Shkolla 9-vjeçare "Shtjefen Gjeçov Kryeziu" ka te vecanten e vet ne krahasim me shkollat e tjera te Pukes. Se pari kjo shkolle u hap me interesimin e vete poetit te shquar te Rilindjes sone Kombetare Ndre Mjeda. Se dyti, me 2004 iu dha emri i Gjeçovit. Qe te dy keto personalitete te shquara te kultures sone kombetare e kan origjinen prej ketij fshati, Kryeziut te Pukes.
Vete Ndre Mjeda u interesua per sigurimin e truallit ne nje mesvendi, afer Podit te Kishes, ku ishte prone e familjes Luli.
Familja Luli, edhe pse ne nevoje te madhe per toke e dhuroi per truall shkolle.
Ky interesim i poetit te shquar Ndre Mjeda erdhi nga se "Ai gjithnje fliste me simpati per Kryeziun e Iballes, e ne pergjithesi, per zoen nga e Kishte prejardhjen dhe nuk linte pa treguar origjinen e Tij nga Kryeziu e Alpet e Veriut" (M.Quku, Mjeda I, Tirane 2004, fq.65)
Vitin e pare 1934 sa perfundoi ndertimi i godines se shkolles, mesimi u zhvillua ne kullen e fshtarit arsimdashes, Nikolle P.Rrapi. Nga mesi i viteve 50, me burgosjen e priftit atdhetar N.Mazreku, u muar çela e kishes per nevojat e shkolles, ku u hap klasa V.
Trualli i ri u caktua ne Mesdrahe, ne pronen e Elez Age Kryeziut. Per shkollen e re u dha nje ndihme e madhe prej popullit si ne te holle si ne pune. Shtepise se madhe te Marka Dode Alise i takoi te jepte 15 leke.
Shkolla u perfundua me 1962 me 8 klasa. Nga viti 1966-67 drejtor ka qene Beslim Hoxha
Nga viti 1967-1970 drejtor ka qene Melda Ujka
Nga viti 1970-1972 drejtor ka qene Xhemal Meçi
Mesusi i pare i shkolles Kryezi ka qene Filip Lacuku.
Ne kete shkolle nder te tjere kan dhene mesim Agim Causholli, Njazi Kazazi, Mirjam Shehu, Nexhmije Meçi, Fuat Kamata, Agentina Puka, Remzije Kraja, Agime Anamali, Riza Toska, Nexhmije Braha, Haki Ademi, Gani Elezi etj.
Ne vitin 1972 shkollen e Kryeziut e viziton Ministri i Arsimit Thoma Delina.
________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Dt.18.12.2013
No comments:
Post a Comment