Saturday, February 11, 2012

Izolohet totalisht rrethi i Pukes nga debora

Sipas informacioneve me te fundit trashesia e debores ne rrethin e Pukes i kalon mbi 1.5 m gje e cila ka bere qe te izolohet totalisht rrethi i Pukes. 

Sipas burimeve jo zyrtare te gjitha akset rrugore te rrethit te Pukes jane te bllokuara. Deri ne oren 9:30 eshte i bllokuar edhe rruga kryesore ne mes te qytetit te Pukes. Ne oret ne vazhdim pritet qe situata te perkeqsohet pasi reshjet e debores nuk ka te ndalur.
TvTVNews24 sot raporton keshtu mbi situaten ne rrethin e Pukes
"Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet.
E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur levizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.
"

______
Burimi: Forumi Pukjan
Burim shtes: balkanweb
dt.11.02.2012

Mbrapsht në krye

No comments:

Post a Comment