Saturday, June 8, 2013

Neser eshte 9 qershori "Dita e Kultures Pukjane"


Qe prej vitit 2001, Bashkia Puke orgnion cdo 9 Qershor - Diten e Kultures Pukjane, si shprehje e respektit dhe mirenjohjes per te gjithe brezat krijues dhe interpretues te artit dhe etno-kultures se treves se Pukes.
Rivitalizimi i jetes artistike dhe kulturore te qytetit, pervecse nje obligim institucional, eshte edhe nje vizion dashamires per percjelle nder breza vlerat e cmuara, thesaret e vyera te trashegimise sone kulturore.
Melodite orkestrale qe burojne te kristalta si uji i bjeshkeve, tingujt e kengeve dhe vallet epiko-lirike qe tundin kreshtaat e maleve, kostumografi e larmishme plot rrezatim shumengjyresh perbejne kuroren e arte te ketij amfiteatri te gjelber qe natyra e ka stolisur me bukuri mahnitese.
Programi i aktiviteteve me 9 qershor 2013 dites se "Kultures Pukjane"

Ora: 10:00
Simpozium: "Treva etno-kulturore e Pukes dhe aspektet integruese te saj.

Ora: 11:00
Vizite ne ekspozitn e vlerave etno-kulturore.

Ora: 12:00
"Birra Puka Mbreteresha e Birres Shqiptare, ne mjediset e HTP organizohet festa e Birrez Puka.

Ora: 19:00
Koncert festiv "Simfonia e Bjeshkeve" me pjesemarrjen e kengetareve dhe instrumentisteve me te njohur te Ansamblit Popullor "Puka" si dhe i ftuar special Ilir Shaqiri.

Keto aktivitete sposorizohen nga: Bashkia Puke, Sofra Pukjane, Komuna Gjegjan dhe HTP.

_____
Burimi: Forumi Pukjan
8.6.2013

No comments:

Post a Comment