Tuesday, April 30, 2013

Si rapsod dhe bir me vlera ...do te kujtoj Puka perhere

Nga: Lek Nika

Lamtumir ti o Frrok Haxhia
Po t'thot Puka dhe tetan Malesija,
Po te thot ty cdo pukjan
Gjith shqiptaret kudo qe jan.

Si kengetar dhe si rapsod,
Do te kujtojm per jet e mot,
Vargjet e tua dhe si poet,
Do ti majm ne si amanet.

Burr i rrall dhe burr me nder,
Do te kujtoj Puka perher,
Do te kujtojn brezat qe do vijn,
Sa her te shikojne ciftelin.

Tekstet tua qe ti ke shkrue,
Plot rrespekt kem mej nigjue,
Si poezi edhe si kang,
Je rapsod i shqipes nan.

As ne skena as ne festivale,
Zanin ti kurr se nale,
Qe ne mosh te re te rinis,
Bashk me telat e ciftelis.

Deri ne qiell ti e qove zanin,
Mira her zbukurove ekranin,
Ne cdo stacion te rradio Shqipnis,
U nie zeri i Frrok Haxhis.

Lamtumiren sot jem tuj ta dhan,
O rapsodi i jon pukjan!
Lamtumin ti o Frrok Haxhia
Te thot gjith Puka dhe tan Shqipnija .
________
Vargje kujtimore dhe pershendetse me shum rrespekt nga Lek Nika

Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date 30 prill 2013


No comments:

Post a Comment