Tuesday, April 30, 2013

Information Map of Puka

Information Map of Puka

Puke is the capital of the Puke District in northern Albania. The town has a population of 6,495 (2005 est). The local football club is called KS Terbuni Puke.

At 838 metres above sea level, the town is one of the highest in elevation in Albania an a well known ski area. It is 150 km from Albania's capital, Tirana. Situated on the road from the Adriatic to Kosovo, the town developed during th 4 th - 2 nd centuris B.C.
In ancient times, it was known as Picarea. The ancient town was destroyed by e barbarian invasion. The town has also been known as Pezhve.
This area has a 2.000 year-old tradition of resin sculture.  The reamins of this tradition are located in a quarter of Puke town.
The distinguished Albania poet  Migjeni worked there from 1963 to 1937. The school where he worked as a teacher is a tourist attaraction.
The town is surrounded by a  400 hectae massif covered with pine trees. Since the end of the communist era, there has been a spread of disease in the pines caused by pine proceionary moths, whose nests are cinspicous.
The hotel standing in the twon square has been upgarded and now boasts a micro brewery producing Puka Beer, which is a lager in draught from.
The name Puke comes from latin via publica "public road" as it was located on old trade route.

Frrok Haxhia nder vite (Fotografi)















































_______
Fotografi: Forumi Pukjan
30 prill 2013

Si rapsod dhe bir me vlera ...do te kujtoj Puka perhere

Nga: Lek Nika

Lamtumir ti o Frrok Haxhia
Po t'thot Puka dhe tetan Malesija,
Po te thot ty cdo pukjan
Gjith shqiptaret kudo qe jan.

Si kengetar dhe si rapsod,
Do te kujtojm per jet e mot,
Vargjet e tua dhe si poet,
Do ti majm ne si amanet.

Burr i rrall dhe burr me nder,
Do te kujtoj Puka perher,
Do te kujtojn brezat qe do vijn,
Sa her te shikojne ciftelin.

Tekstet tua qe ti ke shkrue,
Plot rrespekt kem mej nigjue,
Si poezi edhe si kang,
Je rapsod i shqipes nan.

As ne skena as ne festivale,
Zanin ti kurr se nale,
Qe ne mosh te re te rinis,
Bashk me telat e ciftelis.

Deri ne qiell ti e qove zanin,
Mira her zbukurove ekranin,
Ne cdo stacion te rradio Shqipnis,
U nie zeri i Frrok Haxhis.

Lamtumiren sot jem tuj ta dhan,
O rapsodi i jon pukjan!
Lamtumin ti o Frrok Haxhia
Te thot gjith Puka dhe tan Shqipnija .
________
Vargje kujtimore dhe pershendetse me shum rrespekt nga Lek Nika

Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date 30 prill 2013


Jeta e rapsodit Shqiptar Frrok Haxhia Artist i Merituar.


Frrok Haxhia.

Nje emer ne kohe. Nje ngritje e hershme, e shpejte, e sigurte ne udhen rapsodike, duke krijuar keshtu 60 vjet profil artistike.  I vlersuar me titullin “Artist i Merituar”.  Ai qysh ne moshe te re do te merrte pjese ne disa festival folklorike qe zhvilloheshin ne Gjegjan te Pukes. Ne moshen 14 vjecare mori pjese ne hapjen e rruges Tropoj-Shmri. Ne vitet 50 punoi ne sharrat e Pukes si puntor e normist. Gjate  perudhes se ushtrise 1957-1960 ne Vlore ai u perfshi ne gjirin e artisteve duke u aktivizuar ne estraden e qytetit te Vlores. Pas mbarimit te ushtrise punoi si drejtues  i shtepise se kultures Gjegjan. Drejtor ne shtepin e kultures dhe krijmtarise Popullore Puke si dhe drejtor ne Pallatin e Kultures Fush-arrez si dhe drejtor i punes kulturore ne sharrat e Pukes deri ne vitin 1991 vit ne te cilin doli ne pension.

