Saturday, February 11, 2012

Izolohet totalisht rrethi i Pukes nga debora

Sipas informacioneve me te fundit trashesia e debores ne rrethin e Pukes i kalon mbi 1.5 m gje e cila ka bere qe te izolohet totalisht rrethi i Pukes. 

Sipas burimeve jo zyrtare te gjitha akset rrugore te rrethit te Pukes jane te bllokuara. Deri ne oren 9:30 eshte i bllokuar edhe rruga kryesore ne mes te qytetit te Pukes. Ne oret ne vazhdim pritet qe situata te perkeqsohet pasi reshjet e debores nuk ka te ndalur.
TvTVNews24 sot raporton keshtu mbi situaten ne rrethin e Pukes
"Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet.
E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur levizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.
"

______
Burimi: Forumi Pukjan
Burim shtes: balkanweb
dt.11.02.2012

Mbrapsht në krye

Bora izolon rrethin e Pukes.Trashesia e debores mbi 1.5m

Friday, February 10, 2012

Situata e motit ne rrethin e Pukes

Gjate gjithe dites se sotme date 10.02.2012 ne gjithe rrethin e Pukes ka qe i pushtuar nga reshjet e debores dhe erat e stuhishme te cilat gjate pasdires e ne vazhdim kan krijuar qafa te medha debore ne akset rrugore.
Gjate dites temperatura me e larete ka qene -4°C ndersa me e ulta ka qene -15°C.
Gjate nates pritet qe temperatura me e larte te jete -5 °C ndersa me ulta -21°C. Gjate nates do kete perseri reshje debore.

Thursday, February 9, 2012

Familja Laçi, ajo qe i dhuron qytetit te Pukes te vetmit "Mjeshter sporti"


Puka, qyteti verior qe njeh shume debore ne muajt e dimrit, njihet padyshim edhe per kapionet e sporteve dimerore dhe po ashtu edhe te ngjitjeve alpine.

Ne kete qytet qe debora fillon heret dhe shkrin vone, ekzistojne edhe kampionet e medhenj te alpinizmit shqiptar. Te vetmit mjeshter sporti te ketij qyteti i perkasin pikerisht nje prej familjeve qe ka dhene dhe po le gjurmet e saj ne sportet dimerore.
Familja Laci eshte ajo qe i ka dhene alpinizmit shqiptar dy nga emrat me te spikatur te saj per momentin. Pikerisht mjeshtrin e Sportit Perparim Laçi dhe po ashtu edhe Mjeshtrin e sportit, pavaresisht se ne nje moshe teper te re, Mariglen Laçin....

-Perparim Laçim shqiptari i pare qe "pushtoi" Himalajen.

"Ne cdo vend ku ka jete dhe besim mund te punohet de mund te jetohet me gjithe te mirat qe te fal bota. E dashuroj kete qytet dhe te mirat qe merren prej tij." Keto jane fjalet e para tejet optimiste te Mjeshtrit te Sportit Perparim Laçi. Ai eshte shqiptari i pare qe ka pushtuar sebashku me nje grup shqiptaresh te tjere nje prej majave me te larta te botes, ate te Himalajes. Perparim Laçi eshte antare ne kryesine e Federatave Sportive Dimerore te Alpinizmit dhe te Skive, por edhe vezhgues ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Si perhere optimist dhe buzagaz, Perparimi pret e percjell ne familjen e tij njerez te grupmoshave, profesioneve nga me te ndryshmit, por gjithmone me buza gaz dhe shume i ngrohte, duke bere reklamen me te bukur qytetit verior qe tani nuk njihet vetem per deboren dhe te ftohtin, por edhe per turizmin e bukur malor qe familja Laci vazhdon ta promovoje ne menyren me te mire te mundshme. Por edhe duke i afruar atyre kenaqesine qe te jep nje rreshqitje me ski, duke e bere keshtu ne menyre te drejperdrejte nje nxites ne kete sport aq te bukur. Ai nuk ka nguruar qe te flas edhe per gazeten "GOL", duke treguar ato detaje qe sipas tij kane zene me shume vend ne jeten e tij.

