Thursday, June 27, 2013

Koalicioni i PS-se fiton zgjedhjet parlamentare ne Puke,por nuk nxjerr deputet.


Koalicioni i PS-se i fitoi zgjedhjet parlamentare ne rrethin e Pukes por duke mos nxjerr dot kandidatin e saj per deputet Nikoll Deda.
Ne keto zgjedhje koalicioni i majte arriti te fitoj keto njesi: Puke, Fush-arrez, Gjegjan,Qerret, Qelez, Rrape, Fierze.
Ndersa koalicioni i djathte arriti te fitoj keto njesi: Iballe, Blerim, Qafe-Mali.
Supriza e ketyre zgjedhjeve ka qene partia PKDSH me kandidat Mark Frroku i cili fitoi ne keto njesi:
Gjegjan, Qerret dhe Rrape.

Sipas KQZ-se ne keto zgjedhjet partite moren keto vota:

1. PD: 4030 vota
2. PS: 3440 vota
3. PKDSH: 2248 vota
4. LSI: 1039 vota
5. PR: 314 vota
6. Partite e tjera: 897 vota.

Ne keto zgjedhje as kandidati i PD-se Ndue Palcua as kandidati i PS-se Nikoll Deda nuk arriten qe te behen deputet duke bere qe Puka te mos kete deputet ne Kuvendin e Shqiperise nga dy forcat me te medha politike.

Pas shpalljes se rezultatit perfundimtar nga KQZ socialistet Pukjan nuk kan nguruar per te festuar ne qytetin e Fusha-arrezit si dhe ne qytetin e Pukes.




Gjithsesi ne keto zgjedhje Puka do kete ne Kuvendin e Shqiperise dy bije Pukjane te cilet jane:
Agron Cela deputet i LSI per qarkun e Shkodres  dhe
Mark Frroku deputet i PKDSH per qarkun e Shkodres.
Se sa do lubojne per rrethin e Pukes keto dy deputet do e tregoje koha.
Forumi Pukjan ne keto zgjedhje ka treguar perkushtimin e vet duke publikuar ne kohe reale gjithe aktivitetin elektoral te dates 23 qershor 2013. Forumi Pukjan u kthye si pike kryesore per Pukjanet ku merrnin lajmet me te fundit.
Ne keto publikime stafi i Forumi Pukjan si cdo here ka qene i paanshem ne publikimet e veta duke ruajtur nje barazpeshe edhe pse disa forca politike nuk kan derguar fare informacion.

Shikoni grafikun elektoral per cdo njesi vendore ne rrethin e Pukes.












_______
Pergatiti: Forumi Pukjan



No comments:

Post a Comment