Sunday, June 9, 2013

Zhvillohet simpoziumi "Treva etno-kulturore e Pukes dhe aspektet integruese te saj "


Nen kujdesin e kryetarit te Bashkise Puke Beqir Arifaj u organizua gjate dites se sotme 9 qershor 2013 simpozium me titull: "Treva etnokulturore e Pukes dhe aspektet integruese te saj."
Ne kete simpozium moren pjese: Kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj, Sekretari i Pergjithshem i Presidentit te Shqiperise Arben Idrizi, Deputeti i Shqiperise njeherazi kandidat per deputet i PD-se Ndue Paluca, N/Prefekti i rrethit Puke, Kryetari i Bashkise Puke, Presidenti i "Sofra Pukjane" etj.

Ne kete simpozium u akodruan disa tituj te dhene nga Keshilli i Bashkise Puke si dhe Presidenti i Republikes se Shqiperise Bujar Nishani.

Keshtu Keshilli i Bashkise Puke i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi" Ram Selimi. Ky titull ju dorzua familjes Selimi Deputeti i Shqiperise njeherazi kandidat per deputet i PD Ndue Paluca.Titulli u terhoq nga Avni Mehaj i cili falenderoi Kreun e Bashkise Puke si dhe Ndue Palucen po ashtu edhe Keshillin Bashkiak te Bashkise Puke.

Po ashtu Keshilli i Bashkise Puke i akordoi titullin : "Qytetar Nderi" Zoje Pali. Ky titull ju dorzua Zoje Palit nga Kryetari i Bashkise Puke Ferit Ringaj njeherazi N/kryetar i Qarkut Shkoder.  Ne fjalen e saj Zoje Pali nder te tjera tha: "Falenderoj nga zemra gjithe popullin Pukjan pasi cdo here me ka dash. Falenderoj kreun e Bashkise Puke dhe gjithe Keshilltaret e Bashkise Puke emer per emer. Ky eshte mbi vlersim per mua pasi ka vite qe i jam larguar skenes por une cdo here Puken e kam dhe do e kem ne zemer."

Nje moment tjeter ishte dhenia e titullit "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani per artistin  e njohur i cili u kthye ne legjende Ndue Shyti .

Ky simpozium u zhvillua nga Bashkia Puke ne kuader te 9 qershorit dites se Kultures Pukjane.

Fotografi













_______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 09 qershor 2013

No comments:

Post a Comment