-Perparim! Si e filluat ju sportin e alpinizmit dhe kush ishte i pari iniciator qe te shtyu drejt kesaj rruge?
Mund te te them se ka qene vellai im i madh Gezimi, nje tjeter mjeshter sporti ne alpinizmem.

-Ne ç'moshe keni filluar e merreni me alpinizem?

Fillesat e mia me alpinizmin e kam qe ne moshen 12-vjecare, pikerisht ne v itin 1977. Mbaj mend si sot se jam ngjitur ne malin e Tomorit. Ishte nje ngjithje e forte dhe veshtire, pasi ishte nje ngjitje shkembore dhe titulli varej krejtesisht prej asaj ngjithje dhe me shume perpjekje dhe nje deshire te madhe arrita t'ia dal ne krye.

-Me pas keni dal kapion me ekipin e pare?

Pa diskutim. Nuk ka zgjatur shume dhe ne moshen 15 vjecare kam marre pjese ne ekipin e pare. Me kujtohet ngjitja e pare ka qene ne dimer, ne Valbone ne majen e Jezerces. Ne ate aktivitet te pare me ekipin e pare kam marre edhe titullin e pare, ate te "Pionieri i Alpinizmit Shqiptare." Dhe qe atehere edhe deri ne marrjen e titullit "Mjeshter Sporti" nuk me kane munguar titujt dhe vendet e para. Pas dy vitesh me ekipin e pare kam arritur te marr titullin "Kampion Individual". Me pas gjithcka, sic edhe e thashe, ka qene e mbushur me tituj kampion.


-Ne vitin 2003 keni qene nder te paret shqiptare qe keni prekur majen me te larte te botes, ate te Himalajes.Si mund te na pershkruani?

Eshte plotesisht e vertete. Une kam qene pjese alpinisteve shqiptare se bashku me shume shoke te tjere qe kemi marre pjese ne ngjitjen e malit me te larte te botes. Kjo eshte bere rreth 1 muaj, qe nga data 9 prill deri 9 maj te vitit 2003. Ishte nje ndjesi qe per ne alpinistet shijon shume. Eshte dicka e papershkruar, pasi nuk shikoje vetem gjera pozitive, por edhe gjera te trishtuara qe nuk i shikon shpesh. Por ne te tille rrugetime te gjata dhe qe kerkojne forcem besim dhe vetemohim, duhej perhere te jesh i pergatitur. Ngjitja ne ate maje ishte sa e frikshme, po aq edhe e bukur. Nje nga castet me te bukura te mijat eshte kur shpalosen flamurin tone kombetare mbi ate maje mali te pashkelur ndonjehere nga asnje shqiptar.


-Por pak vite me vone Marigleni, djali juaj, ngjit nje tjeter mal nder me te lartit te botes. Cfare keni ndjere ne ato caste kur moret vesht?

S'ska sesi nje prind te mos ndihet mire kur shikon sesi djali i tij dhe per me teper ne nje moshe te re arrin te jete shqiptari i pare qe shkon deri ne majen me te larte te Evropes dhe ne nje nga majat me te larta te botes, ate te "Malit te Bardhe" ne France.

-Femijet e tu, pasi sic edhe dihet edhe vajza juaj Saudita eshte kampione ne ski, por edhe nje alpiniste e zonja, kishin nje nxitje nga ju ?

Nuk mund te them se kishin nje nxitje nga une. Ato kane nje pasion, ashtu sic edhe une kisha dikur ne nje moshe me te vogel se ato. Kjo me ka dhene me teper kenaqesi qe pinjollet e mi po vazhdojne me pasion kete rruge. Ato nuk po marrim pjese vetem si alpinist, por edhe si skiatore dhe patinatore te zote. Ato po perfaqesojne denjesisht ekipet shqiptare edhe ne aktivietet nderkombetare.

