Saturday, April 27, 2013

O VENDI IM


O vendi im
i dashur e i paharruar
nuk te harrova 
nga do qe kam shkuar,
aty ku linda 
e perqafova mjerimin
me harruan emerin 
me thrrisnin jetimi
ku mesova nen, babe e trimeri
ku zbathur udhetova ne femijri
aty ku kullot lopa e dhija
ku mbillet misri e piqet rakija
ku ushton fyelli e qiftelija
O vendi im
aty ku ze vend burrerija
ku njihet besa e bujarija
per ty s'shuhet kurr dashurija..


_____
Shkruan nga: Riza Ademi, Rrape Puke.

No comments:

Post a Comment