Marre nga e përmuejshmja letrare-kulturore Fryma, shkurt 1944
Në bregun e mâjtë të lumit Drî, në Veri-Prendim të Pukës, gjindet katundi i Komanit. Përbri Komanit asht nji majë mali qi quhet “Kalaja e Dalmaces o e Delmaces”.
Ende sot nuk asht shpjegue rrjedhja dhe arsyeja e ktij emni, mbassi nuk janë gjetë deri tash sheje muresh apo të mbetuna kshtjelli. Gjithashtu edhe për emnin Dalmace o Delmace nuk kemi shpjegime të sakta. Asht mendue tu rrâja “delrne” (dele) e ilyrishtes se vjeter; kshtu nga “dele-mbajtse” mund të kemi Delmace. P. Cordignano tue folë për fjalen Koman, përmendë se banorët e këtij vendi njehin vehten si të ardhun nga Mali i Zi; dhe ma në fund parashlron nji hipothezë tue pyetë se mos jane të ardhun nga Dalmacija mbassi bash përmbi Koman gjindet Kalaja Delmaces o Dalmaces. Per sa i përket fjalës Komani: popullsija muhamedane e Shkodrës, quen me emën Koman vorrezat e veta, tue thanë se kët emën e kanë ndigjue nga ma të vjetrit.
Landa dhe të gjetunat arkeologjike janë mjafl interesante dhe problematike. Zgjidhja e ktij problemi shkaktoi nji polemikë nder studjozë të huej te cillet me shkrimet e tyne u munduen me e zbulue mysterin qi mbulon kët nekropull, por ende sot nuk kerni perfundime të sakëta e të vlerrshme.
Në këtë t’ashtu-quejtun “Kalaja e Delmaces” kemi pra nji nekropull mjaft të hapët, ate të Komanit. Ky nekropull qe vizitue mâ së parit në vjetin 1898 prej kousullit francez Degrand. Permbi sendet qi Degrand gjeti në Koman kemi nji studim te Salomon Hcinach. Ma vonë vizitoi kët nekropull kosulli austrijak Th. Ippen, i cilli lajmoi Prof. Paul Traeger-in; e mâ në fund nga kryetari i misjonit aekeologjik ilaljan Luigi Maria Ugolinî-t.
Studimet e tyne janë ende sot si tbemeltarë per studimin e ktij nekropulli e janë publikue nji pjesë ndër libra e nji pjesë tjetër ndër rivista e të përkohshmë shoqninash të hueja.
Landa e shumtë dhe e ndryshme e nxjerrun nga germimet asht e shpërndame ndër muzeumet St. Germain en Laye, n' ato t'etneve Françeskanë e Jezuitë në Shkodër, në muzeumin Kombtar të Tiranës dhe të “Staatl. Museum fur Vorgeschichte und Fruhgeschichte” të Berlinit.
Nekropulli i Komanit asht njimend interesant për hapsinë dhe numër të vorreve. Si mbas Prof. Traeger numri i vorreve mbrrinte deri afër 150 prej te cillave shum ishin te coptueme dhe landa e grabitun. Degrand i cilli pat hapë mjaft sosh, si mbas të thanunave të vendasve, i kishte gjetë kto vorre te venduem afër e disa herë largësija prej njenit në tjetrin nuk ishte ma madhe se nji meter. Vorret gjnden në të ramen e malil kah Jug-Lindja në pozicjone të parregullta te mbjelluna ktu-atje. Janë gjetë edhe dy vorre të njituna o mâ mirë nji mbi nji në mndyrë qi kapaku i vorrit të nënteshëm sherben si fund për atë të sipërmin. Nga kto vorre u gjetën edhe disa të cillët me gjith se jo të hapun nuk kishin landen dhe sendet funerarë, landë e cilla ishte perdorë nga vendasit vetë. Po kujtoj ktu qi Baron Nopcsa, i cilli u interesue mjeft per kto çeshtje, afermonte nji farë afërsije ndër mjet të kostumeve të vjetëra e trajtave të tyne të grave të Mykenës me ata të malsoreve të krahinës të Shkodrës.
Tipi i ktyne vorreve asht trajte primitive mbassi janë të perbame prej rrasash e leskrash shkrepash te njitun ndermjet tyne mjaft keq. Shumica paraqesin nji cillsi të nji llojshme e janë të perbame prej dy rrasash të gjana ndër ana, nji mbi krye, nga nji herë edhe nji ndër kambë e mâ në fund nji ose dy nën kufomë. Në këtë vend vorrezash mndyra e vorrimit ishte nji e vetme e konsistonte në nji arkë guri ku gjindej skeleti dhe sendet e ndryshme pune e zbukurimi të kufomës. Prof. Traeger nga kto të gjitha hapi vetëm 4 vorre të pa prekuna. Mbrenda ktyne gropave u gjindshin kufoma të pajisuna me takam funerar vehtjak; fundi i arkës së gurit ishte përherë mjaft i lmuet. Mbulesa e ktyne gropave ishte zakonisht në nji thellsi prej ½ ose ¾ metri nen syperfaqen e tokës e atje ku mungojshin bimët e bari, thellsija ishte ma e vogël për arsye të vërshimeve të zakonta t'ujnave qi grryjnë tokën.
Kto gropa vorrimi, të thirruna “vorre në trajtë arkëze”, kanë dimensjone të ndryshme. Janë gjetë disa qi mbajnë nji njeri të rritun e disa të tjera për fëmi. Shpesh herë vorret qi mbajnë kufoma fëmijsh janë ma të mdhaja tue mbrrijtë me pasë nji gjatësi nga 2 metër deri në metër 2 e 30 cm, nji gjansi prej ½ metri e nji thellsi prej ½ metri. Ndër disa vorre u gjet edhe ma tepër se nji skelet; në njenen prej ktyne u gjetën tre të këtillë, dy personash të kaluem nga mosha dhe nji foshnjeje. Banorët e Komanit kanë pohue se kanë gjetë në nji prej ktyne vorreve edhe 5 rrashta, të gjitha njena pranë tjetres.
Gjithashtu edhe mndyra e vendosjes se skeletve ndryshon nga vorri ne vorr. Degrand ka muejtë me konstatue se në dy vorre të pa prekuna rrashtat gjindeshin në mndyrë të parregullt në gropë. Ske1etët nuk janë në gjendje të mirë përveç të nofullave, shpesh herë të shoqnueme nga disa dhambë. Degrand mujti me rujtë dy rrashta pak a shum në gjendje të mirë në njenen prej të cillave gjindej nji tufë flokësh.
Sendet qi perbajnë takamin funerar janë gjanat mâ të dashtunat e mâ të nevojshmet të personës qi vorrosesh mbrenda. Janë sende e objekt.
Nga Skender ANAMALI
Ndersa Artur Kopani shkruan: "Materiali i shkruar nga studiuesi i njohur Skender Anamali eshte pjese e studimeve te shumta qe une po mundohem t'i nxjerr ne drite me besnikeri per te mundesuar te gjithe anetaret e grupit dhe te tjeret te njohin me mire Puken, vendlindjen tone. Ndersa hulumtoj mbi keto studime, gjithnje e me shume bindem per vlerat e shumta qe pukjanet i kane dhene qyteterimit shqiptar, sa pikerisht ne trojet tona, sikurse eshte Komani, eshte bere e mundur te dalin deshmite qe provojne origjinen tone kombetare, ose prejardhjen e shqiptareve nga Iliret."
_______
Burimi: Artur Kopani fb.Pukë.Albania
dt.18.02.2013
No comments:
Post a Comment