-Vijon ekipi pukjan me te tjera suksese, pasi sic dihet ju jeni tani nje trajner i kesaj skuadre?

Para nje muaji ekipi ka arritur te marre ne nje kampionat 2 kupa, nje per djem dhe nje per vajza. Por ajo qe me kenaqe eshte se Puka  eshte edhe i pari ekip ne Shqiperi qe ka dhe po  zhvillon alpinizemin e vajzave.

-Sa te vishtire e keni sot te vijoni stervitjet dhe po ashtu edhe pjesemarrjen ne aktivitete?

Gjithcka po behet me nje deshire shume te madhe, por edhe me veshtiresi tejet te madhe. Mungon mbeshtetja qe duhet te jete me e madhe, por gjithsesi kjo nuk me ka penguar as mua dhe ekipin tim, pasi pasioni per keto sporte, por edhe per te  evidentuar bukurite e ketij qyteti dhe evidentimi i nje turizmi malor na ben te ndihemi me pasionat dhe me te forte ne punen tone. Packa sic edhe thashe duhet te kemi nje mbeshtetje me te madhe dhe duhet qe edhe drejtuesit ta kuptojne se ky qytet ka si prioritet te saj sportet dimerore.


-Tani po pergatiteni qe pervec turizmit malor te promovoni dhe sporte ekstreme per ketu tek ne?

Qe ne fillim te bisedes sone theksova se ne Puke nje zhvillim te madh duhet te marre turizmi malor. Ne duhet te bejme shume ne kete drejtim. Por une po mendoj qe te shkoj edhe me tej per ta bere nje zhvillim te nje turizmi me te jashtezakonshem, ate te  "Eksplorimit te Shpellave" Do te ishin dicka edhe me teheqese dhe do te rriste se tepermi edhe fluksin e turisteve, qe duhet thene eshte perhere e ne rritje.

-Ka interesim ne keto qytet per te vijuar ne sportet dimerore, ku dihet se afro 4-5 muaj jane nen shoqerin e debores?

Mund te them se ka shume interesim per keto sporte. Ka shume femije te cilet shprein deshiren e tyre per te tre sportet.
Ka rreth 80 femije qe deshirojne te mesojne ski dhe patina, por ka edhe pre tyre qe deshirojne te behen alpiniste te mire. Mund te them se sivjet kemi prurje edhe te grupmoshave 5-6 vjecare, gje qe te kenaqe dhe qe deshirojme qe ti aktivizojme edhe ne kampionat. Por sic edhe e thash mungon buxheti qe te zhvillohen edhe me mire keto sporte qe kekojne me shume mbeshtetje.

-Se shpejti keni edhe nje kampionat ne Korce, cilat jane synimet tuaja?

Mund te them se kerkojme te bejme perseri me te miren per te qene nder ekipet e para dhe pretendente per trofe si me vajzat, ashtu edhe me djemte.

Vijon....
_________
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustroi: Forumi Pukjan
Burimi: Gazeta  "GOL" dt.7.02.2012