Frrok Haxhia u lind ne fshatin Gjegjan te Mirdites (qe prej 60 vitesh gjendet nen administrimin e Pukes) me 16 prill te vitit 1934 ne nje familj me tradita atdhetare. Babai i tij, Kole Haxhia me veshtersi te medha mbajti familjen e tij duke punuar ne Prizren, Gjakove etj. Ai shkollen e vertet e mori nga daja i tij Frrok Nikolla i cili ishte i njohur ne gdhenjen e ciftelive, por edhe nga kengetaret e tjere sic ishte Prendush Gega. Frrok Haxhia thoshte: “Kur degjoja ose kendoja kenget e Prendushit, tek telat e ciftelise qe mbaja ne duar me dukej sikur ligjeronte gjithe Shqiperia.” Ne vitet 50 ai filloi te krijonte edhe vete vargje e kenge, deshire qe i lindi nga kerkesat e njerezve te fshatit. Duke qene praktikues i tradites se pasur folklorike te zones, Frroku mbahet mend edhe per “bentet” ne vargje, ne dasma e mjedise familjare duke thumbuar dhendrrin, krushqit apo dasmoret. Per keto vargje Frroku thote se ka pas dikim te madhe Artisti i popullit Tano Banushi me te cilin kishte marredhenie artistike.
Shume krijime e kenge te rapsodit Frrok Haxhia i gjen ne Puke, Mirdite, Kuks, Lezhe, Kruje, Gjakove, Gostivar etj.
Frrok Haxhia i kushton nje vemendje te vecante ngjarjeve historike dhe figurave te shquara kombetare qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dede Gjo Luli, Bajram Curri etj. Ai ne vargjet e tij epike jep nje tabllo te luftrave shekullore kunder pushtuesve. Nje vend te vegjan Frroku i kushton edhe vargjeve vajtuse ose sic quhen ndryshe “gjama”.
Frrok Haxhia u be nje rapsod i njohur popullore duke u renditur me kengetaret e tjere si: Haziz Ndreu, Sokol Arifi, Fatime Sokoli, Gjoke Beci, Tom Nikolla, Prendush Gega, Slami Mani, Dede Ndue Lazri, Hysen Dides, Rustem Celes etj.
Krijimtaria dhe veprimtaria e Frrok Haxhise eshte vlersuar me shume tituj ku titulli me kryesore eshte titulli “Artist i Merituar”.
Ne vitin 1966 Frrok Haxhia sebashku me Ndue Shytin u shpallen ne Elbasan Laurente te Festivalit ku nga kater cmime ne shkall vendi, dy prej tyre i mori Puka me Ndue Shytin e Frrok Haxhin.
Frrok Haxhia ka marr pjse ne gjaste festival folklorike kombetaare ne Gjirokaster . Frrok Haxhia eshte nje nder themeluesit e Ansamblit “Puka” i cili ka fituar cmimin europian dhe ka marr pjese qe ne vitin 1980 ne turneun e ketij Ansambli ne Malin e Zi. Per artistin Frrok Haxhia arti nuk ka mosh, kete e tregon pjesmarrja e tij ne aktivitet e ndryshme. Ne vitin 1991 komiteti “Atdheu” i emigranteve shqiptare ne Athine ka marr pjese duke pershendetur aktivitetin me vargje  plot ndjenje e patriotizem.  Pas luftes se Kosoves ne vitin 1999 grupin artistic i Pukes ka marr pjese ne disa aktivitete pjese e se cilit ishte edhe Frrok Haxhia, ai ka marr pjese ne festivalin “I kendojme lirise” Kline organizuar ne vitin 2002. Frrok Haxhia krijimtarin e ka botuar ne Antologji nga shtepia botuese “Naim Frashri”. Frrok Haxhia ka te regjistruara mbi 400 kenge ne TV Shqiptar, ne Radio Tirana, Radio Shkodra, Kukesi, Korca, Gjirokastra dhe Instituti i Kultures Popullore.
Eshte dekoruar dy here me medaljen “Naim Frasheri” si dhe ka marre titullin “Krenaria e Komunes Gjegjan” dhe “Qytetar Nderi” i Bashkise Fush-arrez. Ne 70-vjetorin e lindjes ka marr titullin “Antar Nderi i Shoqates Kulturore Puka”

Te tjeret per Frrok Haxhine

Dritero Agolli: “Une e kam njohur Frrokun para shume koheve, por  edhe tani qe kam floket e bardha dhe te rena. Atehere floket nuk i kisha te tilla, por i kisha te dendura dhe jo me ngjyre te bardhe. Frroku, sic e shoh tani une, I ka floket e plota, t’parrezuara, si ato pyjet e Pukes me pisha, po qe nuk jane djegur. Frroku eshte kombetar sepse i ka shkrire te gjithe elementet, jo te nje krahine, vecanarisht gjysmes se nje krahine ku jane legjendat, ku jane Bjeshket e Namuna, ku jane kullat, ku jane bijte qe kan luftuar me shpata, me gure, me kobure, me c’kishin vetem per te mbrojtur kete vend dhe per ta pare jo gjithmone ne lufte, por per ta pare edhe ne paqe e gezime. Nje merit tjeter qe eshte brenda kesaj krimtaria epie eshte ajo se Frroku ka dhene edhe liriken e tij, ka dhene edhe dashurin mes burrit dhe gruas, mes femijeve e prinderve, mes fqinjeve dhe me te largeve. Te gjithe kete tematike te permbledhur Frroku e ka dhene me nje mjeshteri artistike

Mark Tirta thekson: “Kënga popullore si art bëhet nga njerëz me talent, të përkushtuar, që përbëjnë elitën, fisnikërinë e këtij arti. Një princ, një patriark i madhërishëm i këngës popullore me çifteli është padyshim artisti Frrok Haxhia, që për rreth 60 vjet krijon e këndon në këtë fushë të artit..., që vijon një traditë popullore që udhëtoi në shekuj, por atë e ngriti në një lartësi të re si art, si ide, si forcë ndikuese në mendje e zemër të shqiptarëve, në atdhetarizëm, në përparimin social e kulturor që koha e sotme na e kërkon...” Pikërisht nga ky vlerësim është formuluar edhe titulli i këtij libri.

Prof. dr. Josif Papagjoni, vë në dukje: “(Frrokut)Vargu i buronte, sepse është pjesë e qenies së tij, fibër e shpirtit, patos emocional... kronikan... që me vargje e këngë me çiftelinë e tij frynte e gjëmonte historia, shfaqeshin e përshfaqeshin portretet legjendare të Skënderbeut... e deri te partizani i vogël Met Hasa (që më 1944 ra për çlirimin e Pukës nga pushtuesit gjermanë)...dhjetëra e dhjetëra njerëz të punës, të pushkës, të dijes vinin natyrshëm, shpreheshin, identifikoheshin... Kur dilnin në skenë at e bir (Tonini i vogël), shkaktonte te publiku një kënaqësi të veçantë e shoqëruar me simpati, admirim, dashuri, gjer dhe me habi... Ishte mbrujtur si rapsod epik, veç zemra e tij është prekur po aq edhe nga dashuria e çiltër, e pastër...”

Studiuesi Bardhosh Gace nga Vlora është i pari që përzgjodhi me zell 90 rapsodi, nga mbi 450 në arkivin e Frrok Haxhisë dhe nën kujdesin e shoqatës kulturore “Ismail Qemali” Vlorë, i boton më 1995. Krijimtaria e tij përfshin të gjitha trevat shqiptare dhe kuptohet lehtësisht, shpreh bukur ide me art që pëlqehet nga të gjithë.

Prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Agron Fico; Artistët e Popullit Reshat Arbana, Luftar Pajo, Ndue Shyti; Mjeshtrit e Mëdhenj Zhani Ciko e Gjok Beci; shkrimtari Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Fadil Kraja; gazetarë dhe botues të ndryshëm librash, gazetash dhe revistash, si: Mevlud Buci, Nuri Dragoi, Gëzim Voda, Ilir Buçpapa, si edhe një numër i madh i rapsodëve të mbarë vendit nga Tropoja, Malësia e Madhe, Vlora, Përmeti,Hasi, Kukësi, Dibra, dëgjues nga mbarë Shqipëria, e vlerësojnë pasurinë rapsodike të krijuar dhe të interpretuar prej Frrok Haxhisë me nota të larta, si një thesar i çmuar i kulturës kombëtare, që bën pjesë në fondin e artë të saj.

Frrok Haxhia u shua nga jeta me date 28 prill 2013 ne moshen 79 vjecare.

Shenim: Tama eshte ne perpunim....
______
Ky publikim u pergatit nga Forumi Pukjan duke marr informacion nga libri "Princi i rapsodise Shqiptare, Frrok Haxhia Artist i Merituar me autor Mark Mesulin" Po ashtu edhe nga Prof.Xhemal Meci.
Materiali u pergatit nga: Artani, Ola dhe Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 30 prill 2013

Saturday, April 27, 2013

Harta turistike ne rrethin e Pukes


PUKA
Rrethi i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet
me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore me siperfaqe të eroduara, lëndina e livadhe
që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora
e shumtë që shpesh zbardh deri në verë

Ketu jeton një popullsi vitale, e shpërndarë në
gjithë territorin, me një histori të pasur, që dëshmohet nga prania e qendrave
arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si dhe me një kulturë shpirtërore që
shprehet në traditat e zakonet, në këngët e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë,
mjaft të përshtatshme për shetitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve
dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese. Ky
është një sektor në zhvillim e që mund të sigurojë të ardhura të shumta por që deri tani
nuk i është treguar interesi i duhur, ndaj kësaj zone që meriton një vëmendje të veçantë.

DISA ASPEKTE HISTORIKE

Në kronikat hartografike është shumë e përmendur dhe studiuesit vendas përmendin sesi
Ptolemeu nuk e shënon rastësisht qytetin Ad Picaria, ashtu siç nuk mund të shënonte rastësisht qytetet e njohura para tij, si Lissus dhe Skodra. Prandaj, Ad Picaria në shek. II,
afro 1800 vjet më parë bëhet i njohur si qytet në brendësi të vendit. Në vazhdim, në shek
III-IV, në Tabulla Peutingeriana, në Itinerarët (harta të rrugëve antike), Ad Picaria
shënohet fill pas qyteteve Skodre dhe Lissum, XXX milje në verilindje të Lezhës.
Mbas shek. VI, Ad Picaria nuk gjendet e dokumentuar. Ç’ndodhi me të? Shuflai
(historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare), thotë se shumë qytete të Ilirisë u
dogjën dhe u shkatërruan gjatë pushtimeve të fiseve barbare. Këtë fat pati, pra, edhe Ad
Pikaria. Ndërsa Puka del e dokumentuar vetëm në veprat e Prokopit të Çezaresë
(historian i madh bizantin i kohës së Perandorit Justinian).


RESURSE NATYRORE

1. Shpella e Kaurit

Ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike në
gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 m, e gjerë dhe e lartë 3 m, me kaonkrecione
të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk.

2. Fosilet amonite të Triaskut të Poshtëm në Kçirë


Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F.
Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites
scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë – Kçirë


3. Peneplena e Gomsiqes

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës
tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17
milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka
formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 – 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën
Pukë - Gomsiqe.

4. Guri i Shenjtë

Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi  nivelin e detit. Është një gur graniti me formë
shumëkëndëshi.
Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Zezaj.

5. Gështenja e Kokdodit

Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë.  Përbën pyll
gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 – 17 m, diametër të trungjeve 100  – 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë  – Iballë  –
Kokdode.
6. Bungat e varrezave në Korthpulë

Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy
drurë bunge, me lartësi 15 – 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 – 75 m, diametër
trungu 1 – 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë  – Gomsiqe –
Korthpulë.

7. Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi

Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m mbi
nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180
200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.

8. Qarri i Xhamisë së Kryeziut

Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë  – Mal. Ka kurorë ovale,
lartësi 10 – 12 m, diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250
vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë – Arrëz – Kryezi.

9. Ujëvara e Kryeziut

Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. Është në perroin e Oroshit, në
shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 – 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi
1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë – Arrëz – Kryezi.

10. Mrizi i Ndërlugjeve

Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë
bunge 200 vjeçare me lartësi 15 – 16 m, diametër të trungut 90 – 100 cm e perimetër 1,7
– 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë - Meçe.

11. Mani i Zi

Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me
lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon
në qytetin e Pukës.

12. Hurdha e Tisit

Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna
Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth
100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – monumenti (4 – 5 km). 13. Sofra e Lekës
Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër
guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet
sipas rrugës Pukë – Kabash.

14. Karsti i Munellës

Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë  – Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800  –
1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj.
Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz – Mali i Munellës.

15. Pisha e Dardhës

Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna  Blerim.
Është pishë e zezë (Pinus nigra), me lartësi 25  – 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e
perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez –
Dardhë (30 km).

16. Akacjet e Migjenit

Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave
pushente poeti i madh Migjeni.

17. Pisha e Shejzës

Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me
diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet
sipas rrugës rurale Fushë Arrez – Iballë.

