Thursday, February 9, 2012
Familja Laçi, ajo qe i dhuron qytetit te Pukes te vetmit "Mjeshter sporti"
Puka, qyteti verior qe njeh shume debore ne muajt e dimrit, njihet padyshim edhe per kapionet e sporteve dimerore dhe po ashtu edhe te ngjitjeve alpine.
Ne kete qytet qe debora fillon heret dhe shkrin vone, ekzistojne edhe kampionet e medhenj te alpinizmit shqiptar. Te vetmit mjeshter sporti te ketij qyteti i perkasin pikerisht nje prej familjeve qe ka dhene dhe po le gjurmet e saj ne sportet dimerore.
Familja Laci eshte ajo qe i ka dhene alpinizmit shqiptar dy nga emrat me te spikatur te saj per momentin. Pikerisht mjeshtrin e Sportit Perparim Laçi dhe po ashtu edhe Mjeshtrin e sportit, pavaresisht se ne nje moshe teper te re, Mariglen Laçin....
-Perparim Laçim shqiptari i pare qe "pushtoi" Himalajen.
"Ne cdo vend ku ka jete dhe besim mund te punohet de mund te jetohet me gjithe te mirat qe te fal bota. E dashuroj kete qytet dhe te mirat qe merren prej tij." Keto jane fjalet e para tejet optimiste te Mjeshtrit te Sportit Perparim Laçi. Ai eshte shqiptari i pare qe ka pushtuar sebashku me nje grup shqiptaresh te tjere nje prej majave me te larta te botes, ate te Himalajes. Perparim Laçi eshte antare ne kryesine e Federatave Sportive Dimerore te Alpinizmit dhe te Skive, por edhe vezhgues ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Si perhere optimist dhe buzagaz, Perparimi pret e percjell ne familjen e tij njerez te grupmoshave, profesioneve nga me te ndryshmit, por gjithmone me buza gaz dhe shume i ngrohte, duke bere reklamen me te bukur qytetit verior qe tani nuk njihet vetem per deboren dhe te ftohtin, por edhe per turizmin e bukur malor qe familja Laci vazhdon ta promovoje ne menyren me te mire te mundshme. Por edhe duke i afruar atyre kenaqesine qe te jep nje rreshqitje me ski, duke e bere keshtu ne menyre te drejperdrejte nje nxites ne kete sport aq te bukur. Ai nuk ka nguruar qe te flas edhe per gazeten "GOL", duke treguar ato detaje qe sipas tij kane zene me shume vend ne jeten e tij.
-Perparim! Si e filluat ju sportin e alpinizmit dhe kush ishte i pari iniciator qe te shtyu drejt kesaj rruge?
Mund te te them se ka qene vellai im i madh Gezimi, nje tjeter mjeshter sporti ne alpinizmem.
-Ne ç'moshe keni filluar e merreni me alpinizem?
Fillesat e mia me alpinizmin e kam qe ne moshen 12-vjecare, pikerisht ne v itin 1977. Mbaj mend si sot se jam ngjitur ne malin e Tomorit. Ishte nje ngjithje e forte dhe veshtire, pasi ishte nje ngjitje shkembore dhe titulli varej krejtesisht prej asaj ngjithje dhe me shume perpjekje dhe nje deshire te madhe arrita t'ia dal ne krye.
-Me pas keni dal kapion me ekipin e pare?
Pa diskutim. Nuk ka zgjatur shume dhe ne moshen 15 vjecare kam marre pjese ne ekipin e pare. Me kujtohet ngjitja e pare ka qene ne dimer, ne Valbone ne majen e Jezerces. Ne ate aktivitet te pare me ekipin e pare kam marre edhe titullin e pare, ate te "Pionieri i Alpinizmit Shqiptare." Dhe qe atehere edhe deri ne marrjen e titullit "Mjeshter Sporti" nuk me kane munguar titujt dhe vendet e para. Pas dy vitesh me ekipin e pare kam arritur te marr titullin "Kampion Individual". Me pas gjithcka, sic edhe e thashe, ka qene e mbushur me tituj kampion.
-Ne vitin 2003 keni qene nder te paret shqiptare qe keni prekur majen me te larte te botes, ate te Himalajes.Si mund te na pershkruani?