Wednesday, February 8, 2012

Nishani në Pukë për situatën


Një ditë pas krijimit të Shtabit Ndërministror për situatën e krijuar nga i ftohti në vend, ministri Brendshëm, Bujar Nishani është ngjitur vetë në Pukë. Ai ka zhvilluar një takim me Shtabin e Emergjencave Civile atje ku garantoi drejtuesit vendor për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për t’u ardhur në ndihmë me të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar këtë situatë të krijuar nga dëbora. Prefektja e Shkodrës, Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shtabit të Emergjencave sqaroi Ministrin për punen e bërë dhe për situaten e krijuar. Ajo u shpreh se situata më e rëndë është në rrethin e Pukës, ku dëbora ka izoluar disa zona çka ka vështirësuar edhe operacionet për hapjen e rrugëve. “Situata është shumë e vështirë në Pukë dhe komunat e këtij rrethi” u shpreh nënprefekti i Pukës, Prenk Perndoj i cili kërkoj ndërhyrje me mjete dhe me logjistikë për të zhbllokuar situatën e krijuar, pasi sipas tij mjetet e vëna në dispozicon nuk janë të mjaftueshme. Për gjëndjen e akseve rrugore në këtë rreth foli Drejtori Rajonal i Rrugëve, Nesti Kiri i cili bëri një panoramë të gjendjes aktuale dhe vështirësive, që kjo ndërmarrja ka hasur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ministri i Brendshëm, Nishani dëgjoi edhe kërkesat dhe problemet e gjithë drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore në rrethin e Pukës. Zona e Pukës në këto ditë të acarta po përballet me vështirësi të mëdha si shkak i deborës, dhe erërave të fuqishme që fryjnë në zonë. Procesi mësimor është pezulluar për disa ditë edhe në qytetin e Pukës, pasi trashësia e dëborës është rreth 1 metër dhe lëvizja është shumë e kufizuar. Ndërkaq kemi zona të tëra të bllokuara. Si Komuna Iballë, Kryezi, Qelëz, Fierz. Akset rrugore në drejtim të Shkodrës janë të hapura, ndërkaq nga orteqet vazhdon të mbetet i bllokuar aksi Fush Arrëz-Fierz në Qaf të Malit. Situatë problematike në këtë zona paraqet edhe furnizimi me energji elektrike.
_____
Burimi: abcnews

Monday, February 6, 2012

Pamje nga qyteti i Pukes.


Pezullohet mesimi ne shkollat e Pukes.Ulen temperaturat



Si pasoj e stuhis se debores e cila ka krijuar edhe qafa debore ne rruget rurale dhe urbane ka krijuar veshtirsi edhe me te medha ne qarkullim. Fshatrat ndodhen te bllokuar. Deri tani nuk ka te dhena zyrtare per ndonje problem ne jeten e qytetareve.







Zyra Arsimore e rrethit te Pukes edhe per diten e sotme ka pezulluar mesimin neper gjithe shkollat e rrethit te Pukes.
Temperatura me lart ka qene -4°C ndersa me ulta ka qene -10 °C.

_____
Burimi: Forumi Pukjan.

Saturday, February 4, 2012

Pukë: Plane bore dt.04.02.2012

Puke: Trashesia e debores arrin pothuajse 1 m.


Qe ne oret e para te mengjesit te sotem i gjithe rrethi i Pukes eshte perfshire nga reshjet e debores. Reshjet e medha te debores se rene ne rrethin e Pukes ka bere qe te izolohen disa fshatra si: Fshatrat e Iballes, Kryezi, Dardhe,Xathe,Flet,Lajthize,Qaf Mali, fshatrat e Gjegjanit,Qerret,Qelez etj. Trashesia e debores po arrin 1 m.




______
Burimi: Forumi Pukjan

IZOLOHET PUKA

Friday, February 3, 2012

Puke: Debora bllokon rrethin e Pukes


Debora qe vazhdon te bie ne rrethin e Pukes ka bere te bllokohet i gjithe rrethi i Pukes. Nuk ka qarkullim ne akset: Puke-Shkoder, Puke-Qaf-Mali, Fush-Arrez - Mirdite.Si dhe gjithe fshatrat e tjera te rrethit te Pukes.Ky bllokim sipas te dhenave vjen pasi borepastureset jane prishur duke dal jasht kontrolli akset rrugore ne rrethin e Pukes.
Mesim ne shkolla eshte i nderprer deri diten e hene. Per momentin nuk ka probleme ne energjine elektrike. Ne Puke dhe Fush-Arrez ka probleme ne disa vende ne furnizim me uje te pishem si pasoj e ngricave te medha. Trashesia e debores i kalon 60 cm.
____
Burimi: Forumi Pukjan
Ilustrimi: Forumi Pukjan