Tuesday, April 30, 2013

Jeta e rapsodit Shqiptar Frrok Haxhia Artist i Merituar.


Frrok Haxhia.

Nje emer ne kohe. Nje ngritje e hershme, e shpejte, e sigurte ne udhen rapsodike, duke krijuar keshtu 60 vjet profil artistike.  I vlersuar me titullin “Artist i Merituar”.  Ai qysh ne moshe te re do te merrte pjese ne disa festival folklorike qe zhvilloheshin ne Gjegjan te Pukes. Ne moshen 14 vjecare mori pjese ne hapjen e rruges Tropoj-Shmri. Ne vitet 50 punoi ne sharrat e Pukes si puntor e normist. Gjate  perudhes se ushtrise 1957-1960 ne Vlore ai u perfshi ne gjirin e artisteve duke u aktivizuar ne estraden e qytetit te Vlores. Pas mbarimit te ushtrise punoi si drejtues  i shtepise se kultures Gjegjan. Drejtor ne shtepin e kultures dhe krijmtarise Popullore Puke si dhe drejtor ne Pallatin e Kultures Fush-arrez si dhe drejtor i punes kulturore ne sharrat e Pukes deri ne vitin 1991 vit ne te cilin doli ne pension.

Frrok Haxhia u lind ne fshatin Gjegjan te Mirdites (qe prej 60 vitesh gjendet nen administrimin e Pukes) me 16 prill te vitit 1934 ne nje familj me tradita atdhetare. Babai i tij, Kole Haxhia me veshtersi te medha mbajti familjen e tij duke punuar ne Prizren, Gjakove etj. Ai shkollen e vertet e mori nga daja i tij Frrok Nikolla i cili ishte i njohur ne gdhenjen e ciftelive, por edhe nga kengetaret e tjere sic ishte Prendush Gega. Frrok Haxhia thoshte: “Kur degjoja ose kendoja kenget e Prendushit, tek telat e ciftelise qe mbaja ne duar me dukej sikur ligjeronte gjithe Shqiperia.” Ne vitet 50 ai filloi te krijonte edhe vete vargje e kenge, deshire qe i lindi nga kerkesat e njerezve te fshatit. Duke qene praktikues i tradites se pasur folklorike te zones, Frroku mbahet mend edhe per “bentet” ne vargje, ne dasma e mjedise familjare duke thumbuar dhendrrin, krushqit apo dasmoret. Per keto vargje Frroku thote se ka pas dikim te madhe Artisti i popullit Tano Banushi me te cilin kishte marredhenie artistike.
Shume krijime e kenge te rapsodit Frrok Haxhia i gjen ne Puke, Mirdite, Kuks, Lezhe, Kruje, Gjakove, Gostivar etj.
Frrok Haxhia i kushton nje vemendje te vecante ngjarjeve historike dhe figurave te shquara kombetare qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dede Gjo Luli, Bajram Curri etj. Ai ne vargjet e tij epike jep nje tabllo te luftrave shekullore kunder pushtuesve. Nje vend te vegjan Frroku i kushton edhe vargjeve vajtuse ose sic quhen ndryshe “gjama”.
Frrok Haxhia u be nje rapsod i njohur popullore duke u renditur me kengetaret e tjere si: Haziz Ndreu, Sokol Arifi, Fatime Sokoli, Gjoke Beci, Tom Nikolla, Prendush Gega, Slami Mani, Dede Ndue Lazri, Hysen Dides, Rustem Celes etj.
Krijimtaria dhe veprimtaria e Frrok Haxhise eshte vlersuar me shume tituj ku titulli me kryesore eshte titulli “Artist i Merituar”.
Ne vitin 1966 Frrok Haxhia sebashku me Ndue Shytin u shpallen ne Elbasan Laurente te Festivalit ku nga kater cmime ne shkall vendi, dy prej tyre i mori Puka me Ndue Shytin e Frrok Haxhin.
Frrok Haxhia ka marr pjse ne gjaste festival folklorike kombetaare ne Gjirokaster . Frrok Haxhia eshte nje nder themeluesit e Ansamblit “Puka” i cili ka fituar cmimin europian dhe ka marr pjese qe ne vitin 1980 ne turneun e ketij Ansambli ne Malin e Zi. Per artistin Frrok Haxhia arti nuk ka mosh, kete e tregon pjesmarrja e tij ne aktivitet e ndryshme. Ne vitin 1991 komiteti “Atdheu” i emigranteve shqiptare ne Athine ka marr pjese duke pershendetur aktivitetin me vargje  plot ndjenje e patriotizem.  Pas luftes se Kosoves ne vitin 1999 grupin artistic i Pukes ka marr pjese ne disa aktivitete pjese e se cilit ishte edhe Frrok Haxhia, ai ka marr pjese ne festivalin “I kendojme lirise” Kline organizuar ne vitin 2002. Frrok Haxhia krijimtarin e ka botuar ne Antologji nga shtepia botuese “Naim Frashri”. Frrok Haxhia ka te regjistruara mbi 400 kenge ne TV Shqiptar, ne Radio Tirana, Radio Shkodra, Kukesi, Korca, Gjirokastra dhe Instituti i Kultures Popullore.
Eshte dekoruar dy here me medaljen “Naim Frasheri” si dhe ka marre titullin “Krenaria e Komunes Gjegjan” dhe “Qytetar Nderi” i Bashkise Fush-arrez. Ne 70-vjetorin e lindjes ka marr titullin “Antar Nderi i Shoqates Kulturore Puka”