Eshte plotesisht e vertete. Une kam qene pjese alpinisteve shqiptare se bashku me shume shoke te tjere qe kemi marre pjese ne ngjitjen e malit me te larte te botes. Kjo eshte bere rreth 1 muaj, qe nga data 9 prill deri 9 maj te vitit 2003. Ishte nje ndjesi qe per ne alpinistet shijon shume. Eshte dicka e papershkruar, pasi nuk shikoje vetem gjera pozitive, por edhe gjera te trishtuara qe nuk i shikon shpesh. Por ne te tille rrugetime te gjata dhe qe kerkojne forcem besim dhe vetemohim, duhej perhere te jesh i pergatitur. Ngjitja ne ate maje ishte sa e frikshme, po aq edhe e bukur. Nje nga castet me te bukura te mijat eshte kur shpalosen flamurin tone kombetare mbi ate maje mali te pashkelur ndonjehere nga asnje shqiptar.
-Por pak vite me vone Marigleni, djali juaj, ngjit nje tjeter mal nder me te lartit te botes. Cfare keni ndjere ne ato caste kur moret vesht?
S'ska sesi nje prind te mos ndihet mire kur shikon sesi djali i tij dhe per me teper ne nje moshe te re arrin te jete shqiptari i pare qe shkon deri ne majen me te larte te Evropes dhe ne nje nga majat me te larta te botes, ate te "Malit te Bardhe" ne France.
-Femijet e tu, pasi sic edhe dihet edhe vajza juaj Saudita eshte kampione ne ski, por edhe nje alpiniste e zonja, kishin nje nxitje nga ju ?
Nuk mund te them se kishin nje nxitje nga une. Ato kane nje pasion, ashtu sic edhe une kisha dikur ne nje moshe me te vogel se ato. Kjo me ka dhene me teper kenaqesi qe pinjollet e mi po vazhdojne me pasion kete rruge. Ato nuk po marrim pjese vetem si alpinist, por edhe si skiatore dhe patinatore te zote. Ato po perfaqesojne denjesisht ekipet shqiptare edhe ne aktivietet nderkombetare.
-Vijon ekipi pukjan me te tjera suksese, pasi sic dihet ju jeni tani nje trajner i kesaj skuadre?
Para nje muaji ekipi ka arritur te marre ne nje kampionat 2 kupa, nje per djem dhe nje per vajza. Por ajo qe me kenaqe eshte se Puka eshte edhe i pari ekip ne Shqiperi qe ka dhe po zhvillon alpinizemin e vajzave.
-Sa te vishtire e keni sot te vijoni stervitjet dhe po ashtu edhe pjesemarrjen ne aktivitete?
Gjithcka po behet me nje deshire shume te madhe, por edhe me veshtiresi tejet te madhe. Mungon mbeshtetja qe duhet te jete me e madhe, por gjithsesi kjo nuk me ka penguar as mua dhe ekipin tim, pasi pasioni per keto sporte, por edhe per te evidentuar bukurite e ketij qyteti dhe evidentimi i nje turizmi malor na ben te ndihemi me pasionat dhe me te forte ne punen tone. Packa sic edhe thashe duhet te kemi nje mbeshtetje me te madhe dhe duhet qe edhe drejtuesit ta kuptojne se ky qytet ka si prioritet te saj sportet dimerore.
-Tani po pergatiteni qe pervec turizmit malor te promovoni dhe sporte ekstreme per ketu tek ne?
Qe ne fillim te bisedes sone theksova se ne Puke nje zhvillim te madh duhet te marre turizmi malor. Ne duhet te bejme shume ne kete drejtim. Por une po mendoj qe te shkoj edhe me tej per ta bere nje zhvillim te nje turizmi me te jashtezakonshem, ate te "Eksplorimit te Shpellave" Do te ishin dicka edhe me teheqese dhe do te rriste se tepermi edhe fluksin e turisteve, qe duhet thene eshte perhere e ne rritje.
-Ka interesim ne keto qytet per te vijuar ne sportet dimerore, ku dihet se afro 4-5 muaj jane nen shoqerin e debores?
Mund te them se ka shume interesim per keto sporte. Ka shume femije te cilet shprein deshiren e tyre per te tre sportet.
Ka rreth 80 femije qe deshirojne te mesojne ski dhe patina, por ka edhe pre tyre qe deshirojne te behen alpiniste te mire. Mund te them se sivjet kemi prurje edhe te grupmoshave 5-6 vjecare, gje qe te kenaqe dhe qe deshirojme qe ti aktivizojme edhe ne kampionat. Por sic edhe e thash mungon buxheti qe te zhvillohen edhe me mire keto sporte qe kekojne me shume mbeshtetje.
-Se shpejti keni edhe nje kampionat ne Korce, cilat jane synimet tuaja?
Mund te them se kerkojme te bejme perseri me te miren per te qene nder ekipet e para dhe pretendente per trofe si me vajzat, ashtu edhe me djemte.
Vijon....
_________
Pergatiti: Gezim Kopani
Ilustroi: Forumi Pukjan
Burimi: Gazeta "GOL" dt.7.02.2012
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment