu qi Baron Nopcsa, i cilli u interesue mjeft per kto çeshtje, afermonte nji farë afërsije ndër mjet të kostumeve të vjetëra e trajtave të tyne të grave të Mykenës me ata të malsoreve të krahinës të Shkodrës.
Tipi i ktyne vorreve asht trajte primitive mbassi janë të perbame prej rrasash e leskrash shkrepash te njitun ndermjet tyne mjaft keq. Shumica paraqesin nji cillsi të nji llojshme e janë të perbame prej dy rrasash të gjana ndër ana, nji mbi krye, nga nji herë edhe nji ndër kambë e mâ në fund nji ose dy nën kufomë. Në këtë vend vorrezash mndyra e vorrimit ishte nji e vetme e konsistonte në nji arkë guri ku gjindej skeleti dhe sendet e ndryshme pune e zbukurimi të kufomës. Prof. Traeger nga kto të gjitha hapi vetëm 4 vorre të pa prekuna. Mbrenda ktyne gropave u gjindshin kufoma të pajisuna me takam funerar vehtjak; fundi i arkës së gurit ishte përherë mjaft i lmuet. Mbulesa e ktyne gropave ishte zakonisht në nji thellsi prej ½ ose ¾ metri nen syperfaqen e tokës e atje ku mungojshin bimët e bari, thellsija ishte ma e vogël për arsye të vërshimeve të zakonta t'ujnave qi grryjnë tokën.
Kto gropa vorrimi, të thirruna “vorre në trajtë arkëze”, kanë dimensjone të ndryshme. Janë gjetë disa qi mbajnë nji njeri të rritun e disa të tjera për fëmi. Shpesh herë vorret qi mbajnë kufoma fëmijsh janë ma të mdhaja tue mbrrijtë me pasë nji gjatësi nga 2 metër deri në metër 2 e 30 cm, nji gjansi prej ½ metri e nji thellsi prej ½ metri. Ndër disa vorre u gjet edhe ma tepër se nji skelet; në njenen prej ktyne u gjetën tre të këtillë, dy personash të kaluem nga mosha dhe nji foshnjeje. Banorët e Komanit kanë pohue se kanë gjetë në nji prej ktyne vorreve edhe 5 rrashta, të gjitha njena pranë tjetres.
Gjithashtu edhe mndyra e vendosjes se skeletve ndryshon nga vorri ne vorr. Degrand ka muejtë me konstatue se në dy vorre të pa prekuna rrashtat gjindeshin në mndyrë të parregullt në gropë. Ske1etët nuk janë në gjendje të mirë përveç të nofullave, shpesh herë të shoqnueme nga disa dhambë. Degrand mujti me rujtë dy rrashta pak a shum në gjendje të mirë në njenen prej të cillave gjindej nji tufë flokësh.
Sendet qi perbajnë takamin funerar janë gjanat mâ të dashtunat e mâ të nevojshmet të personës qi vorrosesh mbrenda. Janë sende e objekt.
Nga Skender ANAMALI

Ndersa Artur Kopani shkruan: "Materiali i shkruar nga studiuesi i njohur Skender Anamali eshte pjese e studimeve te shumta qe une po mundohem t'i nxjerr ne drite me besnikeri per te mundesuar te gjithe anetaret e grupit dhe te tjeret te njohin me mire Puken, vendlindjen tone. Ndersa hulumtoj mbi keto studime, gjithnje e me shume bindem per vlerat e shumta qe pukjanet i kane dhene qyteterimit shqiptar, sa pikerisht ne trojet tona, sikurse eshte Komani, eshte bere e mundur te dalin deshmite qe provojne origjinen tone kombetare, ose prejardhjen e shqiptareve nga Iliret."

_______
Burimi: Artur Kopani fb.Pukë.Albania
dt.18.02.2013

Fotografi: Puka 2013







Friday, February 15, 2013

Vlersimi: Nuk merret vendim per vlersimin e figurave atdhetare nga Komisioni i vlersimit te figurave atdhetare.

Qe nga muaji nentor te vitit  2012 ne Puke eshte ngritur nje grup pune i cili ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ka pergatitur nje dosje per  vlersimin disa figura atdhetare te rene per Liri dhe Pavaresi.

Sipas informacineve te Forumi Pukjan ky grup pune i perbere nga prof.Xhemal Meçi , N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj dhe te tjere qe ne muajin dhjetor 2012 ka dorzuar rreth 20 dosje vlersimi per atdhetaret Pukjan ne Keshillin e Qarkut Shkoder.
Edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate Keshilli i Qarkut Shkoder ende nuk ka zbardh asnje vendim mbi vlersimin e personave atdhetare te rene per Liri dhe Pavaresi.
Ky eshte nje projekt i ketij institucioni i cili pritet te vlerson figurat atdhetare te rene per Liri dhe Pavaresi ne Qarkun e Shkodres.
Sipas burimeve te Forumi Pukjan , Puka ka kerkuar te vlersohen keto figura:

1. Ndue Mark Rrucaj      (1880-1912, rene per clirimin e Pukes)
2. Keqan Qerim Neziri     (1870-1912, rene per çlirimin e Pukes)
3. Rexhe Adem Baci        ( 1885-1913, rene ne lufte per mbrotjen e Shkodres)
4. Mustaf Adem Braha    (1842-1912, rene ne lufte me serbe) 
5. Frrok Kole Gjergji       ( 1870-1912, rene per çlirimin e Pukes)  
6. Deme Ismail Ibrahimi   (1864-1913, rene ne mbrojtje te Shkodres)
7. Kurt Nezir Cina            (1870-1913, rene ne mbrojtje te Shkodres)
8. Pjeter Preng Qafa        (1870-1914, rene ne qeverin e princ Vidit)
9. Myftar Selami              (1970-1914, rene ne lufte kunder pushtimit Serb)
10. Ndoc Mark Deda      (1880-1915, rene ne lufte kunder pushtimit Serb)
11. Zeke Nikoll Curri      (1892-1917,rene ne luften e Austrohungarise)
12. Cup Preng Qafa         (1877-1915, rene ne lufte kunder pushtimit Serb)
13. Preng Ndue Curri       (1885-1971, ne luften e Austrohungarise)
14. Pal Gjon Prendi          (1895-1917, ne luften e Austrohungarise)
15. Qerim Sokoli             (1860-1925, ne luften kunder Serbis)
16. Mark Mem Mema   (1904-1945, vra nga rregjimi komunist)
17. Bibe Ded Gjoka        (1912-1945, vra nga rregjimi komunist).

Ky eshte nje studim i hollesishem i bere nga historiani i njohur Prof.Xhemal Meçi i cili ne menyre te vazhdueshme punon per nxjerrjen ne pah te vlerave historike dhe atdhetare qe ka rrethi i Pukes.
Ende nuk eshte bere e qarte se cilat jane arsyet qe  Keshilli i Qarkut Shkoder nuk ka marr vendim per te bere propozimin Presidentit te Shqiperise per dekorimin e ketyre figurave atdhetare te rrethit te Pukes por edhe te Shkodres dhe Malesise se madhe.
________
Pergatiti: Forumi Pukjan
dt.15.02.2013
                                                                                                                                                                                                                

Saturday, February 9, 2013

Debor ne Puke. 2013


Tonin Alia degorohet me titullin "Mjeshter i madh"

Biri i Pukes, specialisti i pyjeve dhe perpunimit te drurit presidenti i Ardenos z. Tonin Alia u dekorua nga Presidenti i Republikes me titullin e larte "Mjeshter i Madh". Suksese Toninit dhe Ardenos.


Me 27 janar 2013 ne mjediset e Muzeut Kombetar ne Tirane u organizua Dita e sherbimit pyjor me rastin e 90 vjet Sherbim pyjor i Shqiperise.  Kjo veprimtari u organizua nga Shoqta e Specilisteve te Pyjeve. Moren pjes specialiste pyjesh nga gjith rrethet e vendit. Fjaen e rastit e mbajti kryetari shoqtes Kole Malaj. Me kete rast u bene pese dekorime: Piro Xhumetiku dhe Tonin Alia me titullin Mjeshter i Punes , Vehbi Dermani, Irfan Meko, Mustafa Taci me "Medalje te Mirenjohjes". Taki mi u pershendet nga ministri Mediu, ish Minister Ahmet Osja. Pershendeten gjithashtu F.llubani, L.Shehu, deputeti Tabaku etj. Nga shoqat e shperndane certifikata mirenjohje per nje numer te madh specilistes qe jane ne pension. Nga Gjon Fierza u preznatua botimi " Pyjet dhe sherbimi pyjor shqiptar ne vite". Ne fund per te pranishmit u dha nje koktej.
_____

Burimi: Gjon Fierza

Friday, February 8, 2013

Me dt. 9 - 10 Shkurt ecje dhe ski në Pukë

Këtë fundjavë më 9 dhe 10 shkurt, turist-grupi “Eksploruesit – Albanian Beauty” organizon hiking & skiing në Pukë.

Në guidën tonë përfshihen:

Akomodimi dhe transporti
Mëngjesi (2 vakte), drekë (2 vakte) dhe darkë
Pijet alkolike dhe jo alkolike
Pajisjet për ski & kafe
Energizers!
Guidë dhe argëtim pa fund
Nisja bëhet në sheshin “Nënë Tereza” të shtunën në orën 8:00, ku kohëzgjatja e udhëtimit deri në Pukë është më pak se 3 orë.

Kosto për person është 4500 lekë.

Vendet janë të limituara.
_____
Burimi: Xhim Begeja

Publikuar edhe ne: http://tiranaxxl.com/event/ecje-dhe-ski-ne-puke-2/?utm_source=dlvr.it&utm_medium=facebook&utm_campaign=ecje-dhe-ski-ne-puke-2