Te tjeret per Frrok Haxhine

Dritero Agolli: “Une e kam njohur Frrokun para shume koheve, por  edhe tani qe kam floket e bardha dhe te rena. Atehere floket nuk i kisha te tilla, por i kisha te dendura dhe jo me ngjyre te bardhe. Frroku, sic e shoh tani une, I ka floket e plota, t’parrezuara, si ato pyjet e Pukes me pisha, po qe nuk jane djegur. Frroku eshte kombetar sepse i ka shkrire te gjithe elementet, jo te nje krahine, vecanarisht gjysmes se nje krahine ku jane legjendat, ku jane Bjeshket e Namuna, ku jane kullat, ku jane bijte qe kan luftuar me shpata, me gure, me kobure, me c’kishin vetem per te mbrojtur kete vend dhe per ta pare jo gjithmone ne lufte, por per ta pare edhe ne paqe e gezime. Nje merit tjeter qe eshte brenda kesaj krimtaria epie eshte ajo se Frroku ka dhene edhe liriken e tij, ka dhene edhe dashurin mes burrit dhe gruas, mes femijeve e prinderve, mes fqinjeve dhe me te largeve. Te gjithe kete tematike te permbledhur Frroku e ka dhene me nje mjeshteri artistike

Mark Tirta thekson: “Kënga popullore si art bëhet nga njerëz me talent, të përkushtuar, që përbëjnë elitën, fisnikërinë e këtij arti. Një princ, një patriark i madhërishëm i këngës popullore me çifteli është padyshim artisti Frrok Haxhia, që për rreth 60 vjet krijon e këndon në këtë fushë të artit..., që vijon një traditë popullore që udhëtoi në shekuj, por atë e ngriti në një lartësi të re si art, si ide, si forcë ndikuese në mendje e zemër të shqiptarëve, në atdhetarizëm, në përparimin social e kulturor që koha e sotme na e kërkon...” Pikërisht nga ky vlerësim është formuluar edhe titulli i këtij libri.

Prof. dr. Josif Papagjoni, vë në dukje: “(Frrokut)Vargu i buronte, sepse është pjesë e qenies së tij, fibër e shpirtit, patos emocional... kronikan... që me vargje e këngë me çiftelinë e tij frynte e gjëmonte historia, shfaqeshin e përshfaqeshin portretet legjendare të Skënderbeut... e deri te partizani i vogël Met Hasa (që më 1944 ra për çlirimin e Pukës nga pushtuesit gjermanë)...dhjetëra e dhjetëra njerëz të punës, të pushkës, të dijes vinin natyrshëm, shpreheshin, identifikoheshin... Kur dilnin në skenë at e bir (Tonini i vogël), shkaktonte te publiku një kënaqësi të veçantë e shoqëruar me simpati, admirim, dashuri, gjer dhe me habi... Ishte mbrujtur si rapsod epik, veç zemra e tij është prekur po aq edhe nga dashuria e çiltër, e pastër...”

Studiuesi Bardhosh Gace nga Vlora është i pari që përzgjodhi me zell 90 rapsodi, nga mbi 450 në arkivin e Frrok Haxhisë dhe nën kujdesin e shoqatës kulturore “Ismail Qemali” Vlorë, i boton më 1995. Krijimtaria e tij përfshin të gjitha trevat shqiptare dhe kuptohet lehtësisht, shpreh bukur ide me art që pëlqehet nga të gjithë.

Prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Agron Fico; Artistët e Popullit Reshat Arbana, Luftar Pajo, Ndue Shyti; Mjeshtrit e Mëdhenj Zhani Ciko e Gjok Beci; shkrimtari Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Fadil Kraja; gazetarë dhe botues të ndryshëm librash, gazetash dhe revistash, si: Mevlud Buci, Nuri Dragoi, Gëzim Voda, Ilir Buçpapa, si edhe një numër i madh i rapsodëve të mbarë vendit nga Tropoja, Malësia e Madhe, Vlora, Përmeti,Hasi, Kukësi, Dibra, dëgjues nga mbarë Shqipëria, e vlerësojnë pasurinë rapsodike të krijuar dhe të interpretuar prej Frrok Haxhisë me nota të larta, si një thesar i çmuar i kulturës kombëtare, që bën pjesë në fondin e artë të saj.

Frrok Haxhia u shua nga jeta me date 28 prill 2013 ne moshen 79 vjecare.

Shenim: Tama eshte ne perpunim....
______
Ky publikim u pergatit nga Forumi Pukjan duke marr informacion nga libri "Princi i rapsodise Shqiptare, Frrok Haxhia Artist i Merituar me autor Mark Mesulin" Po ashtu edhe nga Prof.Xhemal Meci.
Materiali u pergatit nga: Artani, Ola dhe Gezim Kopani
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 30 prill 2013

No comments:

Post a Comment