MONUMENTE KULTURE


Kulla me Karakoll Kokdodë

Kur Edit Durham kaloi, më 1908-n në këtë fshat të Pukës do t’i bënte përshtypje një
banesë tepër e veçantë. "Është banesa më interesante që pashë në Shqipërinë e Veriut", -
do të shprehej studiuesja angleze për banesën-kullë në fshatin Kokodë të Pukës që
fatkeqësisht sot përbën ekzemplarin e vetëm të këtij tipi banese në Shqipëri
Në Shqipërinë e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa të quajtura kulla me
karakoll. Karakolli ishte një ndërtim një kat më i lartë se ambientet e banimit me
perimetër të vogël, i pajisur me frëngji dhe shërbente vetëm për mbrojtjen e banorëve të
kësaj banese. Njëra prej këtyre banesave u përmbyt nga liqeni i Fierzës në fshatin Dardhë
të Pukës. Tjetra në rrethin e Hasit do të rezistonte, por pa mundur të ekzistojë deri më sot.
E vetmja "dëshmi" e këtij lloji banese është në fshatin Kokdodë të Pukës. E braktisur nga banorët e saj që prej pesë vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetërore,
banesa-kullë është në prag të shkatërrimit total edhe se çatia është tepër e dëmtuar. E
ndërtuar në mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithë banesat-kullë të
krahinës. Ndërsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtëria dhe mentaliteti i
gdhendjeve të shenjave në gurët e qosheve të kësaj banese, të cilat ruajnë kode të lashta të
jetës së banorëve të krahinës.  Kode që koha në shumicën e rasteve i ka zhdukur si
shpagim edhe për indiferencën e njerëzve që duhet të mbajnë përgjegjësi për "humbjen".

Dera e 1800 e kishës së Arst-Miliskaut

Në gusht të vitit 2008 u evidentua, se pranë kishës së Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës,
ruhet një derë druri e gdhendur e viteve 1800. Dera u gjet e përmbusur në baltë e
rrezikuar që nga kalbja të shkatërrohej plotësishtë. Dera ka qenë e kishës që në fillimet e
viteve 1800, dhe është rivendosur edhe pas riparimeve që i janë bërë ngrehinës disa herë
gjatë shekujve të fundit. Ajo paraqet mjaft interes për traditën e dekoracionit arkitektonik
të faltoreve të lashta dhe të kishave në Shqipërinë e Veriut. Në vendin tonë ruhen vetëm
dy dyer të objekteve fetare të kësaj periudhe. Në pjesën e sipërme, dera ka një diell me
rreze, i cili haset shpesh në gdhendje me gur, qëndisje, në veshjet me endje tradicionale
popullore shqiptare. Ky është një motiv shumë i vjetër në Ballkan. Ai është shumë i
ngjashëm me atë të Mbretit të Maqedonisë, Filipi II.
Dera e kishës së Arst Miliskaut ruan edhe gdhendje të lehta me motive gjeometrike, të
cilat janë modele të punuara tradicionalisht në gdhendjet e furkave, djepave dhe orendive
të tjera në vendin tonë. "Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve, të derës, dy
shenjtorëte gdhendur në gur, si dhe të simboleve të tjera të gdhendura gjithashtu në gurë
na rezulton si një 'ikonostas' me shumë interes, në të cilin paraqiten objekte përfaqësuese
pagane dhe të krishterimit katolik.

Kisha e Zojës Shna Prende

Në fshatin Kryezi është kisha shumë e vjetër e Zojës Shna Prende. Popullsia e krahinës
ruan një respekt dhe besim të thellë për këtë shenjtore të Krishtërimit. Është kishë me
besim të fortë dhe që është bërë shpëtim për shumë njerëz dhe në shumë breza. Për këtë
kishë ruhen dhe tregohen dhe gojëdhëna, që janë jehonë dhe besim i lashtësisë së saj. Të
moshuarit mbajnë mend, por dhe tradita ruan kujtesën, se tek kjo kishë vinin vizitorë të
shumtë në ditën që i kushtohet kësaj Zoje Shnjëtore. Disa thonë se këtu mblidheshin
besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra që kishin probleme
që të lindnin dhe të ju jetonin fëmijët.
Në vitin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan
me traktor, u prenë lisat e medhenjë dhe të moçem, gurët e mureve u shpërndanë. Është
fat se dikush nga besimtarët ruajti dy qoshe guri të gdhendur të derës, njëra me Kryqin
dhe tjerta me shenjën e lashtë të praktikuar nga krishterimi në formën X, germë që perkon
me germën e parë të mbiemrit të Jezu Krishtit (Xristo).
Në verën e vitit 2008 filloi puna për rindërtimin e kësaj kishe të vogel, por e madhe nga
shenjtërimi.
Nga viti 1932 kemi një shenim nga At Gjon Karma, për këtë kishë: "Në lagje Gegaj gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter të herëshem, rrethue me lisa të naltë e të
moçëm. Për Festë të kësajë Shejtneshë ndezin qira' e bajnë edhe darken për miqësi."
Shenjtorët e gdhendur në gur, Shën Nikolla dhe hyjnesha shenjtore e pjellorisë
Në kishën e lashtë të Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës ruhen dy ikona të vje tra të
gdhendura në gur. Gdhendjet e hershme me subjekt fetar dolën në dritë gjatë rindërtimit
të kishës, e cila sot njihet me emrin Kisha e Shëngjonit. Dy ikonat të cilat mendohet se
përfaqësojnë figurën e Shën Nikollës dhe të një Shenjtoreje-Hyjneshë, janë të gdhendura
në gur me modelin tradicional të punimit të drurit. Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist
në Qendrën e Regjistrimit të Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorë të
periudhës, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit të tyre me aeurolë
(brerore). Ruajtja e këtyre dy figurave të lashta religjioze në gur është rast i veçantë, por
kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe të pozicionit gjeografik të kishës në
fjalë. Sipas Brahajt, kisha ndodhet në një fshat i cili nuk është në një pozicion të
favorshëm, asnjëherë nuk arriti të marrë titullin famulli, pra asnjëherë ajo nuk pati një
prift në krye të saj. "Mbahej meshë, ceremoni fetare vetëm në ditën kur vinte pajtori ose
në ndonjë rast kur kishte mundësi të vinte prifti për ceremoni varrimi.  Nga
dokumentacioni që njohim, kjo kishë ka ndërruar të paktën tri herë emrin. Në fillim të
shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, në fund të këtij shekulli me
Kisha e Shën Nikollit, ndërsa sot ajo i kushtohet Shën Gjonit", tregon studiuesi.
Biblioteka e qytetit
Zanafilla e bibliotekës së qytetit të Pukës është në vitin 1953, kur shërbente si sallë
leximi; Në vitin 1959 u emërtua zyrtarisht "Biblioteka e qytetit të Pukës" (ish kino- klubi
i qytetit); Sot numërohen mbi 60 mijë libra,nga të cilat mbi 45 mijë janë botime në shqip.
Një vend të rëndësishëm zënë botimet e autorëve pukjanë. Biblioteka pasurohet
vazhdimisht me botimet e reja në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja;
Në vitin 1974 u ndërtua Pallati i Kulturës Pukë, ku gjendet fondi i bibliotekës dhe salla e
leximit. Si aneks më vete është edhe "Biblioteka për fëmijë" e pajisur me një fond të
pasur për lexime nga moshat e vogla. Një vend të veçantë zë edhe "Periodiku",ku mbahen
gazetat e revistat, sidomos ato të para viteve '90 (1968-1991).

