Nga: Artan Zaja
Turizmi eshte nje nder sektoret me te rendesishem te ekonomise ne Shqiperi, rajon, Europe dhe bote. Turizmin e kemi disa llojesh: balner, malor, shendetesor, religjoz, historik, sportiv etj.
C'eshte turizmi?
Turizmi eshte veprimi i marre nga ata qe udhetojne apo vizitojne vende me qellim zbavitje, njohje, relaksi, argetimi apo pushimi.
Kush mund te quhet turist?
Turist quhet gjithkush qe udheton ne vende te ndryshme nga ai ne te cilin ka rezidencen aktual, jashte ambjentit te perditshem personal, prej nje periudhe minimumi nje nate, por jo me te gjate sesa nje vit dhe qellimi i tij te mos jete asnje lloj veprimtarie nga e cila te perfitoje ekonomikisht. Pra, te gjith ata qe udhetojne per defrim, pushim, c'lodhje, per te vizituar miq dhe te aferm, per motive profesionale, shendeti, peligrinazhi etj.
Puka eshte territor qe ka kushte fiziko-gjeografike teper te favorshme per zhvillimin e turizmit malor, te bardhe dhe te gjelber. Natyra eshte magjepse dhe mjaft relaksuse, e nderthurur me livadhe, lugina, kodra, vargmale, male, shpella, perrenj, lumenj, dhe liqene qe formojne nje areal natyrore te mahnithshem qe cdo turist do donte t'a vizitonte te pakten nje here ne jete. Po ashtu, ne Puke ka floe dhe faune mjaft te pasur, ku duhet theksuar qe jetojne larmi gjallesash nenujore, pervecse atyre pafund qe jetojne ne siperfaqen e tokes. Puka ben pjese ne krahinen paramalor veriore dhe malore veriore dhe ka lartesi mesatare 787 metra mbi nivelin e detit, me klime te ftohte dhe te lagesht ne dimer e me reshje debore qe bien per 3-4 muaj dhe e bejne akoma me terheqe kete qytet e zonat perreth per zhvillimin e turizmit te bardhe.
Stina e veres ne Puke eshte fresket dhe me ajer te paster, per shkak te flores se pasur dhe pozicionit gjeografik, c'ka ben te mundur edhe turizmin e gjelber ne kete pjese te vendit tone.
Cdonjeri qe e lexon kete artikull i vijne ne kujtese dhe vetedije pyetjet:
A mund te zhvillohet turizmi malor ne Puke? Ku do ti gjejme financat? A ku kush interes qe t'a beje kete per pukjanet dhe per Puken? Pergjigja ime eshte: PO. Ne mundemi te zhvillojme turizmin malor.
Ne jemi ata qe duhet te ndikojme, punojme dhe te dime te terheqim vemendjen e organeve kompetente shteterore dhe te bizneseve vendas dhe te huaj qe te investojne per turizmin malor qe eshte shprese per rimekembje te ekonomise se pukjaneve, punesim, fitim per biznesmenet qe do te investojne, relaks, argetim, zbavitje dhe pushim per turistet. Si mund ta zhvillojme turizmin malor?
Se pari, duhet te mbledhim informacion te sakte per pikat turisktike ne gjithe territorin e Bashkise Puke, Bashkise Fush-arrez, Komunes Fiereze, Komunes Blerim, Komunes Qafe Mali, Komunes Iballe, Komunes Qelez, Komunes Luf-Qeret, Komunes Rrape dhe Komunes Gjegjan.
Se dyti, hartimin e nje guide turistike dhe hapjen e nje web-site informues dhe promovues per te gjitha keto pika turistike.
Se treti, hapjen e nje Agjencie per Zhvillimin e Turizmit Malor.
Se katerti, vendosjen e disa tabelave te medha me harten turistike te Pukes ne kryqezimet e rrugeve qe te cojne ne Puke.
Ne kryqezimin e Bushatit te Shkodres (qe eshte edhe iteneari i hershem rrugoe Lissus-Scutari-Via Publica-Kukes-Dardani)
dhe ne kryqezimin Reps-Mirdite qe lidh autostraden e Kombit me Komunen Gjegjan, Bashkine Fush-arrez, dhe Bashkine Puke.
Se pesti, te hartohen politika nxitese nga njesite vendore per thithjen e bizneseve vendase dhe te huaja, per ndertimin e haneve, bujtinave dhe hoteleve si struktura pritese te turisteve.
Se gjashti, te behet nje kopesht i madh zoologjik ne natyre, per te nxitur kureshtjen dhe deshiren e turistve qe te vijne ne Puke.
Se shtati, te aplikome gastronomi vendase me prodhime bio, ne menyre qe turistet te shijojne ushqimet tona tradicionale dhe me vlera ushqyese per shendetin e njeriut.
Se teti, Bashkia Puke, Bashkia Fush-arrez, Komunat Fierez, Blerim, Qafe Mali, Iballe, Qelez, Luf-Qerret, Rrape dhe Gjegjan te bashkepunojne institucionalisht me Ministrine e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrine e Transportit dhe Infrastruktures, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, donatore te ndryshem, biznese BERZH dhe BB per zhvillimin e infrastruktures rrugore dhe Turizmit Malore.
Se nenti, te behet marketing ne media te shkruara dhe vizive, e me rendesi eshte qe te prodhohen flete-palosje me informacione per Puken Turistike dhe te shperndahen gjate sezonit veror ne gjithe vijen bregdetare te Republikes se Shqiperise.
Pervecse te argetohen, mireushqehen, dhe te kene komoditet ne hoteleri, turisteve duhet t'u ofrojme akoma me shume sherbime ne menyre qe t'u permbuhim kerkesat.
Duhet te aplikojme dhe pratikojme turizmin historik, religjoz, shendetesore dhe sportiv. Turizmi historik, realizohet duke patur nje ciceron qe zoteron gjuhen angleze, ne Muzeun Historik dhe muzeun e shkrimtarit te maddh Migjeni, per t'u treguar turisteve qe kane patur keta banore dhe traditat e tyre. Turizmi religjoz, aplikohet lehetesisht duke orientuar turistet drej kishave dhe xhamive. Turizmi shendetesor eshte i realizuar nese turisti viziton Puken sepse klima, ajri i paster dhe prodhimet bie jane elementet e ketij tip turzimi.
Turizmi sportiv eshte ai lloj turizmi qe terheq akoma me shume turistet per te ardhur ne kete territor. Pistat e skive dhe alpininizmi ne dimer e ne vere, shetitja me kuaj dhe lundrimi me varka ne liqen e ben akoma me te bukur turizmin sportiv. Duke realizur objektivat e lartpermendur zhvillohet turizmi malor dhe u ofrojme sherbime turisteve vendas dhe te huaj nga njera ana, e nga ana tjeter behet e mundur mbrojtja e mjedisit, ruajtja e trashegimise kulturore, ruajtja e balancave demografike te zonave rurale-urbane, punesimi i popullsise dhe per rrjedhoje edhe rimekembet ekonomia ne Puke.
Natyra eshte treguar bujare me ne duke na dhuruar pasuri te shumta nentoksore dhe mbitokesore, ne duhet te perpiqemi, te punojme dhe ti shfrytezojme me kriter keto resurse.
_________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Autor: Artan Zaja (Themelues i revistes "Via Publica"
Burimi: Revista "Via Publica" nr.1 fq.11, 2013
No comments:
Post a Comment