Sunday, May 13, 2012

Terbuni ne feste. Kalon ne kategorin e pare.

Sot ne stadiumin e Pukes u zhvillua ndeshja e fundit per kategorin II per veriun K.F. Terbuni - Korabi. 

Ne pjesen e pare te ndeshjes nuk ka pas shenime. Ne pjesen e dyte K.F Terbuni shenoi plot 4 gola duke mbyllur me fitore edhe kete ndeshje e cila ishte e fundit per Kategorin e II per veriun ku Terbuni kryesonte prej kohesh.
Tashme tifozat e Pukes dhe Pukjanet festojne. Me oreganizim te Bashkise Puke dhe te K.F. Terbuni eshte planifikuar nje feste e madhe per kete rezultat duke organizuar nje koncert festiv ne sheshin e Pukes.
Ne kete koncert merrnin pjese kegetare te shquar te muzikes shqiptare si Fatmira Barcani, Faik Pema grupi 52 ONI dhe O.R.G, ansambli i Tiranes dhe ai i QKF Puke te cilet sollen larmi vallesh.

 Ne kete koncert pervec qytetareve te shumte moren pjese; Presidenti i K.F. Terbuni Petrit Syla i cili eshte edhe kontribuesi kryesor per Terbunit, Deputeti i PD per Puken Ndue Paluca, Kryetaret e Bashkive dhe Komunave, Perfaqsues nga Federate Shqiptare e Futbullit si dhe shume artiste te tjere.





Ky festim eshte ndjekur me interes nga mediat qendrore si RTSH,Top media, Tring, mediat televizive si Puka Televizion dhe ato te Shkodres.


















__________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
dt.13.5.2012

No comments:

Post a Comment