AKTIVITETE

Alpinizëm

Alpinizmi  është një nga atraksionet kryesore të rrethit të Pukës. Puka ka një ekip
alpinizmi. Nga gjiri i këtij ekipi kanë dalë mjaft alpinistë të shquar. Disa prej tyre kanëmarrë pjesë edhe në aktivitete ndërkombetare, madje njëri prej tyre, Z. Përparim Laci, ka
qenë pjestar i ekipit Shqiptar që është ngjitur në Himalaje në vitin 2004.

Gjueti

Puka është një zonë e njohur për kushte ideale për gjueti. Në sezonin e gjuetisë janë me
dhjetra gjuetarë nga vendi që vijnë për të gjuajtur në Pukë. Vitet e fundit është rritur mjaft
edhe prania e gjuetarëve të huaj veçanërisht nga Italia të cilët vijnë të ushtrojnë pasionin
për gjuetinë në pyjet dhe malet e Pukës Turizmi malor detyrimisht kërkon infrastukturë të
përshtatshme.

Shëtitje

Shëtitje të mrekullueshme mund të realizohen në çdo zonë të Pukës. Gjate qendrimit tuaj
në Pukë  ju keni mundësinë të shëtitni në relievin kodrinor e malor të kësaj zone, që
ndërpritet shpesh nga gryka, hone e kanione mahnitëse, pyje të dendura e livadhe, kafshë
e shpendë të egra, përrenj, ujvara e liqene me bukuri të rralla si psh, në Tërbun e LivadhKabash. Këto mjedise turistike mund të shfrytëzohen në periudhën maj-tetor që përkon
me periudhën e thatë kur, megjithë mangësitë e infrastrukturës spostimet me mjete dhe
shëtitjet në natyrë janë lehtësisht të mundura.  Është mirë që gjatë këtyre shëtitjeve të
shoqëroheni nga guida vendase (informacion më të detajuar rreth tij do të gjeni në hotel).

Shëtitje në Liqen

Një alternarivë tjetër që meriton vemendje është shëtitja në liqen që realizohet nëpërmjet
varkave të vogla në liqenin e Komanit dhe të Fierzes me gjatësi rreth 98 km. Spektakli
natyror dhe bukuritë joshëse janë shoqërueset e këtij udhëtimi të rrethuar nga shkëmbinj
që bien thik mbi sipërfaqen e ujit. Ngjyra e kaltër në të gjelbër e këtyre ujërave pasqyron
bimësinë pyjore të shpateve.

Speleologji dhe trekking

Gjatë pushimeve tuaja mund të vizitoni shpellën e “Murgjeve” apo sic njihet në gjuhën
vendase shpella e “Kaurrit” rreth 80 m e gjatë e ndarë në dy kate. Ajo çka e bën edhe më
të veçantë këtë shpellë është hyrja nga liqeni. Në hyrje të shpellës mund të shikoni disa
mure të vjetër të ndërtuar nga murgjit.

Ture çiklistike

Ture të ndryshme  çiklistike malore mund të zhvillohen përmes lumenjve të kësaj zone.
Janë qindra kilometra që kalojnë përmes panoramave mahnitëse që ofron zona e Pukës
dhe që mbeten në memorien e çdo çiklisti me dëshirën për t’u rikthyer në këto vende e
për të eksploruar rrugë të reja e të paasfaltuara.
KajakThyerja e relievit, pyjet dhe në përgjithësi kompleksi natyror që paraqet Puka me
variacionet dhe kontrastet e tij, mundëson turizmin e aventurës të njohur si tracking. Ky
sport mund të ushtrohet mjaft mirë gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës, kur lumenjtë
janë të rrëmbyer për shkak të shirave dhe dëborës që është shkrirë.

AKOMODIMI


HOTEL "TURIZEM PUKA"

Vendndodhja:
I vendosur shumë pranë liqenit dhe pistës së skive i
rrethuar nga gjelbërimi, HTP Begeja 1900  është resorti
ideal për të kaluar në një ambjent të pastër dhe të qetë pushimet dimërore dhe ato verore.
Shërbimet që ofron:
Akomodim
Dhoma 30, shtretër 62
Çdo dhomë është e pajisur me ngrohje qendrore, TV satellite. Restoranti ofron menu
tradicionale dhe internacionale. Pranë këtij hoteli  çdokush mund të shijojë ushqimin
ekologjik dhe birrë bio.
Hoteli ka sallë konference, parkim.

SHTËPI PRITËSE

Përparim Laçi

Vendndodhja: Lagja “Laçaj”, Pukë
Tel : +355 682056472
Shërbimet që ofron:
Akomodim
Dhoma 11, shtretër 34
Lloji i ushqimit: Falë natyrës dhe relievit që ka Hani ofron gatime tradicionale të zonës
si: fli dhe tavë dheu, mish ne gaca, qumësht, bulmet, mjaltë, vezë fshati, kërpurdha, reçel,
fruta të thata dhe tre lloje salcash. Këtu do të gjeni dhe atë çka do ti bënte më të
këndshme pushimet tuaja aktivitet që organizohen, si: shëtitje në pyll, gjueti, shëtitje me
varkë, ski, speleologji, alpinizëm etj.Çmimi 15 Euro/person përfshirë fjetjen dhe të gjitha vaktet.

Zek Curri

Vëndndodhja: Fushe Arrez
Tel: 00 355 684073461
Shërbimet që ofron:
Akomodim: Dhoma 3, shtretër 4
Hani ndodhet ne mes te natyres shume terheqese, ajrit te paster ofron dhe aktivitete te
ndryshme per pushuesit.
Lloji i ushqimit: fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, mish gici, mish qëngji, mish viçi
dhe mish pule, çervishi me lëng pule, fërliku, laknori, bylmet, reçel i llojeve të ndryshme,
kërpudha, fruta të stinës dhe të thata, raki dhe verë, etj. arra, hithra dhe qepë, prodhime të
ndryshme etj.
Çmimi 16 Euro/person përfshirë fjetjen dhe të gjitha vaktet.

Zef Ndoci

Vëndndodhja: Fushe Arrez
Tel: 00 355 684096400
Shërbimet që ofron:
Akomodim: Dhoma 3, shtretër 6
Hani ofron për pushuesit dhe aktivitete të ndryshme si: shëtitje në male etj. Përveç këtyre
kënaqësinë pushimeve tuaja ua shton dhe gatimi tradicional i zonës si; pite, fli, lloje të
ndryshme frutash të freskëta.
Çmimi 16 Euro/person përfshirë fjetjen dhe të gjitha vaktet.

______
Ky eshte nje publikim i bere edhe ne faqen e K.Qarkut Shkoder
/qarkushkoder.org/


Poezi: VENDLINDJE

Nuk jam poet te t'ledhatoj me vargje
nuk jam piktor qe bukurite e tua ti hedh ne telaje
kur flas per ty,mergimtar jam qe s'ja kalon
malli mund kedo ,qofte ky poet apo piktor......

ndoshta boten kemi shetitur
jemi bere dhe me te pasur
por ajrin tend te thithur
askund se kemi hasur

tani prane mund te kemi dhe detin
dhe luksozet pishina per tu lare
dikur te pamundura dhe per mbretin
por me lumin ku ne laheshim as qe kan te ngjare

femije dikur loznim me top
prej leckash qe ndoshta si kishim
e mbremjeve te gjith ishim tok
qeshnim ,loznim dhe bertisnim

tani jeta eshte ndare ne imja dhe jotja
ne familje qe si bashkon mbremja as sofra
ane e mbane botes shperndare,malle shume
ndoshta me rehat,por jo bashke si dikur

jeta vazhdon ,gjithkush ka nje pike nisje
mergimtari s'harron dhe pse kane kaluar vite
kete e them gjithmone se e kam dhe bindje
malli per ty nuk shuhet,ai shtohet...VENDLINDJE....

_____
Nga: Agim Çuni

O VENDI IM


O vendi im
i dashur e i paharruar
nuk te harrova 
nga do qe kam shkuar,
aty ku linda 
e perqafova mjerimin
me harruan emerin 
me thrrisnin jetimi
ku mesova nen, babe e trimeri
ku zbathur udhetova ne femijri
aty ku kullot lopa e dhija
ku mbillet misri e piqet rakija
ku ushton fyelli e qiftelija
O vendi im
aty ku ze vend burrerija
ku njihet besa e bujarija
per ty s'shuhet kurr dashurija..


_____
Shkruan nga: Riza Ademi, Rrape Puke.

Kokedode: Kisha e Shne Prenes, Iballe


Bugjoni dhe Fisi i Thaqit


Fisi i Thaçit është një nga fiset krysore të 12 Fiseve te Lekës me një shtrirje të gjërë, jo vetem ne Pukë, por edhe në Mirditë, Zadrimë, Shkodër, si edhe në Kosovë. Thaçi e lidh veten me një katragjysh te hershëm, Murr Dedin, i cili i përket fillimit të shekullit 11, para 33 brezesh (33 x 30 vjet brezi = 990 vjet më parë). Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afër detit (detit Adriatik) brënda prinzipatës së Arbërit. (Frrok Kolë Gjergji, brezi i tretë në Arst Miliska; 4) Kolë Gjergji, 5) Gjergj Uka, 6) Ukë Delia, 7) Deli Mema, Memë Rama, 9) Ramë Iseni, 10) Isen Marku, 11) Mark Buça, 12) Buç Gjeçi, 13) Gjeç Gjoni, 14) Gjon Prendi, 15) Pre` Biba, 16) Bib Loli, 17) Lol Bitri, 18) Bitër Bushati, 19) Bushat Cili, 20) Cil Vili, 21) Vil Kola, 22) Kolë Palushi, 23) Palush Pjetri, 24) Pjetër Leci, 25) Lec Alia, 26) Ali Begu, 27) Beg Piruni, 28) Pirun Mula, 29) Mulë Daka, 30) Dakë Ndreu, 31) Ndre Pogu, 32) Pog Murri, 33) Murr Dedi). Të Murr Dedit për jetesë më të sigurtë u larguan prej fushës Mamurr Detit (Mamurras?). Në udhën drejt veriut ngulen në Bushat të Shkodrës, ku djali i porsalindur aty u pagësua me emrin Bushat Cili rreth viteve 1350. Bitër Bushati me të vetët mori udhën e Tuzit. Trysnia e sllavëve malazez e detyroi të futej në thellësi të maleve drejt lindjes. Kaluan nëper Pult, Shllak, Dri (Skvinë), Berishë Vendi (Fushë Thaç), Kryezi dhe zbritën në Iballë. (fis Kabashi siç thotë tradita). Nga perëndimi - verilindje banonin të fisit të Berishës.
Me Thaç mbahen edhe Gojan, Domgjon, Bisakë (Mirditë), por që thonë se i përkasin Thaçit të Kosovës. Kurse Gojani Thaçit të Bushatit. Thaçi në Kosovë ka shtrirje të mjaft, i cili mbahet i një <fisi>. Me Thaçin e Pukës thonë se i lidh emri, por nuk mbahet mend të jenë të dalun prej këtu. Emri i përbashkët mund të lidhet me huazim reciprok në kushtet e formimit të lidhjeve fisnore nga fundi i shekullit XV-të e në vazhdim. Hallë Bije Vokshi tregon se vllaznia Vokshi është Thaç. Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) në Gjakovë. Prej tij ka mbetur Dardha Isufe. (Hasan Ismaili, brezi I dytë; 3) Ismail Murati, 4) Murat Ademi, 5) Adem Sulejmani, 6) Sulejman Ali Vokshi, 7) Ali Ademi, Adem Hasani, 9) Hasan Isufi, 10) Isuf Vokshi, 1610. Kështu, Isuf Vokshi u perket viteve 1680. Po të hetohet në brezat që vashdojnë në drejtim të Thaçit, Voksh - Thaç, atëherë brezat do të vijonin përtej 13 - 15 brezëve e më shumë në Kosovë. Ndërsa keto Breza në Iballë ishin në të 13-tin, në Pult në të 15-tin, se në Tuz tradita thotë se ishte Bitër Bushati, brezi i 18-të. Prandaj, brenda kësaj tradite kemi një paralelizëm brezash Thaçi në Kosovë me atë të Thaçit që perpiqesh për mbijetesë në brendsi të malësive veriperëndimore; gjë që pohon se nuk ka një vazhdimësi Thaçi në Kosovë të shkuar prej Iballe apo Pultit, por një Thaç anas (vendas) në Kosovë, emri i të cilit mund të lidhet me huazime në kushtet e rilindjes së maredhenjëve fisnore ose edhe të nje burimi të perbashkët shqiptar.
Shtrirja e Thaçit
Fisi i Thaçit në krahinen e Pukës ka këtë shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Në Iballë, Fierzë, Mzi e tjerë, Thaçi është i përzier me fise të tjera. Fillimisht u vëndos në Iballë. Me mbështetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe Rruges së Madhe i ndarë në katër vllazni: Buçaj (Buçgjecaj), Dodaj (Dodgjeçaj), Gegaj (Geggjeçaj) dhe Pregjeçaj (te Prend Gjeçit). Të Dodegjeçajt u larguan në Dushman (Shllak). Vendin e këtij vëllai e zuri Bobi, i cili u rradhit vëlla i katërt. Bobi thotë se ishte shkëputur nga Thaçi <vëlla> nëpër Pult. Ndërsa Thaçi nguli në Iballë, Bobi nguli në Kokëdodë dhe Fierzë. Bëri darkën (gostën) e gëzimit të bashkimit me fisin e tij, Thaçin. Po në Thaç ka edhe një shpjegim tjetër: të pranuar si të mbështetur.
Forzimi i Thaçit e dobësoj ndikimin e Zotnisë mbi Brigje. Zotnitë atëherë e ndanë Bajrakun e Thaçit dysh: në Bajrakun e Bugjonit dhe në Bajrakun e Iballës. Megjithëatë Bajraku i Bugjonit mbeti Bajraku krysor. Bajraktar qe shtëpia e Kolë Rexhës, e ardhur prej Fierze në Bugjon, por më gjëndjen ekonomike në rënie të Frrok Kolë Bajraktarit, nga fillimi i shekullit XX-të, fidhoi të forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj të Bugjonit dhe të bëhej një rivale e derës së Bajraktarit për sa i takon ndikimit në Bajrakun e Bugjonit dhe në mbarë Dheun e Eper (Iballë). Por kjo gjëndje e krijuar nuk solli dobësimin e Bajrakut të Bugjonit. Ky Bajrak mbeti një nga Bjraqet më të forta të Pukës dhe vazhdonte ta quante veten Bajraku i Thaçit. Krenet e tjera të Thaçit, që luajten një rol me rëndësi në Thaç dhe Dheun e Eper e deri për krahinen mbarë, qe dera e Mirakajve, Vojvoda i Thaçit, që hyn në krenet e para të Thaçit. Për rolin dhe pozitën shoqërore të Mirakajve misionari katolik A. Dedë Pazi, gjatë vizitës së tij në Iballë 1891, shkruante se për ardhjen e tyre dërguan për të lajmëruar Prelë Mehmetin, kreun e Iballës. <Sapo ky dëgjoi se tre klerikë ishin duke arritur në Iballë, i dha zë vendit me disa të shtëna revolje, pastaj… me vrap u drejtua… për të na dalë para.> A. Dedë Pazi mësoi nga vendasit se Thaçi paska ardhur <për të zënë vend në këto male (të Iballës)… rreth një shekull e gjysmë më parë.> Sipas tij del se erdhen të Thaçit aty nga viti 1740. Rëndësi ka edhe tradita e ardhjes së Thaçit aty na bëhët e ditur edhe 100 vjet më parë. Kurse përllogaritjet janë dhëne të shpjeguara, se Thaçi ishte ngulur aty nga vitet 1580. Pra afro 160 vjet para. (A. Fuv Cordignano, Shqipëria nëpërmjet veprës… A. Dede Pazit (1847-1914), VII I, Rome, I.E.L. 1933).
Buçajt e Iballës, duke qënë afer Zotnive dhe në lidhje me ta, u bënë myslimanë. Por, për ti ruajtur lidhjet fisnore me Bugjonin, me të cilin i kishin më të forta nëpërmjet deres së Bajraktarit (Bajraktarit të Thaçit) u bënë një premtim:brez mbas brezi Buçajt do ta festonin natën e Shënkollit (5 dhjetor) me qiri të ndezur dhe ferlik. Bugjoni, i prekur nga kjo bujari vëllazërore, iu përgjegj se nuk do ta hante kurrë më mishin e derrit. Të dy palët i mbajten premtimet. Bugjoni, nën ndikimin e martesave me fqinjët katolikë vendosi ta hante mishin e derrit vetëm nga vitet 1930. Buçajt e ruajn edhe sot premtimin e tyre vëllazëror, si Thaç.

Gjashte vjetori i "puka.shqiperia.com"

Me 18 maji 2013, qe eshte dhe Dita Nderkombetare e Muzeve, behen plote gjashte vite qe filloi publikimin faqja e intemetit "Puka.shqiperia.com". Deri me sot ka publikuar 732 artikuj nga rubrikat: Artikuj, Personalitet. Komuna, Bashki, Kronika, Fotogaleri,
Dokumente, Letersi, Libra, Artiste, Galeri Arti, Akademik, Turizmi Trshegimi (Veshje,
Monumente, Ansambli Puka, Banesa Popullore, Folklor, Ene dhe Orendi) etj. me nje
volum prej me shume se 1250 faqe daktilografike dhe me ilustrime rreth 850 foto. I gjithe materiali eshte me tematike nga rrethi i Pukes. Megjithe kete pune te realizuar prape jemi larg qellimit dhe arritjes per realizimin e projektit fillestar dhe te detyres shoqerore dhe morale, qe kemi ndaj rinise se rrethit tone.
Puna e kesaj faqeje-eshte vleresua dhe eshte quajtur nga disa dhe zanafille per nje
enciklopedi te rrethit tone-per ne jemi te ndergjegjeshem, se kjo ende eshte vetern nje
pune fillestare e nje nisme e nje rrugetimi te gjate. Me materialet e faqes
"puka.shqipeia.com" jane fumizuar shume faqe te tjera intemeti, faqe FB, dhe Forumi
Pukjane. Ne kjo na gezon, qe jemi bere te dobishern per njohjen dhe popullarizimin e
traditat dhe jeten e rrethit tone. Na shqeteson fakti dhe defekti, qe shume materiale te
faqes tone jane marre dhe ndryshuar autorsia. P.sh nje studim i publikuar ne
puka.shqiperia.com, qe eshte marre nga botimet shkencore ose publicistike kur terhiqet dhe vedoset ne faqe te tjera si material i gatshem, i mohohet e drejta e autorit, qe e ka shkruar kete studim dhe pa asnje vleresim vendoset si autor ai qe bene vetern terheqjen per ta publikuar. Kjo eshte nje mangesi ne koncept per te mohuar autorsine, dhe mendojme qe bahet nga padija e kurrsesi si pervetesim. Shpesh kete pune (veprim) e bejne persona qe kurr nuk kane shkruar as dy rrjeshta krijimtari studimore ose artistike dhe nuk kane asnje koncept se duhet vleresuar qofte edhe moralisht autori i cdo pune dhe krijimtarie. Megjithse kjo eshte vetern fillimi i nje nisme, redaksia e kasaj faqeje eshte e ndergjegjeshme se ka bere nje fillese te vlersueshme, dhe jemi te hapur dhe ftojme te gjithe pukjanet te na bashkangjitemi, kjo ngrehine ne cdo gur qe vendoset ne te ka vlere per te gjithe ne.
Dokumente, Letersi, Libra, Artiste, Galeri Arti, Akademik, Turizmi Trshegimi (Veshje, Monumente, Ansambli Puka, Banesa Popullore, Folklor, Ene dhe Orendi) etj. me nje volum prej me shume se 1250 faqe daktilografike dhe me ilustrime rreth 850 foto. I gjithe materiali eshte me tematike nga rrethi i Pukes. Megjithe kete pune te realizuar prape jemi larg qellimit dhe arritjes per realizimin e projektit fillestar dhe te detyres shoqerore dhe morale, qe kemi ndaj rinise se rrethit tone. Puna e kesaj faqeje-eshte vleresua dhe eshte quajtur nga disa dhe zanafille per nje enciklopedi te rrethit tone-per ne jemi te ndergjegjeshem, se kjo ende eshte vetern nje pune fillestare e nje nisme e nje rrugetimi te gjate. Me materialet e faqes "puka.shqipeia.com" jane fumizuar shume faqe te tjera intemeti, faqe FB, dhe Forumi Pukjane. Ne kjo na gezon, qe jemi bere te dobishern per njohjen dhe popullarizimin etraditat dhe jeten e rrethit tone. Na shqeteson fakti dhe defekti, qe shume materiale te faqes tone jane marre dhe ndryshuar autorsia. P.sh nje studim i publikuar ne puka.shqiperia.com, qe eshte marre nga botimet shkencore ose publicistike kur terhiqet dhe vedoset ne faqe te tjera si material i gatshem, i mohohet e drejta e autorit, qe e ka shkruar kete studim dhe pa asnje vleresim vendoset si autor ai qe bene vetern terheqjen per ta publikuar. Kjo eshte nje mangesi ne koncept per te mohuar autorsine, dhe mendojme qe bahet nga padija e kurrsesi si pervetesim. Shpesh kete pune (veprim) e bejne persona qe kurr nuk kane shkruar as dy rrjeshta krijimtari studimore ose artistike dhe nuk kane asnje koncept se duhet vleresuar qofte edhe moralisht autori i cdo pune dhe krijimtarie. Megjithse kjo eshte vetern fillimi i nje nisme, redaksia e kasaj faqeje eshte e ndergjegjeshme se ka bere nje fillese te vlersueshme, dhe jemi te hapur dhe ftojme te gjithe pukjanet te na bashkangjitemi, kjo ngrehine ne cdo gur qe vendoset ne te ka vlere per te gjithe ne.

Nga: 
Kurt Farka

Me kete rast stafi i Forumi Pukjan uron drejtuesit e portalit puka.shqiperia.com per punen e bere dhe urojme qe bashkepunimi virtual i kesaj faqje me faqet e Forumi Pukjan te jene ne njenivel te larte me qellim qe te publikohen sa me shume gjera mbi rrethin e